|
Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės: populli i harruar
Shkruan: Alexandra
Channer
Para dy muajve nė fshatin Rainc, njėsia speciale e policisė sė
Serbisė, xhandarmėria, kanė ndaluar dhe bastistur njė grup
shqiptarėsh tė cilėt udhėtonin me makinė. Sipas burimeve lokale,
njėri prej tyre ishte detyruar tė shtrihet pėrtokė. Atij i ishte
thėnė se kjo trevė nuk ėshtė Shqipėria, por Serbia, kėshtu qė ai
duhet tė flas serbisht. Nė fshatin Corotic, tė njėjtėn natė, njė
djalė dhe e fejuara e tij ishin ndaluar dhe bastistur dhunshėm pėr
orė tė tėra nga xhandarmėria. As atyre nuk iu lejua tė flasin shqip.
Zyrtarė tė komunės sė Preshevės thonė se, pėrkundėr ankesave, kėto
ngjarje nuk janė hulumtuar. Kėto janė vetėm disa shembuj tė jetės
ēfarė ėshtė pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės.
Lugina vazhdon tė ketė njė prani tė madhe ushtarake, pėrkundėr
premtimeve pėr ēmilitarizim tė rajonit, pėrderisa policia vazhdon tė
kontrollohet nga pjestarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB)
tė Serbisė dhe xhandarmėria, shumė prej tė cilėve kanė shėrbyer nė
Kosovė gjatė luftės sė fundit. Nė janar tė vitit 2005, djaloshi
gjashtėmbėdhjetė vjeēar, Dashnim Hajrullahu, ishte vrarė nė kufi.
Kjo e ashtuquajtur zonė e sigurisė pengon kthimin e atyre
personave qė u larguan gjatė luftės sė vitit 2001. Sipas zytarėve
lokal, nė Medvegjė janė kthyer vetėm 800 banorė nga 5,000 tė
zhvendosur; nė fshatrat e bjeshkės sė Bujanocit, 1,500 nuk janė
kthyer; pėrderisa, nė Karadak nė Preshevė, mbi 1,000 nuk janė kthyer.
Nėse jetoni nė Luginėn e Preshevės gjasat janė qė tė jeni tė papunė.
Mbi 70% tė popullatės janė tė papunė. Ky nuk ėshtė njė fenomen
natyral. Shumica e vendeve tė punės nė dispozicion janė nė sektorin
publik apo administratė, e kėto vende janė tė dominuara nga serbėt.
Nė Bujanoc, mbi 95% tė atyre qė punojnė nė sektorin shtetėrorė janė
serb pavarėsisht nga fakti se ata pėrbėjnė vetėm 34% tė popullėsisė.
Tė vetmin shėrbim qė qeveria ia ka bėrė diskriminimit pozitiv pėr
shqiptarėt kanė qenė deklarimet verbale. Ligji pėr mbrojtjen e tė
drejtave dhe lirisė sė pakicave kombėtare, i vitit 2002, nė Nenin
21, vetėm thotė qė do ti kushtohet vėmendje pėrbėrjės kombėtare tė
popullatės kur ėshtė fjala pėr punėsimin nė shėrbimet publike. Nuk
jep kurrėfar garancash se gjendja do tė ndryshoj. Pėrveē kėsaj,
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave raporton se investimet e bėra nga Trupi
Bashkėrendues nė tė tri komunat e Luginės anonte kah ato me
pėrqindje mė tė lartė tė banorėve serbė sesa kah ato tė banuara me
shqiptarė. Presheva me njė popullsi serbe prej 8.5% ka marrė 31 euro
pėr kokė banori; Bujanoci me 34% serbė ka marrė 43 euro, pėrderisa
Medvegja me 68% serbė ka marrė 178 euro pėr kokė banori.
Institucionalisht, Serbia nuk ėshtė duke punuar pėr ta zbutur krizėn
ekonomike pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės. Pėrkundrazi, ajo
ėshtė duke siguruar qė gjendja tė mbetet e njėjtė apo tė
pėrkeqėsohet.
Me ligj, pakicat kombėtare nė Serbi kanė tė drejtėn pėr arsim nė
gjuhėn amtare, dhe drejta qė tė konsultohen pėr ēėshtjet qė kanė tė
bėjnė mė arsimin e tyre. Por, derisa fėmijėt shqiptarė tash mėsojnė
nė gjuhėn shqipe nė shkollė, librat e tyre ende janė me
planprogramin e Serbisė. Shpesh pėrkthimet janė tė vjetėruara.
Tentimet pėr ta pėrpiluar librin e historisė nė Kosovė nuk janė
miratuar pėr shkak tė titujve tė diskutueshėm tė kapitujve.
Studentėt tė cilėt i kanė pėrfunduar studimet nė Kosovė gjatė viteve
tė 90, ose tash nė Universitetin e Prishtinės, pėr shkak se nuk ka
arsim tė lartė nė gjuhėn shqipe nė Serbi, duhet ti nėnshtrohen njė
radhe tė provimeve kualifikuese pėr ta fituar miratimin e diplomave
nė Serbi. Ministria e arsimit i njeh diplomat e UNMIK-ut, por jo
edhe ato tė viteve 90 tė Republikės sė Kosovės. Kjo procedurė
validimi nė disa raste ka zgjatur katėr vite. Qeveria e Serbisė nuk
ka ofruar garancė pėr tė zgjidhur problemin. Nė vend tė zgjidhjes,
Ligji pėr pakicat, Neni 14, thotė vetėm se do tė kėrkojė ta
pėrmirėsojė bashkėpunimin ndėrkombetar pėr njohjen e diplomave.
Me 28 Nėntor tė vitit tė kaluar, njė djalosh ka ngritur flamurin
shqiptar nė ndėrtesėn komunale nė Preshevė. Tash, ai ėshtė duke u
fshehur pėr shkak tė ndjekjes nga policia. Kjo ndodh pėr shkak se,
edhepse Ligji pėr pakicat, Neni 16, lejon pakicat kombėtare ti
shfaq simbolet e tyre gjatė festave publike, ata nuk mund ta bėjnė
kėtė nėse flamuri ėshtė i njėjtė me atė tė ndonjė shteti tjetėr. Ky
ligj ėshtė pėrpiluar pikėrisht pėr tia ndaluar shqiptarėve nė
Luginė ta gėzojnė kėtė tė drejtė. Pėrveē kėsaj, i njėjti ligj
pėrcakton se vetėm pakicat qė pėrbėjnė mbi 2% tė popullatės sė
Serbisė, kanė tė drejtė tė ta pėrdorin gjuhėn e tyre nė kuvend.
Shqiptarėt pėrbėjnė rreth 1% tė popullatės nė terėsi, gjė qė i
pėrjashton nga gėzimi dhe pėrdorimi i kėsaj tė drejte.
Pas luftės sė viteve 2000-2001 nė tė cilėn 100 persona janė vrarė
dhe 12,500 shqiptarė janė larguar nga rajoni, Qeveria e Serbisė
premtoi tė zbatojė disa rregulla pėr tė mbrojtur tė drejtat e
shqiptarėve nė Luginė. Por, shqiptarėt ende nuk janė qytetarė tė
barabartė nė Serbi. Nė fakt, Serbia pėrmes institucioneve tė veta,
vazhdon ti shtyp tė drejtat e shqiptarėve. Kjo ėshtė arsyeja e parė
pse shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės duhet ti bojkotojnė zgjedhjet
me 21 janar. Nėse shteti nuk iu njeh dhe nuk iu trajton si qytetarė
tė barabartė, por nė fakt ju shtyp institucionalisht, me votim ju
krijoni imazhin e rrejshėm tė demokracisė. Ky efekt tashmė mund tė
vėrehet. Pėr shembull, Petar Lagjeviqi, kryetar i Departmentit pėr
tė drejtat e njeriut dhe pakicave nė Kuvendin e Serbisė, i tha
gazetės Novosti mė 8 dhjetor 2006, ne jemi tė kėnaqur tė degjojmė
se shqiptarėt e Serbisė jugore do tė marrin pjesė nė zgjedhet
kombėtare parlamentare. Kjo ėshėt pjesėrisht rezultat i pėrpjekjeve
tė qeverisė pėr ti nxitur pakicat kombėtare ta ushtrojnė tė drejtėn
e tyre demokratike dhe ti realizojnė interesat e tyre pėrmes
institucioneve.
Nėse kėrkohet nga ju tė merrni pjesė nė zgjedhet demokratike, ju
duhet ta deklaroni besimin tuaj nė dinjitetin e shtetėsisė. Kjo
nėnkupton se pjesėmarrja e juaj duhet tė kushtezon njohjen e
barazisė nga shteti. Prandaj, ata qė thėrrasin pėr pjesėmarrje do tė
duhej tė kėrkonin, pėr shembull, qė shteti ti pranojė kėrkesat e
bėra pėrmes Platformės sė 6 janarit tė nėnshkruar nga tė gjithė
pėrfaqėsuesit politik tė tė tri komunave, se shqiptarėt nė Preshevė
duhet tė kenė tė drejtat e njėjta sikur qė Serbia i kėrkon pėr
serbėt nė Kosovė.
Pėrmes votimit ju e pranoni dhe e pohoni Kushtetutėn e re tė Serbisė
tė vitit 2006. Kjo ėshtė arsyeja e dytė pėr ti bojkotuar zgjedhjet.
Kjo Kushtetutė nė Preambulė e deklaron Kosovėn si pjesė tė pandashme
tė Serbisė. Pėr kėtė arsye, shumica e shqiptarėve nė Luginė tė
Preshevės e kanė bojkotuar referendumin pėr Kushtetutė nė tetor tė
vitit tė kaluar. Tė votosh tash nė zgjedhje nėnkupton pranimin e
legalitet dhe legitimimin e kesaj kushtetute, rrjedhimisht
pretendimeve tė Serbisė ndaj Kosovės.
Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės janė populli i harruar nė
ish-Jugosllavi. Pėr ata kujtohet ndonjėri vetėm nė rastet kur duhet
tiu thuhet tė rrijnė urtė. Porosia nga politika institucionale e
Kosovės ėshtė: mos rezistoni pėr shkak se kjo mund ti dėmtojė
negociatat pėr status. Porosia nga diplomatėt dhe politikanėt
ndėrkombetar ėshtė se duhet tė merrin pjesė dhe ta pranoni status
quo-nė. Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kanė tė drejtė ta ngrisin
zėrin e tyre aq lartė sa ti dėgjojė Serbia. Kjo nuk do tė ndodh
pėrmes shkrirjes nė heshtjen e zgjedhjeve nė njė shtetin
jodemokratik. Shteti i Serbisė duhet ta mėsojė se nė mėnyrė qė
popujt brenda kufijve tė saj tė marrin pjesė nė zgjedhje, sė pari
duhet ti trajtojė ata me dinjitetin dhe respektin qė e meriton njė
qytetar i barabartė.
Alexandra Channer
Kandidate pėr Doktoraturė, Universiteti i Pennsylvania
|
|