Ballina | Religjioni | Pyetje dhe Përgjigje | Pyete Hoxhën 2

Pyete Hoxhën 2

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Pyete Hoxhën 2

Eshtë hera e dytë dhe do të bëhet një traditë e punës tonë që të gjejm përgjigjet për vizitoret që lexojn portalin. Edhe këtë herë ai që do të pergjigjet pyetjeve është Hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu. C'do gjë që keni nevoj të dini më shumë për Islamin ndjehuni shlirë dhe pyteni hoxhën.

Hashim:

a esht gjyna me lujt bastore amo me ja dhon fukarave paret

Pergjigja: Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, është gjynah i madh me luajt në bastore. Bastoret janë të ndaluara në Islam sepse ato janë një lloj prej llojeve të bixhozit. Allahu i Lartësaur në lidhje me bixhozin ka thënë:

“O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” (Maide, 90)

Ideja të luaj dhe paratë e fituara ti japë të varfërve, kjo nuk e arsyeton qëllimin. Në përmbyllje të kësaj përgjigje kujtojmë edhe një herë se: luajtja në bastore, puna në te, hapja e bastoreve është e ndaluar, haram dhe vetëm haram.
Allahu na ruajt nga haramet.

_______________________________________________________

Rob i zotit
es selam alejkum o hoxh e kam nje pyetje , pse gjithmon kur pendohem perseri bie ne mekat te njejte , dhe si muj me hjek kete gje tekeqe qe kam tek un ...

Pergjigja: Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lus Allahun e Lartësuar që të forcojë në fe, dhe ta shtoj diturinë mbi Islamin e pastërt. Pendimi është e detyrë e çdo besimtari. Çdo njëri mund të gaboj dhe kësaj nuk mund t’i ikë. Kurse më i mirë prej gabimtarëve është ai i cili pendohet dhe i lutet Allahut për falje. Mos harro se sa herë që të bësh gjynah, duhesh të pendohesh te Allahu. Por kujdes që pendimi i jot të jetë i sinqertë.

Pendimi i vërtetë ka disa kushte të cilat duhen vepruar, në mënyrë që pendimi të jetë i saktë dhe i pranuar.

1. Sinqeriteti tek Allahu i Lartësuar.

2. Largimi nga mëkatet.

3. Mësoje mirë mëkatin.

4. Trego keqardhje për mëkatin.

5.  Vendimi për të mos u kthyer në gjynahe.

6. Kthimi i të drejtës personit që i është marrë, kur mëkati ka të bëjë me njeriun, të drejtën e tij.

Kur ti ke parasysh këto pika atëherë je një besimtarë serioz, dhe një mëkat që e ke bërë më parë  nuk do ta bësh.

Gjithashtu hulumtoj arsyet pse ti përsëri i kthehesh mëkatit, pasi ti analizosh shkaqet atëherë merri masat preventive për t’ju larguar rrugëve apo faktorëve që të shtyjnë të mëkatosh.

Ajo që të ndihmon mos të bësh mëkat, madhëro Allahun, kërko ndihmën e Tij. Lutu te Allahu që të forcoj në fenë e Tij. Ngrihu natën, kur të tjerët flenë, në pjesën e fundit të natës, kërko ndihmën e Allahut që të ruaj nga mëkatet.

Mos harro një gjë është e rëndësishme për ty, namazin fale me seriozitetin më të madh, nëse namazin e bën si duhet ti nuk do ti kthehesh mëkatit.

Allahu e di më së miri!

_______________________________________________________

ALBERT 

Mirdita : e kam nje pyetje : A , Ban A s'ban me festu Ditlindjen . kete pyetje ja kam ba shum hoxhallareve , do m'thojshin Po , Do ' JO . cilet me i ndegju tash un ???


Pergjigja: Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shpresoj dhe i lutem Allahut të Lartësuar që kësaj radhe ta kuptosh çështjen e ditëlindjes drejtë dhe mirë. Forma e pyetjes tregon që ti ke një shqetësim dhe nuk je rahatu (qetësuar) prej formave të përgjigjes, me një fjalë dëshiron të mësosh të vërtetën, por ti e dëshiron të vërtetën me argumente. Atëherë, e vërteta mbi ditëlindjen është kjo:

Festimi i ditëlindjes është haram, haram, pra e ndaluar. Festimi i ditëlindjes është i lidhur ngushtë me traditat e të krishterëve. Nuk ka dyshim se festimi i kësaj dite është përngjasim me të krishterët dhe çifutët, të cilët e kanë shpikur këtë festë.

Islami na e ka ndaluar si meshkujve ashtu edhe femrave që t'u përngjajmë jobesimtarëve qoftë në adhurim apo në festat e tyre, qoftë në veshjet e veçanta të tyre. Por shumë myslimanë (me shumë keqardhje) janë duke e festuar ditëlindjen për shkak të injorancës së tyre ndaj Islamit e disa prej tyre janë duke pasuar traditat e jobesimtarëve.

Argumenti për mos lejimin e festimit të ditëlindjes është:

Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë:

“Nuk është prej nesh ai i cili vepron traditat e jobesimtarëve.”

“Kush i përngjet një populli ai është prej tyre.”

“Kush shpik në çështjet e fesë tonë, vepra e tij refuzohet.”

Pra, nuk bën ta festosh ditëlindjen dhe këto janë argumentet. Feja jonë, Islami, kërkon argument, dhe ti tani e ke shumë lehtë kënd ta dëgjosh. Dëgjoje argumentin e Islamit.

Allahu e di më së miri!

_______________________________________________________

Rexhep  Es selamu alejkum hoxhë Ef. Ulvi

All-llahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdevs inshaAllah për kontributin tuaj. A M I N.
Kam nji pytje për ju: Cili popull punon me TEVRATIN, cili me ZEBURIN dhe cili popull me Ungjillin ?

Pergjigja: Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Me lejen e Allahut të Lartësuar do ti përgjigjem pyetjes duke bërë një vështrim shumë të shkurtër historik:

Tevrati origjinal i shpallur nga Allahu të Lartësuar iu shpall Musait alejhis-selam derisa ai ishte në Turi Sina. Sot më nuk ekziston, ngase beni israilët nuk e ruajtën atë. Kuran na tregon se beni israilët i besonin vetëm një pjese të Tevratit, ndërkaq një pjesë e kanë mohuar dhe një pjesë tjetër e kanë harruar. Tevrati sot njihet me emrin Dhjata e vjetër.

Zeburi është libri që i është shpallur Davudit alejhis-selam. Zeburi nuk ishte kushtetutë ashtu sikur që ishte Tevrati, andej çështjet fetare në kohën e Davudit alejhis-selam rregulloheshin sipas mësimeve të Tevratit, sepse dispozitat e Tevratit vlenin edhe për kohën e tij.

Për Zeburin thuhet se me shumicë përbëhej prej lutjeve, falenderimeve ndaj Zotit.
Siç nuk ekziston Tevrati në origjinal, ashtu nuk ekziston as edhe Zeburi origjinal. Prandej përmbajtja e Zeburit, u bartë në Tevrat. Verzioni i sotëm i Zeburit në Bibël njihet me emrin Psalmë. 

Inxhili është libri që i është shpalluar Isaut alejhis-selam.

Edhe inxhili si librat e më parshme përjetoi ndryshime, dhe kur mbreti Konstantin (viti 315) pranoi krishterimi për fe, kërkoi një dukument nga Inxhili origjinal. U prezentuan shum prej tyre, por u pranuan vetëm katër inxhila: i Mateut, Llukës, Markut dhe Gjonit.

Kjo është gjendja reale e Tevratit, zeburit dhe inxhilit.

Këto libra kanë humbur origjinalitetin e tyre, këto që janë dhe ashtu si janë, janë prezentë tek ithtarët e vetë.

Allahu e di më së miri!

______________________________________________________________________________________________


Leodina

pershendetje:-une kisha me pyt se a eshte e lejuar te knohet jasini psh.nese te porosit dikush me knu naj jasin per naj antar te tyre te vdekur,por une qe ja knoj jasinin se kam bo hatme kuranin,por e knoj arabisht me shkronja shqip . kam deshir te bej sevape per veti edhe sevap per ata qe ja knoj.e du fejen dhe mundona .por shumica e njerzve me porosisin me i knu per me te dashurit e tyre se thojn spo kemi kujt tjeter mi thon.larg i duket deri kur te shkojn ne vendlindje per mej knu naj hoxh. edhe pse une i kam thon ma mir esht mi knu naj hoxh ma sevap i madh esht..besoj qe jam e qarte,se u mundova shum me sqaru,ishalla don zoti e mundesh me mu pergjigj..

Përgjigje:

Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk lejohet leximi i jasinit, nëse të porosit dikush po edhe nëse nuk të porositë është e ndaluar të veprohet një gjë e tillë. Leximi i Kuranit për të vdekur është bidat pra risi në fe që nuk e ka bë Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem, po të ishte e mirë ai vetë do ta kishte bërë dhe do të na mësonte ta bënim. Kurani është libër për të gjallë. Kurani është libër që ti duhesh ta lexosh për vete, të mjafton që ti Kuranin ta lexosh për vete dhe duatë, lutjet t’ia drejtosh të vdekurve. Pra për të vdekur lejohet dhe duhesh të kërkosh nga Allahu falje, dhe të lutesh për ata.

Asnjë argument të vërtetë dhe të saktë nuk kemi që duhet të lexohet Jasini për të vdekur. Kurse hadithi i shumë njohur: “Lexoni te të vdekurit tuaj Jasinin.” është një hadith i dobët. Po edhe sikur të jetë o saktë përsëri nuk mund të argumentohet se lejohet leximi i Jasinit për te vdekurit sepse këtu është fjala për momentin kur njeriu është në momentin e vdekjes, në dhimbjet e vdekjes. Dhe disa dijetarë kanë thënë në këtë sure ka dobi që lehtëson daljen e shpirtit. Pra hadithi ka të bëj me momentin kur personi është duke vdekur, por përsëri edhe në këtë rastë nuk lejohet se hadithi është i dobët.

Ndërsa sa i përket leximit te varri, e në netët e mëdha, kjo nuk ka bazë dhe kjo nuk lejohet. Ndërsa ata hoxhallarë që veprojnë në këtë mënyrë e kanë ose nga padituria ose nga lakmija për përfitime.

Por besimtari i sinqertë nuk duhet të bëjë një veprim qorrazi pa argument. Për çdo gjë të kërkohet argumenti nga Kurani dhe suneti.

Për të hekur dyshimin mbi hadithet që flasin për Suren jasin po i përmendim në vazhdim. Por kujdes dhe mos harroni të gjitha këto hadithe nuk janë të sakta ose janë të dobëta ose të shpifura. Dhë këto hadithë nuk vlejnë për argumentim.

“Zemra e Kuranit është Jasini. Nuk e lexon personi atë vetëm se duke kërkuar e Allahun dhe Banesën e përjetëshme, vetëm se Allahu e falë atë. Lexojeni atë tek të vdekurit tuaj.” (Hadithi është daif- i dobët)

“Kush viziton varrin e prindërve të vet çdo të xhuma dhe lexon tek ata apo tek ai (suren) Jasin, i falen atij (gjynahet) për çdo ajet dhe shkronjë (që lexon).”(Hadithi është mevduë- i shpifur)

“Çdo gjë ka zemër ndërsa zemra e Kuranit është Jasini. Kush e lexon atë është njësoj sikur e ka lexuar Kuranin dhjetë herë.” (Hadithi është mevduë- i shpifur)

“Kush e shkruan (suren) Jasin pastaj e pinë atë, futet në barkun e tij 1000 drita, 1000 mëshira dhe 1000 ilaçe dhe nxjerr prej tij 1000 sëmundje.”(Hadithi është mevduë- i shpifur)

Përsëris edhe një herë të gjitha këto hadithe nuk vlejnë për argumentim.

Allahu e di më së miri!

____________________________________________________________________________________________

mergimtari

a bene te mashtrosh (genjesh). dhe nese ben kur dyhet?

Përgjigje:

Lavd-falënderimet janë për Allahun e Lartësuar. Salavatet dhe selamet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk lejohet të mashtrosh e të gënjesh në asnjë mënyrë. Allahu i Lartësuar thotë:

“Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.” (Mtaffifinë, 1-4)

Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem kaloi pran një njeriu i cili shiste ushqim. E futi dorën në të dhe pa lagështi, i tha: “Çfarë është kjo?” U përgjigj: Prej qielli është. I tha: “Përse, nuk e vendose mbi ushqim që ta shohin njerëzit. Kush na mashtron nuk është prej neve.” (Shënon Muslimi)

Nuk lejohet mashtrimi në asnjë rrafsh të veprimit.

Allahu e di më së miri!

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (34 Publikuar)

avatar
xhevat 06/05/2012 14:18:50
mirdita,a lejohet te vihet emri Diar,Dijarose Rejan,dhe cfar kuptimi kan kto emra.Faliminderit per pergjigjen.
avatar
Belgjik 26/01/2012 07:04:11
Eselamun Alejkum,
1.A duhet naten qe martohesh me ja dhon niqahin (vleren e cktuare me burra)
2.Pantollet e shkurta qe i bajne a ka mundesi nje sqarim te ma japni
avatar
presheve 14/04/2011 00:13:04
Rreth kazasë së namazeve?
Nëse vakti të ngelet pa falur për arsye të lejuara në Islam, për shembull, më mbetet dreka pa falur dhe ka hyrë koha e ikindisë, a bën ta fal dreken kaza dhe pastaj ikindinë, apo e fal ikindinë dhe pas kësaj e fal drekën kaza?
avatar
studenti 14/04/2011 00:11:17
Hoxhe- Selam alejkum! Desha të pyes në lidhje me një hadith që e transmeton Abdullah Ibën Mesudi, në të cilin tregon se e ka parë të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem, duke i ngritur duart te veshët në fillim të namazit dhe se këtë nuk e ka përsëritur më. A është ky hadith i saktë dhe a citohet në hadith se i ka prekur veshët apo vetëm i ka çuar deri te veshët, tek ne praktikohet me i prek veshet ,mirepo Hoxhallaret disa tek ne thojne mi prek veshet sa ka baze kjo , e disa thojne se duart duhet te ngriten vetem deri tek laprat e vesheve dhe jo te preken, nje sqarim nese mundeni , selamu alejkum?
avatar
nxanesi 14/04/2011 00:08:28
Selam alejkum i nderuar Hoxhe , që mendoni ta ndihmoni popullatën muslimane. Kisha disa pyetje:
1. Kur bie fjala për Zotin, kam një profesoreshë që më thotë se ku e ke parë ti Zotin, e unë aty ngec. Si mund ta bind për këtë gjë?
2. Disa herë më thotë se çdo gjë është krijuar vetvetiu.
Si t'i përgjigjem profesoreshës?
avatar
islami 14/04/2011 00:06:37
Selam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhum Hoxhe i nderuar ! Kam disa pyte -
1. Çfarë kuptimi kanë këto fjalë: “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel” per te cilen disa Hoxhallar thojne ndryshe e disa ndryshe , cili eshte kuptimi i ketyre thenjeve ne gjuhen shqipe dhe a ben te perdoren te dyja keto shprehje?
2. Kam dëgjuar se Zoti rri mbi Arsh, por çka është Arshi?
3. A lejohet të festosh Vitin e Ri?
avatar
islami 14/04/2011 00:04:41
A mund të shkruani për 99 Emrat e Allahut?


Pyetja:

Hoxhe i nderuar , inshallah jua mundëson Allahu që të postoni 99 emrat e bukur të Allahut së bashku me shpjegimet për to. Ka shumë punë, por me ndihmën e Allahut inshallah e kryeni edhe këtë. A mund të shkruani për 99 Emrat e Allahut? Selamu alejkum!
avatar
14/04/2011 00:03:15
Selamu Alejkum Më pëlqen kjo që bëni. Zoti ju shpërbleftë! Dëshiroj të di një gjë nga ju,dua të di se a mundet duaja ta ndryshojë caktimin e Zotit që unë të martohem me atë që e dua? A mundet duaja ta ndryshojë caktimin e Zotit ?
avatar
i penduari 10/04/2011 15:54:09
Allahu ju shpërbleftë për punën e juaj të palodhshme. Kam një pyetje për hoxhën e nderuar. Nëse gjatë kohës së xhahilietit i ke dikujt para borxh, atëherë a duhet t’ia kthej borxhin pasi jam udhëzuar ?
avatar
i penduari 10/04/2011 15:53:48
Që ka mundësi mem tregu se ku gjindet xhenneti edhe xhehennemi se me një ligjëratë e kam dëgjuar se xhenneti është lart në qiell e xhehennemi fell në tok inshallah më keni kuptuar, Allahu ju shpërbleftë.
avatar
i penduari 10/04/2011 15:49:55
Kam jetuar një jetë të gjatë duke mos agjëruar,dhe tash jam penduar,dhe agjëroj rregullisht, por për ato vite te shumta qe skam agjëruar çfarë duhet te veproj, a mjafton vetëm pendimi, apo duhet të kompensoj në ndonjë mënyrë tjetër?
avatar
motra muslimane 10/04/2011 15:49:00
Eselamu alejkum, jom një motër muslimane dhe qe 2 muj jom mbulu dhe dorën nuk jav jepi meshkujve mirëpo nuk e di d.m.th pse nuk jepet ju lutem ni sqarim se tash jom mbulu?
avatar
E duam fene islame 09/04/2011 15:30:18
Hoxhe, cili është mendimi juaj në lidhje me thirrjen e ezanit në veshin e foshnjës dhe si veprohet kjo ne cfar menyre , nese keni mundesi te na tregoni ?
avatar
Puntori 09/04/2011 15:27:32
Pyetje: Hoxhe i nderuar ,Allahu ju shperblefte ,pytja ime eshte a është e lejuar që të mjaftohem vetëm me faljen e namazeve farz pa i falur namazet vullnetare, nganjeher jemi te zene shume me pune dhe nganjeher jo,cilat jane telorimet qe i ben feja islame ne ket ceshtje apo me mire te themi qka duhet te veprojme kete rast ?
avatar
Zoti yne eshte Allahu xhele shanuhu 08/04/2011 06:38:44
Ketu tek ne eshte i njohur mesyshi , si ti shërojme ne vet fëmijët tone nga mësyshi?
avatar
Feja Islame 08/04/2011 06:35:49
Selam Alejkum, pata dëshir ta dij se njeti për me fal namaz si bëhet, a bëhet vetëm me zemër apo duhet ta shprehi me goj?
avatar
Muslimani Preshevar 08/04/2011 06:34:35
Qka eshte Kënga dhe Muzika në Islam"?, a lejohet neper darsem te perdoret muzika , dhe a ka raste kur lejohet ndegjimi i muzikes , dhe cilat lloje te muzikes jane te lejuara ,Allahu ju shperbleft, Selamu Alejkum.
avatar
islami feja e vertete 08/04/2011 06:31:40
Kam nje pyetje

A duhet ti bëj kaza vitet të cilat nuk i kam agjëruar gjat kohës sa nuk kam qen i udhëzuar?
avatar
Motra ne islam 07/04/2011 23:29:24
Eselamu Alejkum ,Allahu ju shperbleft per punen qe po e beni dhe per ket rubrik te pytjeve e cila eshte shume e nevojshme per ne , kam nje pytje - kam pas ofert per fejese dhe babai im ska pranuar asesi dmth 4 apo 5 her kan ardh te njejtit mesit , dhe baba ska pranuar asesi dhe un kam ikur tek ai djali ne shpi , e baba spe pranon ket lidhje tonen dhe po thot na ke hup nderin na ke marr fytyren edhe pse nga ana e djalit jan te pajtimit ,baba mka thene ma nuk te llogariti vajz timen , kurre syte nuk dua me ti pa , qfar duhet me vepru ne ket rast,qfar thote feja islame ?
avatar
bekim shehu 31/03/2011 11:28:22
A lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool? bekim shehu
avatar
bekim shehu 31/03/2011 11:26:30
Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
avatar
bekim shehu 31/03/2011 11:23:36
A lejohet shkuarja në haxh me para borxh ose me kamatë?
avatar
altuna 25/03/2011 17:14:32
eselamu alejkum
dashta me pyt hoxhen asht emri dijar emer musliman e nese asht nese ka munsi kuptimin
avatar
afrim 27/03/2011 04:35:43
Kurse sa i përket emrit Dijar apo Diar, lejohet t`i lihet fëmijës ky emër, kurse domethënia e tij në gjuhën arabe është Vendlindje, por nuk besoj se ky emër e ka prejardhjen nga arabët, pasi nuk është e njohur tek ata emërtimi me këtë. Ky emër më shumë është i përhapur te turqit dhe ata emërtojnë me të, kurse domethënia e tij në gjuhën turke është Shtet. Allahu e di më së miri.
avatar
Maybe baby 25/03/2011 17:04:52
A eshte gjynah me perdore Facebook-in?
avatar
hatixheja 24/03/2011 15:17:28
un do kisha pyt hoxhen e nderuar te ma spjegoj ni qeshte ne lidhje me martesat. Deri me sod nuk e kam degjuar as ni hoxhi cili ka fpajtohet me at qe ni beqar te martohet me nje ish grua te martuar e cila per x arsye qe nuk kan te bajn me moralin dhe nderin e saj esht ndar nga burri ktu te ne nder shiptaret edhe hoxhallaret e kundershtoj nje martes te till . a e dim shum mir se pejngameri as muhamedi ka qen i martuar me nje te VEJE bile bile edhe me te vjeter se ai Cdo hoxhe kur tja shtrojsh ni pytje pamar parasysh qfar e fillimi i pergjigjes kurani na meson ose citojn PEJNAGMERIN AS MUHAMEDIN ndersa ne lidhje me ket nuk citohet Pejngameri
avatar
presheva-ch 23/03/2011 14:23:50
esselamu alejkum
I nderuar hoxhe
Kam 2 pyetje
1.Un e di se kamata eshte e ndaluar,por pyetjen ta beje se nese un mar kredi per shtepi,cilen e kam haram ketu-a do te denohem per kredin qe e kam mar,poashtu a denohem qe po banoj ne ate shtepi te cilen e kam ndertuar me kredi.
2.Dhe mundesisht nese keni informata na jepni nje njohtim te shkurtet se ne cfar menyre funksionojn bankat islamike psh pa kamata si mund te funksionojn...
Allahu te shperblefte per mundin qe e jepni.
avatar
ekonomisti 24/03/2011 15:06:52
qe une po ta jap pergjigjen s ekjo esht e thjesht hhaha ti ske bo haram s e ke mar pare borxh e ske mar kamat s ekmata esht cmimi i PARASE dmth harmi i takon bankes pronarit t ebankes
avatar
Rexhep 22/03/2011 07:46:10
Es selamu alejkum hoxhë Ef. Ulvi

All-llahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdevs inshaAllah për kontributin tuaj. A M I N.
Kam nji pytje për ju:

Cili popull punon me TEVRATIN, cili me ZEBURIN dhe cili popull me Ungjillin ?

Ju falënderoj përzemërsisht dhe njiherit përshëndes nëpërmjet juve xhematin e Bujanocit.

Selamat, rexhep@ch
avatar
ALBERT 22/03/2011 06:49:29
Mirdita : e kam nje pyetje : A , Ban A s'ban me festu Ditlindjen . kete pyetje ja kam ba shum hoxhallareve , do m'thojshin Po , Do ' JO . cilet me i ndegju tash un ???
avatar
aida 22/03/2011 02:56:58
Pershendes Hoxhen,
Kisha dashur te pyes rreth kurorezimit, nikahut.
avatar
Bujanoci 21/03/2011 17:17:50
Selam Hoxhë. Ju përshëndes dhe iu uroj punë të mbarë në punën që bëni! Kam 2 Pytje:
1) Çfarë roli dhe qëndrimi mban Islami në lidhje me mbjelljen e flokëve për një person që i kan rënë një pjesë e flokëve. Dmth ekzistojn disa metoda që i mbjellin flokët për ata persona që i kan rënë. Lejohet apo ka ndonjë kusht?!

2) Ndërsa pyetja e dytë është: Nëse në shtëpi ke ndonjë robëresh ( që në këtë kohë s`besoj që ekziston ky lloj i jetesës) ose ndonjë shërbëtore, çfarë përgjegjësie dhe çfarë mundësish apo çfarë roli luan pronari mbi shërbëtoren apo robëreshën.
avatar
Rob i zotit 21/03/2011 15:49:03
es selam alejkum o hoxh e kam nje pyetje , pse gjithmon kur pendohem perseri bie ne mekat te njejte , dhe si muj me hjek kete gje tekeqe qe kam tek un ...
avatar
Hashim 21/03/2011 08:46:24
a esht gjyna me lujt bastore amo me ja dhon fukarave paret
Total: 32 | Treguar: 1 - 32

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal