Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
OPINION

Qe pse nuk festova

 

Petrit Bajraktari

 

Pėr gati njė shekull populli shqiptar i Kosovės luftoj pandėrprerė pėr liri, pavarėsi, vetėvendosje e demokraci. Pati luftra, protesta, demonstrata tė shumta, u sakrifikua dhe u derdh aq shum gjak vetėm e vetėm qė njė herė e pėrgjithmonė tė jemi tė lirė, tė pavarur dhe tė jemi tė barabartė me popujt tjerė tė botės. Nėn flamurin kuq e zi dhe me shqiponjėn dykrenare, pėr qėshtjen kombėtare ranė shumė heronjė e patriot nga tė gjitha viset shqiptare si: Ismail Qemaili, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Shaban Poluzha, Azem Bejta e Shote Galica. Burgjet e ish Jugosllavisė gjatė gjithė shekullit njėzet ishin pėrplot me veprimtarė e patriot shqiptarė vetėm pse kėrkonin liri e ēlirim. Ndėr ta sigurisht se vlen tė pėrmendėt simboli i rezistencės sonė kombėtare dhe legjenda e gjallė Adem Demaqi. 

Sė fundi duke mos u pajtuar qė edhe mė tej tė qėndrojm nėn qizmen e okupatorit serb, dhe duke ditur qė me politikė, dhe mė durim tė pafund nuk po shihej gjėkundi liria, u desh mobilizimi, dhe organizimi gjithėpopullorė. Fillimisht nuk duhet harruar protestat studentore tė vitit 1997 dhe 1998, tė cilat udhėhiqėshin atėbotė nga Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajqi, Bujar Dugolli e shum tė tjerė. Natyrisht ato protesta e thyen atė heshtjen qė mbretėronte nė popull, dhe treguan qė kėshtu mė nuk durohet. Kėto protesta ua  kthyen dinjitetin qytetarėve tė Kosovės, duke i paraprirė kėshtu luftės se Ushtirisė Ēlirimtare tė Kosovės.  

Nga gjiri i popullit lindi  UĒK- ja  e prirė nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Kjo ushtri e lavdishme udhėhoqi popullin nė luftė kundėr pushtimit serb tė Kosovės, dhe natyrisht qėllimi ishte edhe bashkimi me Shqipėrinė dhe tė gjitha trojet shqiptare qė padrejtėsisht na kishin ndarė, qe nga viti 1912 e kėndej.

Po ēfarė ndodhi  pas kėsaj lufte, tė cilėn ndoshta nuk do tė guxonim ta quanim edhe si lufta e fundit, pėrshkak se me kėto politika qė kanė zgjedhur politikanėt, po shkojmė drejtė zhdukjes se tė qenurit Shqiptarė. Politikanėt po e bėjnė kėtė por populli nuk do e pranoj asnjėherė njė gjė tė tillė. Me kėto pilitika Kosova po shndrrohet nė vatėr krize tė pėrhershme dhe arenė e luftėrave tė ardhėshme.

Ndodhi pėr fatin tonė mė tė keq, qė tė paktėn nuk arritėm tė jemi njė Kosovė e pavarur, dhe tė linim mundėsin dhe rrugėn e hapur drejtė Bashkimit Kombėtarė. Pra me njė emėr tė vetėm Shqipėri. S’ka dyshim qė kėtė e duan tė gjithė shqiptarėt sepse na ndan e na coptuan padrejtėsisht me dhunė e pushtim tė egėr dhe e drejta pėr tu bashkuar ėshtė e drejtė e natyrshme.  

Pra, UĒK-ja e vazhdoj rrugėtimin drejt lirisė,  por fatkeqėsisht caku nuk u arrit, dhe prap ne u dashtė tė presim gati dhjetė vite, e nė fundė tė mos marrim, dhe fitojm asgjė nga ajo qė meritojm.

Dhe pikėrisht mė 17 shkurt tė kėtij viti, institucionet e pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės (IPVQ), qė ishin krijuar nga misioni sundues dhe antidemokratik i UNMIK-ut, me njė seancė tė jashtėzakonshme, e quajtėn  vendin “Shtet tė Pavarur dhe Demokratik” nėpėrmjet tė njė shpalljeje tė rrejshme dhe jo tė vėrtetė. E rrejshme sepse nuk i parapriu, ashtu si do tė duhej tė ishte, referendumi popullor. Dhe jo e vertetė sepse nuk u shpall njė pavarėsi e mirėfilltė nė kuptimin e plotė tė fjalės. E shpallėn atė tė cilėn politikanėt e mjerė, kohėve tė fundit patėn filluar ta quanin pavarėsi, pra e shpallėn pakon e Ahtisarit dhe e servuan pėr popullin si pavarėsi. Megjithatė shumė qytetarė e morėn kėtė shpallje si tė vertetė, si pasoj e asaj lodhjes sė qėllimshme nga ana e UNMIK-ut, dhe kinse institucioneve vendore, qė i kishin bėrė gjatė kėtyre viteve tė pasluftės nė aspektin ekonomiko-social, dhe psikik. Dita e 17 shkurtit ishte njė keqkuptim i madh, prandaj u festua. Por pati edhe shumė tė tjerė qė nuk festuan, nė mesin e tė cilėve isha edhe une. U mundova tė gjej arsye pėr tė festuar, por mė besoni qė nuk kishte. Po tė festoja do tė isha nė kundėrshtim me betimin e ushtarit tė UĒK-sė, tė cilin e kisha dhėnė para flamurit kombėtarė me inkuadrimin tim nė atė ushtri tė lavdishme, dhe gjithėēka qė thuhej nė betim bie ndesh me atė shpalljen qė u bė mė 17 shkurt.

Njė veprim qė pėr shumė kėnd ishte i papranushėm, dhe tė paktėn pėr mua edhe neveritėse, ishte ideja shumė e pavend e dy tre personave tė cilėt kishin vendosur qė tė bėnin njė poster me foton e Komandantit Legjendar tė UĒK-sė  Adem Jasharit, dhe duke shkruar nė tė, BAC, U KRY! 

Nuk e di nėse kėtė e kanė bėrė nga deshira  pėr tu kryer, apo thjesht nga mos dija e tyre se si, dhe ēka po kryhet. Sido qė tė jetė ata nė kėtė mėnyrė iu drejtuan komandantit, pėr ti treguar qė zgjidhja pėr Kosovėn erdhi, ama i mbetėn borgj, sepse nuk i treguan si u kry. Nė pika tė shkurtėra do tė mundohem tė sqaroj pse unė mendoj qė nuk ėshtė kryer.

Nuk u kry sepse IPVQ-tė negociuan dhe bėnė koncesione me Serbinė, pa e pyetur fare popullin dhe nė kurriz tė tij. Kėsisoj pakoja e Ahtisarit u bė kurorė e negociatave e me vonė edhe e Kosovės. Sigurisht kurorė e shėmtuar. E shėmtuar sepse ajo privon pavarėsin, mundėson ndarjen, tjetėrson kulturėn dhe simbolet tona. Perveq kėsaj ėshtė iracionale tė  themi se ėshtė kryer, ngase me dhjetra  mijėra luftetarė tė UĒK-sė luftuan dhe derdhėn gjakun  pėr njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane, e jo pėr njė Kosovė Ahtisariane. Dhe tash shumė prej atyre luftėtarėve mbahen burgjeve pėr motive politike. Ata tė cilėt vėrtet ishin luftėtar me zemėr e me shpirt, e jo pėr interesa tė mėvonshme pėrsonale siē bėn disa bashkėluftėtar tė tyre, nuk do tė pajtoheshin mė kėtė status qė tashmė ėshtė legalizuar. Ama duhėt tė punojmė qė ky status tė mos mbetėt i tillė.

Sllogani BAC, U KRY do tė kishte kuptim atėherė dhe vetėm atėherė kur populli konsumon tė drejtėn e vetėvendosjes nėpėrmjet njė referendumi, kėsisoj populli zgjedh statusin politik, strukturėn e brendshme dhe formėn e qeverisjes. Kėshtu do tė duhej tė ishte mėse i nevojshem mobilizimi, dhe organizimi mbarė popullor, qė ti kryejm punėt ne sot dhe vetėm sot, pėr tė mos na mallkuar gjeneratat e ardhshme.  

     

 

Autori ėshtė ish-ushtar i Ushtris Qlirimtare tė Kosovės

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.