|
TRUPI
KOORDINUES DHE RINIA E JUSTINIT
Bozhurėt
e Rasimit
Paramendoni reagimet: sikur fėmijėt shqiptarė (pėr
shembull ata tė Suharekės), tė cilėt pėr tė kėnduar pėr traumat e
tyre, tė kėrkonin ndihmė financiare nga Trupi Koordinues dhe Rasim
Lajiqi do tua miratonte atė?
Shkruan: Nikolla
Laziq
Nėn patronatin e Trupit Koordinues pėr jugun e Serbisė, tė cilin e
kryeson Rasim Lajiqi, nė sallėn e teatrit tė qytetit tė Vranjės qe
tubuar njė shoqėri mjaft interesante. Nė tė njėjtėn vend dhe nėn tė
njėjtin kulm, nė kuadėr tė njė projekti, qenė bashkuar: Kuvendi
Komunal i Vranjės, Simpo-ja e pashmangshme, organizata
nacionale-ortodokse: Rinia e Justinit (Omladine Justinove) dhe
trupa teatrore pėr fėmijė: Bozhurėt e Kosovės themeluese e sė
cilės ėshtė Ivana Zhigon, artiste dhe aktiviste e verifikuar pėr
ēėshtjen e pėrgjithshme pan-ortodokse dhe kombėtare. Pra, tė gjithė
organizatorėt e koncertit Bozhurėt e Kosovės i bashkoi Trupi
Koordinues, institucion ky, i cili pėr detyrė themelore (sė paku siē
shkruan nė letėr), e ka pajtimin e serbėve dhe shqiptarėve nė jugun
e Serbisė.
AMNEZIA
Para se ta shtrojmė pyetjen se si u bė qė Trupi Koordinues tė
gjendet nė kėtė shoqėri, sigurisht qė ėshtė mė mirė ti
pėrshkruajmė aktorėt e tjerė tė programit, si dhe atmosferėn qė
mbretėronte nė koncert. Grupin Bozhurėt e Kosovės e pėrbėjnė
vogėlushėt serbė nga Kosova, dalja e tė cilėve nė skenė do tė duhej
tė pėrcillej me emocione prej secilit njeri tė arsyeshėm. Mjafton
vetėm tė mendosh se prej nga vijnė dhe nė ēfarė kushtesh jetojnė,
aktualisht, ata fėmijė qė tė kaplojė ndjenja e pikėllimit. Fėmijėt
kėndojnė: pėr vdekjen, pėr fėmijėrinė e humbur, pėr vatrat e tyre,
si dhe luten qė tė lihen tė qetė. Viteve tė fundit, disa prej
kėtyre fėmijėve kanė humbur mė tė dashurit e tyre nė Kosovė. Mirėpo,
njė ēėshtje me kėtė rast kėrkon njė analizė mė tė thellė: Pėrse dhe
kujt i drejtohet nė tė vėrtetė zonja Zhigon nėpėrmes kėtyre fėmijėve,
tė cilėt konsiderohen tė pafajshėm dhe tė cilėt mund tė manipulohen
lehtė? Ndoshta fėmijėve nuk u kujtohet se cilat janė arsyet dhe
shkaqet e vėrteta pėrse nuk kanė njė fėmijėri tė denjė dhe njė jetė
qė nuk pėrkon me nevojat e tyre reale. Por, pėr kėtė kujdeset Ivana
Zhigon, e sigurisht edhe pjesa dėrmuese e tė pranishmėve nė sallėn e
teatrit, posaēėrisht ata tė rendit tė parė. A ėshtė ndokush duke u
mashtruar, apo dikush tenton qė tė pėrfitojė nga fatkeqėsia e
fėmijėve serbė tė Kosovės? Njėri nga organizatorėt e koncertit ishte
edhe pushteti lokal i Vranjės, pėrfaqėsuesit e tė cilit e pėrcollėn
atė nga radhėt e para, tė pėrforcuar nga prania e Budimir
Mihajlloviqit, drejtorit tė pėrgjithshėm tė kompanisė Simpo.
Koncerti Bozhurėt e Kosovės i provokoi ndjenjat e tė pranishmėve.
Nė shprehjen e emocioneve mė tepėr u dėshmuan, natyrisht, i zėshmi
Mihajlloviqi dhe prefekti i Vranjės: Stojēiqi me suitėn e tij, tė
cilėt ishin ulur nė rendin e parė sė bashku me pėrfaqėsuesit e
kishės ortodokse, qė dukeshin, gjithashtu, tė tronditur. Sigurisht
qė tė gjithė e pėrcollėn me vėmendje tė madhe koncertin, tė cilin e
hapėn me fjalime tė zjarrta njė vashė dhe njė djalė nga radhėt e
Rinisė sė Justinit. Nė mesin e tė pranishėmve, mė sė shumti
ngazėllim ngjalli pika e fundit e programit, tė cilėn i tėrė publiku
e pėrcolli, madje, nė kėmbė. Stojēiqi dhe suita e tij e pėrcollėn
duke kėnduar hitin: Vidovdan. Deri nė kėtė pikė ēdo gjė ishte,
sipėrfaqėsisht, nė rregull. Mirėpo, organizimin e koncertit tė
Bozhurėve e kishte ndėrmarrė Rinia e Justinit, njė organizatė
joqeveritare e afėrt me Kishėn Ortodokse Serbe, e cila vepron nė
komunėn e Vranjės; gjė qė doemos nxit pyetjen logjike: Pse duhej tė
ishin tė pranishėm organet shtetėrore nė kėtė koncert, aq mė tepėr
kur dihet se Serbia - sė paku zyrtarisht deri nė kėtė moment - ėshtė
shtet sekular. Zoran Antiqi, zėdhėnės i Kėshillit Komunal tė Vranjės,
thotė se ideja e koncertit ishte tėrheqėse. Ai shton se Komuna e ka
siguruar sallėn dhe darken, pėr pesėmbėdhjetė njerėz, qė tė dyja
kanė kushtuar rreth 8.000,00 dinarė. Nė pyetjen se nga cili buxhet
ėshtė financuar, njė gjė e tillė, Antiqi pėrgjigjet se nuk ka
njohuri pėr kėtė!
-
Pėrfaqėsuesit e Rinisė sė Justinit kanė kėrkuar prej neve qė tu
ndihmojmė. Kjo organizatė ka aktivitete shumė interesante. Ne nuk
bėjmė asgjė qė i dėmton interesat e pėrgjithshme. Fėmijėt nga Kosova
janė shumė simpatikė dhe nė atė koncert asgjė nuk ka qenė me
konotacion politik. Derisa aktivitetet e Rinisė sė Justinit do tė
kenė ndjenja shpirtėrore, ne do ti mbėshtesim sqaron Antiqi.
Simpo,
kompani kjo prestigjioze dhe me traditė, ėshtė njė bėmirėse e njohur
nė kėto anė. Gjatė tėrė kohės sė koncertit, Mihajlloviqi ishte i
magjepsur, gjė qė e arsyetoi pjesėn e mjeteve financiare, qė i
kishte investuar pėr kėtė program. Ndoshta do tju kujtohet kur vetė
kryetari Tadiq (i cili zyrtarisht ėshtė kryetar i tė gjithė
qytetarėve tė Serbisė) pati thėnė me njė rast se Simpo-ja ėshtė
njėlloj mbrojtėsi i serbizmit nė jug! Mė nė fund, edhe Rinisė sė
Justinit i shkruan qė gjatė aktiviteteve tė tyre, ata tė merren me
zgjimin e vetėdijes kombėtare. Pra, nė pyetje janė njerėzit dhe
institucionet, tė cilėve nuk mund tu zihet shumė pėr tė madhe, pos
ndoshta mungesa e shijes, natyrisht, artistike.
ORGANIZIMI
Mirėpo, ēfarė
kėrkon aty Trupi Koordinues? Paraqitja e tyre publike nė kėtė
manifestim ėshtė shumė mė tepėr se shkelje e normave etike dhe
mungesės sė njė shije tė mirė. Madje vėshtirė qė ky koncert do ti
afrojė serbėt dhe shqiptarėt. Kjo megjithatė nuk nėnkupton se Trupi
Koordinues nuk duhet ta sponzorojė kulturėn dhe artin. Pėrkundrazi.
Por, paramendoni reagimet: sikur fėmijėt shqiptarė
(pėr shembull ata tė Suharekės) tė cilėt pėr tė kėnduar pėr traumat
e tyre, tė kėrkonin ndihmė financiare nga Trupi Koordinues dhe Rasim
Lajiqi do tua miratonte atė? Sigurisht qė ministri nuk do tė
kalonte ēaste tė mira. Pėrse atėherė Trupi Koordinues merr pjesė nė
njė manifestim, i cili ėshtė organizuar nga Rinia e Justinit, qė
njihet si njė organizatė nacional-ortodokse dhe qė nuk mėton,
sigurisht, tė bashkohet me ndonjė organizatė tė ngjashme shqiptare?
Sipas njė automatizmi del si pėrfundim se organizimi i kėtij
koncerti ėshtė mirėpritur edhe nga pala shqiptare, e cila merr pjesė
nė pėrbėrjen e Trupit Koordinues. Por, kjo nuk ėshtė fare ashtu.
Njėri nga nėnkryetarėt e Trupit Koordinues: prefekti i Bujanocit,
Nagip Arifi, mbetet i habitur kur e pyesim se prej kur ka krijuar
partneritet me Justinėt dhe se a ka marrė edhe ai pjesė edhe ai
pjesė nė vendimin pėr ta sponzoruar Ivana Zhigonin? Unė nuk e di se
pėr ēka ėshtė fjala. E tėrė kjo dėshmon se Trupi Koordinues ėshtė
vetėm njė shkronjė e vdekur nė letėr, shprehet i befasuar Arifi.
Ngjashėm reagoi po ashtu edhe Branko Delibashiqi, anėtar i Trupit
Koordinues. Ai tha, vendosmėrisht, se Trupi Koordinues nuk ka qenė,
assesi, i pėrfshirė nė ēėshtjen e koncertit dhe pėr kėtė na udhėzoi
qė ti drejtohemi personelit pėrkatės nė Beograd. Por, as nga
kabineti i Lajiqit nė Beograd nuk kishin informata mė tė
hollėsishme. Bisera Buhiqi, zėvendės-shefe e kabinetit tė Trupit
Koordinues, sė pari na pyeti se ēfarė tė keqe pati nė atė koncert? U
detyruam qė ti sqarojmė se sponzorimi i manifestimit qė organizon
Rinia e Justinit mund tė ketė pasoja serioze pėr rajonin, i cili
gjendet 400 km nė jug tė Beogradit. Pas kėsaj, Bisera Buhiqi na
pėrkujtoi disa detaje:
-
Po, Ivana Zhigoni ka qenė nė takim me kryetarin Lajiq, i cili ia ka
ndarė njė shumė simbolike financiare. Por nuk di asgjė mė tepėr,
pasi qė zotėri Lajiqi ėshtė shumė i zėnė kėto ditė.
Ivana Zhigon (artiste e provinsiensės pan-ortodokse) vjen gjithnjė
me ėndje nė Vranjė, gjė qė kjo nuk ndodh rastėsisht:
-
Siē keni dėgjuar pas mbajtjes sė koncertit, pati fjalė falėnderimi
pėr Trupin Koordinues tė jugut tė Serbisė, pėr Kuvendin Komunal tė
Vranjės, pėr Peshkopatėn e Vranjės, si dhe pėr Simpo-n. Kjo nuk
ėshtė rastėsi, pasi qė Vranja kufizohet me Kosovėn, kufi tė cilin
natyrisht nuk e njohim. Nė Vranjė tubohemi shpesh, meqė jemi shumė
tė mirėpritur. Madje vetė keni mund tė bindeni pėr emocionet, qė
mbretėruan gjatė koncertit. Qytetarėt e Vranjės kanė pasur rastin,
ekskluziv, qė ti shohin e dėgjojnė edhe fituesit e festivalit
Kalorėsi i artė (Zllatni vitez), i cili ėshtė mbajtur nė
Bjellorusi.. Ky ėshtė njė festival, i cili nuk njeh kufij nė tėrė
hapėsirėn ortodokse, ngase ēdo vjet ai mbahet nėpėr qytete dhe vende
tė ndryshme. Duke iu falėnderuar Trupit Koordinues, ajo uroi qė ky
koncert tė jetė vetėm fillimi i njė bashkėpunim mė tė frytshėm
reciprok:
-
E kemi filluar bashkėpunimin me Trupin Koordinues, pikėrisht, me
rastin e realizimit tė kėtij koncerti, kurse kryetari i kėtij
institucioni do tė na pėrkrahė edhe mė tutje. Trupi Koordinues i ka
dhėnė pėrkrahje financiare vogėlushėve nga Kosova, tė cilėt e dhanė
kėtė koncert, organizator i tė cilit ishte Rinia e Justinit nga
Vranja. Sido qė tė jetė, i tėrė ky rrėfim nuk duhet tė na habitė.
Organizatat e rinisė ortodokse janė duke e pėrjetuar njė ekspansion
tė vėrtetė, veēanėrisht nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr
statusin e Kosovės. Qėndrimet e Dera e altarit serb (Dveri srpske),
organizatė e cila konsiderohet si mbėshtetėse kryesore e rinisė
ortodokse, u transmetuan para ca kohėsh nė lajmet e para tė
televizionit nacional. Krahas personave me rasa, e ftuar ishte edhe
Sanda Rashkoviq Iviqi, kryetare e Qendrės Koordinuese pėr Kosovėn.
(HAPI)
|
|