Nxënësi që bënë hatme Kur'anin çdo natë
Tregohet se Imam Ahmedit i është thënë që njëri nga nxënësit e tij bën hatme Kur’anin deri në mëngjes, pastaj e fal sabahun.
Imam Ahmedi dëshiroi ta mësoj se si të meditojë në Kur’an, shkoi tek ai dhe i tha: “Më kanë lajmëruar se ti vepron kështu e kështu…”
Nxënësi u përgjigj: “Po, o Imam Ahmed.”
Imam Ahmedi i tha: “Kur të ikën dita dhe vjen nata, ngritu natën ashtu siç ke bërë edhe herave tjera, por gjat leximit të Kua’nit paramendo sikur unë jam afër dhe të përcjell, pastaj më trego nesër!”
Të nesërmen erdhi nxënësi tek imam Ahmedi, e ai e pyeti, ndersa ai u përgjigj: “Kam lexuar vetëm 10 xhuze!”
Imam Ahmedi i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur të lexosh para Muhamedit, alejhi selam, shkoi dhe pastaj u kthye ditën e nesërme dhe tha: “O Imam Ahmed, nuk kam mundur ta përfundoj as xhuzin “Amme” xhuzin e fundit!!”
Imami i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur lexon para Allahu azze ëe xhel-le.”
U çudit nxënësi, shkoi dhe të nesërmen u kthye duke qajtur.”
Imami e pyeti: “Ç’ke bërë o biri im?”
Nxënësi u pergjigj duke qajtur: “O Imam, pasha Allahun nuk kam mundur ta përfundoj as Fatihan-Elhamin gjatë gjith natës.”
Përktheu: Valdet Kamberi



Publikoni komentin tuaj