|
Opinion
Lugina e
Preshevės urė lidhėse e Evropės perėndimore me Azinė

Shkruan: Fehmi Ramadani
Kosova Lindore, siē e quajnė nacional-romantikėt, apo Lugina e
Preshevės emėrtim kryekėput amerikan, i cili u pagėzua gjatė
periudhės sė konfliktit nė mes UĒPMB-sė dhe forcave
ushtarako-policore e paramilitare serbe ėshtė sfida mė e rėndė
kombėtare pėr politikanėt e kėtij rajoni, por edhe pėr politikėn
shqiptare nė pėrgjithėsi.
Ky problem gjeneron nga kohėrat mė tė lashta, mirėpo gjatė
periudhave tė ndryshme historike kishte pasur baticat dhe zbaticat e
saj. Rajoni njihet si vendbanim i lashtė ilir (dardan), por ja qė
historia e kishte pėrcaktuar fatin e kėtij vendi tė jetė ende nėn
sundimin dhe kontrollin e serbėve.
Lugina e Preshevės administrativisht ishte ndarė nga Kosova nė vitin
1945 prej komunistėve jugosllav nė shkėmbim tė dy komunave nė veri
tė Kosovės, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, tė cilat nė atė kohė
kishin popullsi shumicė sllave. Qėllimi i kėsaj ndarje ishte
copėzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si nė aspektin
politik, por edhe nacional.
Lufta e fundit nė vitin 1999 nė Kosovė, por edhe ajo e vitit 2001 nė
Luginė, sikur filloi tė ndėrgjegjėsojė klasėn politike shqiptare se
pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė populli shqiptar duhet tė
organizohet nė mėnyrė qė tė vetėvendos pėr fatit e vet.
Tani kur Kosova ėshtė nė procesin e shtetbėrjes dhe po bėnė
pėrpjekje tė shtuara qė tė funksionojė si tėrėsi sovrane, problemi i
Luginės, edhe pse ishte ndėrkombėtarizuar gjatė periudhės sė
konfliktit tė vitit 2001 duket se ka mbetur nėn hije dhe deri mė
tani, si faktori shqiptar, por edhe ai ndėrkombėtar nuk ėshtė duke i
kushtuar vėmendje tė duhur.
Kjo indiferencė e kėtyre faktorėve ka motivuar Qeverinė e Serbisė tė
shtojė pėrpjekjet e saj qė me forma tė ndryshme tė destabilizoj
situatėn nė Kosovė, por edhe nė Luginė. Rasti i fundit i arrestimit
tė 10 shqiptarėve, maltretimi i tyre dhe familjeve tė tyre tregon mė
sė miri se kursi i politikės serbe ndaj shqiptarėve shumė pak ka
ndryshuar.
Beogradi “me mjete diplomatike e demokratike” dėshiron tė mbajė nė
tension Kosovėn, por edhe Luginėn, nė mėnyrė qė tė krijohet bindja
para Bashkėsisė ndėrkombėtare se shqiptarėt janė problemi, e jo qė
problemi i tyre tė zgjidhet.
Qeveria serbe, kryesisht ėshtė pėrqendruar nė Veriun e Kosovės ku
popullsia ėshtė sllave, por herė pas here aktivizon edhe problemin e
Luginės sė Preshevės pėr nevoja tė veta ditore nė dėm tė popullsisė
autoktone. Qėllimi i kėsaj politike ėshtė: ”qė me njė tė gjuajtur tė
vrasė dy herė”, pra qė Veriu i Kosovės tė ndahet dhe tė bėhet pjesė
e Serbisė, por nė tė njėjtėn kohė edhe Lugina e Preshevės tė mbetet
pjesė e saj.
Nuk ka dyshim se politika serbe ka pėr qėllim krijimin e situatės sė
pėrhershme konfliktuoze dhe tė paperspektivė nė Luginė, me intencėn
tė shpėrnguljes sė kėsaj popullate, nė mėnyrė qė njėherė e
pėrgjithmonė kėtė regjion ta zhbėjnė nga shqiptarėt. Angazhimi i
Beogradit shkon nė drejtim tė ndarjes sė kėtyre territoreve me
interes tė pėrvetėsimit tė tyre, sepse dihet rėndėsia ekonomike,
gjeopolitike dhe gjeostrategjike e kėtyre rajoneve.
Vlen tė pėrmendet, se gjatė bisedimeve pėr statusin e Kosovės,
“Ekipi Kosovar”, pėrkundėr pėrpjekjeve tė saj pėr t’u treguar shumė
kooperativ me Bashkėsinė ndėrkombėtare, ajo kishte bėrė disa gabime
trashanike pėr Kosovėn. Pranimi i ngutshėm i “Planit tė
decentralizimit” dhe krijimi i “zonave eksteritoriale serbe” pėr
rreth manastireve dhe kishave ishte njė lėshim shumė serioz, qė nė
tė ardhmen do tė ketė pasoja tė dukshme pėr shtetin e Kosovės. Kėto,
tė ashtuquajtura “zona serbe” po krijojnė telashe edhe sot e kėsaj
dite nė funksionimin e shtetit si vend demokratik e sovran. Njė vjet
pas shpalljes sė pavarėsisė, Qeveria e Prishtinės ende nuk ka mundur
tė shtrijė autoritetin e saj nėpėr kėto vendbanime. Tani, kėto “zona”,
apo “kantone” funksionojnė si autonome, ku shumica e shėrbimeve tė
shtetit serb, duke filluar nga posta, shėrbimet e rrymės, por edhe
siguria funksionojnė pa u penguar fare. Rasti mė eklatant ėshtė
Brezovica, ku serbėt lokal menaxhojnė me pasuritė e shtetit tė
Kosovės duke mos i dhėnė llogari askujt. Po ashtu, kemi raste tė
ndryshme edhe nėpėr vendbanimet tjera, si nė Anamoravė, Gorazhdec,
Graēanicė, pjesėn veriore tė Kosovės, etj.
Qeveria e Kosovės, pėrveē politikės deklarative dhe mediatike deri
mė tani nuk ka ndėrmarrė asnjė hap serioz nė shthurjen e kėtyre
organeve paralele. Ndėrsa, nė pjesėn veriore tė Kosovės as qė ka
tentuar tė shtojė ndonjė masė pėr tė normalizuar gjendjen shtetėrore.
Tani, ajo pjesė e Kosovės kontrollohet nga pushteti i Serbisė dhe
ėshtė shndėrruar nė “zonė krimi e kontrabande”.
Gafi tjetėr i ”Palės Kosovare” ėshtė ”Plani i Ban Ki Munit” me
gjashtė pikat e aprovuara nė Kėshillin e Sigurimit, sepse pėrveē
hedhjes deklarative tė kėtij plani nga pala kosovare, asgjė mė tepėr
nuk ėshtė punuar nė kėtė drejtim. Sipas shumė analistėve, ky plan
pėrfundimisht nė formė “tinėzare e tė butė” e ndanė Kosovėn nė dy
zona administrative. Nė tė ashtuquajturėn “Kosovėn Serbe” dhe
“Kosovėn Kosovare”. Aty ku jetojnė serbėt do tė vlejnė ligjet e
Serbisė tė modifikuara me ligjet e UNMIK-ut, ndėrsa pėr “Zonėn
Kosovare” do tė vlejė Kushtetuta e Ahtisarit dhe Eulexi. Pra, sipas
tij do tė ketė njė ndarje “tė butė administrative” dhe duhet tė
kalojė pakėz kohė qė aktorėt politik tė pranojnė faktet e kryera nė
terren. Pėr fat tė keq, kjo lojė ėshtė duke u zhvilluar nė heshtje
dhe janė duke u zhvilluar negociata pėr kinse “probleme teknike”, e
nė fakt janė mė shumė se teknike.
Derisa Beogradi ėshtė duke punuar me kapacitete tė shtuara qė nė
fazėn e parė tė pėrfitoj “ndarjen e Veriut tė Kosovės”, por
njėkohėsisht edhe tė “kontrollojė rreptė Luginėn e Preshevės” me tė
gjitha mjetet, nė anėn tjetėr Qeveria e Prishtinės deri mė tani nuk
ka ndėrmarrė ndonjė hap qė do tė pengonte zbatimin e kėsaj politike.
Dihet, se Beogradit mė sė paku ju interesojnė serbėt e Kosovės, ajo
ėshtė e interesuar vetėm pėr grabitjen e territoreve dhe asgjė mė
shumė. Lufta serbe pėr kėto territore vazhdon me “mjete diplomatike”
nėpėr kuluaret botėrore dhe nė forma tė ndryshme. Beogradi e ka tė
qartė se Veriu i Kosovės ėshtė zona mė e pasur nė Evropė me xehe
nėntokėsore dhe jo rastėsisht luftohet pėr kėtė pikė strategjike,
ndėrsa Lugina ka xehe mbitokėsore (korridorin 8 dhe kanalin detar qė
planifikohet tė ndėrtohet).
Nė anėn tjetėr, Lugina e Preshevės ėshtė nyje kryesore e lidhjes sė
Gadishullit Ballkanik me Portin e Selanikut dhe Lindjen e afėrme,
sidomos me Stambollin. Kjo nyje ėshtė njė pasuri e madhe, sepse aty
kalon “korridori 8” qė lidh Evropėn perėndimore me Azinė. Tani ky
korridor ėshtė duke u ndėrtuar dhe ėshtė mė i frekuentuari nė rajon,
sepse aty kalon autostrada dhe hekurudha pėr Greqi, Maqedoni dhe
Turqi. Me miliona euro derdhen nė Buxhetin e Serbisė, si pėr
qarkullimin e automjeteve dhe mallrave tė ndryshme, por edhe
tatimeve tė ndryshme qė paguhen nė kufi. Pra, jo rastėsisht Beogradi
ka zgjedhur kėto dy zona pėr t’i si shfrytėzuar dhe mbajtur si pjesė
tė saj.
Elita politike shqiptare duhet tė kėndellet sa mė shpjet dhe tė
mendoj se politika nuk ėshtė vetėm togfjalėsh i deklaruar nėpėr
media, por ajo ėshtė interes i shumėfishtė, ajo ndėrtohet mbi
interesat ekonomike dhe tė tjera, si dhe tė punojė nė mėnyrė qė ky
rajon tė mos shndėrrohet nė interes tė Beogradit, por tė shndėrrohet
nė interes tė Kosovės dhe shqiptarėve. Duhet theksuar se, sot kush e
kontrollon kanalin e Suezit e mban nė duar ekonominė e Lindjes sė
mesme, kush e mban nė duar Gjibraltarin e ruan portin hyrės tė
Mesdheut, kush e kontrollon grykėn e Bosforit ka dalje nė Detin e Zi.
Edhe Beogradi e di mirė se kush do ta ruaj kontrollin mbi Luginėn e
Preshevės, nga ku do tė kaloj jo vetėm trafiku tokėsor, por edhe
ujor do tė kontrollojė edhe rajonin. Sipas planeve serbe sė shpejti
planifikohet tė ndėrtohet njė kanal prej Moravės Jugore deri nė
lumin Vardar dhe kėshtu tė dilet nė Portin e Selanikut. Ky plan
dėshiron qė ti bėjė tė parėndėsishėm portet shqiptare, malazeze dhe
kroate.
Prandaj, janė momentet e fundit qė elitat politike shqiptare si nė
Luginė, Maqedoni, Kosovė e Shqipėri tė zgjohen nga amullia dhe tė
hartojnė njė plan tė pėrbashkėt nė mėnyrė qė tė pengojnė realizimin
e skenarėve serb pėr kėto rajone dhe nė bashkėpunim me faktorin
ndėrkombėtar t’i mundėsohet integrimi i tyre nė trungun e vet, nė
Kosovė dhe mė pastaj tė punojnė pėr integrime nė projektin e Evropės
sė Bashkuar, ku tė gjithė popujt do tė kenė tė drejta tė barabarta,
perspektivė tė njėjtė, zhvillim ekonomik dhe jetė tė mirė.
|
|