Ballina | Opinione | Avashi i vjetër me ide të moçme

Avashi i vjetër me ide të moçme

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Avashi  i vjetër me ide të moçme

Në Luginën tonë të vogël e cila po zvoglohet për çdo ditë nga numri i popullatës, të vetmet “sende” që po rriten janë partit.  Ato po rriten vetëm nga numri jo nga madhësia. E kjo vjen si pasoj e asaj se çka kam shkruar para 10 viteve, ku fjalët e mia nuk i merrnin seriozisht shumica e kokave të mëdha të shqiptarëve të luginës.  Ajo se çka jam ndrojtur se do te ndodh po ndodh. Formula përaj e sundo, po funksionon. Efekti i parë ishte në Komunën e Preshevës, ku Kryetari i atëhershëm edhe i tanishëm i PVD-së, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Komunës së Preshevës mendonte se gjërat duhet të bërë sipas mënyrës së tij se ndryshe nuk bënë. Edhe normal se nuk është ashtu, por, është ndryshe, e këtë Ai  e kuptoj vetëm atëher kur ndodhi. Arsyetimi i tij i momentit është “se Ai prap ka më shumë delegat ne KK të Preshevës”. Duhet të kuptojm se shumë qen të këqij e mundin edhe e Ujkun e madh. Kjo më vjen në mend  falë fjalëve dhe thënieve të vjetra e jo se dikend dua ta bëj qen e dikend ujk. Pasi që Presheva u bë pikë e pesë rendin e ka Bujanovci e jo Bujanoci. 

Çka po ndodh në Bujanovc?

Asgjë, vetëm  BIA e di. Por, tash po e dim edhe ne të tjerët. Shqiptarët u përçan edhe më shumë, një parti më tepër politike nuk sjell asgjë më shumë së paku prej ideatorëve të kësaj partie se një përçarje edhe më e madhe.  E kjo përçarje e shqipëtarëve nuk i sjell të mira, e Bujanovcit edhe më pak. 

Le të shohim se cilat janë të këqijat të cilat i sjell kjo ide e një partie të re. 

E para: Sa më shumë parti aq më shumë mundësi për krijim e koalicioneve lokale, të cilat në kushtet tona të “fukarave” vetëm se i ndihmojnë ngecjeve të punësimit ne sektor  tjerë përpos punësimit  në administratën lokale e nga cili punësim nuk përfiton askush përpos përkrahësve të këtyre partive. Ky është një form  i virusit i cili shkakton një smundje sociale e cila është edhe më i keq se Facebook-u për fëmit më të ri se 13 vjet kur i qasen Facebook-ut dhe japin shenime të rreme se kanë më shumë se 15 vjet. Pasojat e kësaj apo këtij realiteti është se Komuna pa marr parasysh se cila, do të ket interes më pak të investoj sepse shumicën e buxhetit komunal do ta shpenzoj në pagesat e pagave të vartësve politik (ata të cilët i mbajn pankartat ose rrehin “gjykës” nëpër protesta). E kjo krijon edhe më shumë vartësi  në Qeverinë e Serbisë dhe në Markoviqin i cili vjen dhe tregon përalla në Lugin,e liderët e partive politike janë të gatshëm të bëjn çmos vetëm që të jenë afër tij kur ai të del në TV.

E dyta: Shpenzimi i buxhetit të komunës për qëllime politike, krijon hapësir të madhe për zhgënjimin e popullatës e cila edhe ashtu me të madhe është duke e lëshuar Luginën, e kjo në një kohë të afërt  do të krijon hapësir që komuna me shumicë shqiptare të mos udhëhiqet nga shqiptarët por nga të tjerët.  Nuk do të ishte katastrof po të ket kush të udhëheq me Komunën edhe pse nuk është shqiptar, por këta që po e përcajn popullin le ta kuptojn se herën e parë kur ishin në pushtet, ishin shkaku i propagandës “se neve ushtria  po na përkrah” , por unë të njejtit po i pyes, cila ushtri? Mos ndoshta ministri i atëhershëm i ushtrisë dhe i tanishëm i shëndetsis, Stankoviqi. Sepse sa për ushtrin në Bujanovc ajo vetëm se e ka një parti dhe ate në krye me Z.Musliun, a mos ndoshta edhe ushtria tash u përça për interesa të ngushta personale.  Kjo është pak e çuditshme,por shumë interesa në një komunitet të vogël të shqiptarëve në Bujanovc, nuk është asgjë tjetër përpos amatorizëm politik. Kjo jo vetëm për faktin se është formu parti e re por për faktin se kemi pas mjaftë parti të cilat kan pas mundësi që ti kanalizojn kërkesat e komunitetit e sidomos këta të partis së re të cilët gjithmon kan qenë në pushtet ose në puna ku kan marr rroga nga pushteti edhe ai i Millosheviqit. Kurr nuk kan dhënë dorëheqje së paku për shkaqe  morale  kur kolegët e tyre në Kosovë jo se u përzunë nga puna por edhe e paguan me jetë.

E treta dhe e fundit:  Amatorizmi politik i shqiptarëve po i shkakton dhembje koke edhe bashkësis ndërkombëtare e cila është duke u marrë me çështjen e Luginës. Edhe pse në kohën e fundit në Luginë vizitat i bëjnë vetëm Sekretarët e dytë dhe të tretë të Ambasadave, kllapa politike nuk është duke e kuptuar se e kan humbur edhe interesin e të huajve. Kjo dmth shumë, për arsye se ka më pak fonde për projekte infrastrukturore, më pak fonde të huaja automatikisht do të thotë edhe më pak investime edhe nga buxheti komunal, sepse parët janë të fokusuara në grupin e ngusht të përkrahësve politk. Për ironi njëri prej përkrahësve të partisë së re më tha se “po e përkrahi se do të hy në punë nëse fitojm”, pra, nuk flitet për përfitimet e komunitet por të individëve. Kjo është shkollë e vjetër komuniste, po nuk je anëtar i partisë nuk mundesh me hy në punë. Kjo nuk do të ishte e çuditshme po të mos ankohen miqët e mi kombëtar edhe ndërkombëtar se nuk kan me kend të punojn në Bujanovc, shkaku i neglizhencës së politikanëve.

Si përfundim kisha thënë se duke i marrë parasysh ato se çka ka ndodh më herët dhe ato çka po ndodhin tash me daljen në skenën politike të parties së re,  mundësit janë që PVD-ja dhe ish pevedejcat  ta humbin edhe Bujanovcin siç e kan humbur Preshevën, kanë mundësi që ta humbin edhe popullin i cili me të madhe po e lëshon Luginën shkaku se liderët politik po dëshirojn të përfitojn edhe më shumë se sa që kanë për momentin, edhe pushtet edhe mjete material dhe gjithashtu po e humbin edhe përkrahjen ndërkombëtare. 

 

Shkruan: Amir Tusuni

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (9 Publikuar)

avatar
TerraN 03/08/2011 04:25:46
*
S'di çfarë ka dashur të arrijê autori (Amir Tusuni) me këtë titull ("Avashi i vjetër me ide të moçme") por një është më se e sigurtë: ia ka huqur totalisht.
"Avashi (duhet të jet "avazi") i vjetër me ide të moçme" ka mundur të titullohet edhe "Avashi (avazi) i moçëm me ide të vjetra".
"I moçëm" është njësoj si "i vjetër"
Për fat të mirë (me gjithë huqjen e titullit) përmbajtja e tekstit është korrekte.

*
avatar
arsimtari 09/07/2011 10:08:34
Amir mire eshte qe te shkruhet nganjehere edhe per gjanat e mira ne kto troje,dhe per njerezit qe kane kontribue dhe kontribojne.Nuk eshte bashe mire gjithnje te jesh kobeqar dhe te shkruash zi e me zi per gjithe.Eja kho dhe kontribo,apo valle nuk ke me ken.ah gjunaha jemi...shume dijme te behemi suflera prapa skenes.Zotri gjeli i mire kendon edhe ne treg ai
keqi vetem ne shpi bie ne gjuje.Mire kishte qene te i numrojshe kontibutet dhe mundin tend per Bujanoc.
avatar
09/07/2011 12:49:41
Plotesishte dakord i nderuar i arsimtar...per kontributin tim apo te personave nuk kisha dasht me fol une, por ia kisha leshu rruge tjereve...e personat qe jane duke kontribuar per percarjen e metutjeshme ata le te flasin per kontributet e mia...nuk eshte mire une me fol per veten...e per ndryshe nese deshiron me fol per te mirat e lugines, tu kisha lutur ty qe te ulesh te shkruash dicka por me emer dhe mbiemer tendin, e pastaj te flasim per kontributin tend personal.

Me respekt,
Amir Tusuni
avatar
Daut 08/07/2011 06:37:32
Z. Amir shkrim (ose 'avaz' :)) shume i qelluar, plotsisht i te njejtit mendim jam edhe une.
Por kam nje pyetje, per te cilen ju duhet te keni pergjigje te pakten duke u nisur nga analiza juaj e mesiperme: Pse thuhet "Bujanovc" e jo "Bujanoc"?
Une e kam kete pyetje nje kohe te gjate ne mendje edhe ua shtroj juve pa kurrfare mbrapavije ose paragjykimi. Faleminderit per pergjigjen qe tani.
Ghithe te mirat dhe vazhdoni keshtu!
avatar
08/07/2011 11:14:26
Z.Daut,
Sa i perket ceshtjes se ciles ju e e keni ngritur, une e perkrahi versionin e Bujanovcit e jo Bujanocit per nje arsye. Arsyeja e vetme eshte nje prej profesoreve te mi te ndjer me ka spjeguar dallimin. Sipas tij cka ka edhe baze shkencore duhet te shkruhet Bujanovc, ose Terrnovc, shkaku se e kan burimin tek gjuhet e vjetra sidomos ajo Latine dhe Ilire, ku keto definohen si te reja ose "NOVA" e cila nuk e ka burimin tek gjuhet e sllave por Latine dhe Ilire.
Dmth e fjales Terrnovc eshte prej dy fjaleve dhe ate TERRA dhe NOVA kur behen bashk e formojn fjalen ose ne rastin tone emrin TERRANOVA, e cila neper shekuj e ka marre edhe trajten e emrit te sotshem Terrnovc ku e njejta ceshtje eshte me rastin e Bujanovcit.
Por, me ngritjen e mundesive te shprehjeve te lira sidomos ne 20 vitet e fundit emri i Bujanovcit ose i Terrnovcit ka filluar ta marr edhe versionin te cilin sot disa e perdorin edhe kur flasin edhe kur shkruajn.
avatar
... 08/07/2011 05:58:17
Pajtohem me Publicisti-in!!
avatar
Publicisti 08/07/2011 05:18:33
I nderuari z. Amir Tusuni,
Fjala "avash" është përdorur në kuptim të gabuar. Sepse, sa kuptova unë, ju keni dashur të përdorni fjalën tregimi apo fjalën turke që përdoret tek ne "avaz". Ndërkaq, me këtë fjalë-term boshnjakët nënkuptojnë lajmin.Kurse fjala "avash" është fjalë turke dhe ka zënë vendin në leksikun e shqipes dhe ka kuptimin "ngadal".
avatar
08/07/2011 05:28:23
Z. Publicist, ose i nderuar pa emer,
Pike se pari mund te ju them se nuk kam dashur ti futem aq thell hulumtimit te fjales se cka dmth njera apo tjetra, por merre ndac si tregim ose lajm ose ngadal, prap eshte dicka e vjeter nuk po ndodh dicka e re cka nuk ka bo "vaki" ma heret. Te uroj lexim te mbar te shkrimeve te mia.
avatar
08/07/2011 06:08:08
I nderuar,
Nuk të thash se shkrimi yt me të vërtetë më pëlqeu, sepse ka nivelin e duhur dhe guximin qytetar për trajtimin adekuat të problemeve të rëndësishme aktuale.
Kam një këshillë: nëse është gabuar një shkronjë, në vend të "SH" është dashur të jet "z"; pra "avaz", e jo "avash". Reagimi im ishte më tepër për publikun dhe aspak nuk ia zvogëlon vlerën artikullit tuaj të shkëlqyeshëm, të cilin e përkrahi plotësisht dhe ju inkurajoj të bëni shkrime të ngjashme, të cilat besoj se mirëpriten nga publiku.
Ju përshëndes përzemërsisht.
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal