Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

KUR SHUHET NJĖ ZĖ E PREHET NJĖ JETĖ


Shpesh, kur buēiste ezani nga Atik xhamia apo ajo e emėrtuar xhamia e Ibrahim Pashės, (nė qendėr tė Preshevės) mė rastiste tė dėgjoja “ia tha hafėz Zihniu!..” dhe “...po zė tė mirė qė ka!..” ose “...po e vajton bre!...” etj..
Zėri melankolik nė tė kėnduarit e ezanit dhe tė Kuranit, i Hafėz Zihni ef. Ahmedit, nuk do tė dėgjohet mė, dhe atė vėshtirė qė do tė mund ta zėvendėsojė njė zė tjetėr.
I kishte hije ihrami dhe shalli i hoxhės. I ka hije edhe vdekja.


Shkruan: Ferid Selimi

E premte 28 gusht 2009

Nė popull thuhet: Kur bie njė gjeth peme – shuhet njė jetė njeriu! E gjethet bien... jetė njerėzish shuhen!.. dhe jeta vazhdon!..
Fjala mori dhenė. Ndėrroi jetė imam Hafėz, Zihni ef. Ahmedi. U shua njė jetė njeriu. Jetė e vepėrmirit. Pėr tė vazhduar jetėn veprat e tij..
Ditė pikėllimi, por edhe madhėshtie.
Ditė pikėllimi - sepse nga kjo jetė u nda deri nė ringjallje, imami i nderuar e hoxhė i respektuar i Komunės sė Preshevės, Hafėz Zihniu. Kėshtu e thirnim tė gjithė.
Ditė madhėshtie - sepse Hafėz Zihniu u nda nga kjo jetė mu nė natėn e xhumasė sė dytė tė muajit tė shenjtė - Ramazan, dhe u nis pėr nė botėn e amshuar, mu nė kėtė ditė feste pėr muslimanėt.
Xhumaja e dytė e muajit Ramazan. Ditė kjo e madhe pėr pjesėtarėt e fesė islame. Ramazani, muaj i shenjtė, muaj i paqes, i ibadetit dhe i mėshirės.
Muslimanėt qė vdesin nė natėn e xhumasė, ose qė varrosen nė ditėn e xhuma, sipas Kuranit, nuk do tė merren nė pyetje nė ditėn e gjykimit. Ata e kanė tė hapur derėn e xhenetit. E kur kėsaj i shtohet edhe fakti qė kjo ndodhi mu nė muajin e shenjtė tė Ramazanit, dhembja dhe pikėllimi pėr humbjen e tė dashurit tonė, paksa zbutet.
Zemrat tona ushqehen me shpresėn e takimit me tė nė lulishtet e xhenetit.
Sepse, Hafėz Zihniu, ishte dhe do tė mbetet njė ndėr figurat mė tė ndritura qė pati Presheva. Ndėrrimi i jetės sė tij mu nė natėn e xhumasė tė muajit Ramazan ėshtė edhe njė vulė qė vulos kėtė mendim.
Sėmundja qe e paskrupull. Por, Allahu i madhėruar i dha forcė dhe durim qė t’i pėrballojė dhimbjet.
Ama, ēdo fillim ka fundin e vet. Si ēdo krijesė e Zotit qė lind, zhvillohet e vdes, edhe imami i nderuar i xhamisė “Ibrahim Pasha” nė Preshevė, Hafėz, Zihni ef. Ahmedi, pėrfundoi udhėtimin nė kėtė jetė tė filluar kėtu e shtatėdhjetė e gjashtė vjet mė parė, pėr tė nisur udhėtimin e rėndėsishėm tė jetės sė amshueshme.
Pėr tėrė kohėn sa jetoi qe nė shėrbim tė fesė islame. Jo vetėm qė kreu punėn e imamit tė xhamisė, por qe edhe mėsues i edukatės fetare.
Mėsoi shumė gjenerata, tė cilėt tani mė kanė kryer shkollat e mesme fetare si dhe Universitetet nėpėr Botė.
Qe model pėr tė gjithė pasuesit.
I qetė, i devotshėm dhe i sjellshėm me tė gjithė.
Mbase kėto vyrtyte i trashėgoi nga prindėrit qė po ashtu u ishin pėrkushtuar mėsimeve dhe edukatės fetare, si dhe nga doajeni i njohur i trojeve tė Anamoravės, Myderriz - Hafėz Nexhati ef. Ahmedi, prej tė cilit i mori mėsimet e para tė fesė, hafėzllėkun, si dhe studimet e mėtutjeshme tė jetės fetare.
Shpesh, kur buēiste ezani nga Atik xhamia apo ajo e emėrtuar xhamia e Ibrahim Pashės, (nė qendėr tė Preshevės) mė rastiste tė dėgjoja “ia tha hafėz Zihniu!..” dhe “po zė tė mirė qė ka!..” ose “po e vajton bre!...” etj. etj.
Zėri melankolik nė tė kėnduarit e ezanit dhe tė Kuranit, i Hafėz Zihni ef. Ahmedit, nuk do tė dėgjohet mė, dhe atė vėshtirė qė do tė mund ta zėvendėsojė njė zė tjetėr.
I kishte hije ihrami dhe shalli i hoxhės. I ka hije edhe vdekja.
Jo vetėm familjes e xhematit tė Xhamisė “Ibrahim Pasha”, por tėrė rrethinės sė Preshevės, do t’i mungojė ky imam i dalluar.
Rrugė e mbarė i qoftė hafėz efendiut e me lejen e Zotit, Fuqiplotit e Mėshiruesit, stacioni i tij i fundit le tė jetė xheneti i merituar.

 

 
   
 

© 1997-2009 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.