Diametrat e tokës dhe gjithësisë
“O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë)†(Kurani i Shenjtë: Sureja 55, Ajeti 33)
Fjala Arabe e përkthyer si “kufijve” në ajetin e mësipërm është “aqtar”. Kjo është shumësi I fjalës “qutr”, që dmth diametër dhe I referohet diametrave të shumtë të qiejve dhe Tokës. Në Arabisht është e mundshme të dihet se a është fjala njëjës, dytës apo shumës nga trajta në të cilën është përdorur. Prandaj, forma e fjalës së përdorur këtu, shumësi, I referohet edhe një mrekullie të informacionit.

Një trup tredimenzional mund të thuhet se është njëdiametrik vetëm nëse është krejtësisht sferik. Termi “diametra” mund t’I referohet vetëm një forme të parregullt por në thelb sferike. Fjala “diametra” e zgjedhur në Kur’an është e rëndësishme nga pikëpamja se tregon formën geoide të Tokës. Subjekti I dytë I rëndësishëm në ajet është se Toka dhe qiejt janë përmendur ndaraz në lidhje me diametrat.
Sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit të Albert Einstein-it, gjithësia është vazhdimisht në zgjerim. Por kjo nuk domethënë se galaktikat dhe trupat e tjerë qiellor janë duke u shpërndarë nëpër gjithësi. Kjo domethënë se gjithësia është duke u zgjeruar dhe se distanca ndërmjet galaktikave është duke u rritur.
Përkufizimi I “kufijve të qiejve” në Suren Rrahman, ajeti 33, tregon strukturën sferikë të gjithësië (Allahu e di më së miri). Në të njëjtën mënyrë që diametrat e hapësirës ndryshojnë varësisht nga pozitat e ndryshme në gjithësi, ashtu edhe diametrat e gjithësisë që është vazhdimisht në zgjerim do të shfaqin ndryshime. Nga kjo pikëvështrimi, përdorimi I shumësit të fjalës “kufi” është përplot urtësi dhe është një nga shenjat se Kur’ani është shpallje nga Zoti ynë I Gjithëdijshëm.
"...edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve." (Kurani i Shenjtë: Sureja 7, Ajeti 54)

Diskutimet rreth Kur'ani & Shkenca vazhtojn ne Forum



Publikoni komentin tuaj