Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Opinion

 

Zgjedhjet serbe-sfidė pėr spektrin politik tė Luginės

 

Shkruan: Fehmi RAMADANI

 

Nuk ka dyshim se zgjedhjet parlamentare serbe, tė cilat do tė mbahen mė 21 janar tė vitit 2007 paraqesin ngjarjen mė tė rėndėsishme politike pėr spektrin politik tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės qė nga pėrfundimi i konfliktit tė armatosur nė kėtė rajon.

 

Duhet pėrmendur se kėto zgjedhje mbahen pas aprovimit tė Kushtetutės sė re serbe me anė tė njė referendumi, tė mbajtur vitin e kaluar, me ē’rast rreth 53 pėr qind e elektoratit nė Serbi kishte votuar pėr miratimin e saj. Nė kėtė Kushtetutė edhe Kosova ėshtė pėrfshirė si pjesė pėrbėrėse tė saj. Kėto zgjedhje do tė mbahen nė tėrė territorin e saj, por edhe nė Kosovė dhe Luginėn e Preshevės.

 

Nė Kosovė, siē dihet kėto zgjedhje do tė mbahen nė pjesėn veriore tė saj dhe nėpėr tė ashtuquajturat enklava serbe. UNMIK-u, edhe kėsaj radhe si herėve tjera do tė deklarojė se nuk do t’i mbėshtesė ato, por do tė kujdeset pėr sigurinė e mbarėvajtjes sė tyre. Kurse, faktori politik kosovar do t’i kundėrshtojė ato dhe do t’i shpallė si ilegale vetėm nė formė verbale.

 

Ndėrsa, sa i pėrket spektrit politik tė Luginės, nė fillim kishin nėnshkruar njė marrėveshje pėr pjesėmarrje nė kėto zgjedhje. Arsyetimi i tyre ishte se kishin marrė pėlqim nga Qeveria e Sali Berishės, Qeveria e Kosovės, GN-ja dhe z.Veton Surroi, pėrfaqėsues i Kosovės pėr kontakt me minoritetet nė Serbi. Por, edhe nga zyrat diplomatike perėndimore nė Beograd, ndėrsa mė i zėshmi nė kėtė drejtim ishte ambasadori amerikan z.Majkėl Polt, i cili mė herėt kishte vizituar Preshevėn dhe i kishte ftuar shqiptarėt e Luginės tė marrin pjesė nė zgjedhje.

 

Por, ēfarė ėshtė duke ndodhur? Vetėm brenda njė kohe tė shkurtėr kėto forca politike tė Luginės ishin pėrēarė lidhur me kėto zgjedhje. PDSH-ja e Ragmi Mustafės, LPD-ja e Jonuz Musliut dhe PDK-ja e Nexhmedin Saqipit ishin tėrhequr nga kjo marrėveshje. Gjithashtu, kundėr kėtyre zgjedhjeve ishin shprehur edhe dy shoqatat tė dala nga lufta e UĒPMB-sė. Nė anėn tjetėr PVD-ja e Riza e Halimit dhe BDL-ja e Skėnder Destanit mbetėn nė qėndrimin e tyre pėr pjesėmarrje nė to. Tani ky spektėr politik ėshtė ndarė nė dysh dhe nuk ka qėndrim unik pėr kėtė ēėshtje.

 

Shtrohet problemi, pse kėto forca politike nuk kanė qėndrim unik lidhur me kėtė ēėshtje kaq madhore pėr Luginėn? Zgjedhjet parlamentare serbe spektrin politik tė Luginės e ka qitur nė pozicion shumė tė rėndė. Kjo ēėshtje ka qitur nė shesh shumė dobėsi dhe anomali tė kėtyre forcave politike, sidomos tė mungesės sė strategjisė sė qartė politike, kompromisit politik, mospjekurisė sė duhur politike, dekompozimit politik, mosbashkėpunimit me faktorėt relevant kombėtar, mungesės sė vizionit pėr tė ardhmen, sjelljen politike nė rrethin vicioz, ngushtpamėsinė e tyre, dominimin e interesave tė ngushta grupore e klanore, si dhe shumė dobėsi tjera.

 

Siē po shihet edhe pse kanė njė periudhė tė gjatė veprimi, ky spektėr politik ende nuk e ka kuptuar misionin e vėrtetė se nėpėr cilėn strategji politike duhet ecur dhe nė shėrbim tė kujt duhet vepruar. Edhe pse mė herėt nga vetė kėto forca politike ishin hartuar disa dokumente qė shėrbejnė si bazė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre, mirėpo ato nuk po respektohen dhe zbatohen. Janė tri dokumentet shumė tė rėndėsishme, bile njėra ka karakter ndėrkombėtar: Referendumi-1992, Marrėveshja e Konēulit-2001 dhe Platforma Politike-2006. Kėto tri dokumente janė alfa dhe omega e strategjisė vepruese politike tė spektrit politik tė Luginės.

 

Pėr veē kėsaj, kėto forca politike nuk ka arritur qė deri mė tani tė kenė njė ekipi tė pėrbashkėt, apo ndryshe Kėshill Nacional, i cili do tė ishte organi mė i lart vendimmarrės dhe zėdhėnės kryesor i kėrkesave tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Andaj, nė kėtė ē’organizim politik ėshtė shumė normale qė pėr ngjarje tė rėndėsishme tė kemi edhe vendime tė ē’organizuara, tė cilat me siguri do tė kenė edhe koston e vet politike.  

 

Faktori ndėrkombėtar dhe ai kombėtar do tė kuptonin kėrkesat e shqiptarėve tė Luginės vetėm atėherė kur ata marrin vendime unanime e serioze dhe tė jenė tė zot nė zbatimin e tyre. Vetėm atėherė vendimet e tyre do tė respektohen nga tė gjithė, por edhe do tė ndihmohen nė zgjidhjen e problemeve tė tyre. Kėshtu tė ē’organizuar duke mos pasur qėndrim unik nuk do tė kenė pėrkrahjen e askujt, edhe mė shumė do tė komplikohet ēėshtja e tyre. Nė fund, do tė shohim se ēfarė do tė thotė populli i Luginės mė 21 janar tė kėtij viti. A do tė jenė nė lajthitje liderėt politik tė Luginės apo populli i saj, i cili ėshtė duke paguar haraēin nė kurriz tė vetin do tė shohim? Njė thėnie popullore thotė: ”Kur tė bėhesh me tė kėrcye gjithkush nė dasmė, mjerė halli pėr ty”. Kjo nuk do mė shumė koment!

 

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.