Ballina | Religjioni | Psikologji Islame | Gruaja e mirë, dhe edukimi i fëmijës së saj

Gruaja e mirë, dhe edukimi i fëmijës së saj

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Gruaja e mirë, dhe edukimi i fëmijës së saj

Në këtë temë dua të theksoj disa cilësi të gruas së mirë, asaj gruaje prej të cilës ka për t’u edukuar një popull, prej asaj gruaje të cilës kanë për t’u marrë frytet e para të jetës, prej asaj të cilës ka për t’u ushqyer një qenie njerëzore, të cilën ka për ta drejtuar drejt një rruge të hajrit të virtytit dhe më e rëndësishmja që ka për t’I mësuar bazat e fesë, dinit, imanit. Ato baza me të cilat kjo qenie njerëzore ka për të ecur përpara. Ka për t’u rritur, edukuar, dhe për të përhapur Islamin.. Por për të përfituar këto fryte, për të arritur këto virtyte një njeri, duhet një nënë e mirë, duhet një grua e fortë, për të arritur që fryti I saj, euladi I saj të ecë në rrugën e Allahut (xh.sh).. Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi alejhi selam ku thotë :

 ” Gruaja martohet për katër gjëra , për pasurin e saj,prejardhjen , bukurin dhe fenë e saj, zgjidhe atë që ka fe do të jesh i lumtur ” (Buhariu).

Gjithashtu Pejgamberi alejhi selam ka thënë :

 ” Dunjaja është knaqësi, ndërsa knaqësia më e madhe në këtë dunja është gruaja e mirë (Muslimi).

Nëse vërejmë transmetimin e Buhariut (Allahu qoftë I kënaqur me të), tregohet që I ka dhënë  vlerë më tepër gruas fetare, jo sepse virtytet e tjera nuk kanë vlerë por sepse ato janë gjëra kalimtare, si pasuria ose bukuria, kurse imani është ai I cili ka për të mbetur në zemrat e njerëzve, në bazë të imanit kanë për t’u llogaritur veprat tona dhe ibadetet tona që kemi bërë gjatë ciklit të jetës tonë..

Po ashtu edhe në transmetimin e Muslimit (Allahu qoftë I kënaqur me të), vërejmë një vlerë të madhe të cilën I ka dhënë gruas së mirë dhe asaj fetare.. Sepse prej kësaj gruaje kanë për të lindur breza dhe lum për atë grua e cila ka siguruar të ardhmen e fëmijëve të saj dhe shefa’atin e Kur’anit për ta në ditën e kiametit..

Tregon një mësues i Kur’anit se një ditë në xhami erdhi një djalosh i vogël i cili dëshironte të mësojë me ta.

I thash : A din ndonjë pjesë të Kur’anit ?

Tha : Po ..

I thash atij : Lexo diçka nga xhuzi Amme , ai lexoi..

I thash : A e din suren Tebareke ?

Tha : Po , u çudita nga dituria e tij duke pasur parasysh se ai ishte i vogël në moshë.

E pyeta për suren Nahl ? , kurse ai e dinte edhe këtë, ndërsa unë u çudita edhe më tepër …

Më pas e pyeta për sure më të gjata , i thash : O vogëlush a e din suren Bekare ?

Ai vazhdoi duke u përgjigjur Po, e lexoi atë pa asnjë gabim.

I thash : O voglush a je hafëz i Kur’anit ???

Tha : Po !!

Subhanallah , MashaAllah .. kërkova nga ai që të nesërmen të vinte me kujdestarin e tij .

Ndërsa unë mbeta i habitur me të …!

Si mund të jetë babai i tij !!!

Jam befasuar shumë kur e kam parë babain e tij !!!

Në shikim të parë nuk dukej se ishte i angazhuar me vogëlushin .

Më parapriu duke thënë : E di se çuditesh që unë jam babai i vogëlushit !!!

Por unë do ta marr konfuzionin tuaj …

Vërtet prapa këtij djaloshi qëndron një grua sa një mijë burra.

Të përgëzoj se në shtëpin time kam tre djem të gjithë janë hafëza të Kur’anit , ndërsa vajza ime e cila është vetëm katër vjeçare e din xhuzin Amme.

U çudita dhe thash : Si mund të ndodhë kjo !!!

Më tha se nëna e tyre ,prej kur fillon fëmija të flasë ajo fillon t’ia mësojë Kur’anin dhe ta nxitë atë në mësimin e tij…

Ai që e mëson i pari pjesën e Kur’anit , do të zgjedh ushqimin për atë natë …

Ai që e përsërit i pari , zgjedh se në cilin vend do të shkojmë në fundjavë ..

Ndërsa ai që e përfundon Kur’anin i pari , zgjedh se ku do të udhëtojmë për pushime..

Në këtë mënyrë bëjnë gara me njëri-tjetrin se cili do ta mësojë i pari e cili do ta përsërisë …

Ja pra vëllezër dhe motra, ky është një shembull I gruas së mirë, asaj fetare edhe të devotshme..

Lusim Allahun (xh.sh) që të na shtojë imanin tonë, të na e shtojë durimin me fëmijët tonë, dhe të jemi shembull për to si ajo nëna e cila u përmend pak më lart.. Lusim Allahun (xh.sh) që të na e lehtësojë rritjen e fëmijëve tonë drejt rrugës së Zotit të Plotfuqishëm.. Le të jetë puna jonë dëshmi për ne në ditën e kiametit, dhe le të jenë fëmijët ata të cilët do të jenë shkak për shpëtimin tonë nga zjarri i xhehennemit..(amin)..

Rejhana Çekrezi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (2 Publikuar)

avatar
bajrami 30/09/2011 11:31:53
a thua sha ken nenat tona qe na edukun deri tash edhe nenat para pesqind vjetve
avatar
Ferdane Alidemi Bajrami 17/09/2011 17:51:57
Zot te lutem me ndihmo edhe mua qe 5 engjujt e mi ti edukoj ne ket menyr mos me len me gabu dhe me deviju nga rruga jote ...
Total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal