Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

 

Opinion


Globalizimi dhe Teknologjia Informative

 
Njė pėrkufizim ndihmues pėr konceptin e globalizimit e dha profesori amerikan Ēarls Doran i cili spjegoi fenomenin e globalizmit si “Ndėrveprim i teknologjisė informative dhe ekonomisė globale”.


I stimuluar nga zhvillimi rapid i avancimit tė teknologjisė informative nė pesėmbėdhjetėvitėshin e fundit dhe refleksioni i saj nė ndryshimet e mėdha nė ekonominė botėrore qė kanė ndikuar nė ndrrimin e relacioneve nė mardhėniet ndėrkombėtare nė aspektin gjeopolitik dhe ekonomik , jam motivuar qė sadopak me modesti tė bėj njė trajtim profesional tė kėsaj tematike qė ėshtė nė trend me konatacionin kohor tė ditėve tė sotme.
Nė fushėn e ixhinierisė dhe shkencave kompjuterike superfuqitė ekonomike botėrore si SHBA , Rusi, Indi, Kinė, modernizimin e teknologjive tė reja nė fushėn e Informacionit dhe elektronikės e shohin si prioritet nė rrafshin e sigurisė dhe sovranitetit tė tyre kombėtarė.Vetė fakti se origjina e zhvillimit tė Rjeteve kompjuterike-Interneti (World Wide Web) , ka qenė nė Departamentin e Mbrojtjes sė SHBA-ve (Department of Defense) , ėshtė njė indikator i qartė se shpikja dhe inkorporimi i komunikimeve elektronike pėrmes rrjetave kompjuterike u bė pėr herė tė parė nė programet pėr modernizimin e ushtrisė me pajisje intelegjente .
Pa u detajizuar nė faktografinė e zhvillimit tė teknologjive informative dhe elektronike nga trajtimi profesional do tė isha zhvendosur nė trajtimin e globalizimit ,koncept qė ėshtė i ndėrthurur drejtėpėrdrejtė me Teknologjinė Informative.

Globalizimi dhe sfidat e tij

Pėr tė bėrė njė tretman shkencorė dhe gjithėpėrfshirės pėr fenomenin e globalizimit ,vėrtetė ėshtė vėshtirė tė pėrmblidhen me pak fjalė por thjesht do ndalem tek zanafilla e tij si dhe ndėrvarėsinė dhe relacionin e tij me Teknologjinė informative,qė koiēidon me profesionin tim.
Njė pėrkufizim ndihmues pėr konceptin e globalizimit e dha profesori amerikan Ēarls Doran i cili spjegoi fenomenin e globalizmit si “ndėrveprim i teknologjisė informative dhe ekonomisė globale”.
Sipas dijetarit dhe ekspertit tė mardhėnieve ndėrkombėtare Zbigniew Brzezinski globalizimi nėnkupton ristrukturimin makroekonomik qė reflektoi nė shkallė globale ,eksperiencėn qėndrore tė revolucionit industrial nė nivel kombėtarė ,specializimi dhe ekonomitė nė nivel gjenerojnė avantazhe krahasuese qė nxisin zhvendosjen e industrisive janė mė pėrfituese.
Globalizimi sfidon dy komponenta hapėsirėn dhe kohėn.Globalizimi e ka arritur objektivin e vet duke iu falėnderuar zhvillimit tė hovshėm tė teknologjisė elektronike,informative.Ėshtė sfiduar koha dhe hapėsira pėr faktin se sot pėrmes Postės Elektronike,World Wide Web-Interneti komunikimet ndėrnjerėzore ,transaksionet bankare , shkėmbimet valutore e shumė shėrbime tjera kryhen pėrmes teknologjisė informative (IT).
Megjithatė sot kemi edhe kundėrthėnie ,joēuditėrisht kundėr globalizimit e veēenarisht pėr atė qė lidhet me Amerikėn , ka edhe njė motiv tė fuqishėm kulturorė(Produktet Made in USA).Sipas disa analistėve ,kritikėve perveē promovimit tė globalizimit pėr arsye egoiste politike dhe ekonomike Amerika po hyn nė njė imperializėm kulturorė vetėshėrbyes. Nė tė vėrtetė kėta kritikė e shohin globalizimin si sinonim me amerikanizimin ,imponim i amerikanizimit nė kombet tjera ,imponim i mėnyrės sė jetesės amerikane qė ēon nė hegjemonizėm kulturorė tė botės sipas mėnyrės amerikane.edhepse kėto mund tė vlerėsohen si politikisht djallėzore porse sigurisht se ka elemente qė janė tregues i mire i hegjenomisė amerikane nė ditėt e sotme.
I ngacmuar nga ky vlerėsim dhe i prirur nga optika realiste kemi sinjale negative sot nė shoqėrinė shqipėtare ,kemi njė krizė identiteti , kėtė mė sė miri e vėrtetojnė dukuritė negative si droga , prostitucioni ,korrupcioni qė janė pėrhapur nė masė tė madhe dhe amplitude po shkon drejt rritjes, qė nuk sjellin asgjė tjetėr pos degradim moral , degjenrim tė vlerave kulturore e tė gjitha kėto janė indikator i rrezikshėm se shoqėria jonė po rrugėton drejt humbjes sė identitetit tė vet qė ėshtė kultivuar me shekuj nga brezat tonė parardhės.
Qė nga viti 1990 gjatė njė dekade tė qetė SHBA-tė theksuan tri tema kryesore si parimet e reja pėrcaktuese tė angazhimit tė saj me botėn. Nga presidenti Xhorxh H.W.Bush ato u pėrmblodhėn me tri fjalė :Rendi i Ri Botėrorė.Nė njėfarė mėnyre koncepti tė kujtonte iluzionet e ndezura pėr pak kohė pas vitit 1945 se koalicioni i Luftės sė Dytė Botėrore do tė shėrbente si shtyllė e nje Rendi tė Ri Botėrorė mė paqėsorė dhe mė bashkpunues nėn mbrotjen e OKB-sė sė krijuar rishtas.”Rendi i Ri Botėrorė” i viteve 90-ta ngjajshėm qe krijuar me njė shpresė tė rreme qė fitorja e Luftės sė ftohtė nga Amerika do tė shoqėrohej me hyrjėn nė njė sistem tė ri global tė bazuar nė ligjshmėri dhe demokraci tė pėrhapur.Herė pas herė si mė 6 mars tė viti 1991 kur iu drejtua kongresit, presidenti Bush do tė shfryhej thujase emocionalisht :” Tani ne mund tė shohim njė Botė tė Re qė po shfaqet”.Njė botė nė tė cilėn pėr njė Rend tė Ri Botėrorė.
Edhepse presidenti Klinton pajtohej me kėtė premisė optimiste ai theksoi porosinė e revolucionit ekonomiko-teknologjik nė formėn e njė bote me mė pak kufijė mė pak tė kontrolluar me njė ndėrvarėsi ekonomike mė tė madhe dhe mė pak varėsi nė pushtet politik. Pėr tė nuk bėhej fjala aq shumė pėr njė Rend tė Ri Botėrorė sesa pėr dimensionimin dashamirės tė globalizimit.”Ėshtė realitet qėndrorė i kohės sonė” deklaronte Klintoni para kongresit mė 27 janar tė vitit 2000 .Ai pa nė kėtė fenomen tė ri shpresėn kryesore pėr njerėzimin dhe njė shans tė madh pėr Amerikėn si mbartėse standarde e tij , si promotor kryesor dhe si pėrfituese mė e madhe e Globalizimit u bė koncept i pėrkėdhelur i presidenit Klinton.
Vizionet shpresėdhėnėse , ose tė Rendit tė Ri botėrorė ose tė bashkpunimit tė mirėfilltė global, u shuan dhunshėm mė 11 shtator 2001.Brenda njė viti , presidenti i ardhshėm amerikan Xhorxh W.Bush shprehin njė vizion mė kėrcėnues pėr tė ardhmen me njė koncept tė ri pėr politikėn e jashtme tė SHBA-ve hegjenomi globale nė luftė kundėr terrorizmit. Lėvizjen amerikane pėr globalizimin e zėvendėsoi “kualicioni i tė vullnetshmėve “ tė udhėhequr nga Amerika me formulėn maniēiane “kush nuk ėshtė me ne ėshtė kundėr nesh”.por megjithatė dilemat e Amerikės nė kohėn e globalizimizimit mbeten nė balancėn nė mes hegjenomisė sovrane dhe njė komuniteti global tė udhėhequr nga fenomeni I globalimit .
Sot nė politikėn botėrore si nė rastin e pavarėsisė Kosovės , nė politikėn e Ballkanit poashtu edhe nė konfliktet nė lindjen e mesme nė mėnyrė pragmatike vėrehet njė bėrthama e stabilitetit global,politik,ekonomik mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian ,bashkveprimi i tyre nė nė menaxhimin e politikave botėrore ėshtė njė sinjal thumbues se SHBA dhe BE sot janė tė gjithėpushtetshme pėrballė tė tjerėve (Rusisė , Kinės).

Blerim Shabani, bachelor i ixhinierisė kompjuterike –Fakulteti i Elektroteknikės

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.