Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
Vėshtrim

Ēka po ndodh? Kah po na ēojnė? Ēka duhet tė bėjmė?

 

Shkruan: Albin Kurti

Aq shumė koncesione ka bėrė Grupi Negociator (GN) i Kosovės deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqė tash natyrisht se do tė kėrkohen koncesione tė reja. Duke e parė fleksibilitetin e negociatorėve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kėrkuan negociata tė reja. Serbia bile kėrkonte negociata tė drejtpėrdrejta, duke pasur parasysh pėrfitimin qė kishte nga kėsolloj negociatash nė Vjenė dhe duke qenė e vetėdijshme pėr inferioritetin e papėrmirėsueshėm tė negociatorėve nga Kosova. Ata realisht ngadhėnjyen nė kėtė betejė tė rėndėsishme. Tash, e gjithė ajo qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare ėshtė pėr negociata tė reja dhe ato porsa kanė filluar. Madje ėshtė pėrcaktuar edhe njė afat prej 120 ditėve pėr kohėzgjatjen e kėtyre negociatave qė pėr fillim do tė kenė formėn e diplomacisė fluturuese. Me kėto 120 ditė duan ta krijojnė pėrshtypjen se ka zhvillime, se megjithatė po punohet, se sidoqoftė ka angazhime dhe pėrpjekje, andaj njerėzit duhet tė (vazhdojnė tė) presin.
Pra, ata do tė shtiren se kinse po bėjnė diēka nė mėnyrė qė tė mund tė na thonė qė ne, populli i Kosovės, tė mos bėjmė asgjė. Qė tė mund ta kėrkojnė pritjen dhe durimin, qetėsinė dhe heshtjen e qytetarėve tė Kosovės, atyre medoemos u duhej tė shpiknin ndėrmarrjen e ardhshme, farsėn e radhės. Pikėrisht kėshtu erdhi ky propozimi pėr 120 ditė, i cili jo vetėm qė synon t’i paralizojė qytetarėt por nuk i lejon ata as tė presin lirisht. Krejt ēfarė duhet tė bėjmė sipas tyre ėshtė tė presim, mirėpo, jo tė edhe presim ashtu siē duam vetė ne. Ndonėse realisht s’mund tė themi gjė pėr mėnyrėn e pritjes pėrderisa ajo asnjėherė s’ėshtė alternativė kundrejt asnjė konteksti, edhe nė pritjen e ‘sugjeruar’ (duan tė) intervenojnė. U thuhej qytetarėve qė duhet tė presin fillimin e kėtyre 120 ditėve. Tash u thuhet tė presin skadimin e 120 ditėve. Mė pas, sigurisht, do tė kalojnė te premtimet e reja pėr tė rifilluar me negociata tė drejtpėrdrejta mu ashtu siē ka kėrkuar Serbia. S’ka se si tė jetė ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me pėrfundimin e atyre 120 ditėve nuk mbaron ama bash asgjė. Rrjedhimisht as pritja.

Zgjedhjet qė po planifikohen tash, edhe njėherė pėr institucione pa sovranitet, janė tė kota. Manipulimi me datėn dhe mėnyrėn e zgjedhjeve – si njė aspekt themelor i demokracisė (atje larg diku nė botė) – i bėn ato kundėrproduktive. Vetė shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si njė guvernator i kolonisė qė ėshtė, tha se e sheh mundėsinė e zgjedhjeve tė reja nga prizmi i ndikimit nė procesin e statusit. Ja se ēfarė ėshtė kjo demokracia pa vetėvendosje tė cilėn na e rrėfejnė dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajnė nė nėntor tė kėtij viti nėse vlerėsojnė qė nė shtator ka potencial pėr shpėrthim tė situatės. Zgjedhjet do t’i shtyjnė pėr pranverė nėse vlerėsojnė se atėherė do tė ketė mundėsi shpėrthimi, me ē’rast pakėnaqėsia kanalizohet nė fushata parazgjedhore. Shpėrthimin, pėr tė cilin do tė flasim mė vonė, kėta sigurisht nuk e duan tash. Shpėrthimin e duan vetėm pas kėtyre 120 ditėve dhe atėherė kur tė jemi nė prag tė konferencės sė re ndėrkombėtare pėr Kosovėn pėr marrėveshje tė re me Serbinė tė arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovės.

Ndėrkohė, Grupi Negociator nuk do tė ketė as mandat e as detyrė tė re. Negociatorėt kosovar do tė orvaten qė t’i normalizojnė gjėrat jonormale, qė tė jashtėzakonshmen ta bėjnė tė zakonshme. Kush nė kėmbė e kush me duar, ata qysh tash kanė nisur fushatėn qė tė pranohen edhe negociatat e reja. Mė vonė do ta bėjnė edhe fushatėn tjetėr pėr pranimin e marrėveshjes me Serbinė, e cila (do tė thonė ata) ėshtė nė ujdi me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe (sėrish do tė thonė ata) e shpie Kosovėn (edhe) njė hap drejt pavarėsisė. Ngjashėm, para tetė vjetėve e gjysmė, kėta politikanė u patėn ‘konsultuar’ me popullin pėr dokumentin e Rambujesė tė cilin, siē e mbajmė mend mirė, e shitėn nė emėr tė ‘referendumit’ qė kinse do tė organizohej pas tre vjetėve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjėherė. Thuhej se do tė merret pėr bazė ‘vullneti i popullit’ mirėpo mendohej pėr popullin e tėrė Jugosllavisė meqė ne atje as qė konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike tė problemeve tė sotme vijnė nga defektet dhe dėmet e shumta tė Rambujesė. Ėshtė e domosdoshme qė tė theksohen gabimet e djeshme pėr tė kuptuar hallet e sotme. Me kėtė rast, do tė kufizohem duke i pėrmendur vetėm edhe 13 tė kėqija tė tjera tė Rambujesė qė na kanė degdisur nė tatėpjetėn ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen nė Rambuje bėhet shkelja e betimit tė ushtarit tė UĒK-sė por madje edhe e referendumit tė vitit 1991; bėhet degradimi i luftės ēlirimtare nė konflikt tė armatosur; Jugosllavia, tė cilėn nuk e pranonte atėbotė as vetė bashkėsia ndėrkombėtare, bėhet shtet i shqiptarėve pėrmes katėr nėnshkruesve shqiptar qė pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė; bėhet kategorizimi i popullit shqiptar nė Kosovė si bashkėsi nacionale sikurse edhe serbėt nė Kosovė qė mė sė shumti ishin vetėm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetėror pėr Kosovėn duke paraparė vetėm sigurimin publik pėr tė; bėhet trajtimi i Kosovės si pjesė e Serbisė, pėrveēse e Jugosllavisė, me ē’rast Kosova duhej t’i dėrgonte 20 deputetė nė Kuvendin e Serbisė; nuk pėrmendet askund UĒK-ja – ajo konsiderohet nė grupin e formacioneve tė tjera; nėnshkruhet ēarmatosja e UĒK-sė; bėhet defaktorizimi i plotė i Kosovės dhe natyrisht se pastaj pėrfaqėsuesit e saj nuk i pyet askush pėr marrėveshjen nė Kumanovė e as pėr Rezolutėn 1244; u jipet pushtet i madh komunave gjė qė e bėn Kosovėn dhe integritetin e saj territorial shumė tė brishtė dhe mundėson autonomi brenda autonomisė; bėhet pamundėsimi i mėvetėsisė ekonomike tė Kosovės, resurseve tė saj e i kontrollit tė kufijve dhe qarkullimit tė mallrave; bėhet pamundėsimi i sė drejtės sė Kuvendit tė Kosovės pėr ndryshime kushtetuese; qė prej atėherė ēdo dokument nė Kosovė bėhet nė bazė tė marrėveshjes sė Rambujesė ose ndonjė dokumenti tjetėr qė i referohet marrėveshjes sė Rambujesė. E gjithė kjo batėrdi juridike e politike u hesht atėbotė duke u mbuluar me gėnjeshtrėn pėr referendumin pas tri vjetėve; pėr referendumin qė po na mohohet edhe pas tetė vjetėve!

Negociatorėt kosovar rregullisht e kanė gėnjyer popullin. Pse do tė ishte ndryshe tash? Pse do tė jetė ndryshe nė tė ardhmen? Sa mė shumė qė gėnjejnė, aq mė tepėr zvogėlohen gjasat qė tė mos gėnjejnė edhe herėn e ardhshme. Induksioni e thotė kėtė. Induksioni s’ka nevojė pėr pėrvojėn; por, anasjelltas vlen. Tė besosh se do tė jetė ndryshe kėsaj radhe me kėta negociatorėt kosovar, kjo s’ka kurrfarė shpjegimi racional. Pėr mė keq, gėnjeshtra e kėtyre politikanėve ėshtė e skajshme. Kur ata thonė qė s’do tė negociojnė pėr kėtė e pėr atė gjė, kjo do tė thotė saktėsisht e kundėrta: se do ta bėjnė pikėrisht atė qė thonė se nuk do ta bėjnė (pasi qė UNMIK-u tė bėjė pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonėse gėnjeshtra e tyre ėshtė aq e veēantė nė kuptimin qė ėshtė aq larg sė vėrtetės, megjithėkėtė, ajo na e tregon tė vėrtetėn si asnjė gėnjeshtėr tjetėr. Duke qenė vetė e kundėrta e sė vėrtetės ajo na ndihmon aq shumė, nė mos plotėsisht, qė ta zbulojmė tė vėrtetėn.

Por, le t’i kthehemi edhe njėherė Rambujesė, ku Kosova u la juridikisht nėn Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe ēarmatosja e UĒK-sė. I pari qė e pat nėnshkruar dokumentin e Rambujesė atėbotė ishte Veton Surroi. Krejt njėsoj, ky sėrish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesė e marrėveshjeve tė reja. Duke konsideruar se banorėt e qyteteve tashmė janė bindur, nė shėnjestėr tė tij janė fshatrat. Fundja, nė negociata shkohet pėr marrėveshje e jo pėr mosmarrėveshje. Veton Surroi ėshtė njeri i marrėveshjeve. Kjo marrėveshje e re me Serbinė do tė ndodhet ndėrmjet Pakos sė Ahtisaarit dhe qėndrimit tė Serbisė e qė sėrish i bie tė jetė qėndrim i Serbisė, meqė gjithnjė brenda suazave tė formulės sė saj tė kahmotshme pėr ‘mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi’. Mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi ėshtė veēse autonomi. Serbia pa dyshim qė ia ofron autonominė (qė e kishte) Kosovės vetėm dhe vetėm qė t’ia marrė atė pastaj mu sikurse bėri nė vitin 1989.

Negociatat e mėtutjeshme tė paralajmėruara nga ndėrkombėtarėt e tashmė tė pranuara nga vendorėt do tė sjellin zgjidhje tė cilat do tė jenė nėn Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se tė pakėnaqurit fitojnė nga vazhdimi i negociatave. E kėta janė nė politikėn zyrtare nė Beograd, jo nė Prishtinė. Pėrkundėr kėsaj, negociatorėt kosovar i pranojnė dhe madje i afirmojnė negociatat e reja. Korit tė kėtyre negociatorėve nė fushatėn pėr tė promovuar negociatat e reja drejt marrėveshjes sė re, nė stilin ‘Kosova e mirėpret tė ardhmen’ (ēfarėdo qoftė ajo), do t’i bashkohen edhe aleatėt tradicional: ndėrkombėtarėt vendas (burokratėt e UNMIK-ut) dhe vendasit ndėrkombėtar (burokratėt e OJQ-ve) . Nėpėr shumicėn e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorėt e ndryshėm ndėrkombėtar do tė japin paga tė majme e fonde tė mėdha vetėm e vetėm qė qytetarėt tė rrinė duarkryq. Do tė na paguajnė mirė e mirė qė tė mos bėjmė asgjė. Do tė na paguajnė qė tė sodisim veten tonė nė fjalėt e tyre. Jo mė kot pėr vite tė tėra me radhė e kanė fabrikuar njėfarė shoqėrie civile kompradore si lidhje organike e shumicės sė OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualėve’ tė cilėt a priori e dėnojnė dhe do ta dėnojnė rebelimin dhe ‘dhunėn’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janė mbi tė gjitha!’ – deklarojnė ata. Po – sepse jeta e tyre ėshtė e mirė dhe u dashka tė jetė e sigurt, nė kohėn kur jeta e popullit ėshtė e rėndė dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinė e tyre, kurse rendi qė sjell ky pushtet siguron rehatinė e tyre. Fenotipi i tyre ėshtė i njėjtė. Sikurse edhe ministrat dhe politikanėt e tjerė tė pasur, edhe kėta, kanė dhe janė nė botėn e tyre tė veēantė bashkė me familjet e tyre. Tė varfėrit i shohin vetėm nė televizor ose nėpėr statistika. Nėse pėrjashtojmė kėtu lypėsit e shtrirė nėpėr rrugė nga tė cilėt ndjehen tė bezdisur, atėherė kur rrallėherė ecin kėmbė.

Alternativat

Pėrderisa pėrpiqeshin qė ta miratojnė njė rezolutė tė re pėr Kosovėn nė KS tė OKB-sė, faktorė tė rėndėsishėm botėror na rrėfenin se si kjo ėshtė ‘rruga e duhur pėrpara’, duke na pėrkujtuar se alternativa tjetėr e kėsaj – ajo e shpalljes sė (njėanshme tė) pavarėsisė – na shpie nė ndarje tė Kosovės, e mbase edhe nė njė luftė tė re. Pra, thoshin se janė dy alternativa: rezoluta pėr Kosovėn ose ndarja e Kosovės. I aludonin, e dikur edhe pėrmendnin qartazi, kėto dy alternativa qė tė kuptohej se ka vetėm njė alternativė – rezoluta e re pėr Kosovėn, pra, mu ajo qė po mundoheshin ta arrinin. Rrėfenin pėr dy alternativa qė tė kuptohet se ka vetėm njė tė tillė, dhe kėsodore ta pėrforcojnė drejtimin e tyre qė pėrputhet me atė alternativė e cila asisoj bėhet ekskluzive. Sė pari, e reduktojnė realitetin e sė mundshmes nė alternativat qė ata i shfaqin, pėr t’i totalizuar mė pas ato deri nė okupimin e pėrgjithshėm tė sė mundshmes (sipas tyre). Sė dyti, alternativat paraqiten ashtu qė shpejt atrofizohen nė mendjen e secilit qytetar, pėr tė mbetur nė fund vetėm njė alternativė e cila pėrputhet plotėsisht me procesin aktual politik tė dirigjuar nga vetė ata. Kur e panė se Rusia jo vetėm qė nuk po lėshon pe por se as qė e ka ndėrmend ta bėjė njė gjė tė tillė, atėherė konceptualisht propozuan kthimin nė tė kaluarėn – negociatat me Serbinė. Mirėpo, pėrmbajtėsisht propozuan vazhdimin e avazit tė vjetėr. Pasi qė e negociuan copėtimin e brendshėm tė Kosovės mbi baza etnike dhe fetare, radhėn e kanė negociatat pėr statusin e Kosovės i cili pėr rrjedhim tani nuk do tė jetė as ai i pavarėsisė sė mbikėqyrur, por i njėlloj federate me Serbinė. Edhe njėherė, si alternativė tjetėr e negociatave tė mėtutjeshme drejt fundosjes sė mėtejme paraqitet ndarja e Kosovės, pra pėrsėri po ajo alternativė e mėparshme, e cila shėrben si kėrcėnim pėr ata qė kanė dilema rreth vazhdimit tė negociatave.

GN-ja dikur thoshte se nuk po bėn koncesione. Kompromiset nė Vjenė, GN-ja i interpretonte si njė e mirė nė vetvete pėr Kosovėn dhe jo si kompromise e koncesione. Andaj, mė pastaj u tha se palėt nuk arritėn tė merren vesh dhe, si rrjedhim, nė emėr tė Kosovės qė e pranoi Pakon e Ahtisaarit u vazhduan kompromise tė tjera nėpėr draftrezolutat evro-amerikane pėr KS tė OKB-sė. E, siē dihet, kėto rregullisht hedheshin poshtė nga Rusia. Sepse ajo mundej dhe sepse Serbia kėshtu donte. Pėr atė pse Serbia e donte kėtė do tė pėrpiqem ta shpjegoj mė vonė. Paraprakisht, ėshtė e nevojshme qė ta trajtojmė temėn e ndarjes sė Kosovės nė kontekstin e kėtyre negociatave tė reja, apo, siē do tė thoshin Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi, tė kėtyre ‘angazhimeve shtesė qė po kėrkohen’.

Ndarja?

Gjithnjė e mė shumė flitet e shkruhet sesi me kėto negociatat e reja do tė ndahet Kosova. Ėshtė interesante sesi mu ata analistė qė dikur thoshin se pavarėsia ėshtė ēėshtje e kryer tash thonė se ndarja e Kosovės ėshtė punė e kryer. Ata gabuan atėherė. Ata gabojnė edhe tash. Kėsaj radhe gabojnė dyfish. Sė pari, ata nuk e kuptojnė se Kosova faktikisht ėshtė e ndarė dhe bashkimi i saj nuk bėhet me negociata. Dhe, sė dyti, edhe nėse Kosova juridikisht dhe legalisht ėshtė njė entitet i tėrė: ajo s’mund tė ndahet me negociata.

Vetėm kur Kosova tė jetė shumė afėr pavarėsisė, vetėm atėherė Serbia do ta dėshirojė fuqishėm ndarjen e plotė, vetėm atėherė Kosova do tė mund tė ndahej, natyrisht, nėse ne s’jemi tė pėrgatitur pėr kundėrvėnie. Kur Serbia ta shohė se pėrfundimisht po e humbet Kosovėn, ajo do t’i angazhojė tė gjitha forcat pėr ndarjen e saj. Njė gjė tė tillė ajo pak a shumė e ndėrmori nė qershor tė vitit 1999. I koncentroi serbėt nė veri dhe nė lindje tė Kosovės nė frikė e sipėr se (ndonėse asnjėherė legalisht) do tė mund ta humb Kosovėn faktikisht. Nė vitet e mėpasshme Serbia nuk e deshi mė ndarjen sepse iu shtuan edhe shanset edhe apetitet pėr rimarrjen e Kosovės. Tash qė me kėto negociata jemi duke iu larguar pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė naivitet tė mendohet se Serbia e do ndarjen. Serbia do ta kėrkojė ndarjen vetėm nėse Kosova nis t’i afrohet pavarėsisė dhe atėherė kur ajo t’i jetė afruar dukshėm asaj. Tash pėr tash nuk po duket askund njė rast i tillė. Po ashtu, Serbia nuk ka nevojė pėr veprime ilegale tė ndėrhyrjes masive nė Kosovė. Procesi politik legal ėshtė aq shumė nė favor tė saj. Zyrtarja e lartė e Serbisė pėr Kosovėn, Sanda Rashkoviq-Iviq, pat deklaruar hapur se ka qenė sukses i madh i Serbisė hyrja nė Kosovė nė sferėn e shėndetėsisė dhe arsimit pa shkrepur asnjė plumb. Vetėm atėherė kur ky proces do tė ndryshojė kahje, do tė vihen nė jetė mjetet ilegale tė forcės brutale tė Serbisė.

Pra, Kosova nuk do tė ndahet (legalisht). Nė njė kuptim ajo tashmė ėshtė e ndarė dhe kėtė e pėrforcon dhe legalizon Pakoja e Ahtisaarit brenda sė cilės Kosova mund tė futet vetėm e bėrė copė-copė. Ndėrkaq, nė kuptimin e ndarjes sė plotė dhe pėrfundimtare, kjo s’bėhet dot pa pastrim etnik dhe pa luftėra tė reja.

Nė kėtė kohė Serbisė i duhet ndarja e Kosovės nė kuptimin e ndarjes sė brendshme. Kjo mundėson qė ajo ta shantazhojė pavarėsimin e Kosovės duke betonuar dhe ndėrlidhur enklavat serbe nė njė federatė tė komunave serbe. A nuk ia hap shtegun Serbisė pėr kėtė pikėrisht Pakoja e Ahtisaarit? Pse ta ndajė ajo Kosovėn kur legalisht mund ta ketė tė tėrėn, ndėrsa praktikisht mund ta zgjerojė edhe territorin edhe numrin e komunave me shumicė serbe drejt sajimit tė kompaktėsisė sė tyre territoriale? Bashkėsia ndėrkombėtare pa dyshim qė do ta pranojė njė ndarje tė brendshme tė Kosovės e cila do tė arrihej me marrėveshje ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nė negociatat e ardhshme. Me njė kusht i cili pėrputhet me paradigmėn e tyre pėr stabilitet rajonal: qė ndarja e brendshme nė Kosovė tė mos reflektohet edhe nė Maqedoninė perėndimore dhe nė Luginėn e Preshevės. Negociatorėt kosovar janė simptoma se njė marrėveshje e tillė mund tė arrihet. Ata dikur thoshin se Kosova nuk do tė ndahet, e tash kanė zbritur nė qėndrimin se ndarja nuk ėshtė e pranueshme. Po, e di se i kemi dėgjuar shpesh angullimat e politikanėve kosovar dhe tė analistėve tė afėrt me ta se po qe se lėvizin kufijtė e Kosovės (tė mos harrojmė se nė Debėllde kanė lėvizur qė ē’ke me tė!), atėherė edhe Lugina e Preshevės dhe Maqedonia perėndimore do t’i ndryshojnė kufijtė e Serbisė e Maqedonisė. Dhe, e di qė po tė njėjtit po gargarisin se nėse ndahet Kosova pason reaksioni zinxhiror i llojit tė njėjtė nė Serbi e nė Maqedoni. Nė fakt, ata thonė kėshtu pėr shkak se nuk mendojnė kėshtu – ngaqė nuk do tė jetė ashtu gjersa nuk ka as plan e as organizim pėr atė reaksion zinxhiror. Kot thua me fjalė kur nuk jep asfarė shenjash pėr veprat qė do t’i materializonin fjalėt. Nė Debėllde, para pesė vjetėve, shqiptarėve ua kanė matur pulsin. Pulsi i tyre doli tė ishte paimagjinueshėm i ultė. Sot, kėta negociatorė kosovar do tė bėjnė marrėveshje me Serbinė, duke pėrfshirė gjithfarė copėtimesh e ndarjesh nė Kosovė pėrderisa ato do tė jenė edhe ashtu tė brendshme dhe t’iu mundėsojnė atyre tė thonė se Kosova megjithatė nuk ėshtė e ndarė. Edhe Serbisė i konvenon shumė njė ndarje e brendshme paqėsore e Kosovės nė marrėveshje me Kosovėn. Serbia nuk do qė nė kėtė fazė tė sundojė plotėsisht nė ēdo pėllėmbė tė Kosovės ashtu siē donte ajo nė kohėn e Milosheviqit. Ajo do qė ta kontrollojė rreth 30% tė territorit tė Kosovės, ndėrsa pjesėn tjetėr ta ketė Misioni Civil Ndėrkombėtar (MCN). MCN do tė jetė njėlloj EUMIK-u: trashėgimtar pasues dhe regjim zėvendėsues i UNMIK-ut, pėrgatitja e zellshme strukturore pėr tė cilin, e nisur qysh para njė viti, dėshmon se burokracia ndėrkombėtare ėshtė thelbėsisht njė fenomen recidivist. I gjithė angazhimi i MCN-sė do tė jetė nė konservimin, e mbase edhe pėrjetėsimin e gjendjes ekzistuese, e cila pėr nga forma e rregullimit institucional, administrativ dhe territorial do t’i shėmbėllejė modelit tė Bosnjes dhe Hercegovinės. MCN zyrtarisht do ta sundojė tėrė territorin e Kosovės, mirėpo, zaten sikurse edhe nė rastin e UNMIK-ut sot, kontrolli i tij nė 30%-shin serb do tė jetė shumė mė i butė sesa nė 70%-shin shqiptar tė Kosovės.

Nė kėtė mėnyrė, Kosova do tė pėrbėhej prej dy pjesėve. Njėra do tė ishte realisht Serbi, ndėrsa tjetra nė Serbi (nė njėfarėlloj federate me tė) por nėn Misionin Civil Ndėrkombėtar. Pjesa shqiptare e Kosovės, e cila natyrisht nuk do tė quhej ashtu, do tė ishte analoge me Republikėn Serbe nė Bosnje. Kėsisoj, do tė kemi Republikėn Shqiptare nė Serbi (qė megjithatė nuk do tė quhet kėshtu) dhe Republikėn Serbe nė Bosnje. Serbia do tė vendoste njė baraspeshė qė do tė dukej joshėse sidomos pėr disa vende evropiane me ē’rast, pas disa vjetėve, pavarėsimi i pėrafėrsisht 70% tė Kosovės ose bashkimi i saj me Shqipėrinė, do tė pėrcjellej me bashkangjitjen e Republikės Serbe nė Bosnje me Serbinė. Sidoqoftė, mė shumė ka gjasa qė kėto shkėmbime territoriale tė mos ngjajnė fare, por pėrkundrazi, pėr shumė kohė tė ruhet pat pozicioni. Pra, Republika Serbe nė Bosnje dhe ’Republika Shqiptare’ nė Serbi. Natyrisht qė kjo s’do tė jetė kaq eksplicite qė nė fillim. Pėr disa vite me radhė njė pjesė e shqiptarėve tė Kosovės do tė kėrkojnė qė misioni i ardhshėm ndėrkombėtar tė qėndrojė nė Kosovė, duke mos lejuar nė atė mėnyrė qė tė shkėputen tėrėsisht ana veriore dhe lindore e Kosovės. Pra, ngjashėm sikurse boshnjakėt qė e duan bashkėsinė ndėrkombėtare nė Bosnje, ashtu qė Republika Serbe sė paku formalisht tė mbetet nė Bosnje. Ajo qė nė Bosnje ėshtė realizuar pėrmes pastrimit etnik, nė Kosovė do tė pėrpiqen ta bėjnė dalėngadalė dhe legalisht nėpėrmjet implementimit tė Pakos sė Ahtisaarit. Sepse, pastrimi etnik mund tė jetė i rrufeshėm por edhe i ngadalshėm, shumėvjeēar. Lloji i parė ngjau nė Bosnje, kurse pėr llojin e dytė po investohet nė Kosovė.


Deri kur do tė mbetej njė Kosovė e tillė e ndarė dhe e pėrēarė pėrbrenda nėn EUMIK (MCN)? Deri atėherė kur Serbinė, bashkė me Kosovėn, do t’i fusnin nė BE pas njė dekade apo edhe mė shumė. Madje, Kosova mund tė mbetet edhe ca prapa jo vetėm pėr shkak tė rritjes ekonomike tė Serbisė por edhe shembullit tė Qipros. Dhe, jo vetėm shembulli i Qipros tregon qė, BE-ja nuk ėshtė as zgjidhje dhe as zėvendėsim pėr zgjidhjen e konflikteve dhe luftėrave qė kanė marrur primesa etnike. Sido qė tė jetė, MCN, njė mision ky kryekėput i BE-sė, me ardhjen e tij nė Kosovė ka edhe dy qėllime tjera jo mė pak tė rėndėsishme.

Sė pari, qėllimisht na lėnė tė gjymtė nė mėnyrė qė ne vetė ta kėrkojmė ndihmėn e tyre e ata tė na sundojnė. P.sh. duke mos na e lejuar ushtrinė tonė, na detyrojnė qė ne ta kėrkojmė ndihmėn e KFOR-it pėr tė na mbrojtur (sė paku psikologjikisht) nga Serbia. Ose, duke avancuar e privilegjuar kuadrot e dyshimta vendase qė lehtė korruptohen, ata krijojnė pėrshtypjen te qytetarėt se vetė populli nuk ka njerėz tė zot e tė ndershėm pėr tė qeverisur drejt. Nė pėrgjithėsi, burokratėt ndėrkombėtar tė shkuar, tė tanishmit dhe ata tė ardhshmit e duan jetėn tonė tė mjerė sepse e duan produktin e tyre. Sipas Aristotelit, mirėbėrėsi e do jetėn e pranuesit tė mirėsisė tė cilėn e ka bėrė ai, mu ashtu sikurse qė poeti e do poezinė e tij. Mė shumė e do mirėbėrėsi atė qė e ka ndihmuar sesa i ndihmuari mirėbėrėsin. Mėshiruesi e do mė shumė tė mėshiruanin sesa anasjelltas. A nuk e imagjinojnė zyrtarėt e UNMIK-ut veten e tyre porsi ky mėshiruesi e mirėbėrėsi? A nuk ėshtė pikėrisht kjo mėnyra sesi ata ia racionalizojnė vetes pozitėn karshi neve? Kėnaqėsia qė ua sjell kjo gjendje i kushtėzon ata qė tė luftojnė pėr ta ruajtur kėtė marrėdhėnie. Qė tė mund tė na duan na japin mėshirė dhe ndihma. Qė tė na japin vetėm mėshirė dhe ndihma nuk na lejojnė tė zhvillohemi, nuk na lėnė tė lirė qė tė zhvillohemi.

Dhe, sė dyti, misioni i ardhshėm ndėrkombėtar nė Kosovė – i cili, pra, do tė jetė nė i BE-sė pėrmbajtėsisht megjithėse jo edhe nė emėrtim – do qė ta farkojė njė elitė politike proevropiane nė Kosovė. Nuk duan qė Kosova tė futet nė BE me njė elitė politike qė e karakterizon proamerikanizmi i pakushtėzuar. Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush u prit me entuziazėm dhe lule nė Shqipėri porse me protesta nė dy vendet e BE-sė qė i kemi nė fqinjėsi – nė Greqi e Bullgari. BE-ja nuk do Kal tė Trojės brenda meqė sė paku nė rrafshin ekonomik ajo i ka konkurrent SHBA-tė dhe do t’i ketė edhe nė tė ardhmen. BE-ja nuk do qė ta fusė Kosovėn nė gjirin e saj pa u siguruar se pushtetin nė Kosovė nė mėnyrė afatgjate do ta kenė forca tė reja proevropiane dhe jo aq proamerikane. Kjo ėshtė arsyeja pse Serbia ėshtė kaq tėrheqėse pėr BE-nė. Serbia ėshtė antiamerikane, dhe nėse nuk ėshtė aq proevropiane, megjithatė nuk ėshtė as antievropiane. BE-ja, thjesht, ėshtė e zhgėnjyer me vendet e Evropės lindore qė mė shumė e kthejnė kokėn kah Uashingtoni sesa kah Brukseli. BE-ja do qė ta forcojė politikėn e saj tė jashtme dhe nuk do ēarje tė vetes karshi botės, siē ishte rasti nė kohėn e intervenimit tė fundit amerikan nė Irak kur Donald Ramsfeld e ndau Evropėn nė ’tė vjetėr’ dhe ’tė re’.

Pėrgjithėsisht, ky ėshtė drejtimi i negociatave tė dikurshme dhe tė ardhshme pėr Kosovėn dhe shtegu kah po na shpien ato. Po mirė, e luftė a do tė ketė? Nėse jo luftė, atėherė ndoshta shpėrthim tė dhunshėm? Situata mund tė shpėrthejė pa kontroll dhe asgjė s’mund tė parashikohet mė, apo jo? Le t’i analizojmė pak nė vazhdim edhe kėto.

Lufta?

Pa dyshim se lufta ėshtė gjithnjė njė alternativė dhe madje disi njė alternativė jashtė alternativave. Ajo ėshtė rruga qė besohet se sė paku tė kthen nė udhėkryq. Mirėpo, a thua ėshtė kėshtu edhe nė rastin e Kosovės tani? Nuk besoj. Rusia, me sugjerimin e Serbisė sigurisht, me ngulm i ka refuzuar edhe draftet e favorshme pėr Serbinė qė ofroheshin si propozime pėr rezolutėn e re pėr Kosovėn nė KS tė OKB-sė. Pėrkundėr qė e dinė mirė se shqiptarėve tė Kosovės po u soset durimi dhe se ata megjithatė nuk mund tė presin edhe shumė gjatė, Rusia i ka hedhur kategorikisht poshtė ofertat pėr rezolutė tė re tė cilat thelbėsisht janė mjaft tė favorshme pėr Serbinė. Kjo tregon qė Serbia ka plan se ēfarė tė bėjė nė rast tė shpėrthimit tė shqiptarėve. Hezitimi perėndimor dėshmon dy gjėra jo aq tė ndryshme lidhur me kėtė. E para, se ata janė tė vetėdijshėm qė Serbia ka plan. Dhe, e dyta, se realisht vetėm Serbia ka plan. Madje, nuk ėshtė fare vėshtirė qė tė parashikohet ca mė konkretisht ky plan i saj. Modeli i viteve tė ’90-ta i rebelimit tė serbėve nė Kroaci dhe Bosnje kur kėta shpallnin autonomi e pavarėsi atje duke bllokuar rrugėt dhe duke vendosur pushtet ushtarak, ėshtė fare lehtė i mundshėm nė Kosovė. Serbia nuk do ta pranonte se ka ndėrhyrė nė Kosovė ashtu siē nuk e pranonte dikur as Milosheviqi ndėrhyrjen e tij nė Bosnje, duke thėnė se serbėt lokal janė tė diskriminuar, rrezikuar dhe tė pakėnaqur. Natyrisht qė Serbia do t’ua dėrgonte armatimin shtesė po qe se njė gjė e tillė do tė ishte e nevojshme, por edhe oficerėt dhe planin strategjik me ē’rast asnjėrėn prej kėtyre asnjėherė nuk do t’i shihnim nė televizor. Krejt ēfarė do tė bėnte KFOR-i nė atė situatė ėshtė se do tė futej ndėrmjet shqiptarėve qė mund tė sulmojnė (sic!) dhe serbėve tė barrikaduar. Dhe, sulmin eventual tė shqiptarėve Serbia do tė orvatej ta pėrdorte si arsyetim pėr ndėrtimin e mureve rreth e pėrqark enklavave (mundėsisht sa mė tė zgjeruara pėr nga territori) sikurse qė kjo tashmė po bėhet me kėto zonat e veēanta pėrreth manastireve nė Deēan dhe Pejė por qė do tė zgjerohet edhe gjetiu nė mbi 40 kėso zonash anekėnd Kosovės. Palestinizimi i Kosovės do tė rrumbullakėsohej dhe konflikti do tė pėrjetėsohej. Po ky skenar do tė ishte pothuajse tėrėsisht i zbatueshėm edhe nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė nga ana e Kuvendit tė Kosovės pa u pėrgatitur mekanizmat qė do tė siguronin mbrojtjen e kufijve tė Kosovės dhe integritetin territorial tė saj. Nė rast tė njė shpėrthimi tė armatosur tė situatės nuk besoj se do tė ketė kohė as pėr riaktivizimin e UĒK-sė. Serbia nuk synon luftė tė kohės sė Milosheviqit nė Kosovė, por organizim tė serbėve si dikur nė Kroaci e Bosnje. E, nėse ajo megjithatė do tė intervenonte, vėshtirė se do tė kishte ēfarėdo casus belli, lufta do tė ndodhte nė formėn e njė blitzkrieg-u disaditor, ngjashėm sikur intervenimi izraelit mė 1967 nė shtetet pėrreth apo ai turk mė 1974 nė veri tė Qipros. Pėr kėtė arsye investimi i Serbisė nė ushtrinė e saj ėshtė dedikuar kryesisht pėr kėmbėsorinė dhe armatimin e nevojshėm pėr tė si dhe pėr 30 bazat lėvizėse ushtarake dhe tė xhandarmėrisė nė Luginėn e Preshevės (ndėrkohė qė Shqipėria lavdėrohet pėr shkatėrrimin e armėve tė llojllojshme). Mė e rrezikuara me kėtė rast do tė ishte Anamorava, komunat e Burimit, Klinės, e madje edhe ajo e Pejės, por gjithsesi edhe vetė Lugina e Preshevės.

UNMIK-u nuk ndejti duarkryq pėr tetė vjet nė Kosovė. Drejtpėrsėdrejti ose nėpėrmjet mekanizmave tė tij, dihet qė pjesėn e TMK-sė qė nuk e kontrollonte e ka lodhur. Komandantėt dhe pjesėtarėt e shquar tė saj gjatė kėtyre tetė viteve i ēonte nėpėr burgje dhe, mė pas, kur dilnin nga burgu e kuptonim se ata tashmė e kishin braktisur TMK-nė, me ē’rast menjėherė rraseshin nėpėr parti politike (kujto kėtu p.sh. gjeneralėt Rrustem Mustafa-Remi dhe Daut Haradinaj). Zaten, kjo ėshtė veēse vazhdim i Rambujesė. Kur u nėnshkrua fundi i ushtrisė ēlirimtare, krerėt e saj njėkohėsisht po bėheshin zyrtar civil tė qeverisė sė pėrkohshme para se tė formonin mė pas edhe partitė e tyre politike. Dikur dorėzoheshin armėt dhe hyhej nė politikė. Sot, dorėzojnė uniformėn dhe hyjnė nė politikė. Agim Ēeku me kėshilltarėt e tij janė shembull tipik i kėtij kalimi nė njė variant tė butė pėr dallim nga rasti i lartėpėrmendur i Remit dhe Dautit i kalimit nė variantin e fortė pėrmes gjyqeve e burgjeve. Kėto tetė vjet kanė shėrbyer pėr tė shkapėrderdhur dhe shterrur potencialin revolucionar dhe kryengritės nė Kosovė. Jo vetėm nė Kosovė politika ishte gjyq dhe gjyqi politikė. Edhe Tribunali i Hagės pati kėtu njė rol tė theksuar. Duke mos qenė njė gjyq i pavarur, ai u mundua ta kompensojė kėtė me paanėsinė tė cilėn e sendėrtonte nėpėrmjet ngritjes sė akuzave pėr politikanė e ushtarakė tė shquar nga tė gjitha palėt nė tė gjitha luftėrat nė ish-Jugosllavi. Dy procese e goditėn rėndė UĒK-nė. Nė procesin kundėr Fatmir Limajt, pėr shkak tė mbrojtjes dhe paraqitjes sė tij tė dobėt dhe jo tė denjė, u la tė kuptohej gabimisht se UĒK-ja nuk kishte pasur strukturė tė qartė komanduese e cila ėshtė karakteristikė themelore e ushtrisė dhe se ajo na paska qenė vetėm njė mori bandash tė paorganizuara. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, procesi kundėr Ramush Haradinaj mėton qė ta paraqesė UĒK-nė si kriminale, pėrmes akuzave pėr dhunime grash minoritare dhe mizori e tortura ndaj kolaboracionistėve tė arrestuar. Shteti ėshtė shkalla mė e lartė e organizimit shoqėror e politik. Bėrthama e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės do tė konsiderohej pikėrisht UĒK-ja si organizim qė kishte kreun e saj ushtarak dhe politik, ushtarėt, strukturėn, hierarkinė, gjyqin ushtarak, zonat operative dhe komandat e tyre, armatimin dhe logjistikėn, mbėshtetjen popullore etj. Pasi qė e ēarmatosėn UĒK-nė, ngadalė por sigurt, e zhbėnė edhe pėrfytyrimin pėr tė, duke e degraduar nga njė ushtri ēlirimtare siē ishte, nė njė shumėsi grupesh tė pakoordinuara kriminale. Pėr pasojė, sipas tyre, meqė s’kishte luftė dhe ushtri ēlirimtare por konflikt dhe rebelė tė armatosur, nuk do tė ketė shtet tė pavarur e sovran por vetėm federatė me Serbinė, bile edhe me njė federatė komunash serbe pėrbrenda Kosovės. Formula serbe pėr ‘autonomi brenda autonomisė’ do tė mund tė transformohet maksimalisht vetėm nė ‘federatė brenda federatės’. Asgjė mė shumė.

E gjithė puna ilegale e grupeve dhe organizatave tė ndryshme shqiptare pėrgjatė shekullit XX u kurorėzua me lindjen e UĒK-sė. Prushi njėshekullor mė nė fund u shndėrrua nė zjarr ēlirimtar. Dhe, ēfarė ngjau? Delegacioni shqiptar nė Rambuje, nė krye me Hashim Thaēin, kėtij zjarri ēlirimtar ia hodhi njė kovė ujė. E pranuan ēarmatosjen e UĒK-sė dhe, mė pas, transformimin e saj drejt shuarjes sė saj. Dėshmorėt e dhanė jetėn qė t’ia vazhdojnė jetėn luftės. Jeta e tyre u ndėrpre qė kjo tė mos i ndodhte luftės. U ndal jeta e tyre qė tė vazhdohet lufta. Hashim Thaēi e bėri tė kundėrtėn. Hashim Thaēi e ndali luftėn pėr ta vazhduar jetėn. Ai ėshtė anti-dėshmor. Nuk ėshtė e rastėsishme qė Hashim Thaēi pak muaj mė parė nė njė tubim nė Pejė deklaronte se nuk ka gjė kundėr ‘pavarėsisė sė mbikėqyrur’ dhe se ai do t’i frikėsohej pikėrisht pavarėsisė pa mbikėqyrje! Ai me tė drejtė deklaronte kėshtu dhe e dinte saktėsisht se ēfarė po fliste: ai i frikėsohet pavarėsisė pa mbikėqyrje sepse frikėsohet pėr vete, natyrisht. Nė pėrgjithėsi, politikanėve kosovar pikėrisht MCN-ja ua zgjat jetėn. Pavarėsia i mbyt ata. Sepse nė atė rast nuk do ta kishin mbikėqyrjen ndėrkombėtare mbi popullin qė i mbron ata nga populli. Nė anėn tjetėr, e mbase jo aq shumė nė anėn tjetėr ngaqė nuk ka njė ēarje doktrinare LDK-PDK, pėr strukturėn udhėheqėse tė LDK-sė, kreun e dikurshėm tė sė cilės mundohet ta kopjojė Hashim Thaēi (dorėn nė zemėr – jo pa sukses), njėmend nuk ka se ēfarė tė flitet. Ata duan qė tė mos marrin vendime. Kjo gjithmonė ka qenė vetė thelbi i tyre: shprehje e njė vetėdije tė njė shtrese tė gjėrė njerėzish pasivė dhe meskinė. Shumica e tyre vetėm do tė sodisin ēfarėdo situate dhe nė ēfarėdo situate. Ata janė spektatorė tė pakundshoq. Edhe deportimi qė ua ka bėrė Serbia nė pranverėn e vitit 1999 atyre u kujtohet vetėm ashtu siē shfaqej e dukej ai mandej nė televizor. Ata nuk e mbajnė mend jetėn e tyre, por vetėm transmetimin e jetės sė tyre.

Origjina ėshtė kriminale, thoshte Frojdi. Grupi Negociator ėshtė formuar qė tė mos ketė tradhtarė. Qė tė gjithė tradhtarė, andaj askush tradhtar. Grupi Negociator do tė kollapsojė jo pėr shkak se do tė dėshtojė, por pėr shkak se do tė ketė sukses. Ata do tė arrijnė tė bėjnė marrėveshje me Serbinė. Negociatat me Serbinė te Serbia na shpien. Negociatat me Serbinė janė proces regresiv i cili na kthen nė tė kaluarėn. E, nė tė kaluarėn na pret Serbia (dhe terrori i saj). Kjo ėshtė arsyeja pse Lėvizja VETĖVENDOSJE! qysh prej fillimit, me emėrtim dhe nocione, me strategji dhe aksione, tregon te parimi e jo te qėllimi, tregon te mėnyra e jo te rezultati. Andaj koncepti i saj ėshtė aq i fuqishėm – ai ėshtė koncept i sė drejtės. Ajo shėnon qasjen e kundėrt me atė tė politikės zyrtare. Jo negociata (me Serbinė pėr Kosovėn) por vetėvendosje (e popullit tė Kosovės). Mbi tė gjitha, s’mund tė ketė rezultat tė duhur – sado qė tė dėshiruar – me mėnyrė tė gabuar. Dhe, ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė fare e ndėrlikuar pėr t’u zgjidhur. Mėnyra se si kėta negociatorė prej dhaskalėsh kinse po pėrpiqen tė gjejnė zgjidhje e komplikon zgjidhjen sikundėrqė tashmė edhe ka ngjarė. Kosova nuk ėshtė nyjė gordiane por mbase po e shndėrrojnė nė njė tė tillė.

Shpėrthimi i dhunshėm (pėr federatė)?

Aktualisht po kalojmė nė njė fazė shumė tė dhimbshme: bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė po punon pėr t’i zvogėluar pritjet e popullit tė Kosovės. UNMIK-u (dhe jo vetėm ai) nuk po brengoset pėr cilėsinė e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės. Pasi qė disi na shpallėn edhe sui generis, tash pėr neve s’vlejnė kurrfarė parimesh e kriteresh. Problem shihet pamundėsia e menaxhimit tė shpėrthimit eventual tė situatės nė Kosovė. Nuk ka shqetėsim pėr pėrmbajtjen e statusit tė ardhshėm, por pėr kontrollimin e pakėnaqėsisė! Kjo do tė thotė qė nėse do tė arrinin qė ta kontrollonin dhe menaxhonin shpėrthimin, atėherė s’do tė ishte fare problem pėr ta kjo shtyrje e pandėrprerė. Nė synimin e tij pėr tė kontrolluar gjithēka e madje edhe shpėrthimin e krizės, UNMIK-u do tė pėrpiqet qė me ēdo kusht ta shkatėrrojė frymėn antikolonialiste dhe antiimperialiste qė po e sendėrton Lėvizja VETĖVENDOSJE!. Ata e dinė mirė qė Lėvizja jonė ka goditur aty ku duhet duke e problematizuar sistemin politik, e jo dallimet etnike qė veēsa ushqehen nga sistemi politik, prandaj regjimi i UNMIK-ut nė luftėn kundėr nesh nuk do tė hezitojė tė bėjė edhe projektimin e konflikteve tė reja etnike dhe fetare. Imperializmit (jo vetėm rus, apo jo!) i konvenojnė luftėrat e vogla lokale dhe tė mbyllura. UNMIK-u pa dyshim qė ėshtė i interesuar qė shqiptarėt t’i urrejnė serbėt nė Kosovė (dhe anasjelltas) nė mėnyrė qė tė mos e urrejnė atė, dhe ai tė ketė pėrgjithmonė punė kėtu. Nėse Serbisė i levėrdis njė konflikt i dhunshėm shqiptaro-serb nė Kosovė pėr t’i fortifikuar enklavat, gjė tė cilėn e sjell edhe implementimi i Pakos sė Ahtisaarit, UNMIK-ut i levėrdis po ai konflikt pėr t’ia vazhduar vetes jetėn sė paku edhe pėr njė dekadė nė po kėtė format. Ka edhe njė arsye tjetėr jo mė pak tė rėndėsishme, pse Serbisė dhe UNMIK-ut iu konvenon njė konflikt i dhunshėm shqiptaro-serb pėrbrenda Kosovės. Marrėveshja e re ndėrmjet Grupit Negociator tė Kosovės dhe Serbisė pėr federatėn e Kosovės me Serbinė, pėr tė cilėn folėm mė lart, nuk ėshtė lehtė e nėnshkrueshme pėr shkak tė opinionit publik nė Kosovė. Nėse paraprakisht do tė ngjante njė shpėrthim kaotik i llojit tė 17 e 18 marsit tė vitit 2004, pra shpėrthim pa kokė dhe organizim politik, atėherė shumė mė lehtė do tė kalohej te pranimi i federatės, pėrfshirė kėtu edhe disa organe tė pėrbashkėta qė i nėnkupton federata. Njė federatė e tillė do tė mund tė nėnshkruhej edhe mė lehtė kur Kosova do tė ishte nė njė gjendje pak a shumė emergjente (qė medoemos e imponon shpėrthimi) me ē’rast negociatorėt kosovar, diku pas kėtij preludi prej 120 ditėve, do tė mbylleshin nė njė konferencė ndėrkombėtare tė ngjashme sikurse Dejtoni apo Rambujeja. Kėto organe tė pėrbashkėta tė federatės nuk do tė ishin tė shumta pėr nga sasia meqė Serbia nuk e do Kosovėn nė Serbi sa e do Serbinė nė Kosovė. Ajo nuk ėshtė aq e interesuar qė Kosova tė jetė nė Serbi sa Serbia tė jetė nė Kosovė. Pra, jo qė Kosova tė ketė pjesėn dhe pėrfaqėsimin e vet nė Serbi, por qė Serbia tė jetė e pranishme dhe tė ketė sa mė shumė kontroll nė Kosovė. Apo, e thėnė mė saktė, Serbia do qė Kosova tė jetė formalisht pjesė e Serbisė, formalisht nė Serbi, dhe qė Serbia tė jetė sa mė praktikisht dhe konkretisht nė Kosovė, mirėpo tash pėr tash pa u bėrė shėnjestėr shumė e qartė pėr shqiptarėt. Njė gjė e tillė, aspak paradoksalisht, iu shkon pėr shtati edhe politikanėve kosovar tė cilėt do tė mund tė thoshin se Serbia nuk ėshtė kėtu dhe gjithashtu se edhe ata nuk po shkojnė (aq shumė) atje.

Shpėrthimet e shpejta nė Kosovė qė po ashtu mund tė ndalen shpejt, duke zbrazur pakėnaqėsinė si njė ventil, nuk janė tė pamundshme pikėrisht pėr shkak se UNMIK-u, tė cilit ato i konvenojnė porsi Serbisė, ka shumė mundėsi pėr provokimin e tyre si rezultat i pushtetit tė tij arbitrar dhe tė pakufizuar. Hegjemonia e UNMIK-ut nuk ndodhet vetėm nė politikė por ajo shtrihet edhe nė shumė sfera tė shoqėrisė. Armėt, paratė dhe propaganda kontrollohen nga ai. Me gjithė kėtė varfėri, papunėsi dhe zemėrim qė mbretėron te shumica e popullit, UNMIK-u nuk e ka vėshtirė qė tė provokojė xixa shpėrthyese. Ata nuk do t’i ndiqte askush pėr ēfarėdo tė pabėrash qė do t’i planifikonin e zbatonin ndėrkohė qė kanė mundėsi tė panumėrta pėr tė kushtėzuar veprimet dhe sjelljet e tė tjerėve. Pushteti arbitrar, siē ėshtė ky i UNMIK-ut me imunitetin e tij, ėshtė vetė pėrkufizimi i mohimit tė lirisė. Pushteti arbitrar ėshtė fuqi pa kufi e cila asnjėherė askund s’mund tė jetė legjitime. Ky pushtet ėshtė mė i rrezikshėm sesa gjendja natyrore nė variantin e saj mė tė keq tė mundshėm. Ata pushtetarė janė dėshmi e mungesės sė kontratės shoqėrore. Legjislacioni, thjesht, nuk vlen pėr ta. Sikurse ēdo regjim tjetėr shtypės edhe UNMIK-u shėrbehet me formulėn ‘pėrēaj e sundo’. I ushqen pėrēarjet e vjetra dhe sajon tė reja. Qytetari ynė (nga regjimi) identifikohet vetėm etnikisht. Ai ėshtė bėrė jashtėzakonisht pasiv. Mirėpo, njerėzit nė Kosovė janė pasiv pikėrisht meqė sistemi ėshtė autarkik. Sistemi politik demokratik e bėn njeriun qytetar dhe qytetarin aktiv. Despotizmi i shkurajon njerėzit pėr pjesėmarrje politike. Ata bėhen pasivė e mė pas edhe indiferentė. Madje, Alexis de Tocqueville shkruan se “despotizmi e bėn indiferentizmin virtyt tė popullit.” Pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje, para sė gjithash, duhet t’i flakim iluzionet. Nuk mund t’ua heqim privilegjet dhe arbitraritetin pushtetarėve pa konflikt me ta. Ata kanė aq shumė interesa prej tė cilave nuk heqin dorė lehtė. Njerėz tė ndryshėm nė pozita tė ndryshme janė ndėrthurur organikisht nėpėr shkallėt e pushtetit ndėrkombėtar e vendor nė Kosovė. Organizimi i tyre e bėn shtypjen dhe korrupsionin tė organizuar.

Mirėpo, shtrohet pyetja, ēfarė tė bėjmė ne, ēka tė bėjė populli i Kosovės, qytetarėt e saj? Po, pra, ēka tė bėjmė ne?

Ēka tė bėjmė?

Jo vetėm qė lirinė nuk ta sjell kush, por ajo duhet tė fitohet vetė. Pėr hir tė sė kaluarės (atyre qė u vranė e u zhdukėn nė vend tonin) dhe pėr hir tė sė ardhmes (atyre qė po i rrezikojmė nėse vazhdojmė tė heshtim e tė rrimė tė qetė) duhet tė ballafaqohemi e tė mos ndalemi. Duhet tė ecim pėrpara edhe vetėm pėr shkakun qė tė mos ecim prapa. Vetėm kur janė tė mashtruar njerėzit presin. Sidomos tash nėn administratėn e Bushit kur SHBA-tė janė tė zhytura nė kriza tė tjera ne nuk i kemi as pėr sė afėrmi SHBA-tė PĖR pavarėsinė e Kosovės (pėrkundėr deklarimeve verbale) ashtu siē i kemi Serbinė e Rusinė KUNDĖR pavarėsisė sė Kosovės. Republikanėt nė SHBA nuk janė treguar aq tė suksesshėm nė diplomaci dhe pėr ta mund tė thuhet se mė parė kanė plane kur ato janė ushtarake. Pra, planet e tyre disi janė thelbėsisht ushtarake prandaj duket qė aktualisht edhe me Iranin e humbėn garėn diplomatike. Demokratėt nė SHBA sigurisht qė kanė shumė mė tepėr motiv qė Kosova tė jetė rrėfim i suksesshėm. Nėse bota pėrfundimisht do tė dėshtonte nė Kosovė, intervenimi i NATO-s i vitit 1999, nė mėnyrė retroaktive do tė fitonte kuptim krejtėsisht tjetėr.

Ne nuk duhet tė presim mė. Javėt, muajt dhe vitet deri te pavarėsia janė vetėm javėt, muajt dhe vitet e zgjatjes sė mandatit tė negociatorėve kosovar dhe pushtetit tė tyre. Ata s’ēajnė kokėn pėr humbjen kolektive por brengosen vetėm pėr pėrfitime individuale. Nėse do tė heshtim nė vjeshtė, MCN do tė instalohet nė pranverė. Nėse do tė heshtim nė pranverė, autonomia nėn Serbi e quajtur federatė me Serbinė na pret nė vjeshtėn e vitit 2008. Meqė MCN do tė instalohet pa pavarėsi pėr Kosovėn, do tė pėrpiqet ta kompensojė kėtė me atė qė BE-ja i ka me shumicė: paratė dhe donacionet. Detyra e MCN-sė do tė jetė politikisht kriminale. Do t’i bėjnė pėrgatitjet pėr kurorėzimin e mohimit tė vullnetit tė popullit tė Kosovės nė marrėveshjen e re me Serbinė e cila vetėm si e tillė do tė kalonte nė KS tė OKB-sė. Nė gjysmėn e parė tė kėtij viti ēėshtja e Kosovės ishte nė KS tė OKB-sė, por e larguan prej atje duke e pėrflakur sėrish nė Grupin e Kontaktit. E qartė: KS i OKB-sė do qė ta tregojė veten rrėfim tė suksesshėm dhe kėrkonte pajtim paraprak tė Kosovės me Serbinė (dhe Rusinė); dhe, e dyta, KS i OKB-sė nuk donte tė merrej me njė ēėshtje e cila nuk ishte urgjente pasi qė nė Kosovė pėrveē VETĖVENDOSJE!-s tė gjithė tė tjerėt heshtnin. Gjatė kėsaj kohe, partitė politike nė Kosovė sėrish e dėshmuan se nuk kanė qėllime kombėtare por vetėm objektiva personale e grupore; se ato s’kanė strategji por vetėm taktika dhe, rrjedhimisht, ato taktika janė brenda strategjive tė huaja.

Pavarėsia nuk bėhet me mėnyra kryekėput tė varura siē pretendohet nė Kosovė. Mali i Zi nuk kėrkonte njohje por referendum. Vetėm pas refrendumit ata e bėnė shpalljen dhe e kėrkuan njohjen. Referendumi e bėn konkrete lirinė kolektive. Edhe nėse pėr njė moment mendojmė se si Kuvendi i Kosovės do ta shpall pavarėsinė, pėr ēfarė njėmend imagjinata jonė duhet tė jetė shumė e bujshme, atėherė edhe kėtė gjė do tė duhej ta bėnte pas mbajtjes sė referendumit, ashtu qė vendimi tė jetė legjitim dhe fuqiplotė, vendim jo i ca politikanėve por i tėrė njė populli.

Aq shumė dėgjojmė tė thuhet nga aq shumė njerėz shprehja vullneti i popullit. Mirėpo, ai vullnet duhet tė shihet dhe veprojė. Politika matet me vepra. SHBA-tė edhe nė qofshin tėrėsisht nė anėn tonė kurrė nuk bėjnė demonstrata pėr neve. Vullneti ynė ėshtė i yni. Ai duhet tė shfaqet nė greva e bojkote, nė demonstrata e protesta, nė padėgjueshmėri qytetare. Atėherė do tė jemi popull sepse do tė bėhemi popull. Nė kundėrshtim dhe nė ballafaqim me regjimin qė po na e mohon vullnetin si popull.

E di se mund tė mos kemi mjaft fuqi e madje nganjėherė edhe tė ndjehemi tė pafuqishėm. Mirėpo, kur nuk je i fuqishėm tė mbetet vetėm njė mundėsi: tė bėhesh i fuqishėm! Kur nuk ke fuqi tė mjaftueshme nė politikė tė mbetet vetėm njė mundėsi: ta krijosh e ndėrtosh atė fuqi. Fuqia qė nuk ėshtė politike bėhet politike. Politika pa fuqi mbetet opinion tragjik. Fuqia nė politikė mund tė jetė ushtri, ekonomi ose masa e organizuar popullore. E treta ėshtė mė e rėndėsishmja. Vetėm ajo e siguron qėndrueshmėrinė e dy tė parave kur ato janė.

Masat e organizuara popullore zakonisht pėr nga natyra janė paqėsore. Jo vetėm nė manifestime, por edhe nė demonstrata e protesta. Jo vetėm atėherė kur janė tė kėnaqura me gjendjen por edhe atėherė kur tė indinjuara pėrpiqen ta ndryshojnė atė. Pėr mė tepėr se kaq, bazuar nė kushtet dhe rrethanat e tanishme nė tė cilat ėshtė kurthuar Kosova, mu ashtu siē janė aktivitetet popullore rruga e duhur politike pėr daljen nga kjo situatė politike, njėsoj, natyra e padhunshme e kėtyre aktiviteteve masive publike ėshtė mėnyra e duhur. Le ta shtjellojmė tash mė detalisht joviolencėn si karakter tė veprimeve politike qė duhet t’i ndėrmarrim.

Pse joviolenca?

Me joviolencė duhet kuptuar grevat, bojkotet, padėgjueshmėrinė qytetare, protestat dhe demonstratat. Qendra Ndėrkombėtare pėr Konflikt Joviolent, shpjegon se si shumica dėrrmuese e atyre qė kanė pėrdorur aksionet joviolente nuk e kanė pasur joviolencėn qėllim nė vete. Ata nuk kanė qenė tė motivuar nga dėshira pėr paqe ose nga dėshira pėr tė qenė joviolent. Ata kanė dashur tė luftojnė pėr tė drejtat dhe interesat e tyre dhe, me atė rast, kanė zgjedhur mjete tė tjera prej armėve dhe bombave – pėr shkak se kanė vlerėsuar se dhuna nuk do tė jetė e dobishme ose pėr shkak se nuk kanė pasur armė nė dispozicion.

Ne nė Kosovė s’kemi as armė tashmė, e as pėrvojė tė mjaftueshme ushtarake. Nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit, as 1% e popullėsisė dhe atė pėr mė pak se njė vit – aq sa realisht zgjatėn luftimet e ashpra – nuk kanė pėrvojė tė ballafaqimit tė armatosur e as pėrvojė militare. 70% tė popullatės nė Kosovė janė nėn moshėn 30 vjeēare. Tė gjithė kėta s’dinė ēfarė ėshtė ushtria. Por ēfarė kemi ne? Ne kemi shumė njerėz. Dhe, kemi shumė njerėz tė rinj. Kjo mbase ėshtė edhe krejt ajo qė na duhet pėr tė filluar. Nėse Serbia ka pėrvojė nė nisjen e luftėrave, Kosova ka nė atė tė demonstratave paqėsore.

Kosova do tė kishte shansė nė njė luftė me Serbinė vetėm nėse Shqipėria dhe shqiptarėt e tjerė nė Ballkan do t’iu vinin nė ndihmė shqiptarėve nga Kosova pėr njė ballafaqim pėrfundimtar – shqiptarėt kundėr Serbisė. Nėse na imponohet lufta, atėherė s’mbetet rrugė tjetėr pėrveēse tė luftojmė. Por, do tė jenė tė dhimbshme dhe tė mėdha humbjet njerėzore dhe ato tė territorit nėse vetėm shqiptarėt e Kosovės ballafaqohen me Serbinė pa pėrfshirjen e Shqipėrisė si shtet dhe shqiptarėve tė tjerė nga rajoni. Njėkohėsisht, faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar nuk do tė brengosen aq shumė nėse shpėrthen njė luftė e re nė Kosovė pėrderisa ajo mbetet e kontrolluar pėrmes komandantėve tė dėgjueshėm ose tė shitur dhe e kufizuar vetėm nė territorin e Kosovės.

Ndėrmjet pritjes e cila na molis deri nė agoni kolektive dhe luftės pėr tė cilėn s’jemi tė pėrgatitur – e cila pėr mė keq do tė zhvillohej nė territorin tonė duke u pėrcjellur asisoj pashmangshėm me zvogėlim tė mėtejmė tė territorit tonė – ndodhet rruga e demonstratave. Forma e tyre do tė duhej tė ishte sikurse ajo nė vitet 1988, 1989 dhe 1990. Kur institucionet ndahen nga populli, atėherė populli duhet tė bashkohet nė rrugė. Populli duhet t’i bllokojė padhunshėm institucionet e atij pushteti qė e ka gėnjyer dhe vjedhur.

Mjerimi social, ngecja ekonomike dhe zhgėnjimi politik gjithnjė e mė shumė po njėjtėsohen. Pakėnaqėsia qytetare duhet tė veprojė. Demonstratat gjithėpopullore janė mėnyra mė e drejtė dhe mė e volitshme. Ato demonstrata hapur duhet t’i thonė jo negociatave me Serbinė dhe tė jenė kundėr Grupit Negociator tė Kosovės e secilit anėtar aty. Ato demonstrata duhet tė jenė pėr vetėvendosjen e popullit tė Kosovės, por edhe pėr tė drejta e liri qytetare, pėr mirėqenie e barazi. Ato demonstrata duhet ta artikulojnė ndarjen e qartė aktuale tė popullit me pushtetin dhe tė kėrkojnė pėrmbysjen e marrėdhėnies ndėrmjet kėtyre: jo populli tė ekzistojė pėr hir tė pushtetit, por pushteti tė jetė pėr hir tė popullit. Ēdo demonstratė e cila kategorikisht nuk ėshtė e kėtillė, do tė degjenerojė nė karneval. Demonstratat popullore duhet tė jenė kundėr atyre qė e mbajnė gjendjen nė tė cilėn jemi dhe pėr lirinė qė duhet ta kemi. Vetėvendosja ėshtė kjo liri. Por, ajo ėshtė edhe mė shumė se kaq. Vetėvendosja ėshtė edhe e drejtė dhe vlerė universale.

Vetėvendosje!

Vetėvendosja e jashtme qė nėnkupton vetėvendosjen deri nė shkėputje ėshtė e normuar edhe me vetė dokumentet e OKB-sė. Deklarata pėr Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve tė Kolonizuar si njė Rezolutė e Asamblesė sė Pėrgjithshme, numėr 1514 (XV), e datės 14 dhjetor 1960, flet pėr ‘dėshirėn e pasionuar pėr liri tė tė gjithė popujve tė varur dhe rolin ve¬n¬di¬m¬tar tė kėtyre popujve nė rrugėn pėr pavarėsi’; flet se si ‘procesi i ēlirimit ėshtė i pandalshėm dhe i pakthyeshėm’; flet pėr ‘konfliktet nė rritje qė sjell mospranimi apo pengesat qė ushtrohen ndaj lirisė sė kėtyre popujve, gjė qė pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr paqen botė¬rore’; flet se ‘mungesa e pėrgatitjes nė fushat politike, ekonomike, shoqėrore, apo nė atė tė ar¬si¬mit kurrė nuk duhet tė merret si pretekst pėr tė vonuar pavarėsinė’. Etj.etj. Duke e kundėrshtuar Serbinė nė vendin tonė ne marrim dhe japim shembull nga tė gjithė dhe pėr tė gjithė popujt qė s’janė tė lirė. Duke e kundėrshtuar misionin e OKB-sė nė Kosovė mbrohet OKB-ja nė tėrė botėn.

E kundėrta e vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės janė pikėrisht kėto negociata qė po bėhen me Serbinė pėr fatin e Kosovės. Ato janė negociata ndėrmjet tė pabarabartėve: Serbia ėshtė shtet me qeveri reale; Kosova konsiderohet vetėm provincė, qeveria e sė cilės ėshtė fiktive. Ato janė negociata pa reciprocitet: po bėhen vetėm pėr territorin e Kosovės, jo edhe pėr atė tė Serbisė. Ato janė negociata rehabilituese pėr Serbinė: Kosova plotėsonte kushte pėr kėto negociata, e jo Serbia! Aty u barazua krimi dhe gje¬nocidi (shteti i Serbisė) me viktimėn (populli i Kosovės) si dhe agresioni me lu¬f¬tėn ēlirimtare. Ato janė negociata mashtruese: Kosovės nuk i mungon statusi, por popullit tė Kosovės i mungon liria. Dhe, ato janė negociata tė dėmshme: e nėnkuptojnė gatishmėrinė pėr kompromis dhe me vetė fillimin e tyre shėnojnė fundin e pavarėsisė dhe sovranitetit si mundėsi.

Sidoqoftė, edhe vetėvendosja e jashtme mbetet liri formale nėse nuk ka edhe vetėvendosje tė brendshme qė nėnkupton zgjedhjen e popullit pėr sistemin politik, pėr qeverisjen dhe mėnyrėn e qeverisjes sė vendit. Hurst Hannum ka shkruar se ‘Aspekti i ‘brendshėm’ i vetėvendosjes mund tė shikohet si fundamental pėr tė dyjat: demokracinė politike dhe zhvillimin ekonomik’. Kjo e dyta ka nevojė edhe pėr kontrollin tonė mbi resurset natyrore (tė cilėn neve na e mohon AKM-ja) e qė gjithashtu ėshtė e kodifikuar nė Rezolutėn 1803 (XVII) tė Asamblesė sė Pėrgjithshme. Kombet e Bashkuara kanė deklaruar ‘tė drejtėn e popujve dhe kombeve pėr sovranitet tė pėrhershėm mbi pasuritė dhe resurset natyrore’. Konventat Ndėrkombėtare mbi tė drejtat humane nė Nenin 1(2) afirmojnė tė drejtėn e popujve ‘pėr tė disponuar lirisht me pasuritė dhe resurset natyrore’.

Realizimi i dy aspekteve pėrbėrėse tė vetėvendosjes paraqet themelin e qėndrueshėm pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit. Pas vetėvendosjes vjen vetėvendosja. Zgjedhja e lirshme e rrugėve pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit. Megjithėkėtė, cilat do tė duheshin tė ishin hapat e parė pas vetėvendosjes nė njė tjetėr kuptim, mė praktik e konkret, prej atij mė lartė?

Pas vetėvendosjes...

Demonstratat pėr ndryshimin rrėnjėsor tė kursit aktual tė politikės nuk duhet tė jenė vetėm masive por edhe afatgjate nėse ėshtė nevoja. Dhe, aq afatgjate sa tė jetė e nevojshme. Ato demonstrata duhet tė kėrkojnė afatin e pėrfundimit tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė qė do tė pėrputhej me referendumin pėr popullin e Kosovės, si ushtrim i sė drejtės pėr vetėvendosje, si akt konkret politik i lirisė kolektive, si inaugurim i demokracisė qė hap rrugėn pėr sundimin e shumicės. Ndėrkohė, do tė bėhej Kushtetuta e Kosovės, por edhe pėrgatitjet pėr bėrjen e TMK-sė ushtri dhe tė SHPK-sė polici. NATO-ja le tė qėndrojė dhe duhet tė qėndrojė nė Kosovė, por nė marrėveshje me Kosovėn (“Status of Forces Agreement” - SOFA marrėveshje siē ėshtė rasti p.sh. nė Shqipėri e Maqedoni), e jo siē ėshtė tash KFOR-i kėtu nė bazė tė Marrėveshjes sė Kumanovės (9 qershor 1999) tė bėrė me ushtrinė kriminale jugosllave tė cilėn e trashėgoi Serbia. Ēdo mision dhe prani ndėrkombėtare nė Kosovėn e lirė duhet tė jetė nė marrėveshje me ne. Kosovės i duhet ndihma dhe sugjerimet ndėrkombėtare, por jo sundimi ndėrkombėtar. Jo misioni sundues i OKB-sė nė Kosovė, por misioni diplomatik dhe bashkėpunues i Kosovės nė OKB. Jo misioni tutor i BE-sė nė Kosovė, por misioni aderues i Kosovės nė BE. Qė tė dyja kėto i mundėson vetėvendosja dhe vetėm ajo.

Misioni i ardhshėm i BE-sė nė Kosovė do tė jetė i dhunshėm mbasi nė shpėrputhje me vullnetin e popullit dhe pa e pyetur popullin. Hyrja e Kosovės nė BE nuk do tė ishte e dhunshme dhe as kufizim sovraniteti pėr Kosovėn. Siē ka shkruar Hurst Hannum: ‘aderimi nė njė marrėveshje nuk ėshtė kufizim i sovranitetit; mė parė ėshtė mu njė ndėr aktet sovrane’. Vetėvendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij.

Pas vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės duhet tė mbahen zgjedhje tė reja e tė lira pėr pushtetin e vėrtetė nė Kosovėn sovrane. Vetėm atėherė do tė mund tė kemi zgjedhje njėmend tė lira e demokratike dhe pluralizėm politik me parti serioze ideologjike e jo me kėso parti tė amėshta qė argalisen. Kėto parti qė i kemi tash, e mbase edhe parti tė reja, realisht do tė jenė e do t’i kemi edhe atėherė, por jo me kėto udhėheqje aktuale dhe politikat e tyre. Udhėheqjet aktuale janė tė status quo-sė, tė kėsaj situate qė atyre iu konvenon. Lėvizja e Kosovės, qoftė kjo nė drejtim tė kompromisit tė ri me Serbinė ose nė drejtim tė pavarėsisė sė Kosovės do tė shkaktojė tėrmete brenda partive. Do tė imponojė kurse e udhėheqėsi tė tjera aty qė do tė lindin gjatė grahmave tė fundit tė politikės sė kulisave dhe improvizimeve. Partitė qė nuk do tė ndryshojnė, do tė zhduken.

Pėrfundim

Nė Kosovė do tė ngjajnė luftėra e gjakderdhje tė reja, nė dy raste. E para, nėse populli hesht dhe pret tepėr gjatė, me ē’rast realizimi i decentralizimit nė terren do t’i sjell njerėzit para aktit tė kryer kur mbase atyre do t’iu duhet tė reagojnė ekstremisht nė formėn e njė saltomortale (kur me gjasė do tė jetė tepėr vonė). Dhe, e dyta, mospritja e popullit tė rezultojė me ndonjė shpėrthim tė dhunshėm apo konflikt tė armatosur qė mbetet i kufizuar, i kontrolluar nga jashtė dhe i shkurtėr nė kohė. Duke pasur parasysh rrethanat dhe momentin e tanishėm nė Kosovė, Lėvizja VETĖVENDOSJE! beson qė nuk duhet tė durojmė e tė presim por edhe qė veprimi duhet tė jetė i organizuar, i padhunshėm dhe kundėr regjimit, e jo etnive tjera. Pavarėsia qė vjen nga vetėvendosja e popullit ėshtė destinimi i rrugės sė lirisė dhe pavarėsia qė e bashkon Kosovėn e ndarė. Pavarėsia qė vjen nga shpallja formale qė mund ta bėjė Kuvendi i Kosovės, vetėm sa do tė provokojė shpalljen e pavarėsisė qė do ta bėnin enklavat, e cila pavarėsi do tė ishte shumė mė e njėmendtė sesa ajo e Kuvendit tė Kosovės. Nė manifestimin e vullnetit tė tij nė demonstrata populli do ta dėshmonte kėtė vullnet por edhe do tė shndėrrohej nė fuqi qė e ndryshon gjendjen drejt pėrputhjes me atė vullnet.

Populli i Kosovės nuk vuan nga narkolepsia dhe as nuk ėshtė grigjė. Populli i Kosovės edhe mė tutje pret dhe duron por jo pse ėshtė i sėmurė, i lodhur ose i pafuqishėm, por kryesisht pse ėshtė i mashtruar. E, populli i Kosovės mashtrohet pikėrisht sepse ėshtė i mirė, sepse lehtė u beson tė tjerėve. Mėpastaj, pikėrisht besimi i popullit e mundėson gėnjeshtrėn e tė tjerėve. Prandaj edhe mungon veprimi i popullit sot mu pėr shkak tė inflacionit tė besimit tė tij nė gėnjeshtarėt e tij.

Ėshtė bėrė mė shumė se mjaft me mbiēmimin e misioneve e diplomatėve ndėrkombėtar. Ėshtė bėrė mė shumė se mjaft me nėnēmimin e vetes sonė. Kur ta respektojmė veten tonė do tė mund tė fitojmė edhe respektin e tė tjerėve. Njohja e Tjetrit nuk mund tė jetė mė e rėndėsishme sesa Vetja. Njohja e Tjetrit e pason Veten tonė dhe nuk i paraprin asaj. Aq mė pak ne mund tė jetojmė pėr njohjen e Tjetrit ose nė pritje tė saj. Nė fillim tė viteve ’90 LDK-ja shpėrfillte faktin e realitetit brutal nėn robėri dhe kėrkonte njohje ndėrkombėtare. Nė fund tė viteve ’90 politika e UĒK-sė iu bashkua LDK-sė. E flaku tutje faktin pėr njohje. Pėr t’u pranuar ndėrkombėtarisht nėnshkroi dorėzimin e armėve nė Rambuje. U njoh nga faktorėt ndėrkombėtar me kusht qė realisht tė mos jetė mė!

Koha ėshtė tash, jo mė vonė. Mė vonė mund tė bėhet tepėr vonė, madje pakthyeshėm vonė. Gjėrat e dėshiruara nuk ndodhin (vetvetiu). Gjėrat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen tė domosdoshme dhe atėherė kur bėhesh i vendosur pėr t’i arritur. Tė tjerėt pastaj do tė thonė se ato kanė qenė tė pashmangshme.



Prishtinė, 12-16 gusht 2007

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.