Vepro kështu që ta fitosh Xhenetin
1. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i bërë shirk në asgjë, do të hyj në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
2. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, e fal namazin, e agjëron ramazanin ka të drejt tek Allahu që ta futë në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
3. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia ndërton atij një te ngjashme në Xhennet" (Transmeton Buhariu)
4. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyj në Xhennet”. (Transmeton Buhariu)
5. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush shkon në xhami apo kthehet nga ajo Allahu ia përgatit atij një shtëpi në xhennet sa herë që shkon dhe kthehet.” (Transmeton Buhariu)
6. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush ma garanton mua gjuhën dhe organin (gjenital) e tij, Unë ia garantoj atij Xhennetin.” (Transmeton Buhariu)
7. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush i falë 12 rekate brenda ditës, do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet.” (Transmeton Muslimi)
8. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkoj dituri, Allahu do t’ia lehtësojë me të rrugën për në Xhennet.” (Transmeton Muslimi)
9. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse muezini thotë: Allahu Ekber-Allahu Ekber, e dikush nga ju thotë: Allahu Ekber-Allahu Ekber… (Pastaj e ka përmendur ezanin)… pastaj (muezini) thotë: Hajje ales-slah, e dikush nga ju thotë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah. Pastaj (muezini) thotë: Hajje alel felah. E dikush nga ju thotë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah… e pastaj(muezini) thotë: La ilahe il-lAllah. E përcjellsi nëse thotë: La ilahe il-lAllah me zemër te sinqert, do të hyj në Xhennet.” (Transmeton Muslimi)
10. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Çdo Musliman i cili merr abdest dhe e plotëson atë, e pastaj ngritet dhe i falë dy rekate me përkushtimin e zemrës dhe fytyrës së tij, i obligohet atij Xhenneti”. (Transmeton Muslimi)
11. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush thotë jam i kënaqur me Allahun-Zot, Islamin si fe dhe Muhammedin, alejhi selam, si të Dërguar do të hyj në Xhennet.” (Transmeton Ebu Davudi)
12. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Vërtetë sinqeriteti të çon në bamirësi, dhe bamirësia të çon në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
13. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Ai i cili viziton ndonjë të sëmur apo një vëlla për hir të Allahut, do të hyj në Xhennet”. (Transmeton Tirmidhiu)
14. Muhammedi. alejhi selam, ka thënë: “O ju njerëz, shpërndajeni selamin, jepni ushqime dhe faluni kur njerëzit flejnë, do të hyni në Xhennet.” (Transmeton Tirmidhiu)
15. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Umreja mes umres është falje gjynahesh mes tyre, dhe Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos Xhennetit”. (Transmeton Buhariu)
16. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu ka 99 emra e kush i mëson (i vërteton dhe përfiton nga përmbajtja e tyre), do të hyjë në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
17. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kam parë një njeri në Xhennet për shkak se kishte hjekur nga rruga një therrë që pengonte besimtarët.” (Transmeton Muslimi)
18. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj mar¬rëveshjes dhe premtimit Tënd, me sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, sepse mëkatet nuk mund t’i fali askush tjetër përveç Teje”. Ka thënë: “Kush e thotë gjatë ditës me bindje në të, e nëse vdes gjatë ditës para së të ngrysë, ai do të jetë nga banorët e xhenetit, e nëse e thotë gjatë natës i bindur në të, e vdes para se të gdhijë, ai do të jetë nga banorët e Xhenetit.” (Transmeton Buhariu)
Përktheu: Valdet Kamberi



Ezgon un s di se sa her n dite ju faleminderona Zotit.Un shum prekna kur dikush s ka buk me honger,kur dikush ofendon dikent,kur dikush mashtron dikent,kur dikush lendon dikend.Dembelet nuk i qmoj,puntort i adhuroj.Sa per namaz,un s kom kurxho kunder,kur t vije koha edhe un mund t boj namazin,agjerimin edhe haxhin.Un kom kunder atyne qe ju kercnohen me xhenem secilit qe s bon namaz, s agjeron e nuk shkon n haxh.S po mu me kuptu pse kto mu kon ma t randsishme se vet kjo jet.N ket mnyr mun vetem kunderefekt mu mrri.Ka shum hoxhallar qe nuk jon kercnus po jon shum t kuptushem edhe ata un shum i cmoj.Un jom musliman po jom se pari njeri dhe fryt i prindve t mi edhe smuj me desht muslimanin tjeter pa shum se familjen teme,se familja me lindjen teme ka kry obligimin e Allahut.
kush e ka zemrene mir kush nuk ban keq kush i ndihmon te varferve,a qaq vshtir e paska edhe ni namaz me bo a?
tu kisha preferu te gjitha keto qkai ban mo si ban per popullin me qu te para por bani vetem per Allah,se nese don Allahi me ngrit popullin e ngrit,nese don Allahi me ta dhon rreskin ta jep.e mos u ban krenar qe ti po punon po mban familje,se ni fatkeqesi natyrore me ndodh at punen tonde me shkaterru ti ateher ski kupunon e ateher a me thon familjaret e tu i keq mirsadi valla se nuk po na bje te holla.
mfal nese te kam drejtu ne menyr te rrept,por kam deshir ta kuptosh realitetin.ishalla Allahu gjith ta jep kete mendje te mir me punu me mbajt familje e mi bo mir njerezve,por ishalla ta jep mendjen edhe me bo namaz e me lexu kuran.te flm vella i nderua pe rmirekuptim
Allahi i ndan njerzt ne te mir edhe te kqi.Kush osht i mir ti pe dishe.Po kush osht i keq a e di.I keq osht , rrencaku,hajduku,shpirtkeqi,vrastari po e edhe dembeli nuk vyn.Per me dal i keqi n onen e t mirve duhet mi lon punt e kqija edhe me ju lut zotit mi ja fal mekatet.Kjo s do t thot se edhe i miri nuk duhet mu fal.Po un e kom fjalen se nuk duhet mu lidh pune veq me t falme.Nese nuk punon e nuk ndihmon,falu gjith diten e s tbje kurgjo pi qilles.Po i hyne detit fell,falu sa t dush se ski pshtim.Ti kishe thon n at dunja jeton.Po qysh be vlla,me ,lon baben,nonan,vllaznit ,motrat,grun,farefisin shoqin me vujt pa ty.Pse mos me bo ni jet t mir e t ndershme me kta.
Un kuranin e kom lexu edhe e qmoj shum.Rregullat e kuranit nuk m pengojn hiq.Po nuk pu du per hir namazit e dunjas tjeter mi perbuz e mi lon t mirat e ksaj dunjaje.Po qysh mi lon t mirat qi pi shef e pi jeton,per do tmira qi si njef.O vllavi jeta osht e omel,qmoje kit jet se qito e ki.dija kimetin t mirave t ksaj jete se qito i ki.Pse i madhi Allah i mi bo t mirve fatkeqsi natyrore,kur ata kto se meritojne.Mendoj se edhe ti pajtohesh se Allahu i denon t kqit,e t mirt hekin pershkakt t kqive.
Zoti te shperbleft I Nderuari Hoxh Kusheri, Valdet Kamberi...
Hini punes shoqo,lexo duje dhe respektoje tondin,ndihomoje fukaran,kshtu fitohet xheneti.
Publikoni komentin tuaj