Auto Llapi, kompania lidere për auto pjesë po vazhdon zgjerimin – tani edhe në Podujevë – Telegrafi

0
132

Auto Llapi, emër i njohur që prej 20 vitesh dhe që dominon tregun e importit dhe shpërndarjes së pjesëve të veturave po vazhdon zgjerimin, duke qenë kështu lider në tregun kosovar.

Auto Llapi të martën bëri hapjen solemne të pikës në Podujevë, gjersa si lider në tregun e veturave kjo pikë e hapur së fundmi është e nënta me radhë në të gjithë Kosovën.

Kompania Auto Llapi ofron pjesë për të gjitha llojet e veturave, ndërkaq me bashkëpunim të shkëlqyer me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, po zgjerojnë kapacitetet duke hapur degë në të gjithë Kosovën.

Menaxheri gjeneral në Auto Llapi, Anton Potera, tregon se cilat lloje të pjesëve mund t’i gjeni tek kjo kompani.

“Të gjitha llojet e auto pjesëve, kryesisht për vetura evropiane, po kemi edhe për ato koreane e aziatike, po një sasi më e vogël. Kryesisht, gjermane, franceze, italiane”, ka thënë Potera.

E përveç auto pjesëve, ajo që ofron Auto Llapi e që është e rëndësisë se veçantë, është kualiteti në produkte, shërbim të shpejtë e korrekt dhe brende me renome botërore.

Përveç pikës në Podujevë, kompaninë e pjesëve të veturave Auto Llapi mund ta gjeni edhe në tetë lokacione tjera në Kosovë, konkretisht në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.

Ndërkaq, Podujeva nuk është pika e fundit e Auto Llapit, kjo pasi shërbimet cilësore kjo kompani pritet t’i sjellë në çdo qytet të Kosovës.

Zgjidhni rrugën më të mirë për veturën tuaj me Auto Llapi.