Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Njė vizitė me interesa tė ngushta shtetėrore  

 

Shkruan: Muhamet Ilazi * 

Vizita e kryediplomatit Ilir Meta, u prit nė mėnyrė madhėshtore nė Preshevė dhe Bujanoc. Lidershipi i kėtyre trevave e quajti “vizitė historike”, ndėrsa vetė Meta, Luginėn e Preshevės, e quajti “burim stabiliteti dhe model bashkėjetese pėr rajonin”. Padyshim, kėto vizita janė pėr t’u pėrkrahur, pėr mė tepėr, pėr njė rajon si “Lugina”, tė harruar qė moti nga politika zyrtare e Shqipėrisė. Sidoqoftė, shtrohet pyetja, pse u vizitua Lugina e Preshevės pikėrisht tani; ku ajo po kalon njė fazė tė rėndė sociale, politike dhe ekonomike? Cfarė mundė tė pėrfitojmė ne, banorėt e Luginės, nga kjo vizitė? 

Nė rolin e njė diplomati paqėsor, Ilir Meta, u mundua t’i tregojė Serbisė, por edhe Evropės, me vizitėn e tij nė Luginė tė Preshevės, se Shqipėria angazhohet pėr stabilitet rajonal dhe ballkanik, sepse ajo synon, njėjtė si shtetet tjera ballkanike: integrimet Euro-Atlantike. Kėsaj vizite i kanė paraprirė edhe shumė vizita tjera tė lideshipit tė “Luginės” nė Tiranė, tė cilat, siē duket, nuk kanė arritur tė bindin qeverinė shqiptare pėr gjendjen e vėshtirė tė Luginės qė dominon nė fushėn e sigurisė, drejtėsisė, arsimit, shėndetėsisė, punėsimit, kulturės si edhe pėr gjendjen e vėshtirė tė tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave. Nė kėtė drejtim, Beogradi u tregua mė i suksesshėm; arriti tė bindė kryediplomatin shqiptar pėr gjendjen “e mirė” nė Luginė, kur Ilir Meta bėri deklaratėn politike, se “Lugina” na qenka burim i stabilitetit nė rajon. Mirėpo, nė realitet, kjo nuk qėndron, sepse “Lugina” vėrtet ballafaqohet me probleme tė shumta. Nga e tėra kjo kuptojmė, qė Shqipėria zyrtare kėrkon nga Lugina tė jetė burim stabiliteti, sepse kėtė e kėrkojnė interesat mė tė gjėra politike tė shtetit shqiptar (euro-integrimet), duke i harrurar apo minimizuar interesat dhe obligimet kombėtare me kushtetutė.  

Njė angazhim i shtetit shqiptar, me vetėm njė vizitė simbolike, pas diku 80 vitesh, nuk i plotėson fare kėrkesat morale kombėtare, e lėre mė ato kushtetutare. Tė paktėn, kėsaj vizite, i ėshtė dashur qė t’i paraprijė njė marrėveshje pėr pėrmirėsimin e gjendjes tepėr tė vėshtirė nė arsim. Edhe ndihmat konkrete nė segmentin ekonomik, do tė kishin qenė tė mirėseardhura, kur dihet se pakica serbe nė Kosovė, me njė vizitė tė shkurtėr bėrė qeverisė nė Tiranė, u kthye me “torbėn e mbushur” nė Kosovė. Lėre qė pakica serbe nė Kosovė favorizohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, nga institucionet vendore, por ajo gjithashtu favorizohet edhe nga qeveritė rajonale, si ajo e Shqipėrisė. Tė ndihmosh njė pakicė nė rajon, dhe tė anashkalosh njė tjetėr, kjo nuk mund t’i ndihmojė zhvillimit dhe stabilitetit tė rajonit. Gjithashtu mendoj, se kėshtu nuk arrihen standartet pėr t’u integruar nė strukturat Euro-Atlantike.   

Eshtė krejtsisht e kuptueshme, qė Shqipėria zyrtare, mundohet, me kėto hapa, t’i pėrmirėsoj marrėdhėniet me Serbinė. Asgjė nuk ka tė keqe nė kėtė, dhe kėtė e pėrkrahim tė gjithė, mirėpo, janė tė pa pranueshme vetėm kėto interesa tė ngushta shtetėrore, me tendencė qė tė tjerėt (populli shqiptarė nė Luginė) tė mbesin viktima dhe tė vuajnė, pėr hir tė proceseve rajonale dhe euro-atlantike. Zotėri Meta ėshtė dashur, qė fillimisht ta vizitojė Luginėn e Preshevės, dhe tė informohet drejtpėrdrejtė me gjendjen aty, e pastaj tė vizitojė Beogradin, dhe t’i plasojė atje, disa vėrejtje apo kėrkesa pėr Luginėn, qė ndoshta do tė kishin njė peshė tė veēantė politike. Shqipėria mund tė bėjė shumė pėr Luginėn e Preshevės, vetėm nėse ajo e merr kėtė si pėrkushtim serioz.   

* Autori ka titullin Master of Arts nė shkencat politike nga Universiteti i Zürich-ut

 

 

 

 
   
 

© 1997-2010 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.