|
Opinion
Si do tė pėrsėritet gabimi i para gjashtėdhjetė
viteve?!
Shkruan:
Zeqirja Fazliu
Presheva Bujanoci dhe Medvegja gjenden nė Luginėn e
Preshevės. Kjo Luginė nė perendim ėshtė sikur tė jetė e mbrojtur me
vargmalin e karadakut tė Shkupit, e njohur si karadak i Preshevės,
nga lindja me malet e Rujenit.
Lugina shtrihet nė drejtimin veri – jug nė formė tė
pandėrprerė nga Ristovci nė veri, e nė jug nė drejtim tė Preshevės
dhe tė Kumanovės. Ristovci deri ne vitin 1912 ka qenė pikė kufitare,
kur Presheva e Bujanoci, pra edhe Maqedonija dhe Kosova “shlirohen”
nga ushtrija serbe, fqinje kjo e pa ngopur pėr toka tė reja dhe
zgjerime teritoriale.
Pėr sė gjati kėsaj Lugine kalojnė rrugėt –
magjistralja dhe hekurudha, tė cilat e lidhin Europėn me Azinė
pėrmes Greqisė. Kjo lidhje natyrore tranzite e bėnė qė Lugina e
Preshevės tė jetė me rėndėsi tė madhe strategjike dhe tė ketė njė
peshė specifike politike pėr kohėn kur ajo pa dėshirėn e popullatės
mbetet me Serbinė, sepse nė atė kohė kishte rezistuar edhe me armė.
Mirėpo nė fillimin e shekullit XXI, kur tanimė jemi dėshmitar tė
proceseve pėrfundimtare tė formimit tė plotė tė Bashkėsisė Evropiane
nė tė cilėn janė duke u pėrfshirė edhe shtetet e Evropės Juglindore,
kjo rėndėsi strategjike – politike nuk do ta ketė mė atė vlerė dhe
rėndėsi, sepse edhe ajo do tė jetė pjesė e Evropės sė bashkuar.
Lugina e Preshevės nė veri kufizohet me Serbinė
jugore, nė jug me Maqedonin perendimore, nga lindja e ka
Bullgarinė, e nė perėndim me Kosovėn. Pra, nga jugu dhe perėndimi
jemi tė mbėshtetur fuqishėm nė trungun e ndarė shqiptar, qė pas
mbarimit tė luftės sė dytė botėrore.
Para plotė gjashtėdhjetė vitesh nė Preshevė u bė
gabimi me njė deklarim formal kur njerėzit e tubuar dhe tė
manipuluar me aklamacion e morėn vendimin qė Presheva me Bujanocin
tė mbeten me Serbinė si Republikė mė e madhe , mė e fuqishme dhe mė
“demokratike” e jo me Maqedoninė e posa formuar dhe pranuar
Republikė mė vehte. Ky deklarim i njė grushti njerėzish ka pas
ngjarė nė gushtin e nxehtė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore
dhe ate nė sallėn e kinemasė qė e quanin “Sokollanė”, nė prezencėn e
njėqind e njėzet – njėqind e tridhjetė qytetarėve dhe tė dy
delegacioneve tė Serbisė dhe tė Maqedonisė.
Sipas dėshmitarit dhe pjesmarrėsit Nuredin Kadriut,
ky lloj tubimi na paska qenė mirė e mirė i pėrgatitur, pasi qė
kryesuesit e kėtij tubimi i paskan marrė thirrjet pėr kėte tubim qė
do tė mbahet me 18.02.2001, dhe ate qysh para dy tri javėsh. Kėtė
tubim tė qytetarėve e kanė kryesuar:
-
Abdullah Krashnica Kryetar luftėtarė i kėsaj ane;
-
Aca Stefanoviq Zėvendės, i deleguar nga sindikata e
atėhershme;
-
Nuredin Kadriu, me tė cilin e kam zhvilluar bisedėn
me 18.01.2001;
-
Selim Selimi (Selim Norēa), luftėtarė pėr tė cilin mė
patė thėnė N.K. se nga Bujanoci patė arritur me njė orė vonesė pėr
nė kryesinė e tubimit.
Pas njė propogandimi intenziv tė njerėzve tė caktuar,
si nė ditėn e tubimit ashtu edhe mė herėt , qė e kishin bėrė Zhika
Devrxhiq, Hafėz Lutfiu nga Presheva dhe tė tjerė , tė cilėt i kanė
bindur njerėzit se ėshtė mė mirė tė mbeten me Sėrbinė se sa me
Maqedonin. Z. Zhika Devrxhiq ka pas qenė person i Organeve tė
Sigurimit pėr regjionin e Nishit , Leskovcit dhe tė Vrajės. Ai nė
kėtė tubim paska ardhur pa kurrfar thirrje pėr ti kryer punėt dhe
obligimet e veta.
Nė fillim tė kėtij tubimi tė popullatės kanė pas
diskutuar: Abdullah Krashnica, Zhika Devrxhiq, Selim Selimi, etj.
Njerzit e kryesisė nė diskutimet e tyre u patėn thėnė
njerėzve tė tubuar se Ju mund tė vendosni se me kend do tė mbeteni,
me Sėrbinė ose me Maqedonin. Megjithė kėte, propogandimet mashtruese
e kanė bėrė tė veten, kėshtu qė shumica e njerėzve tė tubuar nė
sallė (rreth njėqind e njėzet – njėqind e tridhjetė veta), votojnė
me aklamacion qė tė mbeten nė Sėrbi, e vetėm 4 – 5 sėrb votojnė qė
tė mbeten me Maqedonin.
Delegacionin Maqedon tė pėrbėr nga 12 – 15 veta e ka
pas udhėhequr Lupēo Arsov, luftėtarė dhe politikanė shumėvjecarė i
pasluftės.
Nga ky akt formalo juridik i deklarimit, i realizuar
nė tubimin e popullatės nė Preshevė, shihet se Presheva, Bujanoci
dhe Medvegja e kanė gėzuar e madje edhe aplikuar tė drejtėn e
vetėvendosjes, mu nė fazen pėrfundimtare tė formimit definitiv tė
Jugosllavisė Titiste – TĖ AVNOJ – it, e cila kishte kufinjė politikė
– administrativ, e jo sikurse kėta qė po vendosen pas gjashtėdhjetė
vitesh, periudhė kohore nėpėr tė cilėn kanė kaluar mė shumė se dy -
tre breze.
Vlenė tė theksojė se kryesuesi dhe luftėtari i parė i
kėtyre anėve Abdullah Krashnica , me largpamėsin e tijė qysh atėherė
e kishte paraparė dhe u kishte thėnė njerėzve tė afėrt se kėshtu tė
ndarė do tė mbetemi sė paku 30 – 40 vite.
Vendimet e marra dhe tė miratuara nga njė grup i
njerėzve para gjashtė dekadash nuk janė obligative pėr kėto breze mė
tė reja, tė cilat po i ndjejnė deri nė palc dhe shpirtė, me tėrė
qenien e tyre, pasojat e ndarjes nga trungu shqiptar, jo vetėm tė
Luginės sė Preshevės por edhe tė trevave shqiptare tė Maqedonisė
perėndimore si dhe tė Kosovės e tė trevave tė Malit tė Zi. Kjo e
drejtė e jona pėr vetėvendosje ėshtė dhe do tė mbetet e
patjetėrsuar.
Partitė tona politike tė posa formuara, nė njė
periudhė mė tė vėshtirė tė diktaturės mė tė re tė Millosheviqit,
dijtėn ta parashohin dhe ta organizojnė Referendumin e njė dhe dy
marsit tė vitit 1992, Referendum nė tė cilin pėr herė tė parė
shqiptarėt e kėsaj treve u patėn deklaruar , se a janė : “PĖR
AUTONOMI POLITIKO - TERITORIALE, ME TĖ DREJTĖ BASHKIMI ME KOSOVĖN” ?
Pjesa e dytė e kėsaj pyetje (me tė drejtė bashkimi me
Kosovėn), i ka pas tėrheqė votuesit qė masovikisht tė dalin dhe tė
deklarohen PRO kėtij opcioni.
PVD–ja me liderin e saj R.Halimin jo njė herė e ka
keqpėrdorur dhe keqinterpretuar kėte deklarim nė Referendum qė e ka
bėrė popullata , e nė veēanti kėtė ėshtė duke e bėrė edhe kėto ditė
nė fushatėn qė po e bėjnė nė emėr tė “Koalicionit tė shqiptarėve tė
Luginės sė Preshevės”, sė bashku me tandemin e vetė Dr. S.Destanin
dhe partinė e tij tė njohur me emrin BDL (Bashkimi Demokratik i
Luginės), qė ėshtė si motėr e bulėzuar dhe pjellė qė ka dalė nga
PVD–ja.
Po theksojė apostafatė se njė manipulim i kėtillė, i
paskrupullt dhe qėllim keq e pėr t’i realizuar interesat e ngushta
tė liderėve tė kėtyre dy partive, nuk do tė kalojė, sepse tanimė ēdo
familje nė Luginė tė Preshevės ka intelektual qė dijnė ta ndajnė tė
mirėn nga e keqja, tė bardhėn nga e zeza, dhe pėr kėte do tė
mendojnė mirė e mirė se a ja vlenė barra qiranė, qė me 21.01.2007,
tė dalin nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, pėr t’i konfirmuar
opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm se “jemi mirė edhe nė kėte
gjendje nė tė cilėn jemi” me shantazhime dhe keqtrajtime tė
parreshtura nė veēanti tė zhandarmerisė dhe forcave tjera ushtarake,
qė e ngulfatin Luginėn e Preshevės dhe popullatėn e sajė si gati
kurrė ma parė.
(Autori
ėshtė ish-kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare) |