Në Kinë zbulohet Kur'ani më i vjetër në gjuhën kineze
19/12/2011 03:10:00
Ekspertët myslimanë në Kinë, kanë njoftuar se kanë gjetur Kur`anin më të vjetër të përkthyer në gjuhën kineze.
Të autorizuarit, kanë treguar për mediat kineze se ky Kur`an gjendet në dokumentacionet universitare të qytetit Landu, qytet i cili është qendër e provincës Gan Su në veriperëndim të Kinës, një provincë kjo me shumicë myslimane.
Përkthimi i këtij Kur`ani më të vjetër të Kinës ka filluar në vitin 1909 dhe besohet se është përfunduar pas tre viteve.
Sipas statistikave zyrtare kineze, në Kinë jetojnë rreth 23 milion myslimanë, shkruan "DritaIslame.al" në sitin e saj zyrtar në internet.



Publikoni komentin tuaj