Magjia
Magjia është vepër që e afron njeriun tek shejtani me ndihmën e këtij të fundit. E bën transformimi e diçkaje nga thelbi origjinal në diçka tjetër. Biles e bën të bukur transformimin e saj, pastaj shpërndahet. Me pak fjal magjia është transformim i të kotës në një pamje të vërtetë. Magjia është bashkëpunim në mes shejtanit e magjistarit. Magjistari duhet të bëjë gjëra të ndaluara dhe shirk kundrejt ndihmës që shejtani i ofron atij. Bindja e magjistarit duhet të jetë për çfarëdo gjëje, të cilën e kërkon ai. Që magjistarit t’i ofrohet ndihma e shejtanit, ai duhet që t’i bindet atij për çfarëdo gjëje që shejtani kërkon prej tij, si p.sh.: shirku, mohimi, gjëra të ndaluara që bien në kundërshtim me dispozitat e fesë Islame etj. Gjithashtu magjia është fjalë, e cila del nga goja e magjistarit, apo këtë fjalë e shkruan në ndonjë letër, qese, apo dru.
Magjia është ndikuese në trupin e atij që i është bërë magji, është ndikuese në zemrën dhe mendjen e tij. Magjia është diçka e vërtetë dhe që ekziston në realitet. Magjia ka forma të ndryshme. Ka magji, e cila bëhet shkak që të sëmuret apo të vdesë një person, ka magji, e cila e bën burrin që të mos i afrohet gruas së tij dhe mos të ketë marrëdhënie intime me të, ka magji, e cila bëhet shkak që gruaja të urrejë burrin e saj dhe burri të urrejë gruan e tij, saqë mund të shkoj deri në ndarje. Ka magji, e cila bëhet shkak që njeriu të urrejë çdo person dhe mos të dojë asnjë. Por, sigurisht, këto gjëra nuk ndodhin pa lejen e Allahut të Madhëruar.
Për më shumë nga magjia ndiqni video ligjeratën "Magjia" me Profesor Muhamed Dërmakun dhe Dr. Ferid Aganin.



pmardhen po ashtut nuk di shka mun me ndodh kjo se keshtut nuk u kan por une ka 10 vite si e pres mu bos mir po kurgja nuk ka ndryshim pi tina valla selam alejkum ju lutem ma dhen ni pegjigje
Publikoni komentin tuaj