|
Analizë
Çёshtja e Kosovёs nё arenёn ndёrkombёtare
shkruan Prof. Fehmi Kelmendi
"...Fjalimi i Bushit nё Romё, nё Tiranё e më pas nё Sofje se: "Kosova
qyshdoqoftё do tё bёhet e pavarur..." u prit me indinjatё nga
Beogradi. Zyrtarёt e Beogradit thanё se Xhorxh Bushi vizitoi njё
shtet musliman nё Ballkan. Shqipёria nuk ёshtё shtet musliman, po
ёshtё shtet demokratik dhe secular. Kosova po e fiton pavarёsinё nё
sajё tё luftёs sё pandёrprerё tё popullit shqiptar dhe pёrkrahjes sё
aleatёve tanё perёndimorë, sidomos tё SHBA-sё....prokurorja Karla
Delponte ka lidhje miqёsore me Serbinё. Ajo e shpёtoi Serbinё duke i
fshehur faktet nga denimi pёr gjenocid nё Bosnjё dhe Hercegovinё...Fidel
Kastro e ankon Serbinё, sepse do tё mbetёt pa Kosovёn...kurse...
Bexhet Pacolli thot se Serbia mund tё bёhёt aleat i Kosovёs...!?"
Plani i emisarit special tё OKB-sё pёr Kosovёn, Marti Ahtisarit, i
emёruar nё nёntor tё vitit 2005, nga Sekretari i Pёrgjithshёm i
OKB-sё, Kofi Anan, qё parasheh pavarsinё e Kosovёs, nёn mbikёqyrjen
e faktorit tё jashtёm, ndonёse nuk ua mohon aspak tё drejtat qё u
pёrkasin pakicave, (madje pakica serbe duket e favorizuar) me gati
pesё komuna tё pavarura nё enklavat e tyre dhe me tё drejtё
financimi nga Beogradi, paraqesin rrezik pёr paqe, qetёsi dhe
stabilitet tё qёndrueshёm, sepse i pёrngjajnё shumë modelit tё
“Republika Serpska” nё Federatёn e Bosnjes, tё refuzuar nga Serbia
dhe Rusia.
Elita serbomadhe duke u mbёshtetur nё aleatin e saj tradicional,
Rusinё, kёrkon me kёmbëgulje vazhdimin e negociatave me palёn
shqiptare, me kusht qё Kosova tё mbetet nёn Serbi. Beogradi zyrtar
kёrkon edhe shkarkimin e Marti Ahtisarit nga detyra e emisarit
special të OKB-sё, si kryenegociator dhe nё vend tё tij tё emёrohet
njё person tjetёr i caktuar nga Serbia. Sikur tё kishte vepruar
Marti Ahtisari sipas dёshirёs sё serbomdhenjve, jo vetёm qё nuk do
tё kritikohej, por do tё lavdërohej prej tyre. Po pse pranoi Serbia
tё zhvilloheshin me muaj bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinёs
nёn patronazhin e Marti Ahtisarit?! Apo kur doli nё pah rezultati
final i bisedimeve qё nuk u plotёsuan kёrkesat serbomadhe, Beogradi
çon pluhur. As Serbia, as Rusia, nuk mund tё caktojnё një
ndёrmjetёsues në bisedimet e ardhshme, nёse ato pёrsёriten. Por,
edhe nё bisedimet e ardhshme Serbia s’ka për të lёvizur nga
pretendimet e saj, e pёrkitazi me statusin e Kosovёs. Beogradi dhe
Moska prore kёrcёnohen se nuk do tё pranojnë asnjё Rezolutё tё KS tё
OKB-sё, qё parasheh pavarsinё e Kosovёs. Kёshtu veprojnё në
vazhdimësi këto dy qendra sllave me shpresёn se do tё mund të
nxjerrin pёrfitime duke marrё si cak Kosovёn. Vazhdimi i bisedimeve
midis Prishtinёs dhe Beogradit nuk do tё japë rezultat, sepse
sjelljet e palёs serbe, kryesuar nga Sllobodan Samarxhiç (kёshilltar
i kryeministrit tё Serbisё, Vojisllav Koshunica), Leon Kojenit (kёshilltarit
tё presidentit tё Serbisё, Boris Tradiçit) dhe diplomatit tё urryer
serb, Jovan Batakoviçit, gjatё ciklit tё bisedimeve disa mujore nё
Vjenё tё Austrisё, ishin kontraproduktive. Tani kёta demagogё duke
fituar nё kohё shpresojnё tё realizojnё synimet e tyre serbomëdha.
Ekipi negocius i unitetit shqiptar nuk po tregon aftёsi profesionale
pёr tё mbrojtur me dinjitet dhe shkencërisht zgjidhjen e drejtё tё
çeshtjes sё Kosovёs.
Grupi negociues ёshtё dashur tё plotёsohet me historianë, juristë
dhe ekonomistë. Kishte me qenё pjesёmarrja nё bisedime pёr tё
mbrojtur historikisht dhe etnikisht Kosovёn, tok me tri komunat
shqiptare: tё Preshevёs, Bujanovcit dhe Medvegjёs, e mirёseardhur si
e Esat Stavilocit, Zejnulla Grudёs, Adem Demaçit dhe Akif Bajramit.
etj. Berdёt e ardhur si kolonё nё Kosovё vazhdimisht ankohen pёr
shpёrnguljen e tyre nga “djepi i Serbisё“, kurse politikanёt
shqiptarё asnjёherё nuk e zёnё nё gojё dёbimin me dhunё tё gjysmё
milioni shqiptarё nё Turqi dhe rreth njё milion sish nё Europë e
gjetkё. Gjithashtu nuk pёrmendet fare spastrimi etnik shqiptar nga
territori i Sanxhakut tё Nishit gjatё viteve 1876-1878 kur ushtritё
serbe para syve tё botёs dёbuan me dhunё, si bishat kur turren pas
deleve, rreth 300.000 shqiptarё dhe masakruan 30.000 civilё nё mes
tё cilёve mijra fёmijё dhe foshnje. Atёbotё shqiptarёt banonin nё
njё hapёsirё mё tё madhe se Kosova e sotme, në mёse 700 fshatra me
qendra nё Kurshumli, Prokuple, Leskovc dhe Vranjё. Ndёrsa Europa dhe
Rusia bёnin sehir dhe as qё ua tёrhoqёn vёrejtjen agresorёve serbё.
Madje me lejen dhe armatimin e Rusisё dhe Europёs, ushtritё serbe
bёnё spastrimin etnik tё shqiptarёve autoktonё tё Sanxhakut tё
Nishit, i cili atbotё bёnte pjesё nё Vilajetin e Kosovёs. Pra, pёr
Kosovёn as qё ёshtё dashur tё bisedohet me Serbinё, por meqё ne sot
nuk jemi tё aftё t’i çlirojmё gjithë trevat tona tё pushtuara prej
sllavёve tё Jugut dhe grekёve ua lemë amanet brezave qё vijnё për ta
kryer kёtё obligim kombёtar. Trevat e lartpёrmenduara tё pёrfshira
nё hapёsirёn nga Nishi gjer Bujanovc as nuk janё shitur, as janё
blerё, po janё pushtuar me forcё prej Serbisё. Ështё njësoj si rasti
me Çamёrinё shqiptare, tё cilën Greqia ia mori Shqipёrisё me forcё.
Ёshtё fakt i pamohueshёm se serbёt dhe grekёt i urrejnё shqiptarёt
nё mёnyrё patologjike.
Eksponentёt e politikёs serbomadhe nё Kosovё, qё veprojnё sipas
dirigjimit tё Beogradit janё: Oliver Ivanoviç, Rada Trajkoviç,
Peshkopi i Rashkёs, Artemije Radosavleviç e ca tё tjerё, tё cilё
tjerrin gёnjeshtra dhe trillojnё gjithfarë shpifjesh rreth Kosovёs.
Rada Trajkoviç nё njё tryezё tё rrumbullakёt, tё organizuar nga
RTK-ja, pati deklaruar publikisht se kinse shqiptarёt janё shkaktarё
pёr ardhjen e Sllobodan Millosheviçit nё pushtet tё Jugosllavisё,
respektivisht tё Serbisё, sepse sipas saj me sjelljet e tyre brutale
pёrzunë 100.000 serbë nga Kosova. Shtrohet pyetja, a ёshtё e mundur
vallё qё një populli i shtypur tё dëbojnё sunduesin? Pranё saj
qёndronin Ylber Hysa dhe Kaqusha Jashari. Asnji nuk reagoi, por
heshtёn. Ёshtё dashur t’i pёrgjigjeshin: se para ardhjes sё
Sllobodan Millosheviçit nё pushtet, kush i dёboi gjysmё milioni
shqiptarё nё Turqi. Vёrtet, Sllobodan Millosheviçin e vendosёn nё
krye tё shtetit serb institucionet shtetёrore, Akadameija e
Shkencave dhe Arteve tё Serbisё dhe kisha ortodokse serbe, besa edhe
vetёbesimi i shumicёs sё popullit serb. Memorandumi famёkeq i
Akademisё sё Shkencave dhe Artёve tё Serbisё ёshtё shpallur nё vitin
1986, ndёrsa Sllobodan Millosheviçi vjen nё pushtet si dorё e hekurt
nё vitin 1987, me synim tё realizimit tё politikёs serbomadhe. Dihet
sesi pёrfundoi veprimtaria politike e tij. Ish udhёheqёsi i serbёve
tё Kroacsё, Millan Martiç, bashkёpunёtor i Sllobodan Millosheviçit,
pёr krime lufte dhe genocid tё ushtruar nё Kroaci u dёnua me 35
heqje lirie. Ka raste kur krimineli keqdёnohet pёr vrasjen e njё
individi. Serbёt e Kroacisё janё ardhacakё. Megjithatё, ata tentuan
tё krijonin shtetin e tyre nё vend tё huaj. Kriminelёt ordinerё tё
luftёs, tё akuzuar nga Prokuroria e Tribunalit tё Hagёs, qё ende nuk
janё arrestuar si Radovan Karaxhiç, Ratko Milladiç, Goran Haxhiç,
Stojan Zhuklanin, etj., kushtёzohen nga Serbia me lёshime nё favor
tё saj rreth statusit tё Kosovёs. Kёta janё duke ruajtur
institucionet shtetёrore tё Serbisё tok me ato tё “Republikës
Serpska“, armatës së Serbisё dhe kishës ortodokse serbe. Sa pёr sy e
faqe e pёr ta mashtruar perёndimin Serbia e dorёzoi gjeneralin serb,
Zdravko Tolimirin dhe zёvendёsin e ish-ministrit tё brendshёm tё
Serbisё, Vlastimir Gjorgjeviçin. Rasim Lajçi luan cic-mic me
Tribunalin e Hagёs. Shihet sheshas se prokurorja Karla Delponte ka
lidhje miqёsore me Serbinё. Ajo e shpёtoi Serbinё duke i fshehur
faktet nga denimi pёr gjenocid nё Bosnjё dhe Hercegovinё. E njejtë
me akuzёn e disa udhёheqёsve tё UÇK-sё, që barazoi viktimёn me
agresorin. Sa herё qё situata politike zhvillohej nё favor tё
Serbisё sё madhe, si nё periudhёn kohore rankoviçiane, nikoziçeviane
dhe millosheviçiane, pёr shqiptarёt kriste kijameti. Shovinistёt
serbomëdhenj sikur tё kishin mundёsi do t’i gёlltisin tё gjallё
shqiptarёt. Edhe ndёr shkrimtarёt e famshëm serbё gjenden
antishqiptarё me damkё. Nё mesin e tyre mё tё dalluarit janё Dobrica
Qosiç, Desanka Maksimoviç, Ivo Andriç, etj.
Mjerisht, disa shqiptarё bastardё paraqiten si miq tё
serbomёdhenjve. Dikush prej tyre thotё se serbёve u duhet zgjatur
dora pёr pajtim, tё tjerёt propagandojnё se gjoja shqiptarёt e
Kosovёs nuk janё shqiptarё, po sapo janё duke u formuar si komb.
Pajtimi i shqiptarёve me serbёt ёshtё absurd. Populli serb duhet t’i
kёrkojё falje publike shqiptarëve, tё pendohet pёr gjenocid tё
ushtruar me qindra herё mbi shqiptarёt e pafajshёm dhe tё heqë dorё
nga Kosova dhe trevat tё tjera shqiptare. Populli shqiptar i ndarё
administrativisht nё pesё pjesё kёrkohet tё ndahet edhe
kombёtarisht. Kёtё ёndёrr kurrё nuk kanё pёr ta parё as armiqtë e
jashtёm, as ata tё brendshёm tё atdheut shqiptar. Liria, pavarёsia e
plotё dhe bashkimi kombёtar i shqiptarёve ёshtё i pashmangshёm.
Shqiptarёt janё njё komb i pandarё. Askush nuk guxon tё shkelё mbi
gjakun e qindra brezave qё ranё pёr liri dhe pavarёsi kombёtare.
Liria dhe pavarёsia u ka kushtuar shqiptarёve me shumё se çdo
populli tjetёr nё Ballkan. Liria dhe pavarёsia e shqiptarёve po
arrihet mё shumё me gjakun e fёmijёve dhe foshnjave. Askush s’ka tё
drejtё nё emёr tё tij tё vendosё pёr fatin e ardhshёm tё popullit.
Tradhtarёt le tё heshtin e tё mos paraqiten si patriotё. Çdo
trathëtar duhet tё pёrjetojё fatin e Esat pashё Toptanit. Serbёt u
orvatёn tё krijonin shtetin e tyre ne Kroaci “Serpska Krajina”. Nё
Bosnjё e Hercegovinё veç krijuan “Republika Serpska”. Tani
dёshirojnё ta krijojnё edhe nё Mal tё Zi. Nё Kosovё serbёt me
komunat e pavarura nё enklavat e tyre insistojnё ndarjen e Kosovёs.
Opsionin pёr ndarjen e Kosovёs i pari e ka sajuar Dobrica Qosiç. I
tё njejtit mendim ka qenё dhe ithtari i tij, Zoran Gjingjiç.
Beogradit i konvenon formimi i njё kombi tё ri artificial nё Kosovё
duke shpresuar se herdo kurdo do ta rikrijojë Serbinё e madhe nё
kuader tё sё cilёs do tё ishte edhe Kosova. Serbia pёr politikёn e
saj tё rrezikshme ka nevojё pёr sanksione tё reja, Mirё u tha
komisari pёr zgjerim i BE-sё. Olli Rehn, nёnkryetarit tё qeverisё
Serbe, Bozhidar Gjeliçit, se Serbia po anon nga Rusia, por ka pёr
t’ia parё asaj sherrin. Serbia mbanё qёndrim armiqёsor ndaj SHBA-sё,
NATO-s dhe politikёs demokratike pёrёndimore nё pёrgjithёsi. Asnjё
lider serb i partive politike nuk pajtohet me realitetin e ri tё
krijuar. Presidenti i Serbisё, Boris Tadiç, kryeministri, Vojisllav
Koshtunica, ministri i mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ministri i
jashtёm, Vuk Jaremiç, e tё mos flasim pёr liderin e partisё
radikale, Tomisllav Nikoliqin, deklarojnё haptas se ai shtet qё e
njeh Kosovёn e pavarur e ka sulmuar Serbinё. Njёherёsh kёrcёnohen se
me ata shtete qё e njohin Kosovёn e pavarur do t’i ndёrpresin
mardhёniet diplomatike. Punё e madhe. Mё keq se pёr Serbinё, pёr
asnjё shtet tjetёr nuk bёhet.
Sa u pёrket simboleve kombёtare duhet patur kujdes tё veçantё ngase
mund tё ndahet kombi shqiptar nё dysh. Flamuri kombёtar le tё mbetet
ashtu siç ёshtё, pa asnjё ndryshim nё tё. Himni dhe stema kombёtare
gjithashtu. Simbolet shtetёrore dhe ato partiake janё diç tjetёr.
Gjuha amёtare qё ёshtё tipari kryesor i kombit ёshtё gjuha shqipe
pёr tё gjithё shqiptarёt pa dallim...
Serbinё e madhe e ka pllakosur gangrena. Me shpёrbёrjen e Bashkimit
Sovjetik dhe tё Jugosllavisё socialiste u shkatёrrua projekti i
ideve tё pansllavizmit. Tash spektri politik i Serbisё nuk di nga
t’ia mbajë. Shpresat pёr rikrijimin e Serbisё sё madhe janё tё
humbura. Politikanёve serbomëdhenj nuk u ka mbetur tjetёr pos luftёs
pёr pushtet. Ata nuk kanё shanc pёr ta mospёrfillur Rezolutёn e KS
tё OKB-sё, siç e mospёrfillёn Rezolutёn e Konferencs sё Bujanit tё
vitit 1944. Ish ministri i jashtёm i Serbisё, Vuk Drashkoviç, pak
pra se tё largohej nga ky post pati deklaruar se SHBA-tё ne fund do
t’u thonin shqiptarёve se nuk mundem tepёr me u ndihmua dmth se
sipas tij, Kosova nuk do tё fitonte dot pavarёsinё. Edhe peshkopi
Artemije Radosavleviç i cili me muaj qёndroi nё SHBA duke bёrё
propagandё kundёr pavarsimin tё Kosovёs pёrsёriti fjalёt e Vuk
Drashkoviçit. Pse pёrzihet edhe kisha ortodokse serbe nё çeshtjet e
shtetit. Serbia u pёrpoq tё pengojё edhe pavarsimin e Malit tё Zi,
por ngeli me gisht nё gojё. Tani orvatet që nёpёrmjet tё serbёve nё
Mal tё Zi tё pengojё pavarёsinё e kishёs ortodokse malazeze. Ndёrsa
Serbia vetё ёshtё ndarё me fe nga qendra e ortodoksizmit duke
shpallur kishёn autoqefale serbe. Zatёn me fajin e serbёve hegjemor
na u shpёrbё Jugosllavia. Dominimi serb prishi
„vёllёzёrim-bashkimin-mbarazinё dhe bashkёjetesёn midis popujve tё
ndryshёm. Me serbё racistё as bashkёfistarёt e tyre nuk pranuan tё
bashkёjetonin. Fjalёt e ambasadorit tё SHBA-ve nё Beogdrad, Majkёll
Poltit janё me vend kur thotё se askush nuk ka tё drejtё ta detyroj
popullin shqiptar tё Kosovёs qё tё mbetet brenda Serbisё. Patriarku
serb Pavle pohon se Kosova ёshtё tokё e shejntё e Serbisё. I njejti
kur tё shqyrtohet edhe çёshtja e Vojvodinёs do tё deklarohej njёsoj.
Po ky patriark kur Sllobodan Millosheviç, u nis pёr nё Fushё-Kosovё
mё 23 Prill 1987, e inkurajoi duke e bekuar, kurse gjatё vizitёs sё
tij mё 24 dhe 25 Prill, tё njejtit vit kёtij vendi e shoqёroi
peshkopi Artemije Radosavleviç. Tё dy autoritetet fetare gjatё
mbajtes sё liturgjisё nёpёr kishat mё tё njohura tё Serbisё derdhёn
vrer kundёr SHBA-sё dhe Nato-s, pёr shkak tё bombardimёve te caqeve
ushtarake tё ushtrisё serbe nё vitin 1999. Madje, nё kishёn “Svetog
Marka” tё Beogradit patriarkun serb Pavle e shoqёroi edhe Vojisllav
Koshtunica, i cili duke u kryqёzuar tha se kurrё nuk duhet harruar
viktimat e agresorit duke aluduar nё SHBA-nё dhe rreth 30 miliard
dollarё dёme te shkaktuar Serbisё.
Pёrkundrazi, SHBA dhe NATO kanё shpenzuar miliarda dollarё për fajin
e Serbisё, sepse politika agresive serbe i detyroi tё ndёrmerrnin
aksion konkret humanitar pёr tё shpёtuar njё popull nga spastrimi
etnik dhe shfarosja totale. Serbia i ka borxh SHBA-sё kushedi se sa
miliard dollarё tё marra hua nё periudhёn kohore prej gjysmё
shekulli. Kur do t’ia kthente Serbia borxhin SHBA-sё dhe shteteve tё
tjera perёndimore? Serbia e neglizhon, e nёnçmon, e pёrbuz dhe e
urren SHBA-nё. Vizita e presidentit tё SHBA-sё Xhorxh Ë.Bush mё 10
qershor, në Shqipёri ua shkimi shpresёn politikanёve serbomëdhenj tё
Beogradit. Fjalimi i Bushit nё Romё, nё Tiranё e më pas nё Sofje se:
"Kosova qyshdoqoftё do tё bёhet e pavarur..." u prit me indinjatё
nga Beogradi. Zyrtarёt e Beogradit thanё se Xhorxh Bushi vizitoi njё
shtet musliman nё Ballkan. Shqipёria nuk ёshtё shtet musliman, po
ёshtё shtet demokratik dhe secular. Kosova po e fiton pavarёsinё nё
sajё tё luftёs sё pandёrprerё tё popullit shqiptar dhe pёrkrahjes sё
aleatёve tanё perёndimorë, sidomos tё SHBA-sё. Qё nga viti 1920,
SHBA-ja ёshtё e interesuar pёr zgjidhjen e drejtё tё çёshtjes
shqiptare. Ish presidenti i SHBA-sё, Vilsoni duke u bazuar nё
parimin demokratik tё sё drejtёs pёr vetёvendosje konform Deklaratёs
pёr pavarёsi tё SHBA-s, mё 4 korrik 1776, si dhe nё 14 pikat e
shpallura prej tij mё 18 janar 1918, me tё cilat garantohej e drejta
e vetёvendosjes pёr tё gjithё, nё Konferencёn e Paqёs sё Versajёs,
mё 1919 - 1920, ku pёr herё tё parё merrte pjesё pёrfaqёsuesi i
SHBA-s, nuk lejoi copёtimin e mёtejmë tё Shqipёrisё. Falё qёndrimit
tё tij, Shqipёria e sotme u njoh ndёrkombёtarisht shtet i pavarur.
Pёr ketё jemi mirёnjohes, sepse po tё mos eksistonte Shqipёria si
shtet i pavarur, nuk do tё eksistonim as ne shqiptarёt jashtё
kufijёve tё saj.
Definimi statusit tё Kosovёs ёshtё duke u zvarritur. Rezultatet nuk
janë të qarta. Rusia, e cila pat pranuar marrёveshjen e Rambujesë tё
shkurt-marsit 1999, me emisarin special tё kryeministrit tё asaj
kohe rus, Boris Jelcinit, Viktor Çernomjerdin, i cili tok me
presidentin e atёhershёm tё Finlandёs, Marti Ahtisarin, kontribuan
nё ndёrprerjёn e luftёs agresive serbe nё Kosovё dhe nё marrёveshjen
e Kumanovёs, mё 9 qershor 1999, ku Serbia millosheviçiane nёnshkroi
kapitullimin, tani ёshtё nё ofensivё kundёr pavarёsimit tё Kosovёs.
Me tё hyrё nё Kosovё, forcat paqёsore ndёrkombёtare, pas tёrheqjes
sё ushtrisё okupuese serbe, ёshtё dashur tё shpallej pavarёsia e
Kosovёs. Ky lёshim, pёr të mos e quajtur gabim, i kushtoi
Perёndimit. SHBA-ja dhe Rusia janё duke u orvatur si dy pelivanë. Tё
shohim se cili prej tyre do tё pёsojë disfatё. Rusia provon pulsin e
SHBA-së dhe shfrytёzon qёndrimin labil tё disa shteteve europiane.
Pritet njё rezultatё pozitive nё samitin Bush-Putin mё 1 dhe 2
korrik.
Kushedi... Vlladimir Putin, nё bisedёn e parё me siguri do tё
kёrkonte prej Xhorxh Ë.Bushit heqjen dorё nga instalimi i sistemit
mbrojtёs raketor nё Çeki dhe Poloni. Nёse edhe kёsaj radhe nuk
arrihet marrёveshja, atёherё ёshtё e udhёs qё tё pasonte opsioni B,
sipas tё cilit do tё njihet pavarёsia e Kosovёs nё mënyrё tё
njёanshme, pa pёlqimin e Rusisё. Mund tё ndodhё qё Rusia tё
abstenojё nё KS tё OKB-sё me rastin e vendimit tё nxjerrjes sё
Rezolutёs sё Re, e cila do tё shfuqizonte tё vjetrёn 1244, por me
kushtё qё diç tё pёrfitonte. Rusia kurrsesi nuk do tё votojë pro
Kosovёs sё pavarur. Megjithatё mjafton apstenimi i saj pёr tё
aprovuar Rezolutën e Re. Pёrndryshe, edhe pa pёlqimin e Rusisё mund
tё merret vendimi pёr rezolutёn e Re, nёse dakordohen SHBA dhe
Europa. Kёshilli i Sigurimit tё OKB-sё ka gjithsej 15 anёtarё. Prej
tyre 5 janё tё pёrhershёm me tё drejtё tё pёrdorimit tё vetos: SHBA,
Britani e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina. Pozicioni kombёngulёs i
Moskёs, qё refuzon çdo Rezolutё rreth statusit tё Kosovёs, pёr shkak
tё pavarёsisё sё saj, mund tё sjellё pasoja tё rёnda. Rusia dёshiron
qё Rezoluta e Re tё pёrputhet me interesat e Serbisё, duke hedhur
poshtё planin e Marti Ahtisarit. Nёse ngadhnjen Rusia me kёt’
qёndrim kategorik, prestigji i Perёndimit do tё bjerë poshtë. Tё mos
harrojmё se nё Mbledhjen e Grupit tё Kontaktit tё 31 janarit 2006 nё
Londёr, ku morёn pjesё shefat e diplomacisё tё 5 shtetёve
perёndimore: SHBA-së, Britanisё sё Madhe, Francёs, Gjermanisё,
Italisё dhe Rusia (Segjej Lavrorv) u miratua Komunikata nё tё cilёn
pёrkrahet pavarёsia e Kosovёs. Lypset potencuar se kjo Komunikatё
shёrbeu si bazё pёr epilogun e bisedimeve tё Vjenёs. E lideri i
partisё radikale tё Serbisё, Tomisllav Nikoliç deklaroi nё njё
konferencё shtypi se ai shtet qё e njeh Kosovёn e pavarur e ka
sulmuar Serbinё. Edhe liderёt tё tjerё partiakё serbё si Boris
Tadiç, Vojisllav Koshtunica etj. Kёrcёnohen se me ato shtete qё
njohin pavarёsinё e Kosovёs. Serbia do t’i ndёpriste mardhёniet
diplomatike. Pёr zvarritjen e statusit tё Kosovёs as Europa nuk mund
tё lirohet nga pergjegjёsia. Siç po shihet, as Rezoluta e ardhshme
qё parasheh pavarёsinё e Kosovёs nuk do tё aprovohen pёr shkak tё
refuzimit tё Rusisё. Nёse dёshton plani i Marti Ahtisarit, Perёndimi
mund tё dorёzohet para presionit rus. Nuk mund tё besojmё se Rusia
do tё luante arushё me OKB-nё. Tё mos paragjykohet pёr qёndrimin
asnjanёs tё dy anёtareve tё KS tё OKB-sё Indonezisё dhe Afrikёs sё
Jugut. Drafti i Rezolutes së 3 dhe 20 qershorit, si dhe ato dyja tё
mёparshmet me 11 dhe 31 maj, u refuzuan nga ambasadori i Federatёs
Ruse nё OKB, Vitalij Çurkin. Edhe Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё,
Ban Ki-Mun pёrkrah planin e Marti Ahtisarit pёr Kosovёn e pavarur.
Kur ёshtё fjala lidhur me vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinёs
dhe Beogradit, pa Marti Ahtisarin si kryenegociues, tё cilit nuk i
ka skaduar mandati, ani pse i dёrguari i BE-sё, Shtefan Lehne me
rastin e vizitёs sё tij Prishtinёs mё 21 qershor apeloi tek
kosovarёt pёr durim, nuk duhet ngelur duarkryq. Elita shqiptare e
Kosovёs nёse pranon tё vazhdojё bisedimet qё kanё marrё fund me
Serbinё tradhton popullin.
Rusia pos tjerash, do me u paraqitё si superfuqi nё arenёn
ndёrkombëtare dhe me ngritë prestigjin e humbur. Kot e ka sepse me
Perёndimin nuk mund tё shtyhet. Moska zyrtare, rastin e Kosovёs
ёshtё duke e shfrytёzuar pёr qëllimet e saj. Rusia nuk ka llogari tё
acarojё raportet me Perёndimin pёr hatër të Serbisё. Debatet qё do
tё zhvillohen nё Ist Rivёr (Selia e OKB-sё nё Njujork) do tё
pёrfundojnё me fitoren e SHBA-së. Propozimi i kryetarit tё Francёs,
Nikolas Sargozi nё samitin e G 8-shit nё Heligendam tё Gjermanisё,
mё 7 qershor pёr shtyrjen e afatit me 6 muaj rreth statusit final tё
Kosovёs, pas fjalimeve tё Xhorxh Ë.Bushit nё Itali, Shqipёri dhe
Bullgari, i inkurajoi rusёt dhe serbёt. Edhe ky propozim u refuzua
nga Moska dhe Beogradi. Pas deklarimit tё presidentit Xhorxh Ë.Bush
nё Romё, Tiranё dhe Sofje, se Kosova patjetёr duhet tё bёhet e
pavarur, nuk ёshtё dashur tё shkelet fjala e tij. Kryeministri i
Serbisё, Vojisllav Koshtunica gjatё vizitёs sё tij Shёn-Peterburgut
mё 9 qershor kёrkoi prej kryetarit tё Rusisё, Vlladimir Putin, qё
Rusia tё pёrkrahё maksimalisht Serbinё lidhur me Kosovёn. Si Serbia
qё kёmbёngul pёr ta mbajtur Kosovёn si koloni tё saj, ashtu Kosova
nuk duhet lёshojë pe nga pavarёsia e saj.
Greqia mbanё anёn e Serbisё kur ёshtё nё pyetje zgjidhja e çёshtjes
shqiptare. Ambasadori grek nё Beograd, Kristos Panagopullos,
dakordohet me opsionin serbomadh me statusin e Kosovёs.
Ministrja e jashtme greke, Dora Bakojani pёrkrah Serbinё pёrkitazi
me Kosovёn. E njejta gjë gjatё vizitёs sё ministrit tё jashtёm serb,
Vuk Jeremiç në Athinё, ku tha se pos Kroacisё, Shqipёria dhe
Maqedonia nuk i plotёsojnё kushtet pёr pranimin e tyre nё NATO. Nё
favor tё Serbisё u pronocuan edhe presidenti i Greqisё, Karolios
Papulias, kryeministri, Kostas Karamanlis dhe lideri i PASOK-ut,
Jorgos Papandreu. Qёndrime të tilla tё udhёheqёsve grekё nuk na
çudisin, kur dihet se Greqia mban nёn sundimin e saj Çamёrinё
shqiptare tё grabitur nё vitin 1913 dhe nuk ka hequr dorё nga
pretendimet territoriale ndaj Shqipёrisё. Ajo mbetet mike
tradicionale e Serbisё, me tё cilёn ka bёrё marrёveshje pёr ndarjen
e Shqipёrisё.
Edhe Maqedonia qё mbanё nёn tutelё rreth njё milion shqiptarё vepron
nё favor tё sllavizmit agresor. Ish kryeministri i Maqedonisё, Lubço
Georgievski kёrkon ndarjen e Maqedonisё. Sipas tij shqiptarët do tё
marrnin Tetovёn, Gostivarin dhe Dibrёn. I njejti shqiptarёt i
identifikon me talebanёt e Afganistanit. Propozimin pёr ndarjen e
Maqedonisё, e ka dhёnё i pari nё vitin 2001, kryetari i Akademisё
maqedonase pёr shkencё dhe arsim, Gjorgje Efremov. Hiç mё progresiv
se kёta, ndonёse paraqiten formalisht politikanё tё moderuar, nuk
janё as presidenti aktual i Maqedonisё, Branko Cёrvenkovski, as
kryeministri Nikolla Gruevski. Thёnё realiteti, kombi maqedon nuk
eksiston. Nё Maqedoni, jetojnё mozaikë popujsh: bullgarёt,
shqipёtarёt, serbët, romёt, cincarёt (arumunёt), boshnjakёt,
muslimanёt, turqit, goranёt, grekёt, jevgjёt etj. Marrveshja e Ohrit
e 13 gushtit 2001, nuk po respektohet.
Termi multietik pёr Kosovёn ёshtё njё shpikje me qëllim tё caktuar.
Si mund tё quhet njё vend multietnik me mbi 90% tё njё etnie, ndёrsa
pakicat e tjera sёbashku pёrbёjnё vetëm 7-8 pёr qind. Pra, Kosova
ёshtё njësi etnike shqiptare.
Serbia ёshtё duke shpresuar njё pёrçarje midis SHBA-s dhe Europёs
dhe brenda vetë Europёs, pёr tё nxjerrё pёrfitime rreth Kosovёs.
Madje ajo shkon edhe mё larg duke u pёrpjekur tё futё nё luftё
perёndimin me lindjen. Serbia po orvatet tё shkaktojё luftёn e tretё
botёrore, siç pat shkaktuar luften e parё botёrore nё vitin 1914.
Qёndrimi ekstremist serbomadh u pa edhe gjatё pavarёsisё sё Malit tё
Zi. Para ca ditёsh Beogradi kёrkoi nga parlamenti i Malit tё Zi, qё
Kosovёn ta njohё publikisht si territor tё Serbisё. Por deputetёt
malazezё e hodhёn poshtё një prozimin e tillё. Serbёt e Malit tё Zi,
protestuan kundёr SHBA-s qё pse po e përkrah pavarsinё e Kosovёs.
Edhe shqiptarёt nё Mal tё Zi duhet tё protestojnё kundёr Sёrbisё dhe
Rusisё, qё po pёrpiqen tё pengojnё, me çdo kusht zgjidhjen e drejtë
tё çёshtjes sё shqiptarёve tё robёruar. Kryetari i Serbisё, Boris
Tadiç, pёr tё pёrfituar Europёn rreth Kosovёs, premton me falje tё
kota se Beogradi do tё bashёpunoje me Tribunalin e Hagёs dhe tё
gjithë tё akuzuarit pёr krime luftё, kinse do t’i arrestonte dhe
dorёzonte. Premtime boshe. Evropa duhet t’i verё kusht Serbisё e jo
anasjelltas. Si do tё zgjidhet sintagma e Kosovёs, kjo nya e Goedit,
herёt ёshtё pёr tё dhёnё prognozёn e saktё.
Ministri i jashtёm i Italisё, Masimo d’Alema nё takimet me Boris
Tadiç, Vojisllav Koshtunicёn dhe zyrtarёt tё tjerё tё Beogradit, tha
se njohja e njёanshme e pavarёsisё sё Kosovёs do tё ishte e
rrezikshme. Edhe ky diplomat italian, si ata tё Rusisё, pavarёsinё e
Kosovёs e shohin kinse njё precedent tё rrezikshёm. Nёse rrezikohet
Rezoluta ashtu siç dёshiron Moska, politika e SHBA-s dhe e Europёs
do tё dwshtonte. Dikush druan se me rastin e shpalljes sё njёanshme
tё Kosovёs sё pavarur mund tё shkёputet pjesa veriore e Mitrovicёs.
Nёse ndodh kjo atёherё Lugina e Preshevёs automatikisht i
bashkangjitet Kosovёs. Çdo alternativё pёr kompromis ndёrkomёtar
lidhur me statusin e Kosovёs, rrezikon stubtancwn e planit tё Marti
Ahtisarit. Kthimi prapa inkurajon Serbinё. Beogradi njohjen e
pavarёsisё sё Kosovёs e konsideron imponim, ndёrsa mbetjen e Kosovёs
nёn Serbinё quan zgjidhje kompromisi. Serbia dhe Rusia, si dhe disa
shtete tё Europёs po e minojnё procesin e statusit tё Kosovёs.
Europa gjendet midis Shillёs dhe Karibdёs. Ajo u bё peng e Rusisё,
sepse po u friket raketave tё saj. Nё anën tjetër, Serbia as që çan
kokёn pёr tё siguruar tё ardhmen e saj europiane dhe properëndimore,
sepse ka me vete Rusinё. Zёvendёsi Vladimir Putinit, Sergej Ivanon,
i cili ёshtё kandidat potencial pёr postin e ardhshёm tё
kryeministrit tё Rusisё, tha se shembullin e Kosovёs do ta ndjekin
pas pavarsimit tё saj, Abkazia, Osetia Jugore dhe disa vende tё
tjera nё Evropё, qё po ashtu dёshirojnё tё pavarёsohen. Pra, Kosova
merret si pretekst kinse do tё shёrbente si prevendet pёr shumё
raste tё njejta tё tjera nё Europё, ndoshta edhe mё gjёrё. Rusia po
luan ciklethi me organizatën ndёrkombëtare. Serbia faktikisht e ka
humbur Kosovёn me marrёveshjen e Kumanovёs, me 9 qershor 1999, tё
cilёn e firmosёn gjenerali anglez Maikell Xhekson dhe gjenerali serb
Svetozar Marjanoviç. Kjo marrёveshje, siç u tha mё lart ёshtё
kapitullimi i Serbisё, trasoi terrerin pёr hyrjen e UÇK-sё dhe
aleatit tё saj NATO-s mё 12 qershor nё Kosovё. Disa mistrecё e
bastardё shqiptarё zhvilluan propagandё kundёr luftës çlirimtarё nё
Kosovё, Maqedoni dhe Luginën e Preshevёs.
Kёta tradhёtarё i shёrbyen pushtuesit tё egёr serbosllav duke u bёrё
arma mё e sofistikur e tij kundёr popullit tё vet. Edhe sot e kёsaj
dite tё njejtit flasin kundёr patriotёve tё devotshёm.
Fidel Kastro e ankon Serbinё, sepse do tё mbetёt pa Kosovёn.
Bisnesmeni shqiptar, Bexhet Pacolli tha se Serbia mund tё bёhёt
aleat i Kosovёs. Kryeministri i Serbisё, Vojisllav Koshtunica u
drejtohet me kёrcёnime Ban Ki-Munit dhe Xhorxh Ë.Bushit qё tё
tërhiqen nga pavarësia e Kosovёs. Komisari pёr zgjerim i BE-sё, Olli
Rehn, ia tërhoqi vёrejtjen nё Bruksel nёnkryetarit tё Serbisё,
Bozhidar Xheliç pёr animin e Serbisё nga Rusia, sё cilёs vetë serbёt
nё fund kanё pёr t’ia parё sherrin. Marrёveshja pёr
stabilizim-asiociimit dhe pranimi i Serbisё nё BE pёr disa shkaqe
prolungohet. Qёndrimi antidemokratik dhe tregimi armiqor ndaj
SHBA-sё pengon rreptas pranimin e Serbisё nё NATO. Sekretari i
NATO-s, Jap de Hop Skefer pёrqafon idenё e pavarsisё sё Kosovёs.
Ambasadori i SHBA-s nё Beograd, Majkёll Plot deklaroi se nuk do tё
ketё kurfarrё kompromisi rreth pavarsisё sё Kosovёs nёn mbikёqyrjen
ndёrkombetare. Ndёrsa ish ministry jashtёm serb, Vuk Drashkoviç
pohoi se SHBA-ja mё nё fund do t’u thotё shqiptarёve se nuk po
mundem me realizua pavarsinё e Kosovёs. Edhe ministri serb pёr
Kosovёn, Sllobodan Samarxhiç deklaroi se Serbia nuk pranon asnjё
Rezolutё qё parasheh pavarsinё e Kosovёs. I njejti i dёrgoi njё
dokument pёr Kosovёn, Ambasadorit rus nё Beograd, Aleksandar
Aleksejevit, prej tё cilit Serbia pret pergjegjen e Moskёs. Duan
s’duan pasuesit e politikёs sё Sllobodan Millosheviç, Kosova do tё
bёhёt e pavarur.
Nё takimin e ligjvёnёsve amerikano-rusё tё 22 qershorit pёr Kosovёn
nё Kapitoll Hill tё Uashingtonit, deputetёt e Dumёs ruse: Aleksandar
Kozlovski, Konstantin Kosaçev dhe Natalija Narotçnitskaja
(historiane) pohuan se nё Kosovё nuk ka pasur spastrime etnike tё
shqiptarёve nga Serbia. Sipas tyre shqiptarёve me shumicё muslimanё
nuk u duhet lejuar tё krijojnё shtet militant islamik, nё zemёr tё
Evropёs. Kundёr teorisё sё tillё neofashiste u ngritёn duke reaguar
ashpёr senatorёt amerikane Tom Lantosh dhe Eliot Ejngell. Këta dy
thanё se shqiptarёt nuk janё militantё muslimanё, por janё muslimanё
sekular.
Ashtu si politika serbomadhe paraqet rrezik pёr shqiptarёt
liridashёs, politika pansllave ruse paraqet rrezik pёr gjithё
rajonin.
|
|