|
Opinion
Kosova
Lindore dhe zgjedhjet parlamentare tė Serbisė
Shkruan: Smajl Latifi*
Kur dėgjuam para disa
javėve, diku nė muajin e fundit tė vitit 2006 njė deklaratė tė
Shoqatės pėr Mbrojtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombėtare dhe
Njerėzore (SHMKVNJ) pėr tė zhvilluar nismėn pėr tė sēaruar tek
shqiptarėt e Kosovės Lindore nevojėn pėr mospjesėmarrje nė zgjedhjet
parlamentare tė Serbisė, ne nė LKĒK konstatuam se ka ardhur koha e
daljes nga qelia e vetmisė dhe izolimit Kosova Lindore; ka ardhur
koha e kuptimit mė mirė dhe mė drejtė dhe nė njė bazė mė tė gjerė,
se Kosova Lindore ėshtė edhe njė vatėr krize qė nuk mund ti vihet
kapak edhe aq lehtė. Kėshtu vatėr krizash janė edhe pjesėt tjera
shqiptare si pjesėt pėrbėrėse tė njė ēėshtjeje tė rėndėsishme tė
pazgjidhur, ēėshtjes shqiptare. Vetė ēėshtja e pazgjidhur shqiptare
ėshtė vatėr reale e krizės.
Sikurse e dimė, Grupi
i Unitetit e kishte trajtuar Kosovėn Lindore vetėm sa pėr tė thėnė,
se ja ne po kujdesemi edhe pėr kėtė pjesė duke treguar se ėshtė grup
qė e kishte bėrė kėtė dhe e bėnė kėtė lojė pėr ta harruar dhe
sakrifikuar kėtė trevė dhe kėtė interes kombėtar. Ky grup politik e
bėnė kėtė sa pėr tė pėrmbushur nevojėn dhe arsyetimin e padrejtė, se
kėshtu kinse mundėsohet bėrja e pavarėsisė sė Kosovės. Nė shėrbim tė
kėtij qėndrimi tė padrejtė edhe kėsaj radhe doli me rekomandimin e
prerė, me qėndrimin imponues: partitė shqiptare dhe shqiptarėt atje
tė marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. Tė njėjtat parti mė herėt
bashkė me shqiptarėt e bojkotuan referendumin pėr Kushtetutėn e
Serbisė, me arsyetimin se kjo kushtetutė, Kosovėn Administrative e
konsideronte pjesė tė pandashme tė saj, ndėrsa Kosova Lindore nė tė
as qė pėrmendet diku si problem. Nė njėrėn anė, Grupi Negociator i
Kosovės, kur ėshtė fjala pėr ndėrhyrje dhe presion mbi shqiptarėt e
Kosovės Lindore, ka ndodhur shpesh qė ta bėjė kėtė nė atė mėnyrė qė
ti bindė shqiptarėt qė tė jetojnė tė qetė nėn Serbi, ta pranojnė
atė pa mėdyshje dhe tė integrohen sa mė mirė nė organet shtetėrore
tė Serbisė. Ky mesazh u ėshtė dėrguar atyre pa e kuptuar se vetėm
kėshtu mund tė sakrifikohet, tė mbetet nėn Serbi, tė tretet
krejtėsisht kjo trevė shqiptare, nė emėr tė pavarėsisė sė Kosovės.
Mesazhet dėrgohen nė vazhdimėsi pėr kėtė qėllim, edhe pse pavarėsia
ende nuk erdhi. Edhe po tė vinte pavarėsia, mesazhet pėr tė pranuar
robėrinė shqiptarėt e Kosovės Lindore janė tė gabuara dhe nuk kanė
asnjė element kombėtar, bile as njerėzor. Mesazhi nė emėr tė kėsaj
mbėshtetjeje pėr pavarėsinė ka motivuar krijimin e koalicionit
ndėrpartiak pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet e Serbisė, edhe pse
pėrfitimi i vetėm do tė jetė dy mandate, dy vende pune nė
parlamentin e Serbisė pushtuese.
Nė njė situatė tė
tillė vėrtetė tė krijohet lehtė njė ndjenjė e bazuar nė realitetin
tonė shqiptar, sikur partitė shqiptare, nuk janė tė interesuara
aspak pėr tė punuar pėr interesat e popullit tė vet. Mirėpo, ditėt
e mėvonshme, sikur ndikuan qė bartėsit e disa prej kėtyre partive tė
marrin qėndrim pėr tė dalė nga koalicioni zgjedhor. Mund tė thuhet
se e bėnė kėtė edhe pėr ti shpėtuar turpėrimit si variant mė i
lehtė pėr ta pėrballuar presionin qė erdhi pėr shkak tė mungesės sė
vullnetit tė shqiptarėve pėr tė marrė pjesė nė kėto zgjedhje tė
panevojshme dhe pa asnjė pėrfitim kombėtar pėr shqiptarėt. Dhe, mirė
kanė bėrė. Ėshtė pėr t`u pėrshėndetur njė gjest i tillė i partive qė
dolėn nga koalicioni zgjedhor.
Nė pėrditshmėrinė tonė
duket se ėshtė e theksuar prirja pėr tu bashkuar jo pėr qėllime
kombėtare, por pėr qėllime tė tjera. Raste tė bashkimeve pėr qėllime
tė ngushta kemi plot. Kėtė do ta quaja fatkeqėsi kombėtare, sepse
bashkimi pėr ta ruajtur tė keqen nuk ka kurrfarė arsyetimi, prandaj
ėshtė i dėmshėm. Ėshtė e qartė, se me kėtė rast koalicioni pėr
pjesėmarrje nė zgjedhje (koalicion pėr ta ruajtur tė keqen) nuk
arriti tė bashkėjetojė dhe nuk u dėshmua i qėndrueshėm. Nga
koalicioni doli PDSH-ja e udhėhequr prej Ragmi e Mustafės, por edhe
LPD-ja e udhėhequr prej Jonuz Musliut. Dalja nga koalicione tė tilla
ėshtė gjest i vullnetit tė mirė qė duhet tė pasohet me hapa tė
tjerė. Nuk ėshtė i mjaftueshėm vetėm tėrheqja nga koalicioni. Pse tė
mos ndėrtohet koalicioni pėr mospjesėmarrje nė zgjedhje, i cili
kishte pėr tė ndėrmarrė masa pėr krijimin e Kuvendit Kombėtar tė
shqiptarėve tė Kosovės Lindore? Kuvendi do tė kishte mundėsi qė tė
merrte besimin e tė gjithė shqiptarėve pėr tė ēuar pėrpara
angazhimin pėr ndarje nga Serbia nė njė rrethanė tė pėrshtatshme. Ky
kuvend mund tė merr peshė nė popullatėn tonė dhe do tė mund tė ishte
organ me legjitimitet pėrfaqėsuese. Kėshtu do tė nisej ecja nė njė
rrugė ku do tė veprohej nė pėrputhje me interesat dhe vullnetin e
shqiptarėve, sepse Kosova Lindore ka qenė pjesė e Kosovės, ajo ėshtė
Kosovė dhe ka pėr tiu bashkuar Kosovės. Prandaj, energjitė pozitive
mund dhe duhet patjetėr tė orientohen e tė derdhen vetėm pėr kėtė
qėllim. Rrethanat kėrkojnė qartėsi dhe jo ecje me dilemėn se a duhet
tė angazhohemi qė kjo trevė shqiptare tė shkėputet nga Serbia apo tė
angazhohemi qė ta ruajmė vazhdimėsinė e Serbisė mbi kėto troje.
Pėrcaktimi ynė ėshtė pa asnjė dilemė, pa asnjė pikėpyetje. Kosova
Lindore nuk mund tė imagjinohet dot qė sot dhe nė tė ardhmen tė
ēimentojė procese tė cilat do ta lenin nėn Serbi.
Po i kthehemi edhe
njėherė situatės parazgjedhore nė Serbi. Mbetėn nė koalicion Riza
Halimi dhe Skėnder Desanti pėrfaqėsues tė idesė pėr pjesėmarrje nė
zgjedhje. Mbeti njė koalicion i ngushtė, tashmė pa legjitimitet dhe
si i tillė, nuk mund tė pėrfaqėsojė vullnetin e tyre. Ėshtė e
arsyeshme qė tė kėrkojmė prej tyre qė tė rishqyrtojnė qėndrimin ndaj
zgjedhjeve nė Serbi edhe kėto dy parti shqiptare. Ndryshe, duke
mbetur nė qėndrimin, tė cilin ende pėrpėliten ta mbajnė edhe tani
pėr tani, japin dėshmi tė fortė, se nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me
interesin e shqiptarėve tė Kosovės Lindore, prapa tė cilit pėrpiqen
ta fshehin ēdo gjest, ēdo deklaratė dhe ēdo fjali.
Janė tė paqarta
deklaratat dhe thirrjet publike tė z. Sali Berisha qė shqiptarėt e
Kosovės Lindore tė marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. Kjo ėshtė
ndėrhyrje e padrejtė e qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė. LKĒK-ja
e kupton rėndėsinė e ndėrhyrjeve tė tilla, efektet e tyre dhe, ne
vėrtetė do ti pranonim ndėrhyrjet e shtetit shqiptar. Por, meqė
jemi kėtu, politika zyrtare e Tiranės do tė justifikohej mė lehtė,
nė ēoftė se do tė ndėrhynte pėr shembull, nė favor tė mbėshtetjes sė
pėrpjekjeve pėr ndarje tė kėsaj pjese dhe bashkimit tė saj me
Kosovėn. Ndėrhyrjet do tė kishin efekte tė pritura pozitive kur
bėhen pėr kėto qėllime. Nė kėtė rast, thirrjen e kryeministrit
shqiptar, z. Sali Berisha, nuk mund tė cilėsojmė ndryshe, pėrpos tė
panevojshme, tė padobishme. Logjika ėshtė e thjeshtė kur nuk mund tė
ndėrhysh dhe tė mbėshtetėsh qėndrime tė dinjitetshme tė bazuara nė
vullnetin dhe pėrcaktimin e kėsaj pjese tė popullit shqiptar,
qėndrime qė llogariten nga vetė ata se janė nė interes tė zhvillimit
tė pėrpjekjeve pėr tė dalė nga pushtimi i Serbisė, mos e bėn tė
kundėrtėn, sepse sjellė dėm. Megjithatė, shqiptarėt e kėsaj treve
nuk duhet tė marrin thirrjen si detyrim pavarėsisht respektit tė
tyre ndaj institucionit tė kryeministrit tė shtetit shqiptar.
Ndėrkaq, thirrjet e bartėsve tė IPVQK-ve, qė nga z. Ēeku, kryesia e
parlamentit, ekipi i unitetit etj. janė poashtu shumė jo-serioze, tė
pakuptimta, janė paradoks i kohės sė sotme. Prandaj, kėto thirrje
duhet tė shikohen me mospėrfillje. Tė mos harrojmė, se Kosova
Lindore ėshtė pėrmendur nga negociatorėt, sa pėr tė larė gojėn. Ajo
as qė ka qenė ndonjėherė prej tyre nė rendin e ditės, as qė ėshtė
kėrkuar prej tyre qė tė futet ndonjėherė nė rendin e ditės. Ata nuk
e ndjejnė fare kėtė. Dhe, nuk ėshtė pėr tu befasuar, sepse ata nuk
e kanė nė program kėtė pjesė shqiptare. Kjo nėnkupton se ata janė
pėrshėndetur politikisht kaherė me kėtė pjesė shqiptare. Ky ėshtė
pragu qė ata ia kanė vendosur vetit, kur kanė hequr dorė prej kėsaj
pjese. Unė do tė thosha se ky prag nuk i lejon ata qė ti fusin
hundėt nė Kosovėn Lindore, ta shantazhojnė apo ta pėrdorin atė pėr
konsum tė brendshėm ose pėr qėllime tė tilla qė dėrgojnė mesazhin e
sakrifikimit tė saj, sikur tė ishte njė trevė e huaj kjo trevė
shqiptare, sikur tė ishin tė huaj shqiptarėt.
Do tė thosha, se
Kosova Lindore dhe popullata shqiptare e kėtyre trevave tani ka njė
mundėsi tė mirė pėr tė manifestuar njė vetėdije tė lartė politike
duke i marrė pėr bazė rrethanat e pėrgjithshme. Ka situatė tė mirė
qė tė forcohen angazhimet dhe kjo pjesė tė nisė procesin e
pėrgatitjes graduale pėr shkėputje nga Serbia. Konsiderojmė se
asnjėherė deri mė tani nuk ka qenė mė e madhe mundėsia pėr njė
komunikim dhe lidhje mė tė mirė me pjesėt tjera tė Kosovės. Lidhjet
ndėrmjet shqiptarėve po forcohen dhe ky afrim po shėnon rritje. Kjo
nuk ka tė ndalur. Shikimi kah Kosova i shqiptarėve tė Preshevės,
Medvegjės e Bujanocit ėshtė vetėm njė pėrpjekje e vogėl pėr tu
kthyer kah vetvetja. Nuk ka akt mė legjitim dhe mė tė drejtė, se sa
tė mbėshtetesh pėrpjekjet qė ēojnė kah kthimi e kėsaj treve nė
Kosovė. Ēlirimi i Kosovės nė tėrėsinė e saj ėshtė proces i
pandalshėm. Me ēlirimin e Kosovės do tė pasohet edhe bashkimi
kombėtar e territorial, do tė bėhet Shqipėria e plotė, natyrore.
Unė jam i bindur
sikurse shumė kush prej atyre qė interesin e pėrgjithshėm e kanė tė
vetmen zgjedhje, se shqiptarėt mund tė pėrfitojnė mė shumė me
mospjesėmarrje nė zgjedhje. Mospjesėmarrja nė zgjedhje ka edhe njė
tė mirė, sepse aktualizon Kosovėn Lindore, ndėrsa legjitimimi i
Serbisė qė mė i mundshėm ėshtė me dalje nė zgjedhje, dėrgon mesazhin
e mbylljes sė kėtij problemi. Bindja jonė mbėshtetet nė nevojėn pėr
ecje pėrpara, nė interesin pėr tė arritur deri te zgjidhja e
problemit. Prandaj, duke u gjetur shqiptarėt e kėsaj treve nė
pozitėn qė ėshtė e njohur pėr ne, problemi i Kosovės Lindore ėshtė i
hapur, ai kėrkon zgjidhje. Mbyllja apo tendencat pėr mbyllje
krijojnė situata qė ēojnė kah vetė-sakrifikimi i interesit tė
popullit tė kėtyre anėve.
Shqiptarėt e Kosovės
Lindore nuk do tė thotė qė me kėtė veprim-me mos-dalje nė zgjedhje
po futet nė njė luftė tė armatosur me Serbinė, por po ndėrmerr vetėm
njė hap nė favor tė ruajtjes dhe forcimit tė pozitės sė vet nė
skenė, po i bėn luftė harresės dhe izolimit, po i thotė jo
parcializimit dhe po i bėnė shėrbim bashkimit. Megjithatė, ėshtė
mendim realist dhe i drejtė kur e themi, se paqja realizohet jo duke
i dhėnė Kosova Lindore impulse bashkėjetesės me Serbinė, por duke u
ndarė prej saj dhe duke u bashkuar me Kosovėn, aty ku edhe e ka
vendin. Sfida qė ėshtė para nesh, kėrkon vėmendje, vendosmėri, por
edhe guxim politik e intelektual. Ne do tė mbėshtesim nisma tė tilla
siē ėshtė kjo e mospjesėmarrjes nė zgjedhjet e Serbisė. Ky ėshtė
qėndrim parimor qė buron nga misioni i LKĒK-sė. Sepse bashkimi
kombėtar nuk vjen duke ēimentuar bashkėjetesėn me Serbinė, por duke
krijuar kushtet pėr ndarje dhe shkėputje prej saj. Nisma pėr
bojkotimin e zgjedhjeve tė Serbisė i shėrben sadopak kėtij qėllimi.
Do tė ishte njė betejė e fituar politike e shqiptarėve, nėse arrijmė
tė frymojmė mė tė lirė shpirtėrisht nė kushtet e rrethanat e sotme.
Sepse pėr tė ardhur deri kėtu, populli shqiptar ka dhėnė shumė. Ta
ēojmė pėrpara arritjen tonė. Sot e kemi mė tė lehtė se sa dje.
Sė fundi, LKĒK-ja do
tė mbėshtesė ēdo nismė qė ka pėr qėllim ta ēojė njė hap pėrpara
drejt zgjidhjes ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare nė Ballkan. Ky ėshtė
kontributi mė i mirė nė interes tė kėtij qėllimi, ėshtė kontribut i
orientuar drejt asaj qė e dėshirojmė ne tė gjithė - lirinė pėr tė
gjithė shqiptarėt dhe paqe pėr ata, po ashtu paqe edhe pėr tė gjithė
paqedashėsit.
*Autori ėshtė Kryetar i LKĒK-sė |
|