|
Opinion
Kosova nė kujtimet e brezit tim

Jeni Myftari - Londėr
Brezi im, ai para dhe pas meje, kemi dhe njėkohėsisht nuk kemi shumė
pėr tė treguar, pėr Kosovėn dhe trevat e tjera shqiptare, jashtė
kufinjve.
Megjithatė unė sot do tė mundohem tė tregoj se si janė memorizuar
Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, nė ndėrgjegjen e shqiptarėve,
brenda kufinjve tė Republikės sė Shqipėrisė, nė periudhėn pas Luftės
sė Dytė Botėrore. Kujtimet e mia nuk kanė tė bėjnė me politikėn qė
ka ndjekur shteti, por me ndjenjat e bashkėkombasve tė mi, nė
momente tė caktuara tė historisė.
Edhe pse kishim mėsuar shumė pėr trimėrinė dhe bėmat e shqiptarėve,
pėr Lidhjen e Prizrenit, pėr Isa Boletinin e Azem Bejten, shumė pak
na ishte thėnė pėr masakrat qė serbėt dhe malazezėt kishin bėrė nė
vazhdimėsi, nė kėto treva. Kėto masakra pėrmendeshin fare pėrciptazi
dhe kujtoheshin vetėm nė ndonjė pjesė teatrale, qė vihej nė skenė,
kryesisht, nga trupat e teatrove tė qyteteve tė ndryshme.
Pėr Kosovėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore, nuk flitej pothuajse
fare. Thjeshtė dihej se, Kosova ishte tokė shqiptare qė banohej nga
shqiptarė, me tė cilėt kishim njė gjak, njė gjuhė, ishim njė komb
dhe ... kaq. Kultura e shqiptarėve tė Kosovės, nė Shqipėri,
pasqyrohej vetėm nga njė program javor 30', "Kėngė Popullore tė
Kosovės", qė transmetohej ēdo tė shtunė, nė TVSH. Kėngėtarė si
Nexhmije Pagarusha, Luan Hajra, Shpresa Berisha etj, ishin tė
preferuarit e shumė e shumė teleshikuesve, qė e prisnin me ėndje
kėtė emision.
U desh tė vinte viti 1981, me demostratat e studentėve tė
Universitetit tė Prishtinės, qė TVSH-ja tė transmetonte, pėr herė tė
parė, realitetin e Kosovės dhe si pėr ironi, ky realitet merrej nga
pamjet qė transmetonte RAI 1, apo kanale tė tjera televizive
italiane.
Tashmė qė opinioni botėror po ngrinte zėrin pėr dhunėn qė po ndodhte
nė Kosovė, Shteti Shqiptar po kujtohej se paska shqiptarė dhe jashtė
kufinjve shtetėrorė dhe se, duhet tė sensibilizohet opinioni i
brendshėm, pėr vėllezėrit e tyre, nė kėto vise.
Shqiptarėt e viteve 80-tė, kalonin njė gjendje ekonomike tejet tė
mjerueshme. Edhe pse trumpetohej se jetonim tė "lumtur" nė shtetin
socialist, rrallat e gjata e tė pafundme apo mungesat nė dyqanet e
ushqimeve, bulmetit, bukės dhe mishit, pasqyronin nė fytyrė, lodhjen,
dhimbjen dhe tragjedinė e brendėshme, tė kėtyre njerėzve tė "lumtur".
Televizioni akoma vazhdonte tė ishte njė mjet luksi, nė ato vite dhe,
mungonte nė pjesėn dėrmuese tė popullsisė. Nė kėto kushte, njerėzit
grupoheshin nė disa shtėpi tė lagjes apo fshatit, pėr tė ndjekur
bashkarisht emizionet e TVSH-sė, kanalit tė vetėm televiziv nė
Shqipėri, i cili transmetonte nga ora 18.00 deri nė orėn
23.00-23.30.
Nga ajo kohė, mė ka mbetur nė kujtesė se si shtėpia jonė, e cila
kishte njė dhomė tė vetme, nuk i nxinte tė gjithė fqinjėt qė vinin
pėr tė ndjekur ndonjė emison lajmesh, ndonjė film me Tarzanin apo
ndonjė ndeshje futbolli. Nė kėto kushte, babai e vendoste
televizorin nė dritaren e dhomės, qė shikonte nga oborri i shtėpisė
dhe, tė gjithė uleshin nė karriken qė e sillte secili me vete, nė
oborr. Problemi mė i madh ishte nė dimėr, pasi bėnte ftohtė dhe nuk
mund tė praktikohej ulja nė oborr. Atėherė dhoma jonė e gjumit,
mbushej plot me njerėz, tė cilėt uleshin kudo dhe ne, na duhej tė
prisnim derisa tė mbaronte programi i televizorit, pėr tė ngrėnė e
pėr tė fjetur.
Nė kėto kushte ishte Shqipėria, kur pėr herė tė parė u dėgjua zėri i
studentėve tė Universitetit tė Prishtinės dhe greva e minatorėve tė
Trepēes. Ditėt e kėtyre ngjarjeve ishin tė dhimbshme pėr tė gjithė,
trysnia e fqinjėve qė ndiqnin lajmet, ishte shumė mė e madhe.
Kanė mbetur tė skalitura nė kujtesėn time prej fėmije, dhimbja dhe
trishtimi qė shfaqej nė fytyrat e njerėzve. Ishte vėrtet e dhimbshme
tek shihje se si burrat qėndronin tė tendosur. Njė hije e zezė
kishte rėnė nė fytyrat e tyre, hidhėrimi kishte mbėrthyer fytin dhe
nuk i linte tė flisnin apo komentonin gjatė. Pothuajse tė gjithė
pėrsėritnin fjalėt "qeni serb, e shoftė Zoti e shoftė"! dhe dukej se
nuk i mbante vendi nė vend.
Lotėt qė rridhnin nga sytė e grave dhe tė fėmijėve, e rėndonin akoma
mė shumė momentin. Ēdo shkop gome qė binte mbi studentėt, dukej se
godiste ata tė cilėt qėndronin pas ekranit dhe qė shihnin me dhimbje
nė shpirt, se si trajtoheshin vėllezėrit e bijtė e tyre. I ndienim
fare pranė ata studentė, qė qėndronin nė spital tė helmuar, siē i
ndjenim para vetes, kufomat e atyre djemve dhe vajzave, qė nėn
dhunėn e tankeve serbe, humbėn jetėn nė lule tė rinisė. Nėnat qanin
me zė, thua se po numėronin ligjet, nė njė varrim tė pėrbashkėt.
Zėri i brendshėm i thirrjes sė gjakut tė njejtė, ishte mė i fuqishėm
se sa ndarja qė i ishte imponuar shqiptarėve, nė vite. Ky zė nuk
njihte kufinj. Ai ngrihej me aq forcė sa kapėrcente ēdo pengesė dhe
vinte e zinte vend aty, nė pjesėn tjetėr tė zemrės sė shqiptarėve,
tė brenda kufirit.
Ėshtė vėrtetė pėr tė qarė e pėr tė qeshur njėkohėsisht, kur kujton
se si nė atė kohė, nė programin mėsimor tė shkollave nė Shqipėri, u
shtuan pesė orė mėsimi, si njohuri pėr tokat shqiptare jashtė
kufinjve. Kėto pesė orė mėsimi pėrfshinin gjeografinė dhe historinė
e pjesės sė shkėputur tė trojeve tona.
5 orė mėsimi...!? A mjaftojnė 5 orė pėr tė mėsuar historinė dhe
gjeografinė e degės sė shkėputur nga trungu amė...??? A mjaftojnė 5
orė pėr t'u mėsuar shqiptarėve se gjysma e zemrės sė tyre, qė
ndodhet jashtė kufinjve ka kėtė apo atė histori. A mjaftojnė kaq pak
orė pėr t'u mėsuar shqiptarėve se gjysma e shqiponjės sė flamurit tė
tyre, jeton nė kėto apo ato fusha e shkrepa ...???
Askush nuk u kujdes tė trashėgonte lidhjen e gjakut, tė gjuhės dhe
dashurinė ndėrmjet vėllezėrve. Ajo jetoi nė zemrėn e ēdo shqiptari,
e trashėguar nga lindja e tyre, si pjesė e qenies dhe jetės sė tyre.
Edhe pse lidhja ndėrmjet shqiptarėve u masakrua nė kėtė mėnyrė, ajo
mbijetoi ashtu si mbijetoi kombi ynė, ndaj ēdo dhune e masakre.
Edhe pse tė huajt na vranė, na prenė e dhunuan edhe pse gjaku i
bijve mė tė mirė shqiptarė njomi tokėn mėmė, askush dhe asnjėherė
nuk mundi ta vrasė kurrė shirtin e lirisė, dashurisė dhe vėllazėrisė
sė shqiptarėve, pėr njėri tjetrin.
Vitet kaluan dhe historia shkroi faqe tė shumta pėr shqiptarėt
brenda dhe jashtė kufinjve. Histori tė ndryshme nė dukje, por tė
njejta nė thelb.
Kėshtu do tė vinte viti 1998 dhe unė do tė isha pėrsėri dėshmitare
okulare, e lidhjes sė gjakut, tė kombit tim. Masakrat e reja
ēnjerėzore, tė serbėve nė Kosovė, do tė mė gjenin pėrsėri nė qytetin
tim tė lindjes, nė Tiranė, ku sapo isha kthyer nga studimet.
Ngjarjet do tė pėrsėriteshin me tė vetmin ndryshim; kėtė herė
dhimbjen nuk do t'a pėrjetoja mė nėpėrmjet ekranit tė vogėl tė
televizorit, por do tė bėhesha dhe unė pjesė e saj.
Karvanet e pafundė tė shqiptarėve qė hynin nga Kosova, ditė e natė,
tė cilėt tė detyruar nga dhuna dhe masakrat e papėrshkruara serbe,
lanė vatrat e tyre dhe lėvizėn kryesisht drejt tokave tė tjera
shqiptare, nė Shqipėri dhe Maqedoni, e gjeti vendin tė papėrgatitur
pėr kėtė dyndje. Shqipėria, qė akoma pėrjetonte krizėn e rėndė
ekonomike tė shkatuar nga falimentimi i sistemit financiar piramidal
mė 1997, me vetėvrasjet e shumta apo krizat e rėnda psikologjike tė
atyre qė, patėn humbur ēdo pasuri, nė firmat piramidale, nuk ishte
nė gjendje tė siguronte as bukėn e pėrditėshme, pėr banorėt e saj.
Familje tė shumta binin e ngriheshin tė uritur. Tė rinjtė, nė mėnyra
nga mė tė ndryshmet, u drejtoheshin kufinjve, pėr tė siguruar bukėn
e gojės, jashtė vendit. Nėnat shamizeza, akoma nuk i kishin fshirė
lotėt e Marsit tė 1997, pėr humbjen e bijve tė tyre, qė u mbytėn nė
ujrat e Otrantos, nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė fat mė tė mirė,
jashtė vendit, apo tė atyre ngjarjeve qė shkaktoi kaosi i mėvonshėm
i asaj lufte civile, tė padeklaruar. Mungesat e gjata tė dritave,
ujit dhe ngrohjes, e bėnin akoma mė tė rėndė jetėn e pėrditėshme.
Nė kėto kushte e gjetėn shqiptarėt e Kosovės, Shqipėrinė, vendin aq
shumė tė ėndėrruar prej tyre. Ai imazhi i "popullit tė lumtur", qė
TVSH-ja apo Radio Tirana, kishin propaganduar pėr vite e vite, u
shemb para syve tė tyre, si tė ishte njė kėshtjellė e ndėrtuar me
kashtė. Tashmė, ata po shihnin lakuriq tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė
dhe shqiptarėt, pa ato ngjyrat marramendėse tė retushit socialist.
Megjithė kėto kushte tejet tė vėshtira, shqiptarėt edhe njė herė i
treguan botės mbarė se dashuria pėr vėllanė edhe pse larg dhe tė
ndarė, trashėgohet nė gen. Ajo lind dhe rritet bashkė me njeriun.
Edhe nėse nuk t'a mėkojnė qė nė fėmijėri, ajo prapė fle e heshtur
brenda teje pėr t'u zgjuar nė njė moment tė caktuar, atėherė kur t'a
lėndojnė plagėn qė tė ka zėnė cipė e ajo fillon tė dhembė.
Nuk ka se si tė mos emocionohesh kur kujton ato mijėra e mijėra
familje shqiptare qė, hapėn zemrat dhe dyert e shtėpive, pėr
vėllezėrit e tyre tė ardhur nga Kosova. E pra shqiptarėt e
Shqipėrisė, jetonin e banonin nė kushte shumė tė mjerueshme, nė njė
sipėrfaqe tė pamjaftueshme pėr vetė familjen e tyre, nė shtėpi tė
pėrbėra nga njė dhomė e njė kuzhinė, e ndonjė qė kishte fat, kishte
dy dhoma. Edhe pse nė ngushticė, kėtė sipėrfaqe tė pakėt e ndanė me
vėllezėrit dhe motrat e tyre tė Kosovės. Shqiptarėt e kėtej kufirit
nuk kishin bukė nė shtėpi pėr fėmijėt e tyre por, atė kafshatė tė
vetme qė u ndodhej nė magje, e ndanė pėrgjysėm. Njerėzit i shihje tė
preokupuar, secili dėshironte tė afronte, qoftė dhe ndonjė ndihmė
sado tė vogėl, pėr vėllezėrit e Kosovės edhe pse shpesh, kjo ndihmė
mbetej vetem nė caqet e ndihmės shpitėrore. Nė fund tė fundit,
shpirti ishte e vetmja pasuri e shqiptarit, nga e cila nuk kishte
mundur dot ta zhvishte regjimi i shkuar. Kjo ishte e vetmja gjė qė
mund tė ofronte ai dhe e ofroi, pa hezitim.
Nė atė kohė punoja nė KMSH, si Nėnkryetare e Departamentit tė Gruas.
Grupi ynė ishte ngarkuar tė monitoronte gjendjen e tė ardhurve qė
ishin vendosur nė pronat vakėf tė Komuniteti Mysliman, veēanėrisht
gjendjen e femrave, tė cilat ishin bėrė objekt i masakrave dhe
pėrdhunimeve ēnjerėzore tė serbėve. Medreseja e Tiranės, ku dhe
jepja mėsim, e kishte humbur nocionin e tė qenit shkollė. Ambjentet
e saj ishin mbushur plot me tė ardhur. Orari i punės fillonte nė
mėngjes herėt dhe nuk dihej se kur mbaronte. Mėngjesi na gjente nė
ambjentet ku ishin vendosur tė ardhurit, ndėrsa mbrėmja, nė shtėpitė
qė kishin strehuar familje tė shqiptarėve tė Kosovės. Angazimi mė i
madh ishte nė kujdesjen pėr gratė dhe fėmijėt, pėr sigurimin e
ushqimit tė tė zotėve tė shtėpisė dhe tė ardhurve qė ata strehonin.
Dihet mirė se, asnjė familje shqiptare, nuk mund tė pėrballonte
jetesėn pėr vetė e jo mė, tė siguronte ushqim pėr ata qė kishte
strehuar. Lot, dhimbje, pėrkushtim dhe dashuri, pėrcillte ēdo zemėr
shqiptari. Kėshtu krah pėr krah, tė mbėshtetur tek njėri tjetri, ka
mbijetuar shqiptari nė shekuj.
Djemtė shqiptarė tė kėtej kufinjve, ashtu si vėllezėrit e tyre tė
Kosovės, njė shekull mė parė, nuk e kursyen gjakun, por u rreshtuan
sė bashku krah pėrkrah, nė mbrojtje tė tokės arbnore dhe tė nderit
tė shqiptarit. Gjaku i Gjeneralit tė tri luftėrave, Tahir Sinanit me
shokė, i derdhur nė mbrojtje tė tokave shqiptare nė Kosovė, tregoi
dhe njė herė se e vėrteta dhe historia janė mė kryeneēe se tė gjithė
ata, qė kėrkojnė ta mohojnė apo zbehin kėtė realitet. Edhe njė herė
shqiptarėt habitėn botėn, me vėllazėrimin e tyre. Edhe njė herė
kombi shqiptar, tregoi se ēfarėdo qė tė mundohen tė bėjnė armiqtė e
tij, nuk do tė mundin t'a ndajnė shqiponjėn e flamurit. Edhe pse
tani sė fundi e kanė imponuar heqjen e kėtij simboli tė shqiptarisė,
nga flamuri i Kosovės, ajo jeton dhe do tė jetojė nė jetė tė jetėve,
nė zemrėn e ēdo shqiptari. Megjithėse na copėtuan rishtazi, duke
lėnė jashtė kufinjve tė Kosovės, tokat shqiptare tė Preshevės,
Bujanovcit, Medvegjės e Metohisė, ato pėrsėri janė pjesė e trupit tė
ējerrė tė shqiptarit dhe tė tilla do tė mbeten derisa, pėr
shqiptarėt, tė bjerė mė nė fund, ora e bashkimit tė plotė.
Kombi nuk njeh kufinj dhe politika. Popullit dhe ndjenjės sė tij
kombėtare, nuk mund t'i imponohesh. Kėtė e tregoi qartė 17 Shkurti
2008. Mbarė shqiptarėt, brenda e jashtė kufinjve, nė mėrgim e kudo
ku u ndodhėn nėpėr botė, festuan tė gjithė sė bashku si njė trup i
vetėm, ditėn e ėndėrruar prej shekujsh, Pavarėsinė e Kosovės.
E gjithė Shqipėria u derdh nė Tirana qė, ashtu si Prishtina, u skuq
nga flamujt dhe u ndriēua nga drita e fishekziarreve, nė shenjė
gėzimi dhe solidariteti. Vlora, pėrjetoi Pavarėsinė e saj tė Dytė,
atė qė shqiptarėt nuk mundėn ta arrin para mėse njė shekulli, mė 28
Nėntor 1912. Nė rrugėn e Kukėsit, kurrė mė parė, nuk kanė kaluar mė
shumė makina, nė njė ditė tė vetme, si mė 17 Shkurt. Kurrė
ndonjėhėrė mė parė, shqiptarėt e Shqipėrisė nuk janė dyndur pėr nė
Prishtinė, si nė kėtė ditė. E gjithė Shqipėria, shqiptarėt e
Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe diaspora, me mendje dhe zemėr kanė
qenė atje, nė Kosovėn martire dhe, kanė festuar ditėn e madhe tė
Pavarėsisė sė pėrbashkėt, tė shqiptarėve.
Edhe pse kemi jetuar tė ndarė, kurrė nuk jemi ndier tė tillė. E nuk
ka se si tė mos ndihesh krenar, me kėtė popull kaq tė mrekullueshėm.
Kėshtu, shqiptarėt edhe njė herė, u bėnė simboli i qėndresės dhe
vėllazėrisė kombėtare dhe i treguan botės se gjaku dhe dheu i tė
parėve, qėndron mbi gjithēka tjetėr.
|
|