Bill Gates edhe mė tutje e mbanė
primatin pėr njeriun mė tė pasur nė botė. Pas tij radhiten Warren
Buffet, Carlos Slim dhe themeluesi i IKEA. Gjithsejt janė 793
miliarderė prej tyre 78 miliardere femra. Ky ėshtė numri mė i madhė
i miliarderėve deri mė tani tė regjistruar nga revista amerikane
Forbes.
Numri total i miliarderėve nė tėrė botėn qė nga viti i kaluar ėshtė
rritur pėr 102, duke iu faleminderuar rritjes sė ēmimeve tė
akcioneve nėpėr bursat botėrore dhe ēmimit tė naftės. Pasuria e tyre
e pėrbashėt ėshtė rritur pėr 18 pėrqind.
Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates ende llogaritet njeriu mė i
pasur nė botė, me pasuriė prej 50 miliardė dollarė duke qėndruar pėr
12 vite nė krye tė listės.
Shtrirja e miliarderėve nė Europė
sipas Forbes
Investitori i njohur
amerikan Warren Buffet pėrsėri ėshtė nė vendin e dytė me 42 miliardė
dollarė. Carlos Slim, njė ndėrmarrės telekomunikacioni nė Meksiko,
ėshtė ngjitur nė vendin e tretė me 30 miliardė dollarė, afėr
themeluesit tė IKEA-sė suedeze Ingvar Kamprad em 28 miliardė dollarė.
Princi saudit al-Valid bin Talal al
Saud nga vendi i pestė ka rėnė nė vendin e tetė me 20 miliardė,
derisa magnati indian i ēelikut Lakshmi Mittal ėshtė i persi me 23.5
miliardė dollarė. Paul Allen, bashkėthemeluesi i Microsoft ėshtė i
gjashti me 22 miliardė. Pronari i klubit anglez "Chelsea", Roman
Abramovich radhitet nė vendin e 11 me 18.2 miliardė dollarė.
Me 371 miliarderė, SHBA ende ėshtė
vendi me mė sė shumti miliarderė, pason Gjermania me 55. New York-u
ka 40 miliarderė, pastaj Moska me 25 dhe Londra me 23, India ka
gjithsej 23 ku vetėm kėtė vit i janė shtuar 10 emra nga ky shtet,
Rusia i ka 33 me 7 emra tė rinj, kurse Brazili e ka dyfishuar numrin
nė 16.
Ingvar Kamprad, pronari i IKEA
Nė Lindjen e Afėrt, Afrikė dhe
Turqi, Forbes ka regjistruar 56 miliardera, deri sa vitin e kaluar
ishin vetėm 29. Numėr tė madhė tė miliarderėve ka Arabia Saudite me
11 miliarderė.
Nga 793 miliarderė, 78 janė femra. Mė e reja nė listė ėshtė 22
vjeēarja Hind Hariri ne 1.4 miliardė dollarė tė cilat i ka
trashėguar nga babai i saj, ish ministri libanez Rafik Hariri.