Botimet bizantine/ I dhurohet bibliotekës kombëtare fondi me 150 tituj në greqisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht

0
31

Instituti Helenik i Studimeve Bizantine dhe Post-Bizantine në Venecia i ka dhuruar Bibliotekës sonë kombëtare  një koleksioni të pasur të botimeve kushtuar periudhës bizantine dhe asaj pas-bizantine.

Ceremonia u zhvillua këtë të enjte  me pjesëmarrjen e veçantë të bizantologes Katerina  Korre, zv/Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri, Athanasios Astrakas, si dhe akademikë, historianë, studiues etj.

Fondi prej 150 librash dhe periodikësh mbi historinë, qytetërimin, kulturën, letërsinë, ikonografinë dhe artin bizantin, botime këto në gjuhën greke, italiane, franceze dhe angleze do të jetë pjesë e Qendrës “Sotir Kolea” si një hapësirë e re për lexuesin dhe studiuesit shqiptarë.

“Jemi shumë të kënaqur të jemi këtu sot në ceremoninë e ekspozimit të  një koleksiomni të jashtëzakonshëm librash, të dhuruara nga Instituti Helenik i Studiemeve Bizantine dhe Post Bizantine në Venecia për Bibliotekën tuaj Kombëtare”-shprehet Athanasios Astrakas.

“Sot po dëshmojmë hapin e parë të një memorandum. Dhe ky hap i parë është dhurimi nga Instituti ynë i të gjithë koleksionit, për të qenë pjesë e referencave bibliografike për të rinjtë e Shqipërisë”- shprehet Katerina  Korre, bizantologe.

Veprimtaria u shoqërua me përurimin e ekspozitës “Koleksion i botimeve bizantine”.


Top Channel