Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

 

Opinion

Organizimi i manifestimit pėr 16 vjetorin e Referendumit pati disa lėshime

 

Nė kėtė vėshtrim dua tė i jap disa opinione tė mia pėrkitazi pėr manifestimin e referendumit tė 1-2 marsit qė u organizua nga ana e dy partive politike gjegjėsisht tė PVD-sė dhe asaj tė PDSH-sė. Kėtij manifestimi kėto dy parti i dhanė njė pompozitet tė madh qė gjermė sot asnjėherė nuk iu ėshtė dhėnė. Por, ky manifestim pati disa lėshime organizative si nė aspektin moral po ashtu edhe nė atė pėrmbajtėsor. Andaj kėto lėshime dėshiroj qė t'i trajtoj nė kėtė vėshtrim siē vijon: 

Sė pari: kėto dy parti ėshtė dashur qė ta dinė se referendumi nuk ėshtė pronė personale e tyre, por ėshtė pronė ekskluzive e popullatės sė kėsaj treve. Andaj nuk ka qenė e moralshme qė vetėm kėto dy parti tė bėjnė organizimin e manifestimit tė kėtij referendumi nė kėtė mėnyrė, sepse me kėtė veprim tė tyre besoj se se njė masė kanė denigruar dhe popullatėn e kėsaj treve. 

Sė dyti: unė si qytetar i kėsaj treve kam qenė i indinjuar sepse janė bėrė disa lėshime pėrmbajtsore. Kur tė them kėtė kam parasysh se kėto dy parti kėtė manifestim e bėnė ndaras. Po tė ishte pasur njė kuptim pėrmbajtsor ėshtė dashur qė ky manifestim tė organizohet nga ana e tė gjitha partive. E sic ėshtė bėrė ky manifestim vec e vec nga ana e kėtyre dy partive bėn tė kuptosh se sa larg ėshtė "Unifikimi i faktorit politik" nė kėtė trevė. Kurse nė prononcimet e juaja kjo sintagmė pėrmendet rregullisht. Sa jemi tė unifikuar u pa mė sė miri kur Kosova e shpalli pavarsinė nuk u arrit asnjė ujdi qė tė ftohet njė seancė solemne pėr kėtė akt madhor. 

Sė treti: kėto lider politik duhet ta dijnė se mu nga ana e kėtyre dy partive ka ardhur deri te zhbėrja e kuvendit pėr Autonomi territoriale Politike me tė drejtė bashkimi me Kosovėn. Dua tė pėrkujtoj se nė atė kohė kur duhej tė zgjidhej kryetari i kėtij Kuvendi shumica e antarėve tė tė dyja kryesive me liderėt e tyre bėnin "sallto mortale" duke mos pranuar asnjėri postin e kryetarit tė kėtij Kuvendi. Nė atė kohė kur ishte rrezik qė tė pranohet posti i kryetarit pa kurrfarė hezitimi e pranoi z. Ibrahim Kadriu. E sot ky njeri pėr satisfaksion moral nuk ftohet nė kėso lloj manifestimi bare si mysafir nderi. Ndėrsa sot kur fryejnė erėrat demokratike, kėta liderė mburren sikur ata tė jenė udhėrrėfyes tė kėtij Kuvendi. Jam i bindur se po tė mos ishte zhbėrė ky Kuvend, se dita e referendumit do tė ishte manifestuar mė shpesh e jo pas 16 viteve. 

Sė katėrti: gjėja qė mė shtyn tė dyshoj nė seriozitetin e kėtyre dy partive politike qė i dhanė aq peshė tė madhe kėtij manifestimi, jam i bindur se ėshtė bėrė pėr shkaqe marketingu sepse me 11 maj 2008 priten tė mbahen zgjedhjet lokale. Po tė kishin pasur njė fije konsiderate dhe po ta kishin cilėsuar si njė gjė sublime do ta kishin manifestuar mė shpesh. Sa mbaj nė mend unė, referendumi nga ana e kėtyre dy partive ėshtė pėrmendur vetėm atherė kur janė mbajtur zgjedhjet lokale.

Me anė tė kėtij vėshtrimi nuk desha qė kėtyre liderėve t'ua mohoj dėshirėn e tyre pėr organizimin e kėso lloj manifestimesh, por desha t'ua bėjė me dije se nuk ka qenė mirė qė ky manifestim tė bėhet nė kėtė formė. Nė fund dua tė them kėtyre liderėve mos tė krekosen me kėtė referendum se nuk keni qenė tė zotėt pėr 16 vite tė realizoni asgjė pėrmes kėtij referendumi.Andaj si porosi e imja e fundit nė kėtė vėshtrim ėshtė qė nė tė ardhmen tė gjithė liderėt politik qė veprojnė nė Luginė tė Preshevės tė mblidhen dhe tė bėjnė njė tryezė debatuese rreth kėtij referendumi, qė nė tė ardhmen tė kemi njė qasje sa mė pėrbjatėsore dhe sa mė unifikuese sė bashku me popullin.

Miratoc, 6 mars 2008
Abdullah Bilalli, arsimtar

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.