Si ta kuptoj që gruaja më do mua?
Një bashkëshort e pyeti një dijetar duke i thënë se: Si mundem ta di se bashkëshortja ime më do?
Ai u përgjigj: Nëse ajo i bën këto 14 punë, bindu se ajo të do:
1. Nëse i do të dashurit e tu dhe biografinë tënde.
2. Nëse nuk hidhërohet kur e kundërshton mendimin e saj.
3. Nëse solidarizohet me ty kur je në brenga dhe pikëllime.
4. Nëse përpiqet gjithmonë të hap tema për bisedë me ty.
5. Nëse konsultohet para se të veprojë apo ndërmarrë diçka.
6. Nëse gëzohet me dhuratën tënde sado e thjeshtë që është ajo.
7. Nëse mundohet të të ndihmojë vullnetarisht në punët tua.
8. Nëse e brengos mos-prezenca yte.
9. Nëse kujdeset për punët që don ti, dhe i shmanget atyre që i urren.
10. Nëse brengoset së bashku me ty për të ardhurat e dobëta.
11. Nëse bart barrët për hatrin tënd.
12. Nëse përpiqet të bashkangjitet dhe të perkrahë në ide, hobi, etj.
13. Nëse nuk turpërohet nga puna jote, cila do qoftë ajo.
14. Nëse çdo herë të jep lajme që të gëzojnë për veten e saj.
Përktheu: Valdet Kamberi



Duhet të sillet gjithmonë mirë me të.
Duhet të sillet gjithmonë me butësi.
Kur të kthehet në shtëpi, duhet t’i japë selam gruas.
Kur është vetëm me të, duhet t’ia shprehë dashurinë.
Kur ta shohë të mërzitur, ta pyesë si e ka hallin.
Duhet t’i marrë pëlqimin për çdo gjë.
Duhet ta ndihmojë atë në edukimin e fëmijëve.
Kur të shkojnë bashkë në vendlindjen e saj, duhet të sillet sipas zakoneve të atij vendi.
Duhet të mundohet ta ushqejë me gjëra të mira.
Nuk duhet ta rrahë gruan.
Nuk duhet t’i mbajë mëri më tepër se një ditë.
Duhet të ketë durim ndaj veseve jo të mira të saj dhe të mendojë se edhe ai ka të meta.
Po t’i shtohet mirësia, duhet falenderuar Allahu.
Duhet ta dijë se gruaja e do atë më shumë se të gjithë të tjerët.
Duhet të marrë edhe mendimin e saj për punët e shtëpisë.
Në shtëpi, i parë duhet të jetë burri e jo gruaja.
Nuk duhet t’ia vërë re të metat, të cilat nuk janë haram.
Nuk duhet t’i tregojë të tjerëve për të metat e saj.
Ndonjëherë duhet ta gëzojë atë duke bërë ndonjë lojë bashkë.
Nuk duhet ta lërë atë të shkojë në ndonjë vend që mund ta bëjë atë me fjalë.
Duhet t’i mësojë asaj fenë, haramin, hallallin dhe detyrat e tjera të fesë.
Nuk duhet të niset për luftë pa i marrë leje gruas.
Nuk duhet t’i tregojë asaj armiqtë dhe borxhet e tij.
Duhet të bëjë dua për të.
Nuk ka gru qe nuk thot: eee bonja caren a je burre a sje..
per grujen editet se qfar me boe.etash na tregoni per burrin ju lutem
Publikoni komentin tuaj