Si ti ndërtojmë raportet me të tjerët?
Nga të gjitha parimet më të rëndësishme që duhet të ndiqen në raport me të tjerët janë:
1. Rregulloi raportet mes teje dhe Allahut dhe Allahu do të rregullojë raportet mes teje dhe të tjerëve.
2. Studimet kanë treguar se çdo njeri ka sistemin e tij unik të të kuptuarit dhe zakonisht këto sisteme janë:
- sistemi pamor: për shembull, vëzhgimi i botës dhe marrja me të nga një perspektivë fizike.
- sistemi i të dëgjuarit: dikush e sheh botën dhe çështjet e saj duke u bazuar në fjalët që dikush i dëgjon (do të thotë, ndonjëri më mirë mund të kuptojë me anë të të dëgjuarit).
- sistemi emocional: duke shikuar botën me emocione dhe ndjenja të brendshme.
Nëse arrini të kuptoni se si një individ i percepton gjërat (një prej sistemeve të theksuar), atëherë më lehtë mund të arrini harmoni dhe mirëkuptim në mes jush, dhe po ashtu të arrini konfidencë në raportet tuaja.
3. Vendose vetën tënde në vend të të tjerëve dhe lejoi ata të dëgjojnë nga ti atë që ti dëshiron të dëgjosh prej tyre, dhe sillu me ta ashtu siç dëshiron që ata të sillen me ty.
4. Gjithmonë rri buzëqeshur, veçanërisht në vështirësi.
5. Qëndro i qetë dhe mbaj vetkontroll nëse provokohesh.
6. Gjithmonë bëhu i ndjeshëm për ndjenjat e të tjerëve, për të drejtat dhe kërkesat e tyre.
7. Zgjedh fjalët me kujdes, veçanërisht gjatë takimit të parë. Bëhu i gëzueshëm kur të flasësh dhe kujdes nga shprehjet faciale të plogështa që kanë shikim të rëndë edhe nëse fjalët janë shumë të mira.
8. Kur atmosfera nuk është e përshtatshme për të biseduar për një temë të veçantë, atëherë është më mirë të përfundohet biseda për atë temë në një mënyrë të sjellshme dhe të shtyhet për një kohë më të përshtatshme.
9. Zbukuroje bisedën tënde me shaka dhe fjalë të urta pa shkaktuar ndonjë huti në bisedë, dhe tregoje vetëm të vërtetën. Kjo do të përfshijë një diskutim interaktiv.
10. Dhuro dhurata edhe nëse janë të vogla dhe nxito të ndihmosh të tjerët edhe nëse është pak, sepse këto janë mjete për të fituar zemrat dhe për të ndërtuar raportet. Ka thënë Pejgamberi a.s.: ‘Jep dhurata sepse krijon dashuri në mes jush’.
11. Jep dhe ktheje në një mënyrë edhe më të mirë selamin (përshendetjen). Ky është çelësi për ta fituar zemrën e të tjerëve, ashtu që bëhu i etur ta posedosh këtë çelës.
12. Mbaj premtimet dhe ji i vërtetë në bisedën tënde. Kjo do t’i bëjë ata të të duan ty edhe nëse nuk mundesh të përmbushësh atë që ata duan.
13. Ji bujar në atë që ke. Edhe nëse është një sasi e vogël që e jep, kjo do të vendos në një pozitë të lartë në zemrat e njerëzve. Askush nuk mund t’i fitojë zemrat e të tjerëve derisa ai njihet si koprrac dhe jo bujar.
14. Ji i thjeshtë dhe vetvetja në ballafaqim me të tjerët. Të qenurit i organizuar në jetën tënde do t’ju bëjë t’u fitosh respektin e të tjerëve, edhe nëse i ke kundërshtarë.
15. Ji i pastër në trupin tënd, gojën dhe veshjen tënde. Bëhu me stil pa e tepruar dhe vendos një erë të këndshme; në vend se të largohen prej teje ata do ta kthejnë vëmendjen tek ti.
Këto parime mund të praktikohen nën çdo situatë dhe në të gjitha rolet; në punë, në shtëpi, me bashkëshortin apo bashkëshorten, me babain, fëmijët, shokët dhe të huajt.
islamicfinder.org
Përktheu: Safet Pllana



Publikoni komentin tuaj