Ballina | Religjioni | Besimi | Këshilla si diamant

Këshilla si diamant

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Këshilla si diamant

1. Buzëqesh çdoherë, sepse dhëmbët e tu nuk janë avret(pjesë e turpshme).

2. Çdoherë thuaje fjalën e vërtet, ajo t’i ngritë ambiciet dhe ta shton dashurinë.

3. Largoju polemikës, sepse ajo e helmon zemrën tënde dhe të shokut tënd.

4. Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me ty, ky është argument se ti i çmon ata.

5. Arsyetoji të tjerët, sepse ti realitetin nuk e di.

6. Porosia e të Dërguarit tonë ndaj njërit prej shokëve te tij: “Mos u zemëro! Mos u zemëro! Mos u zemëro!”

7. Porosia e të Dërguarit tonë: “Përhapeni selamin mes jush, është rruga jonë drejt dashurisë.”

8. Dhuroni dhurata, që të duheni.

9. Mësoju të dëgjosh, sepse të tjerët i duan çdoherë ata që dëgjojnë.

10. Syrin tënd bëje si syri i bletës që nuk sheh pos lulet, e jo sy mize që sheh vetëm të ndytat.

11. Respektoji mendimet e atyre që janë përreth teje dhe çmoji ato.

12. Bëju modest ndaj të gjithëve, mendjemadhësia është ajo që Iblisin e ka zbritur në fund të fundit.

13. Mëso të falësh çdoherë, sepse ajo që gjendet tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme.

14. Këshillo me urtësi dhe butësi, sepse feja është këshillë!

15. Bashkoju gëzimeve dhe pikëllimeve të të tjerëve, ndërto histori me ata që të kujtojnë në kujtimet e jetës së tyre.

16. Mbylle derën e mallkimit! Enesi i ka shërbyer Muhamedit, alejhi selam, 10 vjet dhe asnjëherë nuk ka qenë i qortuar. A mendoni se një i ri në moshën e Enesit nuk gabon!?

17. Mësoju të jesh i qetë dhe i durueshëm, këto dy cilësi i do Allahu dhe i do i Dërguari i Tij, alejhi selam.

 

Përktheu:

Hoxhë Valdet Kamberi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
Analisti 27/03/2012 16:46:44
avret nuk i bjen turpsheme eshte fjal turke qe perdoret AVRAT (GRUA) neper katune kur shkruni dicka sigurohuni qe po shkruni mire e jo kshtu qysh tju teket.
avatar
25/02/2012 01:18:14
ALLAHI te shperbleft vella.selami alejkum.
avatar
al.sha 27/01/2012 15:16:10
flm shum per keshillat.shum tmira.suksese presheva
avatar
sabiti 25/01/2012 08:33:34
selamualejkum verametullahi vebereketuhu allahi te shperblefte per keto keshilla e lusim allahun qe keto keshilla ti veprojne edhe kryetari ipresheves allahu na udhzofte te ghithve ne rrugen e tij selamu alejkum
avatar
25/01/2012 00:34:21
keshilla vertet shum te mira.shum flm presheva com
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal