Ballina | Religjioni | Psikologji Islame | Misioni im në jetë

Misioni im në jetë

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Misioni im në jetë

 

Në vend se të jetojmë me pritshmëri dhe imagjinata, është më mirë të caktojmë veti misionare dhe shpresuese në këtë jetë. Një përkujtim i shpeshtë i tyre do të na ndihmonte ta ripërtërijmë qëllimin tonë. 

 

Do ta kërkoj kënaqësinë e Allahut më shumë se çdo gjë

Do ta kujtoj sinqeritetin gjatë gjithë kohës

Do ta mësoj përmendsh Librin e Allahut

Do t’i shtoj dijet për fenë

Do të fokusohem në përmirësimin dhe shërimin e zemrës

Do ta zhvilloj forcën time fizike emocionale

Do të shkoj në xhami pak para se të thirret ezani

Do të jap lëmoshë çdo ditë

Do të kërkoj shpërblim nga Allahu për harxhimet që bëj në familje

Do të kërkoj shpërblim nga Allahu për të gjitha veprat e mia  

Do të kem sukses fillimisht në shtëpi

Nuk do të bëj pazar dhe kompromentoj me fenë time

Do të konsultohem me të tjerët

Do t’i shfajësoj ata që mungojnë

Do të dëgjoj të dy palët para se të jap mendim

Do të imagjinoj vetën të jem në pozitë të personit me të cilin flas; kështu që mund t’i ndjej dhe ndaj ndjenjat e tij.

Nuk do të hakmerrem dhe inatosem për sa i përket anës sime

Nuk do ta shoh vetën superior mbi të tjerët

Gjithmonë do të jem pozitiv dhe konstruktiv

Do të planifikoj dhe do të shkruaj për punën e së nesermës

Do të dëgjoj dy herë, sa kohë që edhe flas

Do t’ju dëshiroj sukses të tjerëve

Do të kem kujdes nga gabimet dhe të përfitoj kur të bie në to

Do të përpiqem të jem i rregullt dhe i organizuar si njeri dhe në punën time do të jem i hareshëm, i qeshur dhe me humor

Të gjitha aftësitë dhe përpjekjet do t’i koncentroj në detyrën që kam

Do t’i zhvilloj shkathtësitë

Do t’u përmbahem prioriteteve në të gjitha detyrat e mia

Nuk do të marr përgjegjësi për atë që nuk jam përgjegjës

Nuk do ta fajësoj situatën

Do të fokusohem në atë se çfarë më përket mua

Do të provoj, do të mësoj; asgjë nuk do të më ndal nëse do Allahu 

 

Nuk e marr me mend që ndonjëri është i sigurt nga lëndimet e të tjerëve; prandaj, do ta ruaj energjinë dhe kohën time nga bisedat e tyre (biseda që nuk më sjellin dobi), dhe biseda e tyre  nuk do të ketë peshë tek unë përveç asaj që është e dobishme apo që shfaqë përmirësim të mangësive.

 

Autor: Dr. Yahya al-Yahya

Përktheu: Safet Pllana

islamicfinder.org

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal