Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Partia pėr Veprim Demokratik
17523 Preshevė, R. Sadiku 3
tel/fax: 00 381 (0)17 660 086
e-mail: riza_halimi@yahoo.com
P r e sh e v ė

 

R   E   A   G   I   M

 

            Autori i komentit “Presheva ka mė afėr Tiranėn se Beogradin” K. Danaj, analist nga Tirana, nė analizėn e tij rrjedhave aktuale politike nė Luginė tė Preshevės sikur don tė zbulojė Amerikėn kur flet pėr faktin se shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės nė aspektin etnik, kulturor dhe gjuhėsor e kanė mė afėr Tiranėn se Beogradin. Mirėpo, nė tė njejtėn kohė duket se harron qė kjo vlenė njėsoj edhe pėr shqiptarėt e trevave tjera etnike!

            Me siguri se ėshtė me rėndėsi tė diskutohet pėr aspiratat kombėtare tė shqiptarėve por ėshtė indikative qė ky koment paraqitet pikėrisht para zgjedhjeve paralmentare tė 21 janarit nė Serbi. Madje, duke u shėrbyer me shenime tė pasakta nga zgjedhjet lokale tė 4 qershorit, tė zhvilluara poashtu nė Serbi, dhe gjithashtu nė bazė tė ligjit serb pėr pushtet lokal.

            Megjithėse i kamufluar me patriotizėm folklorik, shumė transparent del qėllimi kryesor i komentit i cili synon ta kompromitojė pjesėmarrjen e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi duke u shėrbyer edhe me “sondazhe” inekzistente sipas tė cilave autori, tė cilit i mugojnė edhe informatat themelore, merr guximin tė prognozojė se shqiptarėt nė Luginė do t’i bojkotonė kėto zgjedhje sikur e bojkotuan referendumin pėr kushtetutėn e Serbisė!

            Do ta kisha informuar autorin e kėtij komenti se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės gjithashtu e kishin bojkotuar edhe Kushtetutėn e Serbisė tė vitit 1989, mirėpo, menjėherė pas kėtij bojkoti, morėn pjesė nė zgjedhjet paralmentare tė viteve 1990, 1992, 1993 dhe 1997 dhe kishin njė apo dy deputetė nė parlamentin e Serbisė tė cilėt nė mėnyrė tė denjė i mbrojtėn tė drejtat e shqiptarėve tė Luginės. Gjithashtu, me tė njejtėn kushtetutė, shqiptarėt e kėtij rajoni qė nga viti 1992 rregullisht morėn pjesė nė tė gjitha zgjedhjet pėr pushtet lokal nė Serbi.

            Sikur qė nė vitin 1989 ishin tė paknaqur me Kushtetutėn e Millosheviqit, edhe kėsaj radhe subjektet politike tė shqiptarėve me kohė i paraqitėn vėrejtjet e tyre serioze projekt-kushtetutės sė posaaprovuar, andaj edhe bojkoti i shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės ishte rezultat i apelit tė subjekteve tė tyre politike.

            Ndėrsa pėr zgjedhjet e 21 janarit katėr partitė mė tė mėdha politike tė Luginės, PVD, PDSH, LPD dhe BDL, nėnshkruan mė 4 dhjetor 2006 deklaratėn e pėrbashkėt me tė cilėn u morrėn vesh tė dalin nė kėto zgjedhje me listė tė pėrbashkėt.

            Tėrheqja e mėvonshme e PDSH-sė dhe LPD-sė nga Koalicioni i shqiptarėve u arsyetua me problemet e pazgjidhura me tė cilat ballafaqohet popullata shqiptare nė rajon. Nė anėn tjetėr, pikėrisht zgjidhja e problemeve jetėsore dhe lufta politike pėr jetė mė tė mirė tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės ėshtė programi zgjedhor i Koalicionit shqiptar. Dallimi i vetėm me kėtė rast ėshtė nė formėn e realizimit tė kėrkesave pėr zgjidhjen e statusit politiko-juridik tė shqiptarėve nė Luginė. Gjersa PDSH me 15 kėshilltarė nė Kuvendin komunal tė Preshevės dhe LPD me 9 kėshilltarė nė Kuvendin komunal tė Bujanocit janė orientuar pėr bojkot, PVD dhe BDL me 34 kėshilltarėt e tyre nė Kuvendet komunale tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės kanė zgjedhur formėn aktive tė veprimit politik. Nga shenimet pėr numrin e kėshilltarėve shqiptarė nė tri Kuvendet komunale tė Luginės sė Preshevės shifet qartė edhe raporti i forcave zgjedhore nė mes tė atyre qė po vazhdojnė aktivitetin zgjedhor nė kuadėr tė Koalicionit tė shqiptarėve tė Luginės dhe atyre qė u larguan nga ky Koalicion. Po e potencoj kėtė fakt sepse, i painformuar mirė, autori i komentit paraqet shenime jokomplete me tė cilat lexuesit mund tė krijojnė pėrfytyrim tė gabuar lidhur me forcėn zgjedhore tė subjekteve politike nė Luginė tė dalur nga zgjedhjet e fundit lokale.

            Ėshtė e sakt se Ragmi Mustafa nė zgjedhjet lokale tė organizuara nė Serbi mė 4 qershor 2006 i mori 64% tė votave, mirėpo, pėr hir tė objektivitetit, duhet shtuar se ai me kėtė rast kishte rreth 4.000 vota nga 30.000 zgjedhės, sa i ka komuna e Preshevės, d.m.th. u bė kryetar komune me vetėm 13% tė elektoratit preshevar. Ndėrsa nė tė njejtėn kohė nė Bujanoc nė rrethin e parė kandidati i parė ishte Nagip Arifi i PVD-sė me 6.700 vota, kurse Jonuz Musliu i LPD-sė i siguroi 4.200 vota.

            Me gjithė lėshimet qė janė paraqitur nė komentin e K. Danajt, qė me siguri janė pasojė e mungesės sė informatave tė plota, ėshtė me rėndėsi qė njė analist nga Tirana ka vendosur tė analizojė rrjedhat politike edhe nė Luginė tė Preshevės.

            Mirėpo, ishte dashur qė ēėshtja e pjesėmarrjes sė shqiptarėve nė institucionet e shteteve ku ata aktualisht jetojnė tė shqyrtohen nė mėnyrė mė komplekse dhe me kritere unike. Nė atė rast ishte dashur tė sqarohet se kujt i pengojnė deputetėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės kur dihet se askush serioz nuk e konteston rėndėsinė e deputetėve shqiptarė nė parlamentin e Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi.

            Gjithashtu, pėr hir tė kompletimit tė peizazhit politik nė Luginė tė Preshevės, do tė kishat shtuar faktin se kėto ditė edhe zyrtarisht ėshtė kontestuar lista zgjedhore e Koalicionit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nga ana e Partisė Radikale Serbe dhe nga ana e Partisė Socialiste Serbe, forcave politike qė i shkaktuan tė gjitha tragjeditė nė ish Jugosllavi.

            Duke pėrfunduar kėtė reagim do tė kisha theksuar se partitė politike, PVD dhe PDSH, qė e organizuan referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, e jo tė 24 marsit 1992 siē paraqitet gabimisht nė koment, kanė dėshmuar se i kanė gjithnjė parasyshė aspiratat kombėtare, por njėkohėsisht tė gjitha partitė politike shqiptare ekzistuese janė tė obliguara tė merren edhe me problemet ekzistenciale tė shqiptarėve nė Luginė, numri i tė cilėve, nė bazė tė regjistrimit tė vitit 2002, ėshtė pėrgjysmuar gjatė decenies sė fundit.

            Pikėrisht nė suaza tė luftės pėr ruajtjen e substancės kombėtare, qė ėshtė seriozisht e rrezikuar, nė Kuvendin e pėrbashkėt tė kėshilltarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės u aprovua mė 14 janar 2006 Platforma politike me tė cilėn, nė kushte tė rrespektimit tė parimeve tė njohura tė Grupit tė Kontaktit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ėshtė paraparė pjesėmarrja e shqiptarėve nė tė gjitha institucionet shtetėrore nė Serbi.

            Andaj shtroj pyetjen se kujt i duhet krijimi i gjendjes kaotike pikėrisht nė momentet kur shqiptarėt e Luginės me Koalicionin e tyre zgjedhor kanė dalur me kėrkesė pėr zgjidhjen e statusit tė tyre politiko-juridik dhe pėr lidhje speciale me Kosovėn.

            Gjithashtu shtrohet edhe pyetja tjetėr se kujt po i pengon interesimi gjithnjė e mė i madh i strukturave shtetėrore tė Shqipėrisė dhe Kosovės pėr t’i ndihmuar shqiptarėt e Luginės sė Preshevės pikėrisht nė kohėn kur qeveria nė Prishtinė madje ka paralajmėruar hapjen e Zyrės Koordinuese pėr Luginė.

            Kur dihet se Koalicioni i shqiptarėve pėr zgjedhje tė 21 janarit ka pėrkrahje tė fortė edhe tė SHBA-ve, BE-sė dhe OSBE-sė, tė cilat qė nga viti 2001 janė shumė aktive nė realizimin e projekteve tė rėndėsishme pėr Luginėn e Preshevės, vetvetiu shtrohet pyetja se nėse nuk pėrfillen sygjerimet e strukturave mė tė larta shtetėrore nė Shqipėri dhe Kosovė dhe njėkohėsisht refuzohen sygjerimet dhe pėrkrahja e miqėve mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, atėherė shtrohet pyetja se cili ėshtė projekti i propaguesėve tė bojkotit me tė cilin shqiptarėt do tė arrinin ta ruajnė substancėn kombėtare nė trojet e tyre etnike.

            Gjer mė tani partitė politike qė e lėshuan Koalicionin nuk kanė dhėnė pėrgjigje nė kėto pyetje. Vetėm radikalėt serbė janė tė qartė, ata nuk dojnė t’i shohin deputetėt nė parlamentin republikan nė emėr tė Koalicionit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.

 

 

Nė Preshevė,                                                     KRYETARI I PVD-sė
mė 07.01.2007                                                      Riza HALIMI

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.