Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje shqiptare



Kosova ėshtė shqiptare dhe i takon Shqipėrisė, por klanet e korruptuara kriminale ne kreun e politikave tė Kosovės i hapėn rrugė imperializmit pansllav nė Ballkan



Fatos Aliu



Me Zgjedhjet e 17 nėntorit 2007, synohet repriza e skenarit tė 17 nėntorit 2001, sepse asgjė nuk ka ndryshuar nga referenca e vjetėr politike e juridiksionit tė kornizave kushtetuese, gjegjėsisht rregulloreve proserbe tė UNMIK-ut.

Si rezultat i negociatave mbi kėto baza ėshtė arritur tek Plani tashmė i dėshtuar i Ahtisarit, sepse pansllavizmi llogaritė Vijėn e Kuqe Pansllaviste nė Kosovė....

Plani Ahtisarit ishte njė ofertė kompromisi nga ana e "elitės negociatore" - uzurpatore tė Kosovės, "Ekipit tė Unitetit" dhe strukturave tjera tė korruptuara tė Kosovės, pėr tė vazhduar me pushtetin e vet plaēkitės tė Kosovės. Pikėrisht kjo ofertė e bėrė nga nga ana e kėtyre kriminelėve ordinerė nė kreun e politikave tė Kosovės, i ka hapė rrugė Serbisė dhe Rusisė qė ta zhvillojė ofanzivėn politike dhe diplomatike pėr lėvizjen e vijės sė kuqe nė favor tė pansllavizmit. Rezultat i kėsaj oferte ėshtė tjetėrsimi i trashėgimisė historike kulturore dhe pranimi i planit tė rikolonizimit nėpėrmjet konceptit tė decentralizimit para pavarėsisė dhe shtetėsisė.

Mirėpo, llogaritė e vijave tė kuqe po bėhen pa hangjinė, sepse Kosova ėshtė ēėshtje shqiptare dhe i takon Shqipėrisė. Komplikimet po i bėjnė vetė elitat e bashkėsisė kolonialiste ndėrkombėtare me qėllim qė ta kenė vatrėn e krizės dhe tė shkarkimit tė streseve politike, gjatė ballansimit tė sferave tė tyre tė interesit.

Aktualisht nė Ballkan, kėto zhvillime po bėhen nė kurriz tė trojeve shqiptare, duke dėmtuar qenjen kombėtare shtetformuese, ndėrsa shtyerjet rreth "statusit tė Kosovės", me improvizimin e planeve a la Ahtisari, po shėrbejnė si metodė dhe instrument pėr ta dėmtuar statusin e kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, duke e pamundėsuar konsolidimin e tij si komb e si shtet i qėndrueshėm, si faktor ekuilibri dhe stabiliteti nė Ballkan. Nė tė vėrtetė, ēėshtja e Kosovės, duke qenė mbi tė gjitha ēėshtje shqiptare, nuk zgjidhet e vendoset nga jashtė, pa u zgjidhur nga brenda, nga populli i saj, sipas parimit tė njohur tė vetėvendosjes. Si tokė shqiptare, Kosova ėshtė Shqipėri, dhe zgjidhja e kėsaj ēėshtje nuk mund tė trajtohet nė kontekst tė vijave tė kuqe tė interesave pansllaviste, serbo-ruse. Strategjia e konflikteve permanente nuk buron nga shqiptarėt, por nga elitat e sferave tė dominimit tė cilat preferojnė elita tė korruptueshme vendore, me tė cilat manipulojnė lehtė. Pse atėherė misionet multietnike kėrkojnė zgjidhje multietnike nė Kosovėn shqiptare tė Shqipėrisė!?

Fatkeqėsisht, nė botėn shqiptare nuk dėgjohet zėri i artikulluar dhe i organizuar i shtresave intelektuale dhe akademike pėr tė vėrtetėn e zhveshur nga demagogjia dhe hipokrizia e interesit, konformizmit dhe servilizmit. Deri mė sot, ka munguar iniciativa qoftė edhe pėr njė Debat Akademik dhe Qytetar, pėr njė ballafaqim tė hapur dhe pa doreza me realitetin e degradimit tė pėrgjithshėm, me rrezikun qė i kanoset identiteti dhe qenjes kombėtare shqiptare, kulturės sė tij materiale e shpirtėrore, tėrėsisė territoriale tė trojeve shqiptare. Shqiptarėve i mungon njė bosht akademik kombėtar, zėri i fuqishėm akademik nė botė pėr tė drejtėn e tij tė ribashkimit si komb e si shtet. Si pasojė e kemi ofanzivėn e organizuar dhe tė strukturuar mirė tė armiqėve tė ēėshtjes shqiptare.
Zgjedhjet e reja tė paralajmėruara mbi baza antishqiptare e mafioze edhe mund tė mbahen nė Kosovė, sepse ato nuk janė nė duar legjitime tė vendosjes sė popullit dhe pėrfaqėsuesve legjitimė tė tij. Kėto lloj zgjedhje nuk mjafton vetėm tė bojkotohen, sado masovikisht, sepse skenari i tyre ėshtė pėrgatitur nga aleanca e kolonializmit ndėrkombėtar, me Serbi dhe elitėn e korruptuar uzurpatore tė Kosovės. Ato do tė duhet jo vetėm tė bojkotohen, por tė bllokohen aktivisht nga populli, me njė mobilizim gjithėshqiptar me deklarim gjithėkombėtar, pėr Kosovėn e pavarur shqiptare, pėr vetėvendosjen shqiptare, dhe bashkimin e trojeve shqiptare pėr njė Shqipėri, me moton tashmė tė popullarizuar: njė komb - njė qėndrim.
Ky mobilizim duhet tė jetė i qartė dhe kuptimplotė, pa dilema e kalkulime demagogjike nė rrugė tė bashkimit dhe kthimit tė trojeve tė ndara shqiptare - Shqipėrisė, tė cilės i takojnė, dhe tė cilės i janė coptuar nė favor tė shteteve fqinjė.
Kosova shqiptare nė kufijtė e tanishėm ėshtė vetėm njė pjesė e ish-Vilajetit Shqiptar tė Kosovės. Tani ėshtė koha qė trojet shqiptare t'i kthehen dhe bashkohen Shqipėrisė.

Shteti aktual, Republika e Shqipėrisė, duhet t'i kėrkojė trojet e veta zyrtarisht dhe botėrisht, nė shembullin e zėvendės ambasadorit tė Shqipėrisė nė Vashington, Kreshnik Ēollakut, si obligime qė dalin edhe nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, pėr jetėsimin e aspiratės sė popullit shqiptar pėr bashkim kombėtar.

Aspirata e bashkimit kombėtar ėshtė vulosur historikisht me gjak e sakrifica, si me luftėn e fundit ēlirimtare, dhe me rezistencėn historikisht tė pandalur dhe tė gjitha luftrat ēlirimtare tė popullit shqiptar. Pjesmarrja e popullit shqiptar nė krah tė luftės sė pėrbashkėt me Alenacėn e Atlantikut nė Luftėn e II-tė Botėrore, ėshtė njė shembull historik i pėrcaktimit tė popullit shqiptar pėr njė pėrbashkėsi me Alencėn e Atlantikut, pėr zbatimin e parimit tė vetėvendosjes edhe pėr popullin shqiptar. Pėr kėtė dhe nė kėtė frymė ishte organizuar Konferenca Antifashiste tė Bujanit tė janarit 1945, me vendimet e saj pėr Vetėvendosje dhe Bashkim tė Kosovės me vise, me trungun - Shqipėrinė. Kėto vendime ishin bėrė konform Kartės sė Atlantikut, frymės dekolonizuese dhe ēlirimtare tė popujve tė kolonizuar.


Tani ėshtė koha kritike e rivendikimit tė padrejtėsive, koha e kthimit dhe bashkimit tė trojeve shqiptare tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė rruga e vetme e zgjidhjes sė problemit kryesor kombėtar e shtetėror tė pazgjidhur nė Ballkan dhe Evropė. Vazhdimi i lojėrave me zgjedhjet sipas planeve dhe vijave tė kuqe pansllaviste, nuk sjellin zgjidhje, por alternativėn e papėrfunduar tė zgjidhjeve tė armatosura, mobilizimin gjithėshqipėtar pėr vazhdimin e luftės sė papėrfunduar me okupatorėt e trojeve shqiptare.



Prishtinė, 3 shtator 2007

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.