|
Opinion
Tri kėshilla pėr Shqiptarėt e Luginės!

Shkruan:*Bardhyl Metaj, Zürich
1. Ėshtė shumė me rėndėsi pjesėmarrja e Partive politike shqiptare (si
koalicion) nė zgjedhjet pėr Parlamentin Serb. Para se gjithash,
ngaqė rezultati pėr formimin e shumicės pėr Qeverisje, do tė jetė
shumė e ngushtė, si raport mes forcave tė grupuara nė dy Blloqet
serbe, tė themi "pro-europiane" tė DS-it e LDP-sė dhe atyre tė
Radikalėve e Koshtunicės, tė mobilizuar kryesisht (gjoja) rreth
luftės mitike pėr Kosovėn!
Sė kėndejmi shqiptarėt me dy deputet eventual, mund tė arrijnė qė tė
jenė edhe bashkė-themelues tė Qeverisė me forcat "pro-europiane", si
dhe tė pėrfitojnė pėr herė tė parė, me pjesėmarrjen nė Ekzekutiv
pėrmes ndonjė Ministri apo edhe zv. ministri shqiptarė.
Tė gjitha sondazhet aktuale dėshmojnė, se dy-tre deputet mė shumė
apo mė pak pėr njėrin bllok, kanė me vendos kush e themelon Qeverinė:
"Pro-europianėt" apo Radikalėt!
Karshi kėsaj situate apo rrethane, shqiptarėt e Luginės kanė mė sė
pakti arsye qė tė jenė inferiorė e tė rijnė anash!
Angazhimi shtesė i Trupit Politik qė pėrfaqėson apo do tė duhej tė
pėrfaqėsojė shqiptarėt e Luginės karshi situatave aktuale nė Serbi,
por edhe nė aspektin vizionar e Strategjik, ėshtė qė tė lidhin
koalicione parimore me tė gjitha Partitė e nacionaliteteve dhe ato
pro-europiane rreth ēėshtjeve parimore, tė tė drejtave tė Pakicave,
procesit tė Decentralizimit, Regjionalizimit etj.
Andaj, bojkoti apo abstenimi nuk ėshtė alternativė, pėrkundrazi,
politika pro-aktive ėshtė ajo qė duhet tė jetė konstantė e Partive
Shqiptare nė Luginė.
Lufta pėr konstituimin e faktorit politik shqiptar nė Luginė nuk ka
pėrfunduar, pėrkundrazi, ajo vetėm sa ka filluar, nė konstalacionin
e ri tė pas shpalljes dhe njohjes ndėrkombėtare tė Pavarėsisė sė
Kosovės;
Nė Luginė, duhet tė ngjajė ajo qė po mungon, krijimi i strategjive
dhe koalicioneve politike tė cilat japin rezultate mė tė mira nė
planin afatshkurtėr, tė mesėm dhe afatgjatė; dhe atė nė rrafshin
Lokal e Regjional nė Serbi, nė rrafshin Regjional nė Ballkan, dhe
gjithsesi nė rrafshin Kombėtare;
2. Jo se duhet dalė nė zgjedhje e duhet fituar ata dy Deputet nė
Beograd, por Partitė politike tė Luginės duhet tė jenė shumė mė pro-aktive,
dhe ta lartėsojnė kualitativisht shkallėn e pėrfaqėsimit! Kjo mund
tė realizohet, ta zamė, nga financat e pėrbashkėta partiake e tė
donatorėve privat, pėr hapjen zyrave tė tyre pėrfaqėsuese jashtė
Luginės. Para se gjithash nė Beograd dhe Prishtinė, por pse jo edhe
nė Bruksel.
Zyra nė Beograd pėr Organin mbipartiak tė Luginės (por qė vlen edhe
pėr Shkupin, kur flasim pėr shqiptarėt e Maqedonisė!), me Deputetėt
si dhe dy-tre profesionist me studime tė mbaruara nė Perėndim ėshtė
e pazėvendėsueshme...dhe ėshtė imperativ! Ngase aktualisht kemi njė
situatė, kur ata vizitohen vetėm atėherė, kur ambasadorėt e
akredituar nė Beograd, bėjnė vizitat e tyre rutinore!
Zyra pėrfaqėsuese regjionale e shqiptarėve tė Luginės nė Beograd,
pėrballė Ambasadave tė Huaja tė akredituara atje do tė kishte
mundėsinė qė tė prezantoj e publikoj tė gjitha ēėshtjet e hapura
politike, por edhe ato tė Drejtėsisė e tė Ekonomisė nė njė nivel,
kualitet e intensitet krejt tjetėr prezantimi, krahasuar me
pėrfaqėsimin e prezantimin aktual. Ėshtė alternativa e vetme
profesionale, karshi debateve shterpe e tė pafund, nė mediumet
shqiptare apo ēajtoret e Preshevės, Bujanovcit e Tėrnovcit, por pa i
harruar edhe ato tė Tetovės e Gostivarit nė rastin e shqiptarėve tė
Maqedonisė.
Pėrmes njė pėrfaqėsimi tė tillė pėrfundimisht, shqiptarėt e Luginės
do tė kishin gjithashtu mundėsinė qė tė bėjnė Publik Relations
profesionale e aktive, nė mediat e huaja tė shumta, tė akredituara
nė Beograd, por edhe nė vet Mediat Serbe.
Simotrat e kėsaj Zyreje, natyrisht se i duhen edhe Prishtinės sė
hutuar me veten (lexo nėn tre!)... por edhe Brukselit.
Pėrndryshe, ngjanė siē po ngjanė: qė ēėshtja e tyre tė jetė e
pezulluar, as mos tė flitet e shqyrtohet, por as mos tė njihet e
dihet...!
Kosova deri te Pavarėsia saj, erdh duke shfrytėzuar atė pak hapėsirė
politike e strukturale nė kohėn e ish Jugosllavive; fillimisht me
arsimimin dhe emancipimin politik e shtetformues, me krijimin e
themelimin e Universitetit, partive politike, luftėn diplomatike...!
Ndoshta nuk ėshtė e parėndėsishme tė pėrmend me kėtė rast, sa pėr
ri-freskim tė kujtesės historike: se edhe me 1919-1924, nė
Parlamentin Serbo-kroato- slloven, shqiptarėt kishin Parlamentar tė
tyre nė Beograd;
Ishte Ferat Bej Draga me vizionin dhe konstruktin e tij politik, dhe
ai jo rastėsisht, nė histori ka hyrė si Hero dhe ndėrtimtar i
themeleve tė shtetėsisė dhe Pavarėsisė qė gėzojmė sot...! Pra pa
frikė, ju lutem nga paranoja e prezencės nė Beograd!
Bojkoti, abstenimi e indiferenca, janė tipare tė dembelėve e
impotentėve politik.
Programi, Strategjia, vizionet dhe e pėrpjekjet, ndėrkaq, janė ajo
ēfarė dallojnė Politikat bashkėkohore nga pėrfituesit e Burokratėt
impotentė e egoman!
3. Mė rastisi qė ditė mė parė, ta lexojė diku nga ish-kryeministri i
respektuar dhe sapo kthyer nė Kosovė, qė si kėshillė ua drejtonte
shqiptarėve nė Maqedoni dhe Luginė: se zyra ku duhet tė drejtohen
pėr ēėshtjet e tyre, qenkėsh Tirana!
U trishtova! Pėr herė tė para mė ngjau, qė sikur tė kisha mund, ta
zh`bėja njė thėnie tė tjetėr kujt!
Jo. Jo! Zyra e tė gjithė shqiptarėve tė ish Jugosllavisė – ėshtė
vetėm nė Prishtinė!
Dhe ekskluzivisht nė Prishtinė!
Dhe atė, Jo pėr arsye meskine, se Prishtina ka nevojė apo nderohet
nga ky ekskluzivitet, por ngase ėshtė shumė, shumė mė kompetente dhe
duhet tė jetė! shumė mė e pėrkushtuar pėr ēėshtjet e tyre! Ky ėshtė
obligim historik, kombėtarė, moral dhe njerėzor i Prishtinės! Dhe
para se gjithash i Prishtinės!
Pastaj pse ta heshtim, Prishtina dhe shqiptarėt nė ish-jugosllavi,
kanė pėrvojė 95 vjeēare me atė situatėn, kur zyra ėshtė nė Tiranė!
Kosovarėt me vėllezėrit e tyre nė Republikat e ish Jugosllavisė kanė
pėr-jetimet, pėrvojat e njėjta dhe njė rrugėtim tė pėrbashkėt tė
atij kalvarit tė pėrgjakshėm - gati 100 vjeēar!
Nė kėtė rrugėtim, Tirana zyrtare shfaqej si nė njė fatamorganė:
shumė, shumė rallė...ēoftė edhe vetėm sa tė n`dėgjojė...!
*Bardhyl S. Metaj, ėshtė analist politik dhe Kolumnist nė Gazetėn
„Jįva“ tė Prishtinės! Ka specializuar pėr Public Relations nė Zvicėr;
Si Drejtor Egzekutiv ka punuar nė shumė Shtėpi Botuese Europiane, si
“ Süddeutsche Zeitung Verlag” Basel – Zvicėr, nė Kompaninė
Internacionale,”Car4you Schweiz AG”, pastaj si Drejtor Ekzekutiv nė
“Tel-Express AG”, Agjenci pėr Relacionet
Publike tė” Bertelsmann-it” dhe si zv.Dreitor i Pėrgjithshėm nė
Kompaninė Botuese” Bertelsmann Schweiz AG ,
Nė vitet 1997-98 ishte edhe Botues i javores“Zėri” tė Prishtinės,
pėr Europė dhe SHBA.
|
|