Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Teknologjia dhe Diagnostika mjeksore 

 

Deri para disa viteve, laparoskopia ishte relativisht njė teknikė e re. Sot ajo pėrdoret shumė kudo nėpėr botė. Skenerit tė parė iu ėshtė dashur rreth 5 minuta pėr tė bėrė njė fotografi, kurse sot makinat moderne pėr skenim janė nė gjendje tė bėjnė edhe deri 200 fotografi nė sekundė! Po vjen koha kur pacienti tė kalojė nėpėr skener si tė hyjė nė aeroport dhe nė sekund nė ekran do tė paraqitet grafia e tė gjitha organeve tė gatshme pėr analizė.
Pėrparimi i diagnostikės nė mjeksi ėshtė i lidhur ngushtė me evolucionin e teknologjisė. Biomjeksia, nanomjeksia, mjeksia nuklerare, e-shėndetsia, telemjeksia, elektronika mjeksore... Cili do termin tė merret parasysh dhe cila do lėmi mjeksore, ka pėr qėllim qė tė pėrmirėsojė gjendjen shėndetsore dhe tė zgjasė jetėn njerzore.
Dikur mjeku ka vė diagnozėn nė bazė tė tė dhėnave tė pakta tė cilat ia ka referuar pacienti dhe eventualisht nga ndryshimet qė janė bėrė nė gjendjen e pėrgjitshme tė pacientit. Sot ekzistojnė instrumente pėr pėrcaktimin e diagnozės janė tė tė shumte dhe tė sofitstikuar por edhe shumė preciz.
Pėr ēfardo lloj shėrimi duhet edhe diagnoza e sakt. Apratet mė bashkėkohore mundėsojnė diagnostifikim funksional. Kur haset ndonjė problem shėndetsor, ndonjėherė ėshtė vonė pėr shėrim tė suksesshėm, psh kur bėhet fjalė pėr Karcinoma. Qėllimi para sė gjithash ėshtė tė parandalohet sėmundja ose tė zbulohet nė fazat e saj tė hershme pėr tu mundėsuar tretmanet dhe intervenimet qė do ta parandalojė zhvillimin e mėtutjeshėm tė sėmundjes.
Zbulimi i tomografisė (CT) ka mundėsyar krijimin e fotografive tridimenzionale tė trupit tė njeriut. Sistemet e gjenerimit tė fotografive nė mjeksi dallohen nė mes vetu sipas principit tė funksionimit tė aparateve tė ndryshme qė ato i krijojnė.
Qėllimi ėshtė qė tė bėhet fuzioni i fotografisė nė njė monitor qė tė krijohet historia e gjendjes shėndetosore tė pacientit. Tė gjitha fotografitė qė janė bėrė nė vende tė ndyshme dhe modalitete mund tė mblidhen nė njė qendėr punuese, tė krahasohen dhe tė analizohen nėpėrmjet sistemit tė arkivimit dhe bartjes sė fotografisė nė sistemin radiologjik informativ i cili pėrmban module pėr kontrollim inteligjent tė fotografive dhe tė dhėnave. 

CT skeneri (Computed Tomography)

Sot CT Skeneri ėshtė njėri ndėr metodat mė tė rėndėsishme tė diagnostikės radiologjike. CT skeneri pėrbėhet prej vrimės (tė integruara me burim rentgeni dhe senzorė) dhe tavolinės pėr pacientin dhe shėrben pėr kontrollim tė tėrė trupit tė pacientit. Kontrollimi zgjat prej disa sekondave e deri nė njė minutė. Pa dhimbje, joinvaziv dhe ėshtė plotėsisht i automatizuar. Pacienti shtrihet nė tavolinė dhe hyn nė vrimėn e skenrit dhe gypi rentgenit dhe sistemi i senzorave sillen rreth tij. Me rotacion tė gypave dhe sistemin e detektorėve sigurohen disa mijėra projeksione nė sekondė me tė cilėn bėhen pastaj tė dhėnat anatomike tė brendėsisė sė pacientit. Tė dhėnat e skenerit nė kohė prej disa sekondave dėrgohen tek kompjuteri dhe pastaj formohet prezantim realistik 3D.Prezantimi virtual i detajizuar  tė organeve tė caktuara bėhet nėpėrmjet ndihmės sė aplikacioneve tė caktuara qė mundėsojnė "Fly Through" kontrollimin (kalim) me tė cilin nė kolonoskopinė virtuale, psh, mund tė hyjė nė zorrėn e trashė pėr tė vėrejtur se a ka ndonjė ndryshim patologjik tek ai. Nė mėnyrė virtuale mund tė shihen tė gjitha zbrastėsirat e organizmit, cka do tė thotė se mund tė bėhet edhe bronkoskopia si dhe kalim nėpėr enėt e gjakut.Me prezantimin tredimenzional nė tomografinė kompjuterike arrihet reliteti dhe detajet relevante pėr diagnostifikim mjeksor, dhe ėshtė e mundur qė tė shihen pjesėt e organizmit qė ėshtė e pamundur qė tė kontrollohen me metoda konvencionale tė diagnostifikimit. Gjithashtu kjo metodė e diagnostifikimit eliminon tė gjitha metodat invazive qė janė tė dhimbshme, nėse tregohet se ėshtė patjetėr. Aparati multidetektor pėr tomografi tė kompjuterizuar "Aquillion 64" ėshtė njėri ndėr aparatet mė tė reja nga Toshiba. Momentalisht nė prodhim ėshtė modeli Aquillion 256 qė ėshtė katėr herė mė i shpejtė. Gjithashtu edhe Siemens po teston skenerin e saj tė ri i cili pėr 1/4 e sekondės bėn 768 prerje. Duke i faleminderuar numrit tė madh tė prerjeve me trashėsi prej 0.5 mm, ēka paraqet njė rezolucion shumė tė madh, mundėson njė kontroll dhe pamje shumė tė qartė - para sė gjithash multiplenare (nė tė tre boshtet), qe jep rekonstruktim tė tė gjitha organeve she sistmeve organeve, kontroll tė enėve tė gjakut jo invaziv nė tė gjitha pjesėt e trupit. Risi ėshtė edhe kontrollimi joimvaziv i enėve tė gjakut koronare, si hyrje nė intervenime eventuale.

Skeneri shumėshtresor (multislice) i gjeneratė se re mundėson incizim tė gjitha organeve nė tri dimenzione, ku kontrolli zgjat shumė shkurt (kontrolli i kokės zgjat 3-4 sekonda, zemrės 5.5 deri 6 sekonda, gjoksit 7-8 sekonda, kurse mė pak se njė minutė mund tė kontrollohet detajisht i tėrė trupi i pacientit). Kėshtu ėshtė e mundur qė tė bėhet diagnostifikimi i shpejtė dhe te kontrollohen njė numėr i madh pacientash. Mundėsi pėr skenim efikas tė tėrė trupit ka rėndėsi shumė tė madhe tek rastet e mjeksisė urgjente, ku shpejtėsia ėshtė baze pėr diagnostifkim pėr trajtim tė mėtutjeshėm tė pacientit.
Pėrveē endoskopisė virtuale mė ndihmėn e softverėve tė ndryshėm, aparati posedon edhe program pėr perfuzion tė trurit, ku pėr njė kohė shumė tė shkurtė mund tė shihet se cila pjesė e trurit ka mbetur pa gjak gjatė goditjes nė tru.
Aparati posedon edhe KT fluoroskopinė, metodė e cila mundėson operacion nėn kontrollė tė skenerit, praktikisht nė kohė reale ēka shkurton kohėn shumė pėr tė bėrė kėto procedura.
Deri sa CT aparati mundėson diagnostifikim tė shkėlqyer, planifikim tė mirė tė ndėrhurjeve kirurgjikale dhe pėrcjellje post operative tė pacientit qė vuajnė nga sėmundje malinje, ekziston edhe PET skeneri, ēka ėshtė mė i suksesshėm kur bėhet fjalė pėr zbulimin e hershėm tė tumoreve. 

PET skeneri 

Teknika pozitronike emetuese tomografike, PET skeneri, ėshtė pjesė e mjeksisė nukleare, por me karakter tė gjėrė tė pėrdorimit. Me kėtė rrugė nė fazėn fillestare zbulohen kanceri inicues apo fillestar, metastaza po thuaj se e padukshme. PET skeneri siguron  zbulim tė hershėm tė tumorit dhe lokalizimin e tij, zbulon zgjerimin e sėmundjes si dhe planin preciz tė terapisė. Mė me rėndėsi ėshtė se PET skeneri regjistron ndryshimet  nė metabolizmin qelizor. Pacienti nė organizėm merr radiofarmaceutik, ku pas 30 deri 90 minutave, sa ėshtė e nevojshme tė arrihet deri te qelizat malinje, ku merr pjesė nė proceset metabolike, dhe me ndihmėn e PET skenerit inēizohet rrezatimi pozitronik dhe nė kėtė mėbyrė zbulohen indet aktive e cila nuk ėshtė i mirė pėr organizmin. PET ėshtė mėnyra pėr pėrcaktimin e diagnozės nė kohė tė duhur, psh kanceri zbulohet kur indi malinj ka madhėsi mė tė vogėl se 1 milimetėr, ēka paraqet njė zbulim pėr disa vite mė herėt qė mund tė zbulohet me metoda tjera diagnostifikuese.

 

dr Driton SALIHU

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.