|
Vetėvendosja pėrballė
ofanzivės neokolonialiste

Shkruan: Fatos Aliu
Plani i Ahtisarit e mohon
vetėvendosjen pėr shqiptarėt nė Kosovė, ndėrsa e zbaton pėr
minoritetin serb. Substanca e kėtij plani nuk e pėrmban pavarėsinė e
Kosovės, por suspendimin e Kosovės nga pavarėsia dhe sovraniteti,
tjetėrsimin e pėrkatėsisė shqiptare tė Kosovės. Kur suspendohet
vetėvendosja shqiptare, spekullohet rreth vetėvendosjes sė Kosovės
nė favor tė minoritetit serb. Njė pavarėsi e kėtillė e Kosovės,
edhe po tė realizohej, nuk do tė duhej tė pranohej nga shqiptarėt e
Kosovės, sepse ajo nuk do tė jetė nė interes tė popullit shqiptar tė
Kosovės. Pėrkundrazi, pavarėsia e tillė do tė ishte nė interes tė
Serbisė dhe kolonializmit ndėrkombėtar. Kėtė e vėrteton heqja dorė
nga vetėvendosja shqiptare, pėrcaktimi pėr njė identitet tė ri,
kosovar, me tė cilin (vetė) mohohet e drejta historike shqiptare
ndaj Kosovės. Pikėrisht kjo parashihet me planin e Ahtisarit, me
procesin e deritashėm politik tė zbatuar, tė decentralizimit dhe
ekstraterritorialitetit tė kishave e manastireve tė Kosovės. Nėse
kishat dhe manastiret e vjetra, tė kohės ilrire e bizantine,
konsiderohen serbe, dhe mbesin nėn juridiksionin e kishės Ortodokse
Serbe (sipas kėtij Plani), atėherė trashėgimia historike e
kulturore, autoktonia dhe pėrkatėsia ndaj Kosovės i mbetet serbėve
dhe Serbisė. Kėshtu konfirmohen tezat e pretendimeve serbe ndaj
Kosovės. Prandaj, propaganda aktuale mediale pėr gjoja mundėsinė e
pavarėsisė sė Kosovės nė tė ardhmen, i demaskon dhe denoncon vetė
autorėt e kėsaj propagande kollaboracioniste nė interes tė Serbisė
dhe politikės neokolonialiste ndėrkombėtare, tė paraparė pas
vendosjes sė misionit tė ri tė BE-sė nė Kosovė.
Pavarėsia reale dhe objektive e
Kosovės, lidhet me vetėvendosjen e shqiptarėve tė Kosovės, me
vetėvendosjen natyrale, me rėnjėt e Bujanit Historik, me pėrcaktimin
pėr Shqipėri Natyrale. Variantat e tjera synojnė dhe kėrcėnojnė
shpėrbėrjen dhe shkombtarizimin e shqiptarėve.
Vetėvendosja nuk mund tė kushtėzohet
me rezoluta tė jashtme, e misione neokolonialiste. Vetėvendosja mund
tė pėrkrahet, tė pranohet e tė mbėshtetet nga jashtė, apo tė mohohet
me metoda tė politikave neokolonialiste, por nuk mund tė kontestohet
e drejta legjitime dhe natyrale e njė populli tė ndarė e tė
kolonizuar. Pėr ta parandaluar kėtė vetėvendosje, bashkėsia
ndėrkombėtare, me planin e Ahtisarit, ka hartuar skenarin e
manipulimit me vetėvendosjen, me transferin e pėrkohshėm tė
sovranitetit tė Kosovės nė duar tė veta, ndėrsa Serbisė ia ka lanė
mundėsitė e hapura pėr ta kthyer kėtė sovranitet nė tė ardhmen.
Kushtetuta e Serbisė qė Kosovėn e parasheh pjesė tė saj, nuk
kontestohet, por kontestohet kushtetuta e Kosovės nga minoriteti
serb. Pra, sipas kėtij plani, serbėt nuk janė minoritet, por komb me
tė drejtėn e vetos, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės, mbesin njė kolektiv
shumicė nė Kosovė, por minoritet ndaj Serbisė. Kėto janė lojėrat e
kompromisit pro serb tė kėtij plani.
Me Misionin e Ri
nė Kosovė, me planin e ri tė kontrollit tė Kosovės dhe hartėn e re
tė Kosovės,
largohemi edhe mė shumė nga rruga e Vetėvendosjes Natyrale. Kosova
bėhet vatėr e shkombtarizimit tė shqiptarėve, e tjetėrsimit tė
pronės dhe pasurisė kombėtare. Ky mision, pra, do qė jo vetėm ta
rehabilitojė Serbinė, por edhe ta legjitimojė pronėsinė e saj mbi
Kosovėn, pėrmes statusit tė pakicės serbe si komb (mjafton tė shihet
Neni 1.6 i Planit tė Ahtisarit, gjuha e pakicės 5% serbe barazohet
me gjuhėn e shumicės shqiptare, mbi 90%). Cilido qė tė jetė statusi
i Kosovės, sipas kėtij plani, pėrjashtohet dhe mohohet vetėvendosja
shqiptare, synohet njė komb i ri multietnik nė Kosovė, njė vetėzhvendosje
apo (vetė)fundosje multietnike e Kosovės, pėrkundėr fakteve
historike se serbėt nė Kosovė janė ardhacakė, kolonistė, pa rrėnjė
etnike nė kėto treva. Serbve nuk ju takon trashėgima historike e
kulturore nė asnjė pėllėmbė tė Kosovės. Kishat dhe manastiret e
Kosovės datojnė nga koha iliro-shqiptare dhe Perandoria Bizantine,
ato i pėrkasin Shqipėrisė Natyrale. E drejta shqiptare ėshtė e
mbjellur nė themelet e Ilirisė, e jo nė karpatet e Rusisė.
Nėse Gjykata Ndėrkombėtare pretendon
drejtėsi, ėshtė vetė UNMIK-u ai qė duhet tė paditet e gjykohet, pėr
politikėn neokolonialiste dhe antishqiptare tė zbatuar nė Kosovė,
pėr tetė vjetėt e pasluftės, nė kollaboracion me Serbinė kriminale,
pėr shkeljen e tė gjitha akteve e konventave ndėrkombėtare pėr
vetėvendosje e dekolonizim, tė cilat i ka sjellė vetė OKB-ja*. Jo
vetėm Serbia, por edhe serbet kolektivisht, kanė qenė dhe janė
pėrkrahės dhe nxitės tė politikės gjenocidale tė Serb'isė. Dėshmi e
kėsaj janė dokumentet gjenocidale tė cilat i ka nxjerrė vetė Serbia,
me qubrilloviqėt e rankoviqėt e vet, nė tė gjitha periudhat e
zgjėrimit pansllavist nė Ballkan. Por, OKB-sė dhe Bashkėsisė
Ndėrkombėtare i mungon drejtėsia dhe pėrcaktimi pėr tė vėrtetėn
historike. Po tė kishte zbatim tė drejtėsisė ndėrkombėtare, Serbia
nuk do tė ishte shtet. Po tė kishte drejtėsi, veprat gjenocidale
kundėr njerėzimit, do tė ishin kriter pėr diferencimin e hordhisė
nga kombi, ndėrsa gjenocidi do tė dėnohej, e nuk do tė shpėrblehej.
Prandaj , shqiptarėt duhet t'i
pėrvishen vetė punės sė tyre kombėtare qė ju takon, pėr ta realizuar
vetė vetėvendosjen, e jo ta presin nga jashtė.
Populli shqiptar
nuk mund t'i pranojė shantazhet e misioneve mashtruese, nė emėr tė
integrimeve dhe
modernizmit. Ne nuk mund tė
pretendojme integrime me jashtė, duke u dezintegruar nga brenda, si
komb, aq mė pak me njė klasė politikanėsh e dallkaukėsh tė shitur, e
me llumin e rekrutuar kollaboracionist, shėrbėtorė tė
ish-jugosllavisė e Serbisė, autorė tė krimit e korrupsionit tė
institucionalizuar ekonomik nė Kosovė, shkatėrrimtarė tė pasurisė
kombėtare, nė kooperim me agjentura jolegjitime, siē ėshtė AKM-ja -
«Agjencia e Mirėbesimit tė Kosovės».
Populli shqiptar aderon njė
bashkėpunim e partneritet me shtetet dhe popujt e Evropės. Por,
misionet e standardeve tė dyfishta janė bėrė vetė barriera
bashkėpunimit, nė emėr tė bashkėpunimit. Kėto misione punojnė me
standarde tė dyfishta, flasin pėr heqjen e sovranitetit tė Serbisė
ndaj Kosovės, ndėrkaq e monopolizojnė kėtė sovranitet, duke e
avancuar minoritetin serb nė nivel tė kombit, duke krijuar
mini-shtete serbe nė Kosovė, bėrthamat e ardhshme tė hegjemonizmit
serbomadh.
Ky Plan e mohon vetėvendosjen
shqiptare, parasheh tė shpėrbėhet ēdo strukturė kombėtare e
mbrojtėse e Kosovės, nė emėr tė krijimit tė njė force tė re
mbrojtėse, nėn kontroll tė ri. Prandaj, nuk ėshtė rastėsi pse
kushtėzohet bashkimi me Shqipėrinė, por jo edhe me Serbinė, nga e
cila ofrohet nėnshtetėsia e dytė.
Me refuzimin e planit tė propozuar tė
zotit Ahtisari, ne vetėm dėshmojmė pjekurinė dhe vendosmėrinė tonė
pėr tė vendosė vetė pėr tė ardhmen tonė.
Me JO-nė tonė, pėrcaktohemi, se a duam
tė mbesim shqiptarė (nėse e refuzojmė), apo do tė shndėrrohemi nė
njė kolektiv multietnik tė skllavėruar nė Ballkan.
Por,
zgjidhjet
e imponuara dhe artificiale do tė dėshtojnė, si edhe politikat e
vazalėve tė Kosovės. Kombi shqiptar ėshtė i patjetėrsueshėm, i pa
asimilueshėm.
Grupi Negociator i Kosovės, krijuesit
dhe mbėshtetėsit e tij, duhet t'i japin llogari popullit pėr
politikat e tjetėrsimit tė tokave shqiptare dhe tė trashėgimisė
historike e kulturore tė Kosovės.
Prandaj, Lėvizja Vetėvendosje nuk e
thotė kot se vetėvendosje do tė thotė shporrje e okupatorėve
kolonialistė, ērrėnjosje e ēdo mbeturine kolonialiste*.
Orientimi i popullit shqiptar pėr njė
shtet shqiptar, me njė flamur, njė gjuhė, njė himn kombėtar, pėr
Shqipėri Natyrale, ėshtė shpėtimi dhe ringjallja e kombit dhe
Atdheut tonė. Ky ėshtė standardi ynė primar. Kėto janė politikat
kombėtare qė duhet zhvilluar sot, pėr ta zėnė hapin historik
pėrgjatė rikonsolidimit tė popujve dhe shteteve nė Ballkan. Prandaj
shansin historik pėr pėrmirėsimin e padrejtėsive ndaj kombit tonė
nuk duhet ta lejmė pėr nesėr.
Lėvizja
Vetėvendosje ėshtė
forca e vetme reale dhe shpėtimtare, e cila e ka tė qartė rrugėn e
njė procesi tė ri politik, tė cilin duhet zhvilluar nė pajtim me
vullnetin e popullit tonė, pėr zbatimin e tė drejtės sė tij
historike pėr vetėvendosje.
Prishtinė, 2 shkurt 2007
*
Aktet ndėrkombėtare tė cilat pėrshkruajnė natyrėn e
tė drejtės pėr vetvendosje, e tė cilat po shkelen nga UNMIK-u, nga
bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė (me
ndihmėn e klasės vazale politike tė Kosovės),
janė:
1
Karta e Kombeve tė
Bashkuara (Neni 1, 2 dhe 55 - viti 1993)
2
Konventa e Kombeve tė
Bashkuara mbi tė drejtat e njeriut (1950)
3
Deklarata e Njohjes sė
Pavarėsisė sė vendeve dhe popujve tė kolonizuar (1960)
4
Deklarata e Marrėdhėnieve
tė Miqėsisė (1970)
5
Akti Final i Helsinkit (1
gusht 1975)
6
Karta e Parisit dhe
Dokumenti i Kopenhagės (1990)
7
Deklarata e Vjenės (1993)
Citojmė disa nga
obligimet
kryesore tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė dalin nga dokumentacionet e
fundshekullit XX tė Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara:
Duke njohur prioritetin e dekadės sė filluar nga viti 1990 tė
Kombeve tė Bashkuara pėr ērrėnjosjen e kolonializmit dhe
respektimin e domosdoshmėrisė sė zbatimit tė Deklaratės pėr Njohjen
e Pavarėsisė sė Vendeve dhe popujve tė Kolonizuar, nė bazė tė
Rezolutės sė AKB, 49/89, 49 U.N. GAOR Supp. (no. 49) at 43, U.N.
Doc. A.49/49 (1994) mbi obligimet tė cilat dalin nga Rezoluta e
aprovuar nga ana e Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė sesionin e
saj tė 49-tė, sipas tė cilės (pika 10 e Dokumentit tė
sipėrtheksuar):
I
kėrkohet Komitetit Special tė vazhdojė tė gjejė mjetet mė tė
pėrshtatshme pėr zbatimin e shpejtė dhe tė plotė tė Deklaratės dhe
tė pėrkujdeset pėr jetėsimin e aksioneve tė aprovuara nga Asambleja
Gjenerale, tė cilat i pėrkasin Dekadės Ndėrkombėtare pėr Ērrėnjosjen
e Kolonializmit nė tė gjitha territoret ndaj tė cilave nuk ėshtė
ushtruar e drejta pėr vetėvendosje, nė veēanti:
a)
Tė formulojė propozimet
specifike pėr eliminimin e mbeturinave tė manifestimit tė
kolonializmit dhe pėr kėtė ti raportojė Asamblesė Gjenerale;
b)
Tė bėjė sugjerime konkrete
tė cilat do ti ndihmonin Kėshillit tė Sigurimit pėr ti ndėrmarrė
masat mė tė pėrshtatshme nė pajtim me Kartėn dhe zhvillimet nė
vendet e kolonizuara nėse ato janė harmoni me sigurinė dhe paqen
ndėrkombėtare;
c)
Tė vazhdojė tė ushtrojė
zbatimin e rezolutės 1514 (XV) nga ana e Anėtarėve tė Shteteve dhe
tė rezolutave tė tjera relevante mbi dekolonizimin;
d)
Tė vazhdojė ti kushtojė
vėmendje speciale Territoreve tė vogla, nė veēanti nėpėrmjet
koordinimit dhe vizitave tė rregullta tė misioneve, dhe ti
rekomandojė Asamblesė Gjenerale hapat mė tė pėrshtatshėm tė cilat
duhet tė ndėrmirren pėr aftėsimin e popullatės sė kėtyre territoreve
qė tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje dhe pavarėsi;
e)
Tė ndėrmirren tė gjitha
hapat e domosdoshėm pėr tė siguruar mbėshtetje tė gjėrė
ndėrkombėtare nga qeveritė e tjera, pėr ti realizuar objektivat e
Deklaratės dhe pėr ti zbatuar rezolutat relevante tė Kombeve tė
Bashkuara .
E drejta pėr kontroll
tė resurseve natyrore
Nė
Rezolutėn 1803 (XVII) tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, Kombet e
Bashkuara kanė deklaruar tė drejtėn e popujve dhe kombeve pėr
sovranitet tė pėrhershėm mbi pasuritė dhe resurset natyrore1,
ndėrsa Konventat Ndėrkombėtare mbi tė drejtat humane nė Nenin 1(2)
afirmojnė tė drejtėn e popujve pėr tė disponuar lirisht me pasuritė
dhe resurset natyrore.
Domosdoshmėria e kėtij
aspekti evidentohet nė veēanti kur ėshtė mohuar e drejta e popujve
pėr tė pasur kontroll mbi vendin dhe resurset natyrore nėpėrmjet
shtetit tė tyre. Ky ėshtė rast tipik kur kėto resurse kanė vlerė tė
madhe ekonomike. Atėherė ato eksploatohen nga shtresa dominuese e
popullatės ose elita pėrkatėse pėr pėrfitime personale, ose pėr
pėrfitime tė korporatave tė huaja (transaksionale). Ky eksploatim
zakonisht rezulton me ndryshime tė mėdha tė mjedisit jetėsor tė
popullatės, territori i sė cilės ėshtė i shfrytėzuar. Nganjėherė
edhe vendet e shenjta shkatėrrohen, si edhe pyjet e paprekura dhe
fushat pjellore, zhvendosen fshatrat dhe qytetet e tėra, ndėrsa
komunitetet nuk janė nė gjendje qė tė mirėmbajnė mėnyrėn e tyre tė
jetesės. Me fjalė tė tjera, dhunohet e drejta e popujve pėr
vetėvendosje nė mėnyrė themelore, shpeshherė tė pakthyeshme.
1
Shiko gjithashtu Kartėn mbi tė drejtat Ekonomike dhe Obligimet e
Shteteve, GA Rez. 3291 (XXIX).
|
|