|

Shqiptarėt e Preshevės, tė ndarė nė zgjedhje
Ragmi Mustafa, Jonus Musliu, Riza Halimi dhe
Skėnder Destani, reagime karshi Beogradit
Lugina e Preshevės
ėshtė njė trevė nėn administrimin serb, e banuar nga shumicė
shqiptare. Mendohet qė nė Preshevė, Bujanovc dhe Medvegjė, tė
banojnė gati 100 mijė shqiptarė. Dikush e quan zonėn, Serbi jugore,
tė
tjerė Kosovė lindore, ata vetė, Lugina e Preshevės. Shqiptarė tė
flijuar, i quan shkrimtari i madh, Ismail Kadare, preshevarėt, tė
cilėt mė 1 mars 1992, shqiptarėt mbajtėn njė referendum dhe votuan
pėr autonomi politike dhe territoriale tė zonės me tė drejtė
bashkimi me Kosovėn. Rezultatet e kėtij referendumi nuk u morėn
parasysh nga kuvendi Serbisė. Njė pjesė e preshevarėve vazhdon tė
ėndėrrojė bashkimin me Kosovėn, tė tjerė shprehen se do duhej tė
kishin si minoritet, tė drejta tė ngjashme me ato qė serbėt kanė nė
Kosovė. Nė negociatat mes Kosovės dhe Serbisė, lugina e Preshevės
nuk u pėrfshi dhe shumica e popullsisė mendon se vendasve iu mungon
jo veėem vėmendja e Beogradit, kryeqytetit tė shtetit, ku historia i
detyroi tė jenė shtetas, por dhe e Prishtinės, Tiranės dhe Tetovės,
me tė cilėt ndajnė gjuhėn, flamurin dhe pamundėsinė pėr tė qenė
bashkė. Liderėt politikė tė trevės po hyjnė nė votimet e Kuvendit tė
Kosovės pėr herė tė parė pas 10 vjetėsh, por si shqiptarėt kudo janė
dhe nė Preshevė nuk ka pėrjashtim. Me poshtė kemi shkėputur pjesė
nga emisioni Shqip, ku tė ftuarit e Rudina Xhungės ishin liderėt
kryesorė tė politikės sė luginės, tė cilėt shpjegojnė arsyet pse nuk
ndajnė qėndrime tė pėrbashkėta nė kėto zgjedhje.
R. Xhunga: Pse u pėrca
koalicioni vetėm pak ditė pas krijimit tė tij?
Ragmi Mustafa, Kryetar i PDSH: Puna
filloi mbrapsht qė nė fillim. Nga 7 subjeket politike qė
funksionojnė nė krahinėn e Preshevės vetėm 4 ishin ftuar pėr tė bėrė
njė koalicion pėr zgjedhjet parlamentare tė Serbisė. Ndėrkohė u
shkel vullneti politik I tre subjekteve politike qė funksionojnė dhe
veprojnė legjitimisht nė kėto treva.
R. Xhunga: Kush ju mblodhi, kush
e bėri ftesėn pėr koalicion?
Ragmi Mustafa: Zyra e OSBE me seli nė
Bujanoc bėri ftesėn. Madje u ftuan edhe pėrfaqėsues tė Ambasadės
Britanike dhe asaj tė SHBA-sė nė mėnyrė qė tė tregohej pėrkrahja e
tyre pėr kėto zgjedhje. Ne firmosėm njė dokument pas tre javėsh me
vonesė pas ftesės sė bėrė. Megjithatė pas nėnshkrimit qė dhamė ishim
dakord pėr tė dalė edhe nė shenjė respekti tė mesazheve qė ishin si
nga kryeministri Sali Berisha, tė Ambasadorit tė SHBA-sė, tė
Britanisė sė Madhe madje dhe tė njė vargu politikanėsh tė tjerė
mbarėkombėtarė shqiptarė. Problemi ishte se elektorati, pėrbėrja e
partisė demokratike shqiptare filluan reagimin e tyre duke
kundėrshtuar. Ne nuk ishim konsultuar mė parė duke marrė parsysh qė
kjo parti ka njė shtrirje demokratike dhe ėshtė parti jashtė
veprimit tė konjukturave komuniste tė mėparshme. Reagimet e tyre
shihen edhe sot. Nė kėtė drejtim ishim tė detyruar qė tė tėrhiqeshim
nga firmat qė ne kishim dhėnė pėr koalicionin e pėrbashkėt pasi
duhet tė ruanim raportin me elektoratin. Pa votues nuk mund tė kesh
sukses nė zgjedhje prandaj kur pamė se kishte reagime u tėrhoqėm.
R. Xhunga: Me cfarė arsyetimi po
merrni pjesė ne zgjedhjet e 21 janarit?
Riza Halimi, Kryetar i PVD: Dua ta
korrigjoj z. Mustafa pasi ne ishim pesė subjekte qė morėm pjesė nė
zyrėn e OSBE-sė dhe ishin ata qė kishim kėshilltarė nė Kuvendet
Komunale, nuk ishin ato parti qė nuk kishin siguruar vitin e kaluar
asnjė kėshilltar. Pra, ishin tė ftuar forcat relevante politike nė
Luginėn e Preshevės dhe njė nga kėto pesė subjekte nuk pranoi tė
firmoste ndėrsa katėr subjektet e tjera patėn tre javė kohė qė edhe
nė takimet ndėrpartiake por edhe nė strukturat partiake tė benin
konsultimet e duhura dhe ne nė Partinė pėr Veprim Demokratik ato I
bėmė me kohė, konsultuam bazėn dhe sollėm vendimin nė bazė tė tė
cilit u nėnshkrua deklarata e 4 Dhjetorit. Prandaj ėshtė problemi I
kėtyre subjekteve qė nuk kanė arritur nė tre javė tė masin
disponimin e anėtarėsisė sė tyre.
R. Xhunga: Z. Musliu, firmosėt
dhe mė pas u tėrhoqėt.
Jonuz Musliu, Kryetar I LPD: Nuk ėshtė
hera e parė qė pėr cėshtje kapitale kemi firmosur njė gjė tė tillė
dhe mė pas jemi tėrhequr. Si fillim, kėtė e ka bėrė z. Riza Halimi
ku mė 29 gusht 2000 kemi bėrė marrėveshje qė tė mos dilet nė
zgjedhje nė vitin 2000 dhe ai nuk iu pėrmbajt kėsaj marrėveshjeje
dhe doli nė zgjedhje.
Riza Halimi: Lexojeni se cfarė shkruan
sepse unė e them pėrmendėsh se cėshtja e daljes nė zgjedhjet locale
nė vitin 2000 ėshtė cėshtje e partive politike.
R. Xhunga: Kjo ėshtė dicka qė ka
ndodhur gjashtė vite mė parė dhe tani duhet tė flasim pėr atė qė po
ndodh nė 2007. Z. Myslyu, ju u tėrhoqėt pėr tia kthyer z. Halimi?
Jonuz Musliu: Nuk ka asnjė revanshizmi
por vullneti dhe disponimi I qytetarėve ka qėnė qė tė mos tė dilet
dhe tė mos rehabilitojmė Serbinė sepse ėshtė herėt. Z. Halimi ka
qėnė I integruar nė Serbi. Asnjėherė nuk ke folur keq pėr Serbinė as
gjatė kohės sė Titos dhe as tė Milloshevicit.
Riza Halimi: Sepse jam qytetar si tė
gjithė qytetarėt nė kėtė shtet.
Jonuz Musliu: Janė ende tė freskėta
krimet, dhuna, terroret mbi shqiptarėt dhe unė kėtė po kėrkoj qė tė
rehabilitojmė Serbinė.
R. Xhunga: A mendoni se do tė
ishit mė seriozė jo vetėm nė sytė e komunitetit ndėrkombėtar por
edhe tė Serbisė, Kosovės dhe Tiranės nėse do tė ishit bashkė? Njė
mendim I pėrbashkėt do tju bėnte mė seriozė?
Ragmi Mustafa: Para faktorit shqiptarė,
para votuesve tanė, para shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe
bashkėsisė ndėrkombėtare po tė ishim bashkarisht pėr bojkot, ju them
me plot bindje se do tė qėndronim unanimisht nė njė qėndrim qė do e
kėrkonte populli, qė do e kėrkonte koha tani dhe koha kėrkon tani
punė pėr kėtė gjė. Megjithatė ėshtė pėrshpejtuar. Gjithė procesi
ėshtė nisur mbrapsht dhe nė njė kohė kaq tė shkurtėr nuk mund tė
shpjegohet gjithcka.
Skėnder Destani, Kryetar I BLD:
Shqiptarėve nė pėrgjithėsi por edhe nė vecanti atyre tė Luginės sė
Preshevės i interson zgjidhja e cėshtjes se pėrdorimit tė simboleve
tė veta nacionale, shqiptarėve ju intereson tė mundėsojnė ndryshimin
e plan-programeve tė teksteve mėsimore, tė avancojnė nivelin e
shėndetėsisė, tė kenė pėrfaqėsimin e tyre nė gjykata komunale. Ju
duhet thėnė qartė qytetarėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės se
kėto gjėra ndryshohen pėrmes ligjit dhe parlamenti ėshtė vendi ku
ndryshohet ligji, ku bėhen ligjet dhe shqiptarėt duhet tė jenė aty
ku vendosen ligjet dhe pėr kėtė duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje.
Duke qėnė bashkė I tregojmė faktorit relevant serb nė Serbi se jemi
shumė tė fortė, se kemi dinjitet dhe ligjitimitet tė popullatės
shqiptare pėr tė mbrojtur interesat e tyre ndėrsa duke qėnė tė
fragmentuar I tregojmė edhe faktorit serb por edhe atij ndėrkombėtar
dhe atij relevant shqiptar se ne nuk dimė ta mbrojmė cėshtjen
shqiptare.

R. Xhunga: Nqs jeni bashkė, sa
deputet ka gjasa tė fitojnė?
Skėnder Destani: Numri I votuesve ėshtė
35 mijė dhe nqs jemi bashkė dalin tre deputetė duke patur parasysh
se nqs ndahemi jemi tė sigurtė pėr njė ndėrsa pėr dy nuk bėhet fjalė
pra, humb trupi votues shqiptar.
Jonuz Musliu: Ėshtė mirė qė tė mos
dilni nė kėto zgjedhje sepse nė kėtė mėnyrė ne rehabilitojmė Serbinė
para faktorit ndėrkombėtar. Cdo tė jetė nė korrin I 250 personave
zėri I njė apo dy shqiptarėve dhe se do tė ndryshojmė kushtetutėn?
Cilėn kushtetutė? Aty ku thuhet se tė gjithė shqiptarėt janė serb?
R. Xhunga: Zgjedhjet nuk sjellin
zgjidhje sipas jush z. Mustafa?
Ragmi Mustafa: Njė shpjegim ėshtė shumė
interesant. Nė Luginėn e Preshevės dy javė pėrpara se tė dilte
opinioni pėr zgjedhjet, nė tre vendbanime nė Komunėn e Preshevės
shqiptarėt janė shkelur me cizmen e xhandarmėrisė. Ne nuk mund tė
reformojmė politikėn serbe nė Beograd kur ajo duhet tė reformohet
vetė dhe tė tregojė vlerat demokratike.
R. Xhunga: Duhet patjetėr tė
bojkotoni qė ata tė njohin tė drejtat tuaja?
Ragmi Mustafa:
Duhet qė atė qe ata thonė pėr popullin serb, atė qė premtojnė duhet
te vinė e ta thonė edhe kėtu nė Luginėn e Presheves.
R. Xhunga: E dini qė faktori
ndėrkombėtar kėrkon qė ju tė hyni nė zgjedhje?
Ragmi Mustafa: Ne respektojmė cdo
mendim tė tyre dhe natyrisht mendojmė pėr ineresat tona kėtu nė
Luginėn e Preshevės.
Jonuz Musliu: Thėnia popullore Di Luka
ca ka veshi nėnkupton mė sė miri se cnevoja kemi ne kėtu. Ne e
dimė mė mirė se cfarė ka kėtu, ka dhunė apo jo, ka zgjedhje politike?
Mė 23 janar pesė persona do tė dalin para gjyqit pėr simbolin
kombėtar, flamurin kombėtar. Ata nuk kanė pėrdhosur flamurin serb
vetėm pėrdorėn njė simbol tė tyren.
R. Xhunga: Si do tu drejtoheni
votuesve tuaj, ckeni pėr tju thėnė apo do tė bojkotoni?
Ragmi Mustafa: Natyrisht votuesit tanė
do tė dinė si tė veprojnė. Kėrkoj sot prej dy partive tė tjera qė
janė nė koalicion tė tėrhiqen nė mėnyrė qė tė jemi bashkė politika
shqiptare nė Luginėn e Preshevės.
Skėnder Destani: Zotėrinjtė qė tani
janė tėrhequr nga koalicioni deri mė datė 4 dhjetor kanė pohuar atė
cka sot ne po pohojmė. E kanė lavdėruar edhe kryeministrin shqiptar
edhe faktorin politik shqiptar kosovar edhe bashkėsinė
ndėrkombėtare edhe Amabsadėn Amerikane. Ne duhet tė marrim pjesė nė
kėto zgjedhje pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė shqiptarėve tė
Preshevės. E vetmja mėnyrė pėr tė siguruar njė gjė tė tillė eshte
pjesėmarrja nė zgjedhje sepse rrugė tjetėr nuk ka. Bojkoti nuk sjell
asgjė tė mirė.
Riza Halimi: Ne patėm kohė tė mendojmė,
tre javė ishin tė mjaftueshme. Tani kemi shpresė qė shqiptarėt e
Luginės mė 21 Janar do tė marrin pjesė nė votime duke prėkrahur njė
program I cili nė esencė ka objektivin qė tė realizojnė njė jetė mė
tė mirė tė shqiptarėve pėrmes sigurisė, zhvillimit ekonomik.
R. Xhunga: Kanė mė kohė qė
forcat politikė qė u tėrhoqėn tė rifirmosin?
Riza Halimi: Ka mundėsi qė tė
rifirmosim nė mėnyrė qė tė rregullojnė jetėn e shqiptarėvė tė
Luginės sė Preshevės dhe qė tė gjithė tė jemi bashkė.
|