Njëzet e dy pyetje nga priftit krishter dhe vetem nje pyetje nga muslimani !!!
Njëzet e dy pyetje dhe përgjigje që më kanë çuditur dhe më kanë shtangur me shkathtësinë dhe mprehtësinë e personit që përgjigjet, andaj po ua sjell këtë temë.
Ka qenë një musliman shok me një të krishter. Ky i fundit (krishteri) insistoi që shokun e tij musliman ta marrë në kishë për të prezantuar në ligjeratën priftit dhe pastaj te japë mendimin e tij.
Muslimani pranoi dhe shkuan.
Prifti e njohu dhe tha: A ka në mesin tuaj muslimanë?
U ngrit muslimani dhe i tha: Unë. Si e dite?
Prifti tha: Ke shenja në fytyrë, nga të rënat (shpesh) në sexhde.
Muslimani buzëqeshi.
Prifti i tha: Dua t’i bëj 22 pyetje?
1- Kush është një, që nuk e ka të dytin?
2- Kush janë dy, që nuk e kanë të tretin?
3- Kush janë tre, që nuk e kanë të katërtin?
4- Kush janë katër, që nuk e kanë të pestin?
5- Kush janë pesë, që nuk e kanë të gjashtin?
6- Kush janë gjashtë, që nuk e kanë të shtatin?
7- Kush janë shtatë, që nuk kanë të tetin?
8- Kush janë tetë, që nuk kanë të nënten?
9- Kush janë nëntë, që nuk e kanë të dhjeten?
10- Kush janë dhjetë, që pranojnë shtesë?
11- Kush janë njëmbëdhjetë, që nuk kanë të dymbëdhjetën?
12- Kush janë dymbëdhjetë, që nuk e kanë të trembëdhjetën?
13- Kush janë trembëdhjetë, që nuk e kanë të katërmbëdhjetën?
14- Çfarë është ajo gjë që frymon dhe nuk ka shpirt?
15- Cili është varri që ka udhëtuar me pronarin e tij?
16- Kush janë ata që kanë gënjyer dhe kanë hy në Xhennet?
17- Çfarë është ajo që e ka krijuar Allahu dhe e ka mohuar?
18- Kush janë ata që i ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë?
19- Kush është ajo krijesë prej zjarri, kush e shkatërroi me zjarr, dhe kush e ruajti me zjarr?
20- Kush është ajo që është krijuar nga guri, është shkatërruar me gurë, dhe është ruajtur me guri?
21- Çfarë është ajo gjë që e ka krijuar Allahu dhe e ka llogaritur madhështore?
22- Cila është ajo pemë që i ka dymbëdhjetë degë, e në çdo degë tridhjetë fletë, në çdo fletë pesë fryte, tri prej tyre me hije e dy me diell?
Buzëqeshi muslimani, me buzëqeshjen e atij që është i bindur në Allahun dhe bëri bismilah.
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Përgjigjet:
1- Allahu i Lartësuar është Një, që nuk e ka të dytin.
2- Dy që nuk e kanë të tretin, janë: Nata dhe dita. “ …natën dhe ditën i kemi bërë dy argumente..” (Isra, 12)
3- Tre që nuk kanë të katertin, arsyet e Musahut me Hidrin: Shpimi i anijes, mbytja e fëmiut dhe drejtimi i murit.
4- Katër që nuk e kanë të pestin: Kur’ani, Inxhili, Tevrati dhe Zeburi.
5- Pesë që nuk e kanë të gjashtin: Pesë kohët e namazit.
6- Gjashtë që nuk e kanë të shtatin: Ditët në të cilat Allahu e ka krijuar gjithësinë.
7- Shtatë që nuk e kanë të tetën: Shtatë palë qiej. “… I cili krijoi shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit…” (Mulk, 3)
8- Tetë që nuk e kanë të nëntin: Bartësit e arshit të Allahut. “…Atë ditë e bartin fronin e Allahut tetë engjuj…” (Hakkah, 17)
9- Nëntë që nuk e kanë të dhjetën, janë mrekullitë e Musahut: Shkopi, dora ndriçuese, përmbysjet, thatësirat, bretkocat, gjaku, karkalecat, morrat, dhe çarja e detit.
10- Dhjetë që pranojnë shtesë: Punët e mira, ai që bënë një të mirë shpërblehet me dhjetë, e Allahu ia shumëfishon atij që do.
11- Njëmbëdhjetë që nuk e kanë të dymbëdhjetën: Vëllezërit e Jusufit.
12- Dymbëdhjetë që nuk e kanë të trembedhjetën: Janë mrekullia e Musahut, kur i ra me shkop gurit dhe shpërthyen dymbëdhjetë burime uji. “Dhe kur Musa, për popullin e vet u lut për ujë, e Ne i thamë: “Bjeri me shkopin tënd gurit! Prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime…” (Bekare, 60)
13- Trembëdhjetë që nuk e kanë të katërmbëdhjetën: Vëllezerit e Jusufit, babai dhe nëna e tij.
14- Ajo që frymon dhe nuk ka shpirt: Mëngjesi. “…dhe agimi kur frymon…” (Tekvir, 18)
15- Ndërsa varri që ka udhëtuar me pronarin: Balena kur e ka gëlltitur Junusin.
16- Ata që kanë gënjyer dhe kanë hyrë në Xhennet: Janë vëllezërit e Jusufit.
17- Ajo që e ka krijuar Allahu, dhe e ka mohuar: Zëri i gomarit, “me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit.” (Lukman)
18- Ata që i ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë janë: Ademi , melaiket dhe dashi i kurbanit.
19- Krijesa nga zjarri: Është djalli, ai që është shkatërruar me zjarr është Ebu Xhehli, ndërsa atë që (Allahu) e ka ruajtur nga zjarri është Ibrahimi.
20- Ajo që është krijuar nga guri janë Deveja e Salihut. Ata që u dënuan me gurë janë poseduesit e Elefantit (As’habul File). Ndërsa ata që u ruajten në gurë janë banoreët e shpellës (as’habul-kehf).
21- Ajo që e ka krijuar Allahu dhe e ka llogaritur madhështore është: Dredhia e grave.
22- E, pema është: Dymbedhjetë muajte e vitit, degët janë ditet e muajit, pesë frytet janë pesë namazet ditore. 3 me hije janë sabahu, akshami dhe jacia, e dy me diell janë dreka dhe ikindia.
Kështu u përgjigj muslimani. Prifti dhe të pranishmit u çuditën.
Por, Prifti u befasua prej një pyetje të vetme nga djaloshi musliman, e ajo është: Kush është çelësi i Xhennetit?
Prifti nuk mundi të përgjigjet, por u detyrua të përgjigjet pas një insistimi nga të pranishmit.
Përktheu: Valdet Kamberi



Adhurimi i takon vetem Zotit, qe te ne muslimanet quhet Allah. Nuk e dij ne cilin bible therret ti, por nese flet per ndonjeren nga 4 versionet kryesore. Dua qe te na sjellish nje referenc ku krishti thot qe une jam Zoti. Apo Zoti thot qe une jam krishti. nese e gjen dhe na sjell referencen dhe ne po te besojm.
sinqerisht.
sipas mendimit tem ti skoke kerkund per ka feja se kur te linde nje fmi lind musliman edhe kur e ka kriju njerin e ka kriju musliman e pse djalli te mashtron at her e ke xhehnemin a sper rruges tina ne qoft se shkon e ki xhenetin keto dyja i ka kriju para se mu kriju njerzimi duhesh me dit edhe vet masi po thu qe ekam lexu kuranin e jam musliman...
........................
Fillimisht te kerkoj falje nese fjalet e mia do te bejn te ndihesh i ofenduar. Me duhet ta potencoj qysh ne fillim se ju nuk keni infomacion te mjaftueshem per fene me te cilen prezentoheni, per ate edhe bje ne ndesh me komentuesit. Duhet ta kuptosh qe feja nuk eshte dicka qe nxjerret nga logjika e njeriu por vjen me shpalljen e pejgambereve (paqja qoft mbi ta). Me kete dua te them qe feja nuk eshte ashtu sic e shef ti por duhet te lexosh dhe ta kuptosh ashtu sic pejgamberet (paqja qoft mbi ta) e kan interpretuar. I kom lexu komentet e tua me shume vemendje per hire te rrespketit si bashkkomentues. Te lutem fjalet me posht qe do i shkruaj merri si ndihm per te kuptuar rrugen e vertet te Islamit dhe jo si kundershtim ne bised.
Puna dhe feja:
Feja Islame stimulon pjestaret e komunitetit te saj per pune, ajo obligon muslimant qe te ngirhen nga gjumi qysh kur lind dielli dhe te kerkojn rreskin neper toke. Ajo meson rrespketin qe duhet kushtuar punes dhe familjes. Nese ti ke aspiratat qe ke pershkruar me lart, ato i ke ne Islam. Vetem mundohu ti kuptosh drejt. Ne Islam puna eshte sekondare per arsye se ardhurimi eshte priorioritar. Zgjuarja nga gjumi per faljen e namazit te sabahut i hap njeriut rrugen per mundesi te medhaja perfitimi te dynjas dhe ahiretit. Ketu ka njerez qe bejn namaz dhe mbajn dy puna. Nuk i pengon namazi hic, vec i jep mundesi me qen ne kontoll gjate dites. me kordinu komplet diten duke e llogaritur diten sipas koheve te namazit. Sipas fese Islame njeriu eshte krijuar vetem e vetem qe ta adhuroj Zotin, puna eshte obligim per ata qe kan nevoj te punojn. Ata qe jan te pasur, te tjeret punojn per ata dhe nuk e kan obligim punen. Mos mendo qe puna eshte gjithcka, puna eshte obligim per ata qe kan nevoj me punu. Mos e kupto ashtu qe nuk kemi ne nevoj me punu. Standari jon shoqeror eshte aq i ult qe ndoshta edhe 3 nderrime me punu prap nuk mundemi me arrit ku duhet. Ne definitivish kemi nevoj shume me punu. Por puna nuk guxon te na largoj nga ardhurimi i Zotit tone. I derguari i Zotit na meson te punojm per boten tjeter sikur kjo dite te ishte dita e fundit e jetes tone dhe te punojm per kete bote sikur te jetojm pergjithmon. Nga kjo vijm ne perfundim qe Islami neva na keshillon jo vetem qe duhet te punojm por edhe te zgjedhim cfar te punojm dhe si te punojm. Islami ka pergjigje shume komode per te gjithe njerezit dhe te gjitha koherat sa i perket punes.
Feja dhe harmonia shoqerore: Ti ke plotesisht te drejt kur thua qe Zoti na ka krijuar per me jetu ne paqe e harmoni, me i shiju te mirat dhe dashurin, me i ndihmu njeri tjerit etj. Por nese e lexon komentin tend te parin ti e shef qe ke ofendu Fejen edhe si rezultat ke marr ofendim nga ata qe e dijn qe Feja ka te drejt. Me nje menyre ti i ke shty te tjeret te ofendojn.
Kurani dhe muslimani:
Kurani eshte udhe rrefyes per jeten e muslimanit. Feja eshte menyre e jetes. D.m.th ti duhesh me mesu qysh me jetu nese don me qen i rahatshem ne jete. Jeta nuk konsiderohet e sukseshme nese nuk arrihet lumturia dhe rahatlleki. Me lek nuk mbatet suksesi. Suksesi ne jete mbatet me lumturi. Sa njerez te kesaj bote kan qen multi milionera dhe kan perfundu me vetvrasje?
Edhe Feja nuk duhet me qen nen sherbimin tond po ti duhesh me qen ne sherbmimin e fejes. Pasi qe je i vetedijshem qe Zoti ta ka fal jeten atehere mos harro se ai ta ka obligu edhe fejen.
Feja dhe femiu i posalindur:
Zoti ne Kur'an tregon qe Femija lind ne natyrshmeri Islame, d.m.th osht i prirur te besoj qe egziston vetem nje Zot dhe jo 2-3-4 apo sa thon te tjeret. Krishteret Zotit i bejn nene. Do te thot sipas tyre Maria eshte nena e Zotit pasiqe Zoti vet eshte Jezusi. Kupton?
Ne jemi te gjithe nevojtar per njeri tjeterin, Duhet te ndajm mendimet tona deri ku na lejohet. Por jo te japim mendime aty ku ka rregulla. Sbon me i dhon mendjes perparsi ne shpallje. Ate qe kan shpall te derguarit ajo eshte ligj ne fe, aty ku kemi hapsira mund te bejm adaptime. Une e shof qe ti ke vullnet pozitive por menyra se si je shpreh i ka iritu te tjeret dhe i ka shty qe te ofendojn. Na i bon hallall o burr se njerez jemi e njerezit jan gabimtar.
Allahu na udhezoft te gjitheve. Amin Amin Amin...
jezusi esht i derguari "allahut" e nuk mundet mu kan zot jezusi "zoti" osht nje "allahu"
mire vella "kuranin" dhe lexoje aty i ke te gjitha pergjegjet....
Pra besimi i vertet shkon me pune,me respekt per tjetrin,me humanizem,me tolerance mirkuptim.Kto duhet ti bojm n ket jete.
Feja duhet mu kon sherbim t ksaj jete se ket jete ta ka fal Zoti i Madh.Zoti kur e ka kriju njerin se ka kriju as musliman es krishter.Zoti Madh t ka urdhnu me jetu e me bo familje e me rujt familjen.
Un jom njeri e du me marr frym mu ushy,me bo familje edhe kush t me mesoje per kto un e ngoj.
I ngoj edhe fjalt e Kuranit,po jo veq ato t namazit e t qametit.Un e di se niher kom me dek edhe nuk lodhna per at pun.Per kto duhet t bohet merak ai qi i zyret tjetrit edhe do me fshi pi ksaj bote nvend mi dhon arsye e me bind n fjalt e tij.Zoti i Madh e ka ndalu n emen tij ti kercnohet njeni tjetrit,po t afromi njeni me tjetrin.Zoti i don t mir kejt njet e t kshit qi s permisohen,i le ta thejn qafen diku E ju kshyrni qata t kshit permisoni.
por ty tka mujt djalli e ska njeri qe mund met bind per te verteten
Ne rubrikat tjera folet tema socialo-politike. Mos u mjerosni me keto komente, se na moret f'tyren!
Sh'net paci.
Po nuk duhet te merakosemi se kjo eshte gjendja jone.
Allah Allah,shum be t meqem pu na dalin.Po na dot marojm pi meqmllekit e pi fes.Po pse be s pask le feja niher e ton njeri.
Po a ma me randsi koka puna,idarja e familjes a mu mar me kto pun.Kto jon per ata qi shkojn n xhami,e mir qe shkojn se s ju kisha perzi.Po jeten me shendrru n fjal t ati e t kti, t asaj e t ksaj,kjo s qon kerkund,kjo te qon veq n xhum .
Kallxona ju ku ka pun per fukaran,ku ka pun per t meqmin se t meqmit kur ti i xhen ni pun ai ti siguron 100 pun.Xhindi pu desin pi papunsis pi skamnjes e dikush perfiton tu ja bo atyne rrafsh dunjallekin.Ata kan fmi e fmit dojn me jetu mu.
se simos te kish fe simos ta majsh fejen qe ta ka lan zoti mos e maj as punen
shko rruges tina kejtat tmirat i gjon edhe punen .............
ku don t
Ne anen tjeter nese prifti e ka dijte te verteten dhe ka punu kunder Zotit shume thjesht e kish dhone ni pergjigje: Celsi i xhenetit eshte ne adhurimin e Krishtit! Apo jo? Po mendoj nese e mohon Zotin tere kohen edhe pse e din te verteten nuk e ke veshtire me genjejt para "xhematit" te tij, sepse ai genjen cdo dite.
Po nejse, e kuptoj se cdo religjion ka keso tregime edhe dyshoj se kjo gje ka ndodhe me te vertet.
krishteret jan naiv.
Ja ketu e keni videon me titrim shqip: http://youtu.be/lFiGhzGOo8U
Publikoni komentin tuaj