Hoxha Ulvi Fejzullahu i përgjigjet vizitorëve
Pyetja 1.
Preshevarja:
A ben te lexohet jasini arabisht me shkronja shqip?
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Leximi i jasinit apo i ndonjë pjese të Kuranit me shkronja shqip nuk është i plotë, sepse natyra e alfabetit arab ndryshon dhe kemi shkronja në arabishte që nuk janë në gjuhën shqipe.
Por çka të bëjmë?!
Është çështje e lehtë që ta merresh një hap të guximshëm për ta mësuar leximin e Kuranit në origjinal, ku kjo mund të bëhet shumë shpjet dhe lehtë. Besoj që keni gatishmëri për ta mësuar fjalën e Allahut të Lartësuar.
Mos harro se mësimi i leximit të Kuranit është detyrim dhe obligim.
Po të porsis që të gjesh ndonjë mundësi për ta mësuar leximin e Kuranit. Tani janë mundësit e shumta, zbrite nga interneti një program të quajtur “Elifi” në: (http://bislame.net/web/component/option,com_docman/task,cat_view/gid,16/Itemid,35/)
Me lelën e Allahut do të kesh suksese, sepse kjo është dëshmuar dhe njoh njerëz që asnjëherë nuk është ulur me mua për ti mësuar shkronjat por këtë ka arrit nëpërmjet programit dhe sot lexon e lexon Kuranin.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 2.
Muslimani:
Kam dy pyetje ime per Hoxhen Ulvi Fejzullahu, te cilat jane keshtu:
A duhet patjeter te behet qylyme per te vdekurit, dhe nese po atehere a lejohet te behet qylymja ne nje vend ku pihet alkoholi (me saktesisht ne restorant)?
Allahu ju ndihmofte ne pergjigjet tuaja dhe gjithashtu ju faleminderit per kohen.
Allahu ju shperblefte!
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Jo nuk është patjetër të bëhet qelime, ajo që është e vërteta ky veprim, pra i qelimës, nuk është në përputhje me mësimet Islame, një gjë të tillë si veprohet këtu te ne Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem nuk e ka bërë, as sahabet nuk e kanë vepruar. Një praktik e tillë nuk është e njohur po ashtu edhe te imamët e mëdhenjë si Ebu Hanifeja, Imam Shafiu, etj. Ky është një risi, bidat që është kopjuar verbërisht nga dervishët.
Kur qelimja si e tillë, pra ceremonia, forma e organizimit nuk ka te bëj me praktikën profetike. Kurse veprimet tjera më tutje nuk kemi çka të flasim, si qelimja në restorant, etj.
Allahu na udhëzoftë në rrugën e Tij të vërtetë.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 3.
Besimtari:
Pershendetje per Hoxhe Ulvin, kam nje pyetje e cila ka te bej me motivimet per pune te mira ne jete!
Cili nga adhurimet(ibadetet) shton motivet per pune te mira?
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Është me rëndësi për njeriun që ai të ketë një arsye për veprime të mira gjatë tërë jetës. Por ndonjëherë zbehet motivi për disa shkaqe. Por besimtari çdo herë duhet ti kthehet librit të Allahut të lartësuar dhe traditës profetike që ta kthej motivacionin.
Ndihmojnë disa faktorë që shtojnë apo e kthejnë motivin, por në këtë moment po u rikujtojmë prej tyre: namazin, duanë (lutjen) dhe istigfarin (kërkim faljen prej Allahut)
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju qe keni besuar, kërkoni ndihmë me durim dhe namaz. All-llahu është me durimtaret” (Bekare)
Allahu i Lartësuar thotë: “(që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.” (Hud, 3)
Dhe lutu Allahut po me këtë lutje: “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve.” (Shënon Buhariu)
Ke frik Allahun vazhdimisht. Allahu e di më së miri!
Pyetja 4.
pyetja ime eshte: nese ke mardhenje bashkeshortore dhe qan femija ,a eshte e lejuar ta mashtrosh apo ti jipsh cucellen me qumesht.ju flm per mirekuptim.
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po është e lejuar të kujdesesh për fëmijë dhe këtë nuk pengon asgjë.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 5.
Preshevari
Preshevare un kisha me pyet se a ban te lexohet jasini shqip edhe me shkronja shqip.
Përgjigje:
Përgjigjja e kësaj pyetje është në përgjigjen numër 1.
Pyetja 6.
sSs
Selamun Alejkum,
Pyetja ime kishte me qene e tille: A konsiderohet nacionalizmi ne pertgjithesi si nje lloj Shirku?
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nacionalizmi është ideologji dhe politikë reaksionare e cila vë interesat e veta mbi interesat e të gjithë kombeve dhe aktivizon përçmimin e armiqësinë ndaj të tjerëve.
Ideologjia nacionalist është në kundërshtim me mësimet e Islamit. Ideatorët e parë të nacionalizmit janë jahuditë (çifutët). Këtë nacionalizëm e pasuan edhe nacionalizmi nazist në Gjermani dhe ai fashist në Itali.
Nacionalizmi më i theksuar është ai çifut, Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”.” (Maide, 18)
Sa që nacionalizmi çifut ka prodhuar idenë se joçifutët qofshin musliman apo krishterë janë të krijuar gomerë të çifutëve, sepse ata janë populli i zgjedhur.
Pastaj ideja e nacionalizmit ka pasur evoluime. Është paraqitur edhe në formën e atdhetarizmit në revolucionin francez. Pastaj Martin Luteri gjithashtu ka prezantuar nacionalizmin si format të veçantë. Me një fjalë nacionalizmi është një brumë që më pas ka marr trajta dhe forma të ndryshme.
Ajo që duhet të mësojmë është: nacionalizmi është thirrje e xhahilijetit (injorancës) nuk lejohet të thirret në të, Islami e lufton nacionalizmin dhe nuk e pranon në gjirin e vetë. Nacionalizmi si ideologji është shirk.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 8.
Leodina
pershendetje:-une kisha me pyt se a eshte e lejuar te knohet jasini psh.nese te porosit dikush me knu naj jasin per naj antar te tyre te vdekur,por une qe ja knoj jasinin se kam bo hatme kuranin,por e knoj arabisht me shkronja shqip . kam deshir te bej sevape per veti edhe sevap per ata qe ja knoj.e du fejen dhe mundona .por shumica e njerzve me porosisin me i knu per me te dashurit e tyre se thojn spo kemi kujt tjeter mi thon.larg i duket deri kur te shkojn ne vendlindje per mej knu naj hoxh. edhe pse une i kam thon ma mir esht mi knu naj hoxh ma sevap i madh esht..besoj qe jam e qarte,se u mundova shum me sqaru,ishalla don zoti e mundesh me mu pergjigj..
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk lejohet leximi i jasinit, nëse të porosit dikush po edhe nëse nuk të porositë është e ndaluar të veprohet një gjë e tillë. Leximi i Kuranit për të vdekur është bidat pra risi në fe që nuk e ka bë Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem, po të ishte e mirë ai vetë do ta kishte bërë dhe do të na mësonte ta bënim. Kurani është libër për të gjallë. Kurani është libër që ti duhesh ta lexosh për vete, të mjafton që ti Kuranin ta lexosh për vete dhe duatë, lutjet t’ia drejtosh të vdekurve. Pra për të vdekur lejohet dhe duhesh të kërkosh nga Allahu falje, dhe të lutesh për ata.
Asnjë argument të vërtetë dhe të saktë nuk kemi që duhet të lexohet Jasini për të vdekur. Kurse hadithi i shumë njohur: “Lexoni te të vdekurit tuaj Jasinin.” është një hadith i dobët. Po edhe sikur të jetë o saktë përsëri nuk mund të argumentohet se lejohet leximi i Jasinit për te vdekurit sepse këtu është fjala për momentin kur njeriu është në momentin e vdekjes, në dhimbjet e vdekjes. Dhe disa dijetarë kanë thënë në këtë sure ka dobi që lehtëson daljen e shpirtit. Pra hadithi ka të bëj me momentin kur personi është duke vdekur, por përsëri edhe në këtë rastë nuk lejohet se hadithi është i dobët.
Ndërsa sa i përket leximit te varri, e në netët e mëdha, kjo nuk ka bazë dhe kjo nuk lejohet. Ndërsa ata hoxhallarë që veprojnë në këtë mënyrë e kanë ose nga padituria ose nga lakmija për përfitime.
Por besimtari i sinqertë nuk duhet të bëjë një veprim qorrazi pa argument. Për çdo gjë të kërkohet argumenti nga Kurani dhe suneti.
Për të hekur dyshimin mbi hadithet që flasin për Suren jasin po i përmendim në vazhdim. Por kujdes dhe mos harroni të gjitha këto hadithe nuk janë të sakta ose janë të dobëta ose të shpifura. Dhë këto hadithë nuk vlejnë për argumentim.
“Zemra e Kuranit është Jasini. Nuk e lexon personi atë vetëm se duke kërkuar e Allahun dhe Banesën e përjetëshme, vetëm se Allahu e falë atë. Lexojeni atë tek të vdekurit tuaj.” (Hadithi është daif- i dobët)
“Kush viziton varrin e prindërve të vet çdo të xhuma dhe lexon tek ata apo tek ai (suren) Jasin, i falen atij (gjynahet) për çdo ajet dhe shkronjë (që lexon).”(Hadithi është mevduë- i shpifur)
“Çdo gjë ka zemër ndërsa zemra e Kuranit është Jasini. Kush e lexon atë është njësoj sikur e ka lexuar Kuranin dhjetë herë.” (Hadithi është mevduë- i shpifur)
“Kush e shkruan (suren) Jasin pastaj e pinë atë, futet në barkun e tij 1000 drita, 1000 mëshira dhe 1000 ilaçe dhe nxjerr prej tij 1000 sëmundje.”(Hadithi është mevduë- i shpifur)
Përsëris edhe një herë të gjitha këto hadithe nuk vlejnë për argumentim.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 9.
mergimtari
a bene te mashtrosh (genjesh). dhe nese ben kur dyhet?
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk lejohet të mashtrosh e të gënjesh në asnjë mënyrë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.” (Mtaffifinë, 1-4)
Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem kaloi pran një njeriu i cili shiste ushqim. E futi dorën në të dhe pa lagështi, i tha: “Çfarë është kjo?” U përgjigj: Prej qielli është. I tha: “Përse, nuk e vendose mbi ushqim që ta shohin njerëzit. Kush na mashtron nuk është prej neve.” (Shënon Muslimi)
Nuk lejohet mashtrimi në asnjë rrafsh të veprimit.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 10.
Leodina
selamun alejkum,kam deshir te di edhe pse e lexova ne presheva.com disa dit me pare qe haram ish me pas hajmali.por pom vjen cudi pse shkrujn disa hoxhallar hajmalija.
po du me dit a ka naj rast qe lejohet me shku me fry te naj hoxh.
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Mos u çudit se ata që shkruajnë hajmali dhe e bëjnë këtë punë nuk janë hoxhallarë të mirëfilltë. Sepse po të jenë të tillë dhe ta dinë këtë nuk do ta bënin, se një gjë e tillë është e ndaluar. Por edhe populli duhet të vetëdijesohet në këtë drejtim, deri kur gjërat me i marr pa i menduar mirë?! E keqja është që këta njerëz njihen për hoxhallarë a era hoxha nuk i vjen me këso veprime.
Të intereson ndonjë rast që a lejohet për me “shkru”
Jo nuk lejohet në asnjë mënyrë. Lejohet tjetra që përmend në pyetje me “fry”.
Kjo lejohet, të lexohen disa pjesë nga Kurani dhe Suneti i Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem. Këto çdo besimtarë mundet me i bë, dhe me lejen e Allahut do të ketë dobi. Atëherë të këshilloj që ta blesh librin e njohur “Mburoja e myslimanit”, këtu do të gjesh shumë njohuri dhe udhëzime.
Allahu e di më së miri!
Pyetje 11.
Eron
Zoti ju shperbleft presheva.com qe na mundesut mee pyt hoxhen enderum me pytje qe na preokupojn......
Kisha me pyet hoxhen: A lejohet me embajt Kuranin ne dhome ku flejm, pra nese jan qifti bashkshortor a lejohet ne dhomen e fjetjes mee mbajt Kuranin?
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lejohet mbajtja e Kuranit në dhomën e fjetjes, nuk ekziston asnjë pengesë për këtë. Por duhet të kushtuar vëmendje se ku po e len Kuranin, librin e Allahut, vendi duhet të jetë i pastër, të ketë një vend të merituar.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 12.
Bulevardi i deshmoreve.
Pershendetje hoxh i nderuar,nji pytje per z.hoxhen,kjo esht dallimi,drekes dhe ikindis qe falet pa ze, kurse i akshamit dhe i jacis me ze,me shpjegoni ju lumt, po edhe kjo pas qdo fatije qe e lexon imami ne fund amin ,thuhet me ze te lart apo te ult faleminderit Hoxha ne katun.
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Falja e disa namazeve me zë dhe disave pa zë, është prej sunetit të Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem, sepse ai kështu veproi dhe neve në këtë mënyrë na mësoi. Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Faluni ashti si më keni parë mua, duke u falur”. (Shënon Buhariu)
Falja e namazit të drekës, iqindisë pa zë dhe akshamit, jacisë dhe sabahut me zë është prej suneteve dhe nuk është prej vaxhibeve. Dhe këto praktika profetike duhen të respektohen.
Kurse AMINI pas fatihasë duhet të thuhet, dhe kjo është prej sunetit të Muahmedit sal-lallahu alejhi ve selem.
Padyshim që kemi një debat të dijetarëve se a duhet të thuhet më zë apo pa zë?! A duhet thënë vetëm imami e jo xhemati, apo të gjithë së bashku?!
Por argumentet, hadithet mbështesin shqiptimin e aminit më zë. Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem thotë: “Kur të thotë imami “gajril magdubi alejhim ve leddal-lin”, ju thuani amin. Amini i kujt përputhet me amin-in të cilin e shqiptojnë melaqet, do t’i falen gjynahet”. (Shënon Buhariu)”
Ebu Hurejre r.a. transmetohet se kur Pejgamberi a.s. e ka kryer Fatihan e ka ngritur zërin dhe ka thënë amin”. (Shënon Dar Kutniu dhe Hakemi)
Është e vërtetë qe te ne ka qarkulluar vetëm mendimi se amini duhet të thuhet pa zë. Unë këshilloj palët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektohen mendimet e mbështetura më hadithe. Mos të bëhen debate të panevojshme, por edhe atëherë kur e kërkon nevoja kjo të bëhet vetëm për hir të Allahut të Lartësuar. Nuk i ka hije namazlive të krijojnë rrëmujënëpër xhami, por të kultivojnë klimën e respektit në mes vete.
Dhe në përmbyllje të kësaj përgjigje kujtoj hadithin ku Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem thotë: “Jahuditë na xhelozojnë (na kanë inati). Na xhelozojnë kur japim selam dhe kur themi amin pas imamit.”
Allahu e di më së miri!
Pyetja 13.
*
selam hoxhe i nderuar, kam nje pyetje- nese me pelqen nje instrument muzikor(psh.gitarja)a me lejohet qe ti bie asaj kur jam vetem ose me familjen po kjo vetem per tu relaksuar dmth pa tendencen per te zene vendin e Kur'anit ose adhurimeve tjera? flm per mirkuptim -pres nje pergjigje.
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Duhet të jemi shumë të qartë se muzika, kënga, veglat muzikore janë haram, të ndaluara. Për këtë dispozitë ka argument nga Kurani dhe suneti i Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem.
Po fillojmë së pari me Kuranin:
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “(Zoti) Tha (Iblisit): “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë”. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.” (Isra, 63-64)”
Ibni Abasi ka thënë: me zërin e shejtanit ka për qëllim këngën dhe fyellin dhe veglat muzikore.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut.” (Lukman,5)
Abdullah ibën Mesudi ka thënë: ky ajet ka për qëllim fjalët boshe dhe dëgjimin e këngës.
Kemi edhe ajete tjera por po mjaftojme me kaq, tani kalojmë në sunetin profetik.
Muhamdi sal-lallahu alejhi ves elem ka thënë: “Do të ketë prej umetit tim një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.” (Shënon Buhariu)
Një dijetarë thotë: Ky hadith tregon qartë se muzika është haram. Edhe sikur mos të kishte ardhur asnjë hadith tjetër ose ajet për ndalesën e muzikës do të mjaftonte ky hadith për ndalimin e muzikës e në veçanti për këngët në kohën e sotme, fjalët e të cilave janë të shëmtuara, përcillen me piano të ndryshme, kitare, tupanë, fyell, etj., të cilat e hijeshojnë këngën, po ashtu edhe me zëra të ndryshëm.
Nga hadithi mësojmë: Do të ketë prej umetit tim një popull që do ta lejojnë,kjo fjalë është e qartë se këto gjëra që janë të përmendura në hadith, në mesin e tyre edhe veglat muzikore, janë të ndaluara dhe do të vijë një popull dhe do t’i bëjë hallall (të lejuara) ato.
Muhamdi sal-lallahu alejhi ves elem ka thënë: “Do të ketë në këtë umet nënçmime, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzikë (el-meazif).” (Shënon Tirmidhiu, sahihë)
Muhamdi sal-lallahu alejhi ves elem ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar umetit tim alkoolin, bixhozin, birrën, tarabukun dhe lahutën.” (Shënon Tabaraniu dhe Bejhekiu, hadithi është sahihë)
Pra, ti leje që nuk lejohet ti luash me veglën muzikore por atë nuk lejohet ta kesh as në shtëpi. E qartë është edha jo që e thua “pa tendencen per te zene vendin e Kur'anit ose adhurimeve tjera” por një gjë duhesh ta kesh parasysh të jetosh me fjalën e Allahut sinqerisht nuk ke nevojë për instrumente muzikore.
Nga pyetja e juaj mësova se Kurani dhe adhurimet tjera kanë rëndësi atëherë të mjaftojnë këto. Po të këshilloj në se nuk din të lexosh Kuranin, mësoje leximin e tij. Nëse din të lexosh atëherë lexo më shumë Kuran. Po nëse lexon, atëherë fillo të mësosh nxësh (për mendësh) pjesë nga Kurani. Allahu të ruajt dhe të forcoftë në fenë e Tij.
Allahu e di më së miri!
Pyetja 14.
*
Selam Hoxhë. Ju përshëndes dhe iu uroj punë të mbarë në punën që bëni! Kam 2 Pytje:
1) Çfarë roli dhe qëndrimi mban Islami në lidhje me mbjelljen e flokëve për një person që i kan rënë një pjesë e flokëve. Dmth ekzistojn disa metoda që i mbjellin flokët për ata persona që i kan rënë. Lejohet apo ka ndonjë kusht?!
2) Ndërsa pyetja e dytë është: Nëse në shtëpi ke ndonjë robëresh ( që në këtë kohë s`besoj që ekziston ky lloj i jetesës) ose ndonjë shërbëtore, çfarë përgjegjësie dhe çfarë mundësish apo çfarë roli luan pronari mbi shërbëtoren apo robëreshën.
Përgjigje:
Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
A lejohet mbjellja e flokëve?
Lejohet mbjellja e flokëve në rast se ato kanë rënë, për shkak të ndonjë sëmundje apo faktori tjetër. Por, duhet hulumtohet shkaku i ramjes së flokëve duke u konsultuar me mjekun, pra duke e kërkuar ilaçin.
Ndërsa sa i përket robëreshës dhe shërbëtores!
Ka dallim të madh mes robëreshës dhe shërbëtores. Shërbëtorja mund të jetë një punëtore që mund të ketë kontratë pune në njërën nga familjet, duke kryer shërbime të caktuara si në mirëmbajtjen e shtëpisë, kujdesin ndaj fëmijëve, etj.
Por nga pyetja po kuptoj se ju e keni fjalën për robëreshën.
Islami fillimisht e ka pranuar institucionin e robërisë, por ka krijuar mundësi dhe zhdukjen dhe eliminimin e robërisë. Sot padyshim që nuk ka robër si kanë ekzistuar më parë. Islami edhe për robërit ka ofruar standarde dhe rregulla se si ata të kenë të drejtat e veta. Pasi qe kë shprehë interesim për tu njohur mbi të drejtat e pronarit, po i kujtojmë disa prej tyre:
1. Pronari duhet ti siguroj ushqim dhe veshmbathje sikurse për familjen e vetë.
2. Ruajtja e nderit të tyre, mos dhunimi i të drejtave të tyre.
3. Pranuari duhet të tregoj drejtësi dhe të sillet mirë me robërit .
4. Robi ka të drejtë që ta blej veten prej pronarit që ai të jetë i lirë.
5. Robi lejohet të dalë imam në namaz.
Këto janë disa të drejta të robit.
Allahu e di më së miri!
............................................../
Ulvi Fejzullahu është hoxha i cili do të përgjigjet në pyetjet që ju keni nevoj të dini për Islamin. Kjo ka qen edhe kërkesa juaj që keni bërë disa herë. Të arësyeshme e kemi parë që njëherë në dy javë anëtarve tu jipet rasti për të bërë pyetje. Presheva.com është duke punuar në drejtim për angazhimin edhe të një psikologu të përgjigjet në pyetjeve e anëtarëve tanë. Pyetjet tuaja mund ti dërgoni si komente, të cilat do të dërgohen tek hoxha dhe për një kohë të caktuar do të ju sjellim përgjigjet.



Disa njerëz të cilët ishin tubuar për të marrur sadakanë, e cila ishte përcaktuar për ta, vendosën duart e tyre mbi të (sadakanë) dhe njëri prej tyre bënte dua për donatorin, ndërsa të tjerët thonin ´Amin´ me zë. A është kjo në rregull?
Kur duhet bërë rrethprerja (synetia)? Në kohën e pubertetit apo derisa fëmiju është i vogël?
Në qoftë se dikush nga të afërmit e familjes nuk falet dhe njeriu mundohet t´i bind ata që të falen, por ata nuk dëgjojnë... a mund të falem unë për ta, mendoj që unë të kryej namazin në vend të tyre? Sepse unë e shoh se ata nuk duan të falen.
Kisha dëshiruar një përgjigje të detajuar në lidhje me rregulat e përshëndetjes me gratë me dorë, si edhe mendimet e katë Imamëve dhe shumicës së dijetarëve rreth kësaj çështje?
A lejhohet që mashkulli të urinojë duke qëndruar në këmbë, nëse është i sigurtë se urina nuk do t´i pikë në trup apo roba?
Pyetja ime ka të bëjë me mënyrën e saktë të faljes së Namazit fard me Imam, e posaçërisht leximi i sures El Fatiha.
E kam këtë sëmundje qe një vit e dy muaj. Vitin e kaluar agjërova disa ditë por u detyrova të ndërprejë agjërimin për shkak të nivelit të ulët të sheqerit. Këtë vit ndihem mirë, elhamdulilah, vetëm se kam pak dhimbje në tru gjatë agjërimit!? Pyetja ime është, a jam i obliguar të agjërojë duke pasur parasysh sëmundjen që kam? A mund ta kontrolloj nivelin e sheqerit gjatë agjërimit, pasi që gjatë kontrollimit të sheqerit më duhet shpuar gishtin, prej të cilit rrjedh gjak??
Në disa vende thuhet se koha e imsakut është përafërsisht dhjetë minuta para agimit (Faxhrit), ku njerëzit ndërrprejnë ushqimin dhe pijen dhe fillojnë agjërimin. A është kjo e saktë?
A duhet bërë nijeti pë agjërim gjatë natës apo gjatë ditës? Dhe nëse dikush ju thotë gjatë kohës së duhasë (paradites) se është ditë e Ramazanit, a duhet kompenzuar atë ditë apo jo?
Pyetja:
A mund të na jepni disa argumente nga Kur´ani dhe Hadithi rreth rëndësisë së hixhbit për gruan.
Pyetja ime është: pasi që vajzës fillojnë t´i dalin qimet (p.sh. në vendet e turpshme), a është për të i obliguar hixhabi (mbulesa)?
Kam një kunat (vëllau i burrit) i cili është pothuajse tërë kohën në shtëpinë tonë, duke telefonuar me burrin tim apo duke nxitur burrin tim të dalë me të. Ai pothuaj nuk mund të bëjë asgjë pa burrin tim.Më ka pruar në një gjendje, që nuk mundem ta shoh më me sy. Më duket sikur ai po ia mbush mendjen burrit tim dhe po e largon nga detyrat të cilat ai ka ndaj meje dhe ndaj tre djemve tonë. Ne kemi një jetë shumë aktive me tre fëmijët tonë dhe dëshirojë që ndonjëherë edhe burri im të kalojë kohën me ne, por kjo pothuajse gjithmonë përfundon ashtu që vëllau i tij vazhdon ta kërkojë atë dhe ta thërras në telefon derisa ta gjejë. Kam pasur shpesh grindje të mëdha me burrin tim për shkak se ai mendon se është në rregull mua të më thotë JO sepse unë do të kuptoj dhe do ta falë, kurse vëllau i tij do të hidhërohej dhe nuk do të fliste me të një kohë të gjatë. Mendoj se ai duhet më shumë të na përkushtohet neve e jo vëllaut të vet nëse dëshiron që ne të mbijetojmë si Familje. Si një grua muslimane, a jam duke kërkuar shumë apo me të vërtetë kanë ndjenjat e vëllaut përparësi ?.
Pyetje: Përse duhet të mbajnë zi gratë e shkuara në moshë, kur dihet fare mirë që ato nuk lindin fëmijë? Përse gratë shtatzëna duhet të presin derisa të lindin që të mbarojë koha e zisë së tyre, pasi me sa di unë, mbajtja e zisë bëhet me qëllim që të merret vesh nëse gruaja është shtatzënë apo jo.
Pyetje: A i lejohet gruas së cilës i ka vdekur burri që të lërë shtëpinë e burrit dhe të jetojë në shtëpinë e saj, gjatë periudhës së zisë, duke pasur parasysh që në vendin e të shoqit ajo nuk ka asnjë të afërm?Pyetje: I shoqi i një të afërmeje time vdiq në kohën kur ajo vazhdonte studimet në vitin e katërt. A i lejohet asaj që të dalë prej shtëpisë për të ndjekur leksionet?
VDEKJA E BURRIT PAS BËRJES SË AKTIT TË MARTESËS
Pyetje: I shoqi i një të afërmeje time vdiq disa ditë pas bërjes së aktit të martesës. A duhet të mbajë zi kjo grua, duke pasur parasysh se nuk ka shkuar akoma në shtëpinë e tij?
VESHJA E RROBAVE TË ZEZA NUK KA BAZË NË ISLAM
Pyetje: A lejohet veshja e rrpbave të zeza në shenjë pikëllimi për vdekjen e ndokujt, sidomos nëse bëhet fjalë për vdekjen e burrit?
Në namazin e gjenazes mbas subhanekes a duhet të thuhet Fatiha apo salavati? Nëse më përgjigjeni drejtë ALLAHU ju shpërbleftë. Ju përshendes me selam dhe dëshiroj çdo të mirë në punën tuaj.
Selam alejkum. Ju lutem a lejohet floriri ne islam? A ka hadithe autentike per kete çeshtje? Do te doja te di mendimin e kater medhhebeve.
Kemi falur namazin e Isha´-së (Jacisë) me Imamin, i cili zëvendësonte Imamin tonë të rregullt. Në rekatin fundit ai nuk bëri sexhxhden e dytë dhe dha selam pa e vërejtur dhe pa e përkujtuar askush atë (sh.p. rreth gabimit të tij). Pas disa minutave, njëri prej atyre që ishin falur erdhi tek ai dhe i tregoi, me ç´rast ai menjëherë u ngrit dhe tha, " Do t´a përsërisim rekatin e fundit, ashtu që të bëjmë sexhxhden e harruar."
A është ky veprim në regull? Nëse nuk është në rregull, atëherë cila është mënyra e drejtë e veprimit, në këtë rast? Cili është hukmi i atyre, të cilët nuk kanë bërë sexhxhden e dytë me ta?.
Pyetja:
Hoxhe i nderuar , inshallah jua mundëson Allahu që të postoni 99 emrat e bukur të Allahut së bashku me shpjegimet për to. Ka shumë punë, por me ndihmën e Allahut inshallah e kryeni edhe këtë. A mund të shkruani për 99 Emrat e Allahut? Selamu alejkum!
A duhet ti bëj kaza vitet të cilat nuk i kam agjëruar gjat kohës sa nuk kam qen i udhëzuar?
1. Çfarë kuptimi kanë këto fjalë: “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel†per te cilen disa Hoxhallar thojne ndryshe e disa ndryshe , cili eshte kuptimi i ketyre thenjeve ne gjuhen shqipe dhe a ben te perdoren te dyja keto shprehje?
2. Kam dëgjuar se Zoti rri mbi Arsh, por çka është Arshi?
3. A lejohet të festosh Vitin e Ri?
1. Kur bie fjala për Zotin, kam një profesoreshë që më thotë se ku e ke parë ti Zotin, e unë aty ngec. Si mund ta bind për këtë gjë?
2. Disa herë më thotë se çdo gjë është krijuar vetvetiu.
Si t'i përgjigjem profesoreshës?
Hoxhe- Selam alejkum! Desha të pyes në lidhje me një hadith që e transmeton Abdullah Ibën Mesudi, në të cilin tregon se e ka parë të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem, duke i ngritur duart te veshët në fillim të namazit dhe se këtë nuk e ka përsëritur më. A është ky hadith i saktë dhe a citohet në hadith se i ka prekur veshët apo vetëm i ka çuar deri te veshët, tek ne praktikohet me i prek veshet ,mirepo Hoxhallaret disa tek ne thojne mi prek veshet sa ka baze kjo , e disa thojne se duart duhet te ngriten vetem deri tek laprat e vesheve dhe jo te preken, nje sqarim nese mundeni , selamu alejkum?
Nëse vakti të ngelet pa falur për arsye të lejuara në Islam, për shembull, më mbetet dreka pa falur dhe ka hyrë koha e ikindisë, a bën ta fal dreken kaza dhe pastaj ikindinë, apo e fal ikindinë dhe pas kësaj e fal drekën kaza?
Tash ka kalu koha kur Hoxha pergjigjet pyetjeve, Ju duhet te presni deri ne javen qe Hoxha ka terminin e pergjigjeve.
me rrespekt staffi
1) Çfarë roli dhe qëndrimi mban Islami në lidhje me mbjelljen e flokëve për një person që i kan rënë një pjesë e flokëve. Dmth ekzistojn disa metoda që i mbjellin flokët për ata persona që i kan rënë. Lejohet apo ka ndonjë kusht?!
2) Ndërsa pyetja e dytë është: Nëse në shtëpi ke ndonjë robëresh ( që në këtë kohë s`besoj që ekziston ky lloj i jetesës) ose ndonjë shërbëtore, çfarë përgjegjësie dhe çfarë mundësish apo çfarë roli luan pronari mbi shërbëtoren apo robëreshën.
Kisha pas deshire te na pergjigjesh ne nje pyetje shume prezente ne shoqerin ton.
Hoxhallaret tane punojn si imam,neper zyre te bashkesise islame qe i kan uzurpue,marrin zeqatin,marrin fitrat,punojn neper shkolla,kendojn qilime,kendojn hatme bile tash hatmet thojnse i kan hazer vetem aminin ja bojn.Cka i thoni Ju i nderuar kesaj pune,ata qe duhet te na udhzojn bejn mekate ma te mdhaja se nje njeri shume laik.KISHA KERKUE QE TE JEPET NJE LIGJERAT NE LIDHJE ME KETO GJERA NEPERMJET JO INTERNETIT TE CILIN PAK E PERCJELLIN PO NE TELEVIZION DHE ATE DISA HERE TE PERSERITET DERI SA TE HYJE NE VESHIN E DISA HOXHEVE TE PANGOPUR.
kjo i bjen HARAM.po ti hoxh i nderum a knon qelime ne gjematin tond.
Dua pak me teper shpjegim per nacionalizmin.
Nese hebrenjte e keqperdorin nacionalizmin e tyre per te quajtur gomere popujt tjere, ky eshte gjynahu qe e mbajne mbi supe. Nese hebrenjte dhe te krishteret thone qe ata jane te zgjedhurit e zotit, eshte e drejte e tyre, derisa te hyne ne rrugen e vertete te islamit dhe te pendohen. Kjo gje nuk me duket e arsyeshme qe te quajme nacionalizmin shirk.
Nese bejme nje analogji te shkurter, krahasojme familjen e ngushte (vllau, motra, babai. nena) , farefisi (kusherinjte), fshati (bashkfshataret) , qyteti (bashkvendasit)... ne menyre rrespektive i bie qe gradualisht sa me afer ketij rrethi jemi kemi nje komb te njejte. Kjo eshte lidhje gjenetike nuk mund ti ikim. Nese te cenohet nje anetare i familjes, gjithmone ke tendence per mbrojtje te interesit, pastaj vijne kusherinjte edhe shoqeria , bashkvendasit .,... me nje fjale deri te bashk kombasit, natyrishem ketu vijne edhe interesat fetare. Sipas prioritetit i bie qe te parat te vijne interesat e familjes se ngushte, pastaj farefisit dhe analogjikisht vijme deri te interesat kombetare.
Pse duhet te jete nacionalizmi i keq nese eshte per te mire te popullit tende, farefitis e familjes?
Kisha me pyet hoxhen: A lejohet me embajt Kuranin ne dhome ku flejm, pra nese jan qifti bashkshortor a lejohet ne dhomen e fjetjes mee mbajt Kuranin?
te nderuar lezues, i lezova disa pyetje cka i keni shtruar Hoxhes Ulvi Fejzullahu !?
Ju duheni ta njiheni Hoxhen Ulvi Fejzullahu, dhe tani ta pyetni.
Une personalisht kam rrespekt te madh ndaj Hoxhes Ulvi, por aj i takon mes`hebit ( "Vllaznive"), qka eshte Bidat (Haram) Mevludi, pastrimi i kufomave, etje etj...........
po du me dit a ka naj rast qe lejohet me shku me fry te naj hoxh.
Pyetja ime kishte me qene e tille: A konsiderohet nacionalizmi ne pertgjithesi si nje lloj Shirku?
Pershendetje per Hoxhe Ulvin, kam nje pyetje e cila ka te bej me motivimet per pune te mira ne jete!
Cili nga adhurimet(ibadetet) shton motivet per pune te mira?
Kam dy pyetje ime per Hoxhen Ulvi Fejzullahu, te cilat jane keshtu:
A duhet patjeter te behet qylyme per te vdekurit, dhe nese po atehere a lejohet te behet qylymja ne nje vend ku pihet alkoholi (me saktesisht ne restorant)?
Allahu ju ndihmofte ne pergjigjet tuaja dhe gjithashtu ju faleminderit per kohen.
Allahu ju shperblefte!
A ben te lexohet jasini arabisht me shkronja shqip?
Publikoni komentin tuaj