Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Albion Shabani me origjinė nga Letovica e Luginės sė Preshevės u diplomua nė universitetin e njohur amerikan




Nga i njėjti universitet 7 vjet mė parė u diplomua vėllai i tij, Valdon Shabani dhe 25 vjet mė parė studioi babai tij, Destan Shabani.
Sudenti shqiptar flet anglisht, shqip dhe spanjisht dhe i ka pėr pasion sportet amerikane dhe hedhjet me parashutė.

 

Nga Adnan Mehmeti, Dallas, Teksas

Mjedisi i origjinės sė prindėrve tė tij, ėshtė bėrė njė udhėrrėfyes pėr tė hedhur hapat e sigurtė nė jetė. Ėndėrrat dhe pasionet, pėr futbollin, notin, muzikėn, aktrimin, alpinizmin dhe hedhjet me parashutė kanė zhbiruar nė karakterin e tij, realitetin, qė reflektohet me synimin drejt pėrsosjes, por edhe pėr tė treguar tributet e vendit tė tė parėve tė tij, -Lugina e Preshevės. Djaloshi modest, shqiptaro-amerikan, Albion Shabani i ēiltėr dhe mjaft dinjitoz ka njė dėshirė tė prekė Hoollywoodin, aty ku ndėrrthuren e integrohen miliona ėndėrra, aty ku talenti dhe virtyti bashkėjetojnė me; imagjinatėn, emocionin, filozofinė, e bukura dhe e shėmtuara, shijet artistike dhe estetike, enthusiazmi dhe optimizmi, limfa e menēurisė dhe urtėsisė, sfida e mbijetesa, ku kapet e ardhmja dhe fama.
 


Nė graduimin nė Universitetin Denton nė Teksas 19 dhjetor 2009

Albion Shabani, lindi mė 25 shtator 1986 nė Dallas tė Teksasit, nė njė familje intelektuale dhe atdhetare, nga Lugina e Preshevės, tė emigruar 30 vjet mė parė nė SHBA-ės. I rritur me optimizmin dhe entusiazmin e jetės nė shoqėrinė amerikane, krenar dhe ėndėrrues, se nė jetė njeriu nuk ka vetėm detyra pėr tė pėrmbushur, por edhe tė drejtėn pėr t’i gėzuar dhe pasuruar ato. Babai i Albionit, Destan Shabani nga Letovica, ish profesor i anglishtes nė gjimnazet e Preshevės e tė Bujanocit, vjen nė Amerikė pėr studime pasuniversitare. Por nė shpirtin dhe zemrėn e mėsonjėsit kurrė nuk u shua dashuria pėr vendlindjen. Albioni kujton fėmijėrinė e tij, kur babai i tyre, mėsonjėsi i anglishtes iu tregonte peisazhin e bukur tejet koloristik tė Luginės sė Preshevės dhe faqet e legjendave shqiptare, qė si njė jehonė e largėt zgjeronte pėrmasat e pėrfytyrimit, tė pėrmallimit, duke e sjellė shumė pranė dashurinė pėr vendlindjen dhe edukonte ndjenjėn e patriotizmit te djaloshi shqiptaro-amerikan. Nėna e Albionit, Ramizja nga Muhovci, e edukuar nga babai i saj arsimtar e pėrcolli tek fėmijėt traditėn e arsmit.
Edhe pse ka studiuar pėr njė fushė tjetėr, Albion Shabani ka pasion kėngėn dhe aktrimin. Deri mė sot ai ka xhiruar shumė sekuenca filmike. Ėshtė aktiv, energjik, inteligjent dhe njė pasionant i hedhjes me parashutė. Shumė herė ėshtė hedhur me parashutė nga avioni, njė sport popullor dhe traditė e amerikanėve edhe pse me nje kosto rrezikshmėrie pėr jetėn.

 


Albion Shabani duke ndarė gėzimin me familje

Albion Shabani ėshtė diplomuar nė: Bachelors of Arts in Audiology /Speech Pathology, nė tė njėjtin Universitet, ku 25 vjet mė parė mbaroi studimet pasuniversitare, babai i tij, Destan Shabani, dhe 7 vjet mė parė vėllai i Albionit,Valdon Shabani, me njė pėrgjegjėsi ndaj vetes pėr t’i pėrfunduar studimet dhe vazhduar traditėn e arsimimit tė familjes nė Universitetin e Dentonit nė Teksas. Edhe pse i lindur nė Amerikė ai flet e shkruan shumė mirė gjuhėn shqipe. Ėshtė shumė i lidhur ngushtė me vendlindjen e tė atit.


Albioni me babain Destanin nga Letovica dhe nėnėn Ramizen nga Muhovci

Ja si shprehet Albioni pėr Letovicėn e Luginės sė Preshevės, vendlindjen e prindėrve:
“E dua vendin tim shumė. Unė nuk kam jetuar atje, sepse prindėrit e mij emigruan para se unė tė lindja, por nė zemrėn time jeton dashuria e malli pėr tė. Unė jam krenar qė jam amerikan, siē krenohem qė jam shqiptar. Unė vėrtet jam amerikan, por jam rritur me gjuhėn shqipe, me kulturėn e traditat e popullit tim shqiptar. Jam lidhur ngushtė me vendin tim, sa angazhimet e mija profesionale i dyzoj ndaj dy vendeve: Amerikės dhe Shqipėrisė! Kam gjyshėrit e mij qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės, kusherinj, tė afėrm, dhe shumė shokė me tė cilėt mbaj kontakte tė vazhdueshme. I ndjej hallet e tyre sikundėr pėr veten time, dhe gėzohem kur dėgjoj pėr sukseset dhe arritjet e tyre nė fusha tė ndryshme, nė veēanti kur ata studiojnė nė universitete tė ndryshme. Luftėn e Kosovės e kam pėrjetuar si pjesė e tragjedisė tė popullit tim dhe natyrisht jam krenar qė me pėrkrahjen e Amerikės, ėndėrra e Kosovės sime pėr pavarėsi u realizua. Mė kujtohen ato skena tė dhimbshme, dhjetė vjet mė parė ku babai dhe xhaxhai dėrguan garancionet pėr t’i sjellė disa familje shqiptare nė shtėpitė tona nė SHBA.”
 


Ky ėshtė hobi I Albion Shabanit


Albion Shabani, jetėn dhe studimet i shikon si sfida tė ndryshimit, tė flakjes tutje tė egos dhe fillon tė mendojė, ndjejė, besojė e jetojė atė ē’ka i thotė zemra. Ka njė mirėkuptim dhe inteligjencė qė e ēojnė drejt sė ardhmes. Drejt limiteve tė reja ku ndėrthurren kultura e tradita, historia dhe socialja, ndihmon qė tė mos shitet shpirti, pėrkrah kulturės, dinjitetit, emancipimit tė njė shoqėrie tė lirė nė demokracinė amerikane duke ruajtur magjinė e mjedisit shqiptar, prej sė cilės kullon drita e shqiptarizmės dhe forca e inteligjencės dhe karakterit tė shqiptaro-amerikanit, Albion Shabani.
 

 

 

 
   
 

© 1997-2010 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.