|
Opinion
Veprimet pas zgjedhjeve tė bojkotuara!!!
Shkruan: Blerim N.
Krasniqi
I
Bojkotimi i
kushtetutės apo mos njohja e ligjit themeltar tė njė shteti, tė
prijashton nga tė gjitha institucionet publike, pasi ato udhėhiqen
nga ai legjislacion i cili del nga ajo kushtetutė.Nė kėso rrethana,
shqiptarėt e Luginės nuk kanė zgjidhje tjetėr, pėrpos ti kthehen
fakteve tė krijuara kėto 16 vitet e fundit. Referendumi pėr
Autonomi, lufta e UĒPMB-sė, si tendencė pėr realizim tė atij synimi,
bojkotimi i kushtetutės dhe zgjedhjeve, janė tregues tė mjaftueshėm
se ēfarė hapa duhet ndėrmarr. Sa mė parė duhet filluar hartimin e
njė kushtetute tė pėrkohshme pėr Luginėn dhe tė shpallet si Territor
Autonom me monitorim ndėrkombėtar, me fazė kalimtare prej 5 vjetėve.
Pastaj tė mbahet edhe njė referendum pėr shprehje tė vullnetit tė
popullatės, pėr tė vendosur se ēfarė statusi do tė ketė ai
territori.ėshtimi i Serbisė pėr ti pėrmbushur premtimet dhe
obligimet e marra gjatė bisedimeve nė vitin 2001 ndaj shqiptarėve tė
Luginės pėr integrimin e tyre, janė fakte tė mjaftueshme pėr ta
ndėshkuar. Obligimet e marra dhe mos realizimi i tyre duhet
ndėshkuar, pėrndryshe kjo situatė vazhdon deri nė pakufi ose deri nė
asimilimin apo shpėrnguljen e shqiptarėve nga Lugina e Preshevės.
II
Pika mė kritike nė
kėtė situatė, nuk janė zgjedhjet, por si tė veprohet pas tyre.
Tensionet qė do tė ngrihen pas zgjedhjeve nė Serbi, ėshtė pakoja e
Ahtisarit, i cili do tė bėjė publik mendimin e tij rreth zgjidhjes
sė statusit tė Kosovės. Po ti shtohet edhe problemi i Luginės sė
Preshevės kėtij komplikimi, atėherė situata bėhet e
paparashikuar.Dalja apo mos dalja e Luginės nė zgjedhje, nuk
ndryshon asgjė nė rajon. Me dalje, Serbia fiton pėrkrahje nga
komuniteti ndėrkombėtar pėr respektimin e minoriteteve dhe emėrohen
njė apo dy deputet shqiptar nė parlamentin serb, tė cilėt do tė
betohen mbi kushtetutėn serbe qė thotė “..Kosova dhe Metohija ėshtė
tokė e shenjt e Serbisė..”Mos dalja nė zgjedhje shkon nė favor tė
aspiratės sė shqiptarėve. Nė momentin kur e kuptojnė se janė
divorcuar definitivisht nga Serbia, atėherė duhet tė marrin hapat nė
bazė tė rrethanave tė krijuara.
III
Mbėshtetja e shtetit
amė dhe tė gjitha strukturave udhėheqėse tė Kosovės pėr politikanėt
e interesuar tė Luginės qė tė dalin nė zgjedhjet serbe, ka qenė
shėrbimi mė destruktiv qė mund tė bėhet. Pėrkrahjet e dhėna sjellin
nė dyshim apo edhe zhvleftėsojnė nė tėrėsi gjithė angazhimin e
njerėzve qė kanė dhėnė nė vazhdimėsi pėr tu bashkuar me Kosovėn dhe
trungun shqiptar. Kėto pėrkrahje kanė qenė poshtėrim pėr popullatėn
e Luginės. Shteti shqiptar dhe Kosova, mjafton qė nė kuvendet e tyre
tė themelojnė komisionet pėr shqiptarėt jashtė kufijve, pėr tė ndarė
buxhet dhe ti ndihmojnė ēdo vit me nga 500 abetare, me ndėrtimin e
njė spitali dhe njė universiteti nė gjuhėn shqipe. Shteti shqiptar,
si pėrfaqėsues tė vetin e ka ambasadorin nė Beograd dhe nuk i duhet
ndonjė deputet shqiptar nė kuvendin serb.Kosova ėshtė nė pozitė mė
tė volitshme se Shqipėria, pasi kėto zgjedhje organizohen ende pa
ndonjė pengesė nė tėrė territorin e Kosovės dhe pėrkrahėsit e
zgjedhjeve serbe mund tė dalin nė votime.Nė zgjedhje mjafton tė dalė
populli serb, pasi edhe ashtu janė tė tyre.
IV
Ndėrkombėtarėt
kėrkojnė stabilitet, nė fakt kjo gjendje ėshtė njė status-quo e
dėmshme dhe shtyrje e problemit pa ndonjė afat tė caktuar.
Ndėrkombėtarėt pėrkrahin edhe vullnetin e popullit edhe
stabilitetin. Nė Luginė, kėto dy terme nuk janė nė harmoni. Vullneti
i popullit ėshtė pėr bashkim me Kosovėn, ku me bojkotimin e
kushtetutės serbe para tre muajve dėshmuan edhe njėherė vazhdimėsinė
e bindjes sė konfirmuar nė referendumin e ’92-ės dhe luftės sė
UĒPMB-sė. Stabilitet me problem tė pazgjidhur ėshtė durim deri nė
njė moment tė volitshėm pėr tė shpėrthyer.Pėr bojkotimin e
kushtetutės nuk u bė asnjė vėrejtje dhe nuk u kritikua as nga
ndėrkombėtarėt, as nga Kosova e as nga Shqipėria. Bojkotimi u bė nė
mėnyrė kompakte nga shqiptarėt. Ai veprim, nė mėnyrė tė heshtur, u
pėrkrah nga tė gjithė. Askush nuk bėri vėrejtje.Nė rastin e
zgjedhjeve qė do tė mbahen, dy parti politike nga Lugina e thyen
kėtė kompaktėsi dhe u krijua hapėsira pėr tė shprehur shumėkush
dėshirat e veta. Edhe tani, po tė bojkotohen zgjedhjet nė mėnyrė
kompakte, sigurisht qė ndėrkombėtarėt dhe faktorėt tjerė do ta
respektojnė vullnetin e popullit.
V
Zgjedhjet, si akt ku
votuesit pėrcaktojnė pėrfaqėsuesit e vullnetit tė tyre, ka dy
kuptime: a) pajtohen me shtetin dhe sistemin tij dhe b) delegojnė
vullnetin tek pėrfaqėsuesi.Nė Luginė tė Preshevės, dy parti politike
shqiptare kanė shprehur interesim pėr tė dalė nė zgjedhjet serbe, tė
cilat kanė dalė si rrjedhojė e kushtetutės mė tė re tė aprovuar para
tre muajve. Kėto parti, sė bashku me tė tjerat kanė bojkotuar ligjin
themelor tė shtetit serb. Kėto zgjedhjeve serbe do tė jenė njė
sfidė pėr shqiptarėt si votues dhe pėr partitė e interesuara pėr
legjitimim. Pėrfundimi i tyre, do tė tregoj orientimin dhe dėshirėn
e popullatės dhe partive politike.
VI
21 janari do tė jetė
ditė e kthesave apo vazhdim i gjendjes sė vjetėr. Pėr atė vendos
populli, i cili nė momentin e daljes tek kutia e votimit, faji do tė
jetė individual, e jo kolektiv, por pasojat do tė jenė kolektive.
Ēdo kush ka tė drejtėn e shprehjes sė mendimit pėrmes fjalės dhe
pėrmes votės. Kthesat janė pėrplot me sfida dhe tė panjohura. E
vjetra nuk ndryshon prej ditės sė sotshme dhe atyre qė kanė kaluar,
tė cilat i njohim. Gjėrat qė i kėrkon, gjithmonė njė herė i vije
mundėsia pėr tu bėrė realitet. Kjo ėshtė mundėsia pėr shkėputje nga
Serbia, tė cilėn e kemi kėrkuar rregullisht.Ky bojkotim do tė tėrheq
vėmendjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr t’u rimarrur me problemin
e Luginės, pasi nuk ėshtė bėrė zgjidhje me ndėrmjetėsimin e tyre nė
vitin 2001.
(Shkrimi
ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen Express) |
|