|

Nexhmedin Saqipi, kryetar i PDK-sė
Autonomia ėshtė minimum i kėrkesave tė shqiptareve tė Kosovės
Lindore
Autonomia e Pavarur e Kosovės Lindore, ėshtė
autonomi e tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė kėto hapėsira pa
dallime tė pėrkatėsive nacionale, kulturore, racore e fetare. Kjo
Autonomi do tė jetė njė urė lidhėse midis Prishtinės dhe Beogradit,
por do tė jetė e pavarur nė qėndrime dhe vendime. Tė dyja kėto
qendra kanė tė drejtė tė interesohen pėr zhvillimet politike dhe
ekonomike nė Kosovėn Lindore, por jo edhe tė bien vendime pa
pėlqimin e tyre thotė Nexhmedin Saqipi.
MUSA SABEDINI
Gjilan, Bujanoc, 8 dhjetor
Nexhmedin Saqipi ėshtė bėrė emėr i njohur nė skenėn politike tė
Kosovės Lindore. Ai edhe kur ka qenė kryetar i Bashkėsisė Islame nė
kėtė rajon ka pasur njė qasje mė tė moderuar dhe shpesh ka shprehur
opinione tė guximshme rreth zhvillimeve tė atjeshme. Nė njė
intervistė pėr Lajm fletė pėr ideon qė ka lansuar rreth Autonomisė
pėr Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės.
Lajm: Zotėri Saqipi, kėtyre ditėve,
keni lansuar idenė e njėfarė Autonomie pėr shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės. Ēfarė nė fakt pėrbėn kjo Autonomi dhe cili ėshtė misioni
i saj?
Saqipi: Ideja pėr Autonominė e
Shqiptarėve tė Kosovės Lindore, ėshtė e kahershme. Kjo Autonomi i ka
rrėnjėt te Referendumi i 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, nė tė cilin
populli e shprehu vullnetin e vet politik, tė cilin vullnet ne sot
po kėrkojmė ta realizojmė. Kėrkesat pėr Autonomi, kanė gjetur
mbėshtetje edhe nė Platformat politike shqiptare, tė dala nga Lufta
e UĒPMB-sė dhe nga delegacionet pėr zgjidhjen e krizės nė kėtė
rajon. Autonomia pėrbėn njė varg ligjesh dhe vendimesh me tė cilat
do tė rregullohet statusi politik i shqiptarėve dhe banorėve tė
tjerė qė jetojnė nė kėto komuna.
Lajm:
Ju pėrmendi shpesh termin Kosova Lindore nė vend tė Luginės sė
Preshevės. Pse?
Saqipi : Rajoni ynė, pėr dallim, nga
viset e tjera, pėrballet me emėrtime tė shumta dhe kontraverze. Pėr
njė kohė tė gjatė ėshtė pėrdorur sllogani komunist Serbi Jugore, i
cili term sot pėr shqiptarėt ėshtė i papranueshėm. Nė kohėn e Trupit
Koordinues, ky term u zgjerua nė Serbi Jugore Qendrore, term i cili
edhe mė shumė i iritoi shqiptarėt. Gjatė konflikteve tė armatosura
dhe pas arritjes sė marrėveshjes paqėsore lindi termi Luginė e
Preshevės, i cili po pėrdoret me tė madhe nga shqiptarėt, besa edhe
nga ndėrkombėtarėt. Shumė mė herėt ėshtė pėrdorur edhe termi Kosova
Lindore, term ky qė nuk pranohet nga Beogradi zyrtar dhe ėshtė
alergjik pėr ndėrkombėtarėt. Mirėpo, ky term i ka rrėnjėt te
Referendumi i 1 e 2 mars 1992, kur populli u deklarua politikisht
pėr Autonomi politiko-territoriale me tė drejtė bashkimi Kosovės.
Lajm : Autonomia qė predikoni Ju, do
tė jetė nė kuadėr tė Serbisė, apo me Kosovėn?
Saqipi : Autonomia e Pavarur e Kosovės
Lindore, ėshtė autonomi e tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė kėto
hapėsira pa dallime pėrkatėsie nacionale, kulturore, racore e
fetare. Kjo Autonomi do tė jetė njė urė lidhėse midis Prishtinės
dhe Beogradit, por do tė jetė e pavarur nė qėndrime dhe vendime. Tė
dyja kėto qendra kanė tė drejtė tė interesohen pėr zhvillimet
politike dhe ekonomike nė kėtė rajon, por jo edhe tė bien vendime pa
pėlqimin e tyre. Krerėt e Autonomisė do ta intensifikojnė
aktivitetin e projektit pėr integrime rajonale Mikroregjioni:
Preshevė, Gjilan, Kumanovė. Ky trekėndėsh i ndihmon shumė avancimit
tė Autonomisė e cila do ti lidh natyrshėm Kosovėn-Serbinė dhe
Maqedonin. Ky trekėndėsh do tė jetė joshės pėr investitorėt
ndėrkombėtarė pėr shkak tė autostradės tė njohur si Korridori i
10-tė, pastaj hekurudha, tė cilat lidhin vendin tonė me Azinė dhe
Evropėn.
Lajm: Sa do tė gjeni mbėshtetje nga
subjektet politike tė tjera rreth kėsaj iniciative?
Saqipi: Ne sė shpejti do tua dėrgojmė
me shkrim subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare pėr tė
marrė informacione mė tė shumta rreth kėsaj ideje. Besojmė se do
tna pėrkrahin nė kėtė rrugė sepse ėshtė interesi ynė qytetarė dhe
kombėtar. Do ti pranojmė edhe vėrejtjet rreth hartimit tė
dokumentit kryesor pėr shpalljen e Autonomisė. Me njė debat publik
do ti shpalosim tė gjitha detajet rreth Autonomisė dhe kėrkojmė
ndihmėn e tė gjithėve.
Lajm: Po, qytetarėt serbė dhe tė
tjerėt, tė kėtyre komunave si do tė jetė reagimi i tyre pėr kėto
procese?
Saqipi: Qytetarėt e Krahinės Autonome
tė Kosovės Lindore, do tė njoftohen imtėsisht rreth rolit dhe
rėndėsisė qė ka kjo autonomi pėr ta. Tė gjithė banorėt e Autonomisė,
pra edhe ata serbė do tė jenė tė barabartė. Askush nuk guxon tė jetė
i fyer, apo i nėnēmuar pse ėshtė shqiptar, serb, rom etj.
Qytetari serb do tė jetoj mė mirė nė Bujanoc se sa nė Leskovc apo
Graēanicė e Mitrovicė. Rajoni ynė ka resurse tė bollshme
ekonomike dhe njerėzore pėr tė krijuar kushte mė tė mira jetėsore.
Ngritja e kualitetit tė jetės sė qytetarėve ėshtė prioriteti i
Autonomisė sė ardhshme tė banorėve tė Kosovės Lindore, njė statusi
special, i cili do tė krijonte kushte pėr njė zonė tė lirė tregtare
dhe pėr njė ambient tė qetė dhe stabil pėr tė gjithė. Kam besim tė
plot tek qytetarėt e Kosovės Lindore, mandej janė ēastet e fundit
ku ne do ta ndėrtojmė njė shtėpi tė madhe pėr tė gjith qytetarėt qė
t i sigurojmė dhe ti prosperojmė dhe tė njihemi nė Evropė si
njerėz qė kemi flijuar pėr proceset demokratike dhe paqėsore. Nėse
nuk do ta realizojmė kėtė Autonomi, nuk do tė ketė perspektivė nė
kėto troje, sepse edhe shumė vite do tė jemi element eksperimenti
politik, nuk do tė ketė perspektivė as pėr tė rinjtė shqiptarė e as
pėr tė rinjtė serbė. Ky vend duhet tė zbukurohet dhe tė prosperoj me
qytetarėt e tyre dhe me njerėzit qė kanė lindur jetojnė dhe do tė
vdesin nė tokėn e tyre. Pra , kjo autonomi do tė jetė shtėpia mė e
sigurt pėr qytetarėt e Kosovės Lindore
Lajm: PDK doli me qėndrim kundėr
zgjedhjeve parlamentare tė Serbisė. Si e komentoni njė qėndrim tė
tillė dhe sa ai po pėrkrahet nga partitė e tjera qė veprojnė nė kėtė
rajon?
Saqipi: Elektorati shqiptar i Kosovės
Lindore i tha me njė Jo tė madhe, referendumit kushtetues tė
Serbisė, kėshtu do tė veprojė edhe me zgjedhjet parlamentare tė
Serbisė. Ai, nuk vepron me dy karta si disa nga partitė politike, tė
cilat dje i thanė jo referendumit e sot pranojnė tė dalin nė
zgjedhje. Ēfarė paradoksi.! Nuk votohet Kushtetuta, ndėrsa dilet nė
zgjedhje, tė rregulluara nga po kjo Kushtetutė. Kėto parti politike
nuk po ecin me njė hap me popullin dhe dalėngadalė kanė filluar ta
humbin atė. Kanė filluar ta humbin sepse janė verbėruar nga
interesat partiake pėr tė fituar sa mė shumė pushtet fiktiv tė
servuar nga Beogradi zyrtar. PDK, apelon pėr njė kujdesje ndaj
kėtyre veprimeve, tė cilat po e zbehin dhe dhe po e shtrembėrojnė
imazhin e Kosovės Lindore, e cila ka ditur tė qėndrojė vėrtikalisht
edhe nėpėr periudha mė tė rėnda se kėto tė sodit. PDK, fton
elektoratin tė mos u bindet disa partive politike pėr tė dalė nė
zgjedhje parlamentare sepse do tė bie ndesh votės sė tyre
kundėrkushtetutės sė Serbisė. PDK, reagon ashpėr ndaj obstruksioneve
tė disa partive politike shqiptare, qė po bėjnė me Beogradin dhe
Prishtinė, pėr ta hutuar elektoratin rreth zgjedhjeve parlamentare
tė Serbisė.
Lajm: Zotėri Saqipi, si e shihni
ardhmėrinė e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės?
Saqipi: PDK, fton spektrin politik
shqiptar tė Kosovės Lindore ti bashkohet pėr realizimin e
iniciativės pėr ti vėnė themelet Autonomisė sė rajonit tonė,
konform vullnetit politik tė shprehur nė Referendimin e 1 dhe 2
mars, tė vitit 1992. Ardhmėria e shqiptarėve tė kėtij rajoni ėshtė
nė njė Autonomi evropiane, me tė gjitha standardet, tė cilat hapin
horizonte tė reja pėr njė tė ardhme tė sigurt dhe me perspektivė.
|