Zemra e mashkullit dhe e femrës
Shkenca akoma vazhdon të zbulojë dallimet thelbësore ndërmjet mashkullit dhe femrës. Është zbuluar se madhësia e trurit të femrës është më e vogël se sa ajo e trurit të mashkullit 10-15 % si dhe mënyra e funksionimit të trurit të femrës dallon nga mënyra e funksionimit të trurit të mashkullit.
Gjithashtu, ekzistojnë edhe dallime në mënyrën e të menduarit, mënyrën e trajtimit të njohurive, dallimet në reagimet ndaj efekteve të jashtëm...
Këto dallime vërtetojnë se mashkulli dallon nga femra dhe nuk mund të jenë të barabartë. Ky fakt i hedh poshtë argumentet e ateistëve të cilët propagandojnë për barazi ndërmjet mashkullit dhe femrës në çdo gjë. Ky fakt e vërteton fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: "e mashkulli nuk është si femra" (Ali Imran, 36)
Prej zbulimeve më të reja që e konfirmojnë këtë është fakti se shkencëtarët kanë gjetur dallime esenciale ndërmjet zemrës së mashkullit dhe zemrës së femrës. Në një lajm shkencor, hulumtuesit amerikanë kanë konstatuar se burrave dhe grave që u kryhen operacione të mbjelljes së organeve, mundësia e vdekjes është e lartë nëse dhuruesi i organeve është nga gjinia tjetër.
Studiuesit nga Universiteti Hopkins në Baltimore sinjalizuan se shkaku është i paqartë, mirëpo deklaruan se mund të jetë rezultat i dallimeve të madhësisë në zemër, nga aspekti se besohet se zemrat e meshkujve janë me madhësi më të mëdha ose për shkak të faktorëve të hormoneve apo për shkak të ndonjë imuniteti.
Hulumtuesit kanë sqaruar se të sëmurët të cilëve u mbillen organet nga dhuruesit nga gjinia tjetër, atyre ua shton rrezikun e vdekjes deri në 15 % krahasuar me ata të së njëjtës gjini, prandaj mjekët, të sëmurëve që kanë nevojë për mbjellje duhet dhënë zemrën persona nga e njëjta gjini.
Organizata amerikane e zemrës konfirmon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryhen më tepër se dymijë operacione të mbjelljes së zemrës, ku meshkujt përbëjnë tre të katërtën e të sëmurëve.
Të dashurit e mi për hir të Allahut! Operacionet e mbjelljes së zemrës janë në kuadër të operacioneve me qëllim të zgjatjes së jetës së njeriut, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: "Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju." (Munafikun, 11)
Të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është dhënë mundësia e zgjedhjes ndërmjet takimit me Allahun dhe jetës së kësaj bote kurse ai zgjodhi Allahun e Lartësuar.
Operacionet e mbjelljes së zemrës nuk i ofruan asgjë njerëzimit përveç se zgjatje të jetës për disa vjet me dhimbje, doza të ilaçeve dhe shpenzime të tepruara. Po të donte Allahu do t'ia zgjaste jetën këtij njeriu pa iu kthyer këtyre operacioneve të tilla. Edhe shkencërisht është vërtetuar se zemra është përgjegjëse për të menduarit dhe perceptuarit, madje për imanin dhe kufrin, prandaj besimtari duhet t'i shmanget operacioneve të tilla dhe të kënaqet me takimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhërishëm thotë: "Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka." (Ankebut, 5)
Patjetër që duhet të besojmë se Allahu i Lartësuar çdo shpirti ia ka caktuar afatin që nuk mund ta tejkalojë. Ai thotë: "Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do tu plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese." (Ali Imran, 185)
Shkencërisht është vërtetuar se çdo përpjekje për zgjatjen e jetës nuk ka pasur sukses, sepse vdekja krijohet brenda qelizave të trupave tanë si dhe është një proces i sistemuar dhe i përcaktuar. Për këtë Allahu i Madhërishëm thotë: "Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë." (Vakia, 60)
Përshtati: Almedin Ejupi



qaj gurbetqari as vet nuke dinse qka asht
as katolik as shka as musliman
onjerzi pamar parasysh kush asht ketu
kishte permend mjeksin
o i smur o gurbetqar ti nuke din se nga ka ardh separi mjeksija
aedin ti se qdo barna qka dalin dalin nga kurani e jo nga qdo njeri i smeru me nerva nese nuk edin kete shko edhe lexo diku te gjitha llojet e barnave ike ne per qetapa eti nese nuke din ather keni mbet shum mbrapa mos mendo se edhe kume dit se sa meu shkollue kurani asht mai mbrrim se qdo kush ne ket bot pae lexue nuk duhet me fol
se ne shqiptaret ja kemi mbajt gjith mon anes shkive po besoj edhe tash nja
50 per qind jan shkie pamar parasysh se kujeton ne kosov apo ne preshev
se millosheviqi ika lan mete mbeta njerzit ika ber per veti un jetoj jasht ne perendim
po desha te them se ne qdo spital jan duke punue musliman nga shtete arabe
po nese nuk ke dal nga banesa nuke din ti se siduket
po ne gurbet ka shum
po ti kalon jeten vetm ne pun ne stacion edhe ne banes nuk din mashum fare lene ket se keto sjan punet e tona per fej se faja muslimane asht nder fejat mee paster se te gjitha edhe me drejta se te gjitha tjerat
me trego nese semuresh po te pelcet Zorra qorrit, edhe nuk ke nevoj me shku te mjeku apo,
po se ki qare pa shku se vdes menjeher OOOO Vehabbbbb, se ju jeni Vehabista te poshter, Vehabista te Shkret ju ka denu Zoti, zoti thot ti kujdesu pak un kujdesem shum, e nese ti nuk shkon te mjeku zoti nuk vjen me te qu te mjeku OOOOO i smut po ke me ngordh si nje Kafshe.
Se pari Islami eshte shum i qart per mjeksin,DUHET MESU DHE PRAKTIKU,sipas mendimit tuaj nuk duhet me pas as medicin as mjek ,duhet me lan :ne dore te zotit"!!!
Un jam i sigurt se ti dhe keta analfabetet taliban vehabist qe po shkrujn ketu ne rast te smundje tuaj apo ndonji antari te familje vrap te mjeku shkoni ,nuk e leni hajt si ka than allahu,
Tjeter ti o teveqel sa her qe e kalon rrugen shikon djathtas e majtas mos po te shkel ndonji autiomobil kur je asi besimtari pse shikon rrugen ,, mos u frigo nga vdekja se vetem zoti e din kur ki me vdek pra!!
Jeta eshte dhurat e Allahut,duhet rrespektu dhe ba gjithcka eshte e mundeshme qe te ruhet!
Me heret dihet vdekshmeria e foshnjeve nuk ka shqiptar para 30-40 vjetesh qe nuk i ka vdek ndonje foshnje,sot fal mjeksise ,kushteve dhe edukimit te njerzve shum rrall ndodh qe te vdes foshnja !! KIurse Allahu eshte po ai i njejti !!!!
Ju injoranta nuk i duheni as Allahut as familjes as kombit !!!
1,me bajpas sot zgjatet jeta te njerezit qe kan arterjet e zemres te mbylluna
2.me trasplantim te veshkeve behet zgjatja e jetes te pacjentet me veshke te damtuara
3.cdo njeriu qe i pelcet" zorra qorre' po mos te operohet VDES
ka edhe mija shembuj ............
Organizmii femres qenka ndryshe prandaj femra nuk mund te jet e barabart me mashkullin(trurin e ka me te vogel)!!!!
Sot ka femra pilote ka edhe miliona mashkuj qe nuk dijn me grah bicikleten
Sot kah femra kirurge,mjeke profesoresha kryetare.............................etj
Publikoni komentin tuaj