Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Presheva ka mė afėr Tiranėn se Beogradin


(Koment nga Koēo Danaj)



Nuk behet fjale pėr distance kilometrike. Ashtu siē nuk bėhet fjalė pėr infrastrukture rrugėsh. Behet fjalė pėr njė distancė tjetėr. Cila ėshtė ajo distancė? Bėhet fjalė pėr distancėn kombėtare, distancėn natyrale, distancėn shpirtėrore, distancėn gjuhėsore etj etj. Dhe kur merr parasysh kėto lloj distancash, atėherė me plot tė drejtė mund tė thuash se Presheva ka shumė herė mė afėr Tiranėn se sa Beogradin.
Po kjo dihet mund tė thotė dikush apo disa. Ėshtė shumė e vėrtetė qė dihet, por ėshtė po kaq e vėrtetė se shpesh herė harrohet. Po pse harrohet? Po ja pėrse: Shqiptaret nė Luginėn e Preshevės bojkotuan referendumin lidhur me kushtetutėn serbe. Dhe me kėtė bojkot ata treguan se nuk e njohin Ligjin themelor te shtetit serb. Qė do tė thotė se nuk e njohin vetė Serbinė si shtetin e tyre. Deri kėtu janė dakord te gjithė, pėrfshire edhe politikanet shqiptare nga Tirana, Prishtina dhe Tetova.
Por paradoksi ndodh mė vonė. Atyre qė bojkotuan Ligjin themelor tė shtetit serb, u thuhet tė mos bojkotojnė pushtetin serb. Dhe kėsisoj, politikanėt shqiptarė tė Preshevės u ndodhen nėn njė trysni nga Politikanet shqiptarė pėr te mos bojkotuar zgjedhjet e 21 Janarit. Ata u thirren nė Tiranė, u thirrėn nė Prishtinė etj pėr kėtė ēėshtje. Atyre ju dėrgua mesazh pėr vitin e ri edhe nga Presidenti i Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje. Fundi i trysnisė: Vetėm dy parti politike nga 5 tė tilla pranuan tė marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. PDSH e drejtuar nga Ragmi Mustafa, LBD e drejtuar nga Jonuz Musliu dhe PDK nuk pranuan tė marrin pjesė nė zgjedhje. Pėr dijeni tė lexuesit, PDSH dhe LBD janė dy nga partitė kryesore tė shqiptareve. Ragmi Mustafa ėshtė kryetar i Bashkisė sė Preshevės, qė nė zgjedhjet e fundit e fitoi postin e kryetarit me 64 pėrqind tė votave.
Ndėrsa Jonuz Musliu ka qenė pėrfaqėsues politik i UĒPMB dhe kandidati kryesor pėr bashkinė e Bujanovcit. Nė raundin e parė ai fitoi mbi 4000 vota. Por nė raundin e dytė, pėr tė mos lejuar fitoren e kandidatit tė radikalėve serbė Svetisllav Svojemenovici dhe pėr tė garantuar fitoren e pėrfaqėsuesit shqiptar, Nagip Arifit, mbėshteti kėtė tė fundit.
Akoma nuk dihet se sa shqiptare do tė marrin pjesė. Sondazhet e para flasin se ata do ti bojkotojnė masivisht edhe kėto zgjedhje, ashtu siē bėnė me referendumin pėr kushtetutėn serbe.
Ēka u tha me sipėr ka tė bėjė me pohimin e faktit se politika shqiptare nuk arriti ti unifikonte ne qėndrime partitė politike tė Luginės sė Preshevės. Pėrkundrazi i pėrēau ato mė shumė. Por jo vetėm kaq ; politika nė Prishtinė dhe Tirane nuk ka lėvizur fare pėr ti ndihmuar politikanet e Luginės sė Preshevės tė krijojnė Kėshillin Kombėtar Shqiptar. Deri mė sot nuk ka pasur asnjė levizje lidhur me kėtė institucion kombėtar shqiptar. Ndėrsa pati shumė lėvizje lidhur me pjesėmarrjen nė zgjedhje. Por jo vetėm kaq : Politika shqiptare ne Prishtinė, Tetovė apo Tiranė ka harruar se shqiptaret e Luginės sė Preshevės nė datė 24 Mars 1992 kanė zhvilluar njė Referendum pėr Autonomi tė Luginės dhe pėr tė drejtė Bashkimi me Kosovėn.
Ėshtė koha e rikthimit te kujtesės historiko-politike. Ata qė flasin ēdo ditė pėr pavarėsinė e Kosovės duhet mė nė fund ta kuptojnė se kjo pavarėsi garantohet nė Preshevė mė shumė se nė ndonjė vend tjetėr. Ata qe flasin ēdo ditė pėr liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni, duhet mė nė fund ta kuptojnė se kėto liri dhe tė drejta nuk mund tė copėzohen pjesė pjesė, ato mund dhe duhet tė realizohen tėrėsisht. Problemi shqiptarė ka veēoritė e tij nė vende tė ndryshme tė rajonit. Por ai ka edhe tė pėrbashkėtėn e tij qė do tė thotė se ne rikonfigurimin e rajonit, shqiptarėt duhet tė jenė bashkė. Nė 28 Nėntor 2006, Presheva dhe gjithė Lugina festoi me madhėshti Festen e shpalljes sė Shqipėrisė Natyrale nė 28 Nėntor 1912. Me kėtė festė, shqiptarėt nė Luginė treguan se Tiranėn e kanė shumė mė afėr se Beogradin.
Ėshtė njė aspirate qė kėrkon tė shndėrrohet nė realitet. Dikush nė Tiranė, Tetovė apo Prishtinė, ndoshta edhe nuk ka fuqi ti ndihmoje. Por nuk duhet ti pengojė apo ti ngatėrrojė. Prandaj po e mbyllim ketė analize me njė titull pikture tė Salvador Dalise : Lėrini djemtė tė shkojnė tek Nena.

 

 

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.