Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Edukimi i fėmijėve


Valbona Kelmendi


Akoma jemi tė ballafaquar me mungesė informacionesh dhe njohurish tė mjaftueshme rreth edukimit tė tė rinjėve (adoleshentėve), nė fazėn e ndryshimeve tė pjekurisė fizike dhe biologjike. Kryesisht nė kėtė ngecje tė mosedukimit dhe mostrajtimit, kanė ndikuar faktorė tė ndryshėm, duke filluar nga ai patriarkal, tradicional i trashėguar, gjė qė ka bėrė tė jemi tė rezervuar ndaj kėtij procesi zhvillimor, nėpėr tė cilin kalojnė fėmijėt.
Si rrjedhim, edhe intelektualėt nga lėmi tė ndryshme kanė hezituar pėr tė trajtuar dhe pėr t’u marrė me tema tė tilla. Hezitimi mund tė sjellė ndonjėherė edhe fatalitet, nė kėto raste kur i neglizhojmė gjėrat e kėsaj natyre dhe nuk merremi drejtpėrdrejt me edukimin e fėmijėve, nė kėtė periudhė kohore. Andaj edhe mungesa e guximit (nė ēdo aspekt), shpeshherė mund tė sjellė pasoja tė paparashikueshme.
Si popull po gjindemi nė periudhė tranzicioni, kur te ne kanė vėrshuar dhe po vėrshojnė, krahas kulturave dhe pėrvojave pozitive, edhe degjenerimi bashkė me sėmundje tė ndryshme infektuese. Pra, ky ėshtė njė problem shumė me rėndėsi pėr t’u trajtuar edhe mė shumė, pėr ta sensibilizuar opinionin.

Edukimi i fėmijėve nė fushė tė kėsaj natyre duhet tė fillojė nga mosha 7-8 vjeēare, por edhe mė herėt nėsa ka nevojė. Para se tė shkojnė nė shkollė, prindėrit kanė detyrė dhe obligim pėr pėrkujdesje tė tillė, gjatė shkollimit (bashkė me mėsimdhėnėsit) duhet tė kenė pėrkujdesje tė dyanshme prind-arsimtar, nė mėnyrė qė kėta fėmijė tė bėhen njerėz tė kulturuar dhe tė njerėzishėm dhe bashkėshortė tė denjė.
Ta dijmė se, pėr tė qenė tė suksesshėm, nuk i duhet falur fėmijės fjala mė e vogėl cinike a banale ose mungesa e mirėsjelljes ndaj tė tjerėve, duke filluar nga familja e ngushtė e deri te kalimtari i rastit, kur ndodhin ekcese rastėsie me ndokend.
Tė habit fakti se si disa prindėrve nuk u bėn pėrshtypje qėndrimi i djalit tė tyre qė komunikion ashpėr me vajzat duke pėrdorur shpeshherė edhe fjalė banale, fatkeqėsisht ka prej tyre qė kėtė e quajnė qėndrim “burrėror”.
Tė kalosh lehtė dhe pa mbajtur qėndrim ndaj kėtyre dukurive, do tė thotė tė rritėsh njė njeri arrogant, tė pa kulturė dhe edukatė. Prindėrit dhe mėsimdhėnėsit nė bashkpunim duhet tė vėzhgojnė, tė qortojnė dhe tė edukojnė nė raport tė njejtė edhe djemt edhe vajzat, nėpėr shtėpi, shkollė dhe gjetkė.
Eshtė mė se e njohur se fėmijėt qė nga mosha 8-9 vjeq fillojnė tė njohin mė shumė gjininė e tyre, si rrjedhojė krijohet njėfar ftohjeje dhe ndasie nė mes tė dy gjinive nėn veprimin e disa ndjenjave dhe emocioneve tė turbullta. Andaj prindėrit nė veēanti, dhe mėsimdhėnėsit duhet tė veprojnė nė kohėn e duhur me tė gjitha masat pėr tė kultivuar edukatė tė shėndoshė dhe tė mirėfilltė nė ta, e jo tė lihen nė stihi qė t’i edukojė rruga.
Pėr njė afrim sa mė stabil me ta, joparagjykues, pėrveē bashkėpunimit mėsimor dhe aktiviteteve tė tjera shkollore, ėshtė me rėndėsi edhe mėsimi i besimit qė i takojnė, sepse kjo ėshtė njė provė e dukshme dhe shumė e suksesshme pėr tė pasur fėmijė tė sjellshėm dhe pėrparimtarė e tė shėndoshė nė moral e shėndet.
Nė shtetet perėndimore ėshtė shumė e hapur dhe transparente edukimi i fėmijėve edhe nė frymėn religjioze (fetare), proces ky i cili bėnė tė zhvillohen edhe mė shumė nė aspektin mendor.
Nė kėto vende tė civilizuara, krahas arsimimit edukohet fėmiu edhe nė mėsim-besimin qė i takon, dhe ėshtė i lirė nga trysnitė dhe gjėrat imponuese pėr jetėn e tij, madje edhe ėshtė i aftė tė bėjė krahasime se cilat gjėra janė tė dobishme e cilat jo, kurse te ne ndodhė e kundėrta. Njė e kundėrt qė tė rrėnqethė tėrė trupin dhe qenien, sepse fėmijėve tanė iu ofrohet njė planprogram (aktiv) me temė edukimi, duke filluar nga mosha 14-15, me mjete konkrete se si duhet tė ruhen apo shmangen sėmundjeve tė ndryshme infektuese, si dhe semundjes vdekjeprurėse AIDS-it (sidės).
Edhe pse, ligjėruesi i kėsaj lėnde, para se tė japė shpjegimet konkrete rreth tyre, i kėshillon, se ata janė tė rinjė njėherė pėr tė bėrė akte tė tilla, dhe se akoma nuk janė tė pjekur fizikisht dhe psikikisht, si dhe se shkenca e mjekėsisė nuk lejon nėn moshėn 18 vjeēare pėr tė bėrė akte tė tilla, se nėn kėtė moshė mund tė pėrjetojnė strese, trauma, ankthe etj., dhe se pėr probleme tė tilla mund tė humbasin shumė, si qetėsinė shpirtėrore, gėzimin, lumturinė, miqėsinė, harmoninė familjare etj… Mirėpo, me kėtė po na japin tė kuptojmė se, nė njėfarė mėnyre pas moshės 18 vjeqare edhe mund tė bėjnė dhe se janė tė edukuar se si tė mbrohen duke pėrdorur preparate mbrojtėse!
A thua vallė, ku po mbetet morali, ku po mbetet nderi, kush duhet t’i definojė prindėrit e fėmijėve tė ardhshėm, ndoshta edhe tė shumė fėmijėve tė sotshėm, vetėm ADN-ja, asgjė tjetėr, sepse po rrimė duarkryq para portės sė hapur qė dita ditės po e thithė moralin dhe nderin dhe xhelozinė tonė, tė paktėn as nė shtėpi nuk po punohet me fėmijė se lene mė ne shkollė!
Fėmijėt duhet tė motivohen pėr mėsim, aktivitete tė dobishme, kulturė etj, por edhe duhet shpjeguar nė bashkėbisedim se cilat janė ndryshimet fizike, fiziologjike, ndryshimet mendore dhe si t’i kapėrcejė kėto faza pa ekcese dhe trauma. T’i konsiderojė si faza normale tė natyrshme tė rritjes, zhvillimit dhe pjekurisė sė njeriut.
Tek ne, tė bisedosh me disa prindėr mbi problematikėn dhe pasojat nė kėtė lėmi, dalin shpeshherė gjėra tė paqarta, tė mjegulluara madje edhe shumė tė ndėrlikuara.
Fėmijėt e moshės 4-5 vjeq, por edhe mė tė rritur, varėsisht nga pjekuria fiziko-mendore, ndonjėherė i hasim duke sharė, duke pėrdorur termet fyese dhe banale tė ndyrė. Prindėrit (sidomos disa tė cilėt janė me nivel tė ulėt
arsimor) arsyetojnė duke pohuar thjesht se akoma janė fėmijė. Ka raste kur prindi bie nė dilemė se si tė veprojė, se si ta pėrmirėsojė gabimin e fėmiut tė tij qė gaboi.
Pa dyshim se duhet referuar diku, por fatkeqėsisht qė ende nuk kemi institucione kėshillėdhėnėse profesionale tė kėsaj lėmie, ku do tė drejtoheshin pėr ndihmė pa hamendje, atėherė na bėn tė kuptojmė qė fėmijėt e prindėrve tė tillė tė cilėt nuk i shqetėson sharja dhe fjalori i ndytė i fėmijės sė tyre, dhe ata tė cilėt bien nė konfuzion se si t’u ndihmojnė fėmijės sė tyre pėr t’u pėrmirėsuar nė gabime pėrkatėse, duhet tė lihen tė anashkaluar, pasi qė nuk ka institucione pėrkatėse!
Bėhet pyetja: Ēfarė i sjellin vetes, familjes dhe shoqėrisė nė tė ardhmen kėta fėmijė me njė edukatė tė tillė? A mos vallė duhet tė presin deri sa tė ketė njė institucion diku?
A thua askund nuk ka njė burim apo diēka qė ju shėrben tė gjithėve, madje edhe rasteve tė tilla, njė diēka qė nuk bėnė dallim moshe e race apo klase dhe gjinie.
Nėse tamam dikund gjindet diēka apo ndonjė literaturė e cila na shėrben tė gjithėve, madje edhe atyre qė ende pretendojnė tė hapin zyra profesionale pėr edukim, pse tė mos shėrbehemi nė vend se tė rrijmė nė gjumė si ari i viseve polare, pse mos t’i referohemi librit i cili ėshtė burim i pashtershėm dhe mostėr pėr ēdo gjė e mė sė shumti pėr dukurinė bazė tė
njeriut- edukatėn. Njė burim i cili ėshtė me shekuj e shekuj i pandryshuar dhe me bazė dhe themele tė forta. Pse tė mos i referohemi Kur’anit fisnik i cili ėshtė ilaē pėr tė gjithė dhe i pashtershėm gjithmonė.
Andaj me futjen e mėsim-besimit nėpėr shkolla dhe me edukimin e fėmijėve tanė me edukatė fetaro-islame, nuk kemi nevojė asnjėhėrė pėr shqetėsime tė shprehjeve tė ulta te fėmijėt tanė e as nuk kemi nevojė pėr pėrdorim tė preparateve mbrojtėse kundėr sėmundjeve vdekjeprurėse, sepse ky oqean i pafund, pra Kur’ani Fisnik me etikėn qė ka, kėshillon dhe udhėzon pėr jetė tė ekuilibruar drejtė dhe tė realizuar brenda kurorės, dhe tė dy gjinive u japin vendin meritor e prestigjioz dhe rehatinė shpirtėrore.
Pra, gabimet dhe lėshimet qė po i bėjmė pa i korrigjuar, janė bėrė si pjesė e natyrshme e jetės tonė, nga tė cilėt askush s’ėshtė i veēuar. Ta dimė se familja dhe shoqėria e shėndoshė kėrkojnė vendosmėri, angazhim, pėrgjegjėsi dhe bashkpunim.

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.