Muzikë e lartë në lokalet e natës në Durrës, Himarë dhe Velipojë/ Nën hetim 4 persona

0
103

Shërbimet e Policisë, në zbatimin të planit të masave të hartuar për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, nisur dhe nga ankesat e qytetarëve, për zhurmat e larta, kanë vijuar kontrollet në zonat bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 5 raste të ndotjes akustike, për të cilat u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

S. L., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. I., 26 vjeç, banues në Qerret, pasi ushtronin aktivitet me muzikë të lartë në dy subjekte të ndryshme, në Durrës;

B. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e lokalit të tij, në Himarë;

A. M., 48 vjeçe, banuese në Velipojë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e jashtme të lokalit të saj, në Velipojë;

Q. M., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka shkaktuar ndotje akustike me zhurmën që shkaktonte gjatë punës në zdrukthëtarinë e tij, në Elbasan.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që konstatojnë raste të ndotjes akustike apo raste të çdolloj paligjshmërie tjetër, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.


Top Channel