Ballina | Religjioni | Psikologji Islame | Këshilla nga loti

Këshilla nga loti

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Këshilla nga loti

Kam qajtur një ditë, nga mëkatet e shumta dhe punët e mira të pakëta, kështuqë rrëshqiti loti nga syri im.

Më tha loti: Çka ke o rob i Allahut?

Ia ktheva: Po kush je ti?

Tha: Unë jam loti yt.

I thash: Çka të nxori ty?

Tha: Nxehtësia e zemrës tënde.

Çuditshëm i thash: Nxehtwsia e zemrws sime?

Kush e ka ndezur zemrën time me zjarr?

Tha: Mëkatet e tua!

I thash: A ndikon mëkati në nxehtësinë e zemrës?

Tha: Po. A nuk e ke lexuar lutjen e Muhammedit, alejhi selam: “O Allah, më pastro nga mëkatet me ujë, borë dhe akull”?! Mëkatet e robit e ndezin zemrën zjarr, dhe nuk e shuan zjarrin përveçse ujit të ftohtë dhe borës.

I thash: Unë po ndihem i shqetësuar dhe në ankth?

Tha: Prej mëkateve ka që janë mjerim për vepruesin e saj, pendohu tek Allahu i Lartëmadhëruar, o rob i Allahut!

 

I thash: Unë po gjej ngurtësi në zemrën time, ti si dole nga syri im?

Tha: Vërtetë ai është nevoja e natyrshmërisë, o rob i Allahut.

 

I thash: Cili është shkaku i ngurtësisë së zemrës sime?

Tha: Dashuria për këtë botë dhe dhënia pas saj. Bota është sikurse gjarpëri që të pëlqen se është i lëmuar dhe të mbytë me helmin e tij, njerëzit zbaviten duke e lëmuar, dhe nuk shikojnë në helmin e tij vrasës.

 

I thash: Çka ke për qëllim me helmin e kësaj bote o loti im?

Tha: Epshet e ndaluara, mëkatet dhe pasimin e shejtanit! E kush e shijon helmin e saj, i vdes zemra.

I thash: Si t’i pastrojmë zemrat tona nga helmi?

Tha: Me vazhdueshmëri të pendimit drejt Allahut, me udhëtim drejt vendbanimit të pendimit dhe të penduarve me trenin e të penduarve.

 

O Allah na bëj prej të penduarve dhe atyre që të frikohen! Amin! 

 

Përktheu: Valdet Kamberi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
preshevarja 17/03/2012 17:45:47
une prej gjumit e vizitoj presheva.com dhe i lexoj te gjitha keto shenime te durguar nga ti hoxh valdeti dhe te tjeret . me te vertet me pelqejn shum,me largojn gjith prej gabimeve se menjeher me bie ndermend qe sapo lexova diqka qe esht haram,amo me shtien te bej mire se tham s apo elexova qe keshtu po deshke me vepru.Edhe njeher ju flm nga thellesia e zemres Allahu xh.sh ju shperbleft me parajs juve e gjith besimtaret ku do qe jan,ishalla don Allahu na udhezon gjithve
avatar
V.Kamberi 18/03/2012 01:39:06
Amin
avatar
Hasan El Basriu 17/03/2012 23:13:10
Amin!
avatar
Hasan El Basriu 17/03/2012 01:38:32
Allahu te shperbleft o Valdet Hoxha, Allahu te dhasht SINQERITET edhe me te ta mundesoft Firdausin. Kur per harrojm udhen po na kujton me keto artikujt... Allahu te dhasht te mira ne kete bote dhe ne tjetren. Amin! Amin! Amin!
avatar
raga 16/03/2012 22:45:20
AMIN ISHALLA NUK E VANOJM SHUM PENDIMIN SE SHKON TRENI ;MES VET PER NE : ZOTI TE SHPERBLEFT,
SIPAS MUNDSIVE DUAT ME TE RENDSISHME PER LUTJE DREJT ALLAHUT ME I SHKRUJT ,KA NEVOJ POPULLI
Total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal