Lajmërim i rrejshëm, u tha se dyshohet për bombë në një objekt në veri të Mitrovicës – Telegrafi

0
10212

Një lajmërim i rrejshëm është raportuar sot rreth orës 09:15 në Policinë e Kosovës nën dyshimet për bombë në objektin paralelë afër Komunës së veriut të Mitrovicës. 

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, një lajm ka ardhur në Polici, mirëpo siç u shpreh ai rezultoi të jetë i rrejshëm.

Ndryshe, ditë më parë Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte marr vendim që të shtyjë afatin për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë. /Telegrafi/