10 Këshilla Në Lidhje Me Bashkëshortin
1. Bëj dua që Allahu ta bëjë martesën dhe marrëdhëniet tuaja të suksesshme.
Të gjitha gjërat e mira vijnë nga Allahu. Mos harro t’i lutesh Allahut që të të japë një martesë të suksesshme, që nis në këtë botë dhe vazhdon, me mëshirën e Allahut, në ahiret.
2. Dëgjo dhe bindu! Bindja ndaj bashkëshortit është farz. Bashkëshorti yt është udhëheqës i shtëpisë. Jepja këtë të drejtë dhe respekt.
3. Gjithnjë mundohu ta kënaqësh burrin tënd, sepse ai është çelësi yt për xhenet. I Dërguari i Allahut alejhi selam na ka mësuar se ajo grua që vdes në një gjendje në të cilën bashkëshorti i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në xhenet. Prandaj, kënaqe atë.
4. Zënka është si zjarri në shtëpi. Shuaje atë me një “Më fal”, edhe nëse nuk është faji yt. Nëse kundërpërgjigjesh, vetëm sa i shton dru zjarrit. Sa mirë mbyllet një zënkë kur thua sinqerisht: “Shiko, më vjen keq. Le të jemi shokë sërish.”
5. Falënderoje rregullisht bashkëshortin tënd për gjërat e mira që ai bën. Falënderimi është një ndër teknikat më të rëndësishme. Mosmirënjohja është një cilësi e grave të xhehenemit.
6. Bëj shaka dhe luaj me bashkëshortin tënd. Një sekret i burrave: Ata kërkojnë gra të hareshme dhe me ndjenjë humori. I Dërguari i Allahut i tha Xhabirit që të martohej me një grua që do ta bënte për të qeshur dhe që ai do ta bënte atë për të qeshur.
7. Vishu bukur në shtëpi. Si bashkëshorte, vër për burrin tënd bizhuteritë e tua dhe vish rrobat e bukura që ke.
8. Shiko cilësitë e hyrive dhe përpiqu t’i imitosh ato. Kurani dhe Suneti e përshkruajnë gruan në xhenet me disa karakteristika, si për shembull veshin mëndafsh, lyejnë sytë me kohl dhe këndojnë për bashkëshortin. Vish edhe ti mëndafsh, lyeji sytë me kohl dhe këndo për burrin tënd.
9. Kur burri yt të vijë në shtëpi, prite me përshëndetje të bukur. Imagjino kur burri yt e gjen shtëpinë të pastër, gruan të veshur mirë, fëmijët e rregullt dhe ushqimin e shijshëm. Si do të ndikonte kjo te dashuria e tij për ty? Po e kundërta?
10. Përdor bukurinë që ta ka dhuruar Allahu, që t’i fitosh zemrën burrit tënd.
Shkruar nga Muhammad Sherif
Përktheu: Eglantina Muça



ti konkshe pa asnji dit shkoll nje gje se nuke din titullin e fjajles qka don me than
leje fejen sesje ka kupton asgje ti as per fej e as per dreq
nese nuk ke fej sje njeri po je nji kafsh
ketu behet fjal per dhet pikat ne mes grujes dhe burrit ti te pahen leshue nervat shum hert meduket amerikanet juve jukan drogirat shum hert bre
jeni ba sikur milloshi kur iqonte ushtaret ne kosove me ba luft me drog edhe ju jeni ber ashtu me duket mose flliq pytjen qe edhe ber ketu te lutem tung
saket bite
2. Dëgjo dhe bindu! Bindja ndaj bashkëshortit është farz...haha...kjo me shkriu fare! taman primitivizem! jo more, mos degjo, mos u bind per budallakia oooj ti po cohu e lufto per veti se ti e barabart je me burrin!
Publikoni komentin tuaj