|
Letėr e hapur nėnės shqiptare nga
Qendra e Solidaritetit Humanitar
Tė nderuara nėna,
Ne bijtė tuaj, jemi tė vetėdijshėm qė asnjėherė nuk do tė mundemi
t’u shpėrblejmė me atė qė e meritoni nė tė vėrtetė, mirėpo pėr ne si
shoqėri na ėshtė obligim gjithmonė t’ua mbrojmė integritetin dhe
pozitėn e vėrtetė qė ju takon nė shoqėri, jo thjesht pėr lidhjen
shpirtėrore dhe emocionale qė e kemi ndaj jush, por pėr njė arsye
racionale, ngaqė ju pėrfaqėsoni nė tėrėsi gjininė njerėzore, ku vetė
ju jeni gjysma e shoqėrisė si gjini femėrore, duke mos harruar edhe
gjysmėn tjetėr qė ju e lindni, pra atė mashkullore.
Kohėve tė fundit nė mjetet e informimit nė hapėsirat publicitare–propagandistike,
dominuese janė reklamat rreth organizimit tė festimit tė “8 Marsit”
– ditės sė gruas, e cila mė shumė se sa njė trend, ėshtė bėrė njė
mani.
Mėnyrėn e festimit qė nėnat tona po e shfaqin, tė lė shumė pėr tė
dėshiruar, por pėr fat tė keq ato janė futur nė kėtė labirinth “pėr
tė drejta tė barabarta”, qė nuk dimė se si do t’ia dalin mbanė. Ne
nga gjithė kjo histori, duam t’u pėrkujtojmė nėnave tona nga gjithė
ajo ēka po pėrgatisin tė shpenzojnė nė kėtė festė, tė ndajnė njė
sasi nga ajo pėrgatitje pėr atė pjesė tė shoqėrisė sonė, e cila po
lufton ēdo ditė pėr mbijetesė, ku sofrės se tyre po i mungon edhe
buka e lėre mė gjėrat tjera, mbase po tingėllon shumė keq, dikush tė
jetė i mbingopur nė ahengje, e tjetri nuk po e ngopė dot barkun e
vet asnjė ditė. Theks tė veēantė i vumė kėtij momenti pėr njė arsye
tė vetme: pėrse i gjithė ky shpenzim kolosal ku me njė matematikė tė
thjeshtė, me pėrafėrsi nė komunė tė Preshevės, restaurantet qė
organizojnė kremtimin e festės sė “8 Marsit” me kapacitetet e tyre
mesatare prej rreth 400 ulėse, ku ēdo grua pjesėmarrėse, para dhe
gjatė evenimentit shpenzon diku minimum rreth 50 euro (duke filluar
nga ēmimi i biletės sė restaurantit, rregullimit tė flokėve, blerja
e fustaneve “festive”, luleve etj.), me ē’rast arrihet njė shumė
marramendėse, jo mė pak se 100,000 euro.
Sikur nėnat tona kėtė shumė ta shpenzonin nė formėn e lėmoshės, do
tė ishte e mundur ngritja dhe funksionimi i njė kuzhine popullore,
ku pėr njė vit do t’u sigurohej ushqimi skamnoreve tė mbarė komunės
sonė, ndėrsa nė planin tjetėr pak mė vizionar me kėtė shumė do tė
ndėrtohej njė shkollė, ēerdhe, apo ambulancė, qė do tė ishte nė
shėrbim tė kėsaj popullate nė ngritjen e vetėdijes, pėr nxėnien e
diturisė, si shpresė e vetme pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė kėtij
populli.
Shoqėria jonė jo pak ėshtė e zhytur nė paradokse nė ēdo fushė tė
jetės sė saj, por janė momente shumė vendimtare pėr reflektim, nė
mėnyrė qė ardhmėria jonė tė mos jetė e viktimizuar nga veprat dhe
vendimet e tanishme.
Nga investigimet qė janė bėrė nga stafi i Qendrės sė Solidaritetit
Humanitar, rezulton qė gjendja ekonomike dhe sociale e njė pjese tė
konsiderueshme tė popullatės sė komunės sė Preshevės, e nė veēanti
nė zonat malore tė Karadakut, por edhe nė fshatrat tjerė, ėshtė
tejet alarmante. Sa pėr ilustrim, mund tė pėrmendim gjendjen e shumė
nxėnėsve nėpėr shkollat e komunės sė Preshevės, duke shkuar tek
rasti mė drastik, qė pėr shkak tė mungesės sė ushqimit, ndodhė qė
fėmijėve t’u bie tė fikėt gjatė zhvillimit tė proēesit mėsimor. Kjo
pėrveē qė ērregullon mbarėvajtjen e mėsimit, njėkohėsisht shkakton
edhe ndjenja prekėse tek mėsimdhėnėsit dhe nxėnėsit tjerė, edhe pse
nuk vėrehen dallime esenciale mes tyre. Pothuajse tė gjithė e ndajnė
fatin e njejtė... Rastet e tilla, fatkeqėsisht nuk janė tė pakėta.
Kėrkesat nė terren janė shumė tė mėdha, ndėrsa kapacitetet e
organizatės sonė janė tė kufizuara, sa mezi po arrijmė tė mbulojmė
pjesėn nė varfėri tė tejskajshme, pėr t’iu siguruar gjėrat mė
elementare ushqimore, por mjerisht mbetet edhe njė pjesė e
konsiderueshme, e cila me vėshtirėsi tė mėdha, po arrin tė mbijetojė
nė kėtė kohė, ku ekziston njė luftė e ashpėr pėr ti arritur majat mė
tė larta tė luksit nga njėra anė e shoqėrisė, pėrkundrejt pjesės
tjetėr e cila ėshtė nė luftė tė vazhdueshme pėr kafshatėn e gojės.
U bėjmė thirrje nėnave dhe motrave tona, tė solidarizohen me kėtė
pjesė tė shoqėrisė sonė, e cila mezi po u mbijeton kushteve tė
vėshtira ekonomike, qė nė mos tėrė shumėn e paraparė pėr ta harxhuar
me rastin e kremtimit tė kėsaj feste, tė ndajnė sė paku njė pjesė, e
cila do ti destinohej familjeve nė varfėri tė tejskajshme, qė sado
pak tė ndikojnė nė zbutjen e brengės sė tyre tė pėrditshme,
sigurimin e kafshatės sė gojės.
Tė gjithė ata qė duan tė dinė mė tepėr rreth nesh, ose tė pėrkrahin
veprimtarinė tonė, na vizitoni nė web-faqen tonė: http://www.qsh-presheva.org/
Me nderime,
Nga kryesia e Qendrės sė Solidaritetit Humanitar
Nė Preshevė
mė 04.03.2008.
|
|