|
OPINION
Prefekti Parashutist
Shkruan: Muharrem
Sadiku *
Tė vėshtrosh nga larg zhvillimet politike nė njė vend ku ke lindur
dhe tė jesh njėkohėsisht i lidhur shpirtėrisht me ēdo gjė qė
zhvillohet atje, tė pamundėson tė rrish duarkryq pa e thėnė atė qė
di dhe vlerėson se fshehja e sė njejtės ndikon keq nė ēdo pore tė
jetės sė njerėzve tu qė jetojnė atje, e pse jo edhe nė tonėn qė sado
rrallė, prapė i kalojmė pushimet nė vendlindje dhe paguajmė tatimet
nė komunėn qė sot ka mbetur si ėshtė mė keq.
Gjersa i pėrcjell
ngjarjet dhe pėrditshmėrinė qė zhvillohet nė Luginėn e Preshevės,
dhe shoh fytyrat qė brenda natės u shndėrruan nė figura politike
udhėheqėse, dėshpėrohem dhe mė dhimbset mundi i tė gjithė atyre qė
dhanė kontributin e tyre qysh prej kohėve kur shumica nuk kishin
guxim as tė mendonin pėr projekte kombėtare. Sot, nė skenėn e vogėl
politike tė Luginės sė Preshevės, gjegjėsisht tė qytezės sė
Preshevės, njeriu mund tė shohė njerėz tė ciltė po e shfrytėzojnė me
shumė finesė mundin dhe punėn e palodhshme ilegale tė dedikuar
gjendjes mė tė mirė politike e sociale tė ēdo qytetari tė kėsaj
treve.
Nuk kam se si ti
mbyll sytė para fakteve, dėshmitar i sė cilės jam vet, dhe ta gėnjej
veten se sot atė popull po e udhėheqin njerėz jo tė merituar. Dikur,
jo mė larg se tetėmbėdhjetė vjet mė parė, elita intelektuale e kėtij
qyteti tė vogėl u organizua duke themeluar njė shoqatė politike
(SHPD), pėrmes sė cilės synohej tė ngritej zėri i arsyes, tė
kėrkohej e drejta e shprehjes sė lirė, e lėvizjes sė lirė dhe e tė
drejtave elementare qė i takojnė ēdo komuniteti tė lėnė
padrejtėsisht brenda kufijve administrativė tė njė shteti tė huaj.
Sot, dėgjoj deklarata
tė pėrcjella nga rrethi i ngushtė i prefektit tė Preshevės se i
nderuari Ragmi Mustafa na paska qenė figura mė konstruktive, mė e
pastėr, me shpirtin mė organizativ e atdhedashės brenda subjektit
politik qė e udhėheq sot. A thua kaq shpejt i harroi ata djem tė
rinj qė nga lėvizja ilegale themeluan shoqatėn paraardhėse tė
PDSH-sė sė sotme, rezultat i sė cilės, fill pas njė viti, doli
referendumi pėr autonomi territoriale qė parashihte bashkėngjitjen
fizike tė Luginės sė sotme me Kosovėn!?
I prirur pėr tė mos
besuar nė teorinė e rastit si mbret tė botės, pyes veten se si ka
mundėsi qė njeriu i cili qe rekrutuar nga shėrbimi i zbulimit
ushtarak tė ish Jugosllavisė si kooperues i shkėlqyeshėm qysh nga
viti 1981, sot tė mos skuqet duke dhėnė deklarata publike rreth
misionit tė tij pėr Shqipėrinė e Madhe?! Qė ta thojė kėtė dikush
qė nuk ia di kuptimin sa duhet, i falet, por njė kryetar komune,
pėrfaqėsues legjitim i njė komuniteti tė pėr gjysėm shekulli po
jeton i cunguar nga trojet shqiptare, definitivisht ėshtė mė shumė
se njė absurd. Aq mė shumė mė rrenqeth fakti se deklarime tė tilla,
prefekti yne, tė cilin nuk mund ta quaj ndryshe pėrpos parashutist,
bėn nė pauzėn e takimeve zyrtare me pėrfaqėsues tė bashkėsisė
ndėrkombėtare nė konfidencė.
Duke njohur aftėsitė
intelektuale tė z. Ragmi Mustafa, nuk besoj ti ketė harruar takimet
e tij tė fshehta me eprorin e zbulimit ushtarak Grahovac gjatė
ditėve tė shėrbimit ushtarak (1981) nė Postojnė tė Sllovenisė.
Shpresoj qe ky shkrim tia kujtojė prefektit tė nderuar proceset e
gjyqeve tė montuara ushtarake ndaj shqiptarėve, tė cilat politikani
ynė i famshėm nuk ngurronte tė dėshmonte kundėr tė akuzuarve
shqiptarė.
Meqė karakteri i kėtij
shkrimi nuk ėshtė hakmarrės, po e kursej prefektin e
bashkatdhetarėve tė mi nga emrat e atyre qė u ndėshkuan si pasojė e
kėtyre dėshmive, por mbase do ti vijė radha edhe hollėsive tjera.
Tashti, gjersa po rikujtoj atė periudhė, mu kujtua edhe afera
Alajdin, rreth sė cilės prefekti ynė patriot di shumė dhe besoj se
sadopak kjo do tia prekė sedrėn.
Karakteristikė e
ardhjes nė pushtetin lokal gjatė dekadės sė fundit ka qenė, bagazhi
i veprimtarisė sė atyre njerėzve, qoftė nė ilegale, qoftė nė
aktivitetet politike tė kohės. Thėnė thjesht, shumica prej atyre qė
erdhėn nė karrigėn e kryetarit tė cilėsdo komunė, qoftė nė
territorin e Kosovės, Maqedonisė, apo edhe Luginės sė Preshevės,
kėtė e arritėn falė rezistencės, luftės, kontributit, sakrificės e
vuajtjes nė burg qė e kishin bėrė pėr lirinė e vendit. Nuk e di se a
e dijnė qytetarėt qė i dhanė votėn Ragmi Mustafės se ku ndodhej ai
gjatė viteve historike (luftės sė Kosovės, Luftės nė Luginė, dhe
Luftės s UĒK-sė nė Maqedoni) meqė nuk po ngurron tua shprehė
atdhetarizmin e flakėt as diplomatėve tė huaj. Ky fenomen nuk mė
pėrkon me asgjė tjetėr pėrpos me termin qė nė fjalorin e
inteligjencės njihet si agjent i fjetur, i cili aktivizohet nga
ata qė e rekrutuan nė momentin kur ai u duhet atyre.
Duke qenė njė
kontributdhėnės modest, kryesisht me mjete materiale pėr ēėshtjen
kombėtare nga diaspora, mund tė them se kam sadopak njohuri se si
erdhi kryetari i sotshėm nė pozitėn udhėheqėse tė partisė sė tij dhe
se si u ul nė karrigen e prefektit. Dikush do tė habitej se pse e
titullova kėtė shkrim me mbiemrin parashutist. Pikėrisht pėr faktin
qė i nderuari z. Mustafa ishte fytyrė shumė e panjohur politike apo
ushtarake nė Luginėn e Preshevės.
Pėr tė mos e ngarkuar
lexuesin e kėtij shkrimi, po pėrmend vetėm edhe njė emėr, i cili si
mua, edhe qytetarit tė Preshevės sigurisht i ka mbetur ende i
freskėt pėr pozitėn e tij nė shėrbimin e inteligjencės serbe, i
famshmi Ranki nga fshati Zhunicė (prej nga vjen edhe prefekti ynė),
pėr takimet me tė cilin i bėnte z. Mustafa edhe nė zyrėn e tij prej
prefekti.
Jo pa qėllim e lashė
pėr fund vetėm tė pėrmend kalimthi keqpėrdorimet e tė
lartpėrmendurit qė lidhen me korrupsion, me firmat e caktuara (tė
njohura tashmė pėr ēdo qytetar), pastaj spastrimet e pozitave tė
ndjeshme nė administratėn komunale dhe tė institucioneve tė pakta
vitale qė ka kjo komunė. Sa pėr aftėsitė dhe shkathtėsitė depėrtuese
qė ka z. Mustafa pėr tė kryer punė me strukturat paralele serbe nė
veriun e Kosovės, mė sė miri flasin diplomat qė ai ia ka arritur ti
marrė (jo pėr veten e tij) pas lufte.
Dua tė theksoj se nuk
ishte qėllim imi ta diskreditoj tė nderuarin prefekt me kėto tė
dhėna kompromituese, por dėshira pėr ta parė vendlindjen time sa mė
afėr Prishtinės, e jo Beogradit, sa mė tėrheqėse pėr qytetarėt e
saj, e jo therrė nė sy pėr ta, prej sė cilės mezi presin tė gjejnė
njė formė tė largohen nė kėrkim tė njė mirėqenie mė tė mirė sociale.
(Autori ėshtė
bashkėmoshatar i prefektit, dhe sot
jeton e punon nė diasporė)
|
|