Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Realiteti i «Shqipėrisė Otomane» dhe aspirata e Shqipėrisė Europiane
 

Analize nga Koēo Danaj

Titulli I siperthene eshte thelbi i politikes lokale, kombetare, mbarkombetare, europiane qe zhvillohet ne hapsiren shqiptare. Edhe kur politika flet per integrim europian, thelbi eshte ndeshja midis realiteti te Shqiperise Otomane dhe aspirates se Shqiperise Europiane. Edhe kur flitet per statusin e Kosoves,  thelbi i politikes eshte realiteti i otomanizmit dhe europianizmit. Edhe kur flitet per shqiptaret e Tetoves Politike, thelbi eshte perballja midis dy Shqiperive, asaj otomane dhe asaj europiane.

E njejta tabllo edhe kur flitet per Presheven Politike apo Ulqinin Politik. Pra e gjithe hapsira shqiptare ne kete fillim mijevjeēari te ri, ndodhet para dilemes: Te pranoje realitetin e Shqiperise Otomane apo te kerkoje Shqiperine Europiane.

Po pse e ben kete analize tani- mund te me pyese dikush, -tani ne jemi duke pritur ratifikimin e MSA ne Tirane, jemi duke pritur  Pakon e Ahtisarit ne Kosove, Marreveshjen e Ohrit ne Maqedoni, deputetet shqiptare te Lugines se Presheves ne parlamentin serb ne Beograd, zgjedhjet lokale ne Shqiperi, gjyqin kunder 14 shqiptareve ne Mal te Zi? (Padashur, thelbi I analizes u be I qarte).
Por kjo analize perveē aspirates te te gjalleve, eshte edhe nje kujtim per Gjergj Kastriot Skenderbeun ne kete pervjetor te vdekjes se tij. Dhe ne raste te tilla, dikush apo disa luten, dikush apo disa vazhdojne jeten si qytetare te botes, dikush apo disa evokojne, dikush apo disa edhe analizojne.
Analiza e ftohte, pa pasione, pa anesi te ēon ne konkluzionin se nga te gjithe politikanet shqiptare, te te gjitha ngjyrave dhe te te gjitha krahinave, te te gjitha kohrave, vetem tre  prej tyre kane luftuar per Shqiperine Europiane. Te gjithe te tjeret kane pranuar dhe jane kenaqur me Shqiperine Otomane. Dhe keta te tre politikane europianiste  jane :
Skender-beu, Ismail Bej Qemali dhe Hajdar Beg Dushi. (Tre bej-lere dhe asnje sankylot)
     Kjo analize ne kete pervjetor eshte edhe nje kujtese per politikanet e sotem shqiptare te cilet me perjashtim te kostumeve, jane «otomane» ne mentalitet. Po pse jane otomane mund te pyese dikush ?   Po jane per disa  arsye :
    Politikanet e Tiranes Politike edhe dje, edhe sot jane te kenaqur me kete Shqiperi prej 28 mije kilometra katrore. Ne kete teritor, ata duan te shijojne jeten dhe te bejne luften politike. Ndersa politikanet e Prishtines Politike jane te kenaqur me ate teritor qe do t`ju lene. Atje ata duan te shijojne jeten dhe te bejne luften politike. Ata jane gati te leshojne edhe pjese Shqiperie, boll te mos leshojne kyēet e drejtimit te Kosoves.
    Ndersa politikanet shqiptare ne Tetoven Politike duan te lindin dhe te vdesin ne ate pjese te teritorit ne Maqedoni, duke thene se Maqedonia eshte atdheu i tyre apo se ata nuk duan te behen pjese e drames !!. Po keshtu politikanet e Lugines se Presheves jane te  kenaqur  me qėnien e tyre, tė parė nė njė Luginė. Ashtu siē jane te kenaqur me qėnien ne krye tė njė  cope bregdeti shqiptar,  politikanet e Ulqinit Politik.

     Perseri mund te pyese dikush ? Po ēfare lidhje ka kjo me Shqiperine Otomane ? Pergjigja eshte e thjeshte: Kthehemi pak ne histori ne kohen e Perandorise Turke dhe do te gjeni pergjigjen. Si ishte atehere Shqiperia? Ishte e ndare ne vilajete, ne pashalleqe, ne sanxhaqe etj. Ne krye te tyre kishte shqiptare. Por nuk kishte Shqiperi, ose kishte vetem Shqiperi Osmane.

  Ju kujtohet vilajeti i Janines, vilajeti i Kosoves, vilajeti i Manastirit, pashalleku i Delvines, i Shkodres, i Beratit etj etj. Ja kjo ishte Shqiperia Otomane. Por e tille ajo eshte edhe sot. Edhe sot, po  te perdorim termat e dikurshem do te thoshnim se ekziston Vilajeti I Tiranes, Vilajeti I Prishtines, Vilajeti I Tetoves, Pashalleku I Presheves dhe pashalleku I Ulqinit. (Natyrisht se I pari I tyre zgjidhet me pluralizem, ne dallim prej atehere kur emerohej nga sulltani) E ndersa, Skenderbeu, Ismail Qemali dhe Hajdar Beg Dushi hodhen themelet e Shqiperise Europiane. (Hajdar Dushi ishte edhe komunist. Imagjinoni edhe bej edhe komunist.Vetem Shqiperia Europiane pranon perbashkime te tilla). Kuvendi Lezhes, ai I Vlores dhe Mbledhja e Bujanit  jane te vetmet institucione te Shqiperise Europiane. Dhe duke qene te tilla, ato edhe nuk u pranuan nga feudalet  shqiptare, pavarsisht nga emertimet e tyre si feudale,  monarkiste, komuniste apo pluraliste. Ato deri me tani kane vleren e perkujtimit, por jo te realizimit. Por nuk  u pranuan edhe nga fqinjet e Shqiperise. Per ata, nje Shqiperi Otomane ishte dhe eshte shume here me utilitare se nje Shqiperi Europiane. Po perse eshte utilitare mund te thote dikush? Per nje arsye te thjeshte: Shqiperia Otomane eshte shume lehte per ta trajtuar si objekt shfrytezimi dhe jo si objekt konkurimi. Shqiperia Otomane eshte shume lehte per te sherbyer si parzmore e fondamentalizmit te te tjereve. (A nuk kini pare se si fqinjet demokrate te shqiptareve flasin
per Al Kaeda shqiptare, per mafian shqiptare, per terrorizmin shqiptar. Dhe ne ndihme te tyre therrasin sa here qe tju duhet, pashallaret shqiptare te Shqiperise Otomane.)
Perballe ketij realiteti, politikanet shqiptare, pranojne  te flasin per Shqiperi Europiane, por te jetojne vetem Shqiperi Otomane. Ja disa shembuj :
Kini degjuar ndonje here qe Presidenti i «Vilajetit» te Tiranes, Alfred Moisiu te flase per Shqiperi Europiane ? Asnjehere. Megjithse e ka edhe ne Kushtetute, bashkimin me «aspiraten shekullore te shqiptareve per bashkimi kombetar» .
A kini degjuar ndonjehere qe Presidenti I «Vilajetit» te Kosoves te flase per Shqiperi Europiane? Asnjehere. Sepse ai kerkon te shijoje Shqiperine
Otomane.
A kini degjuar ndonjehere qe «pashallaret» pluraliste te Tetoves te flasin per Shqiperine Europiane? Asnjehere. Ata jane te kenaqur me rotacionin e pushtetit  te «pashallekut» mes njeri tjetrit.
A kini degjuar qe «pashallaret» e Presheves Politike te flasin per Shqiperi Europiane dhe te thone se duan deputete ne Kuvendin e Kosoves  dhe jo ne ate te Serbise? Asnjehere.
(Termat, vezire vilajete apo pashallare  jane te huazuar nga otomanizmi. Koha e sotme termat I ka te ndryshem. I njejte eshte vetem mentaliteti)

Dhe le te vijme ne fund te trajteses. Po kush eshte kjo Shqiperi Europiane dhe kush eshte kjo Shqiperi Otomane mund te pyese dikush?

Pyetja eshte e drejte: Shqiperi Otomane eshte kjo qe po jetojme; Tirana Politike, Prishtina Politike, Tetova Politike, Presheva Politike, Ulqini Politik. Ndersa Shqiperia Europiane eshte ajo qe do  te vije neser: Tirana politike ku Presheva, Ulqini, Prishtina, Tetova jane  pjese perberese te nje shteti.
Shqiperi Otomane eshte kjo e sotmja ku Qafa e Morines eshte vije ndarese kufiri. Ndersa Shqiperia Europiane eshte ajo e nesermja ku Qafa e Morines do
te jete thjesht nje toponim. Shqiperi Otomane eshte kjo e sotmja ku Qafa e Thanes eshte vije ndarese kufiri, ndersa Europiane do te jete neser kur Qafa e Thanes do te jete thjesht nje toponim. Shqiperi Europiane eshte kjo e sotmja kur Hani i Elezit apo Hani i Hotit jane vije ndarese kufiri, kurse Europiane do te jete ajo e nesermja kur ato do te sherbejne vetem si toponime.

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.